Berisha: Fullani nuk ka kërkuar mbrojtje. Qytetarët të jenë të qetë, pasi nuk kanë humbur kursimet (VIDEO)

8 Gusht 2014, 13:08Sociale TEMA

Sali Berisha vazhdon të mbrojë guvernatorin Ardian Fullani.

Teksa ka mbajtur një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët, ai ka thënë se Fullani nuk ka kërkuar mbrojtje apo mbështetje.

Berisha ka vlerësuar lart punën e prokurorisë, duke thënë se po vepron me energjizëm, por edhe Bankën e Shqipërisë, e cila, sipas tij, po bashkëpunon me prokurorinë.

Ai tha se nuk do të mbështesë inisiativat politike që mund të ndërmerren në Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

“Në dienimë time banka po bashkëpunon me prokurorinë. Ne nuk mbrojmë asnjë person nga asnjë hetim. Deri në këtë momentea Ardian Fullani nuk ka kërkuar asnjë mbrojtje dhe asnjë mbështetje.

Ne në asnjë rast, për hir të ruajtjes së stabilitetit të sistemit bankar, nuk do të vërsulemi sic u vërsul Edi Rama në 2008-2009 kundër sistemit.

Unë i bëj thirrje qytetarëve se nuk kanë humbur kursimet.

Sistemi bankar ka pësuar një goditje, por tërësisht të rikuperueshme. Pra, në këto kushte duke bërë thirrje për hetimin më rigoroz dhe më të paanshëm, mendoj se deri tani janë zbatuar plotësisht praktikat shtetit ligjor”, u shpreh Berisha.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi publikimin në rrjetet sociale të disa fotove ku shfaqet djali i guvernatorit Fullani me një koleksion orash që vlerësohet në 1 milionë euro, Berisha theksoi se jo çdo objekt i publikuar në Instagram mund të merret i mirëqënë se posedohet nga publikuesi.

“Pozitive është që ILDKP ka nisur hetimet mbi pasurinë e guvernatorit Fullani. Unë nuk mund të them se çdo objekt që publikohet në Instagram posedohet nga publikuesit, pra nuk mund ta konsideroj këtë si një provë përfundimtare”, theksoi Berisha.

Vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, ish-kryeministri sërisht e paralelizoi me vjedhjen e thesarit të shtetit nga tunelet e Krrabës në vitin 2000, ndërsa i bëri thirrje prokurorit të Përgjithshëm të hetojë mbi këtë vjedhje.

“Prokurori i Përgjithshëm mund të hetojë vjedhjen e kryer në thesarin e shtetit, e cila në atë kohë u mbyll në mënyrë të turpshme, duke arrestuar oficerin që më njoftoi për vjedhjen dhe disa fshatarë. Në mënyrën më të turpshme në atë kohë, fillimisht u tha se në Krrabë nuk kishte asnjë thesar dhe këtë e thonte Guvernatori i asaj kohe, sot ministër i Financave. Kryeministri i kohës, Ilir Meta do e mohonte duke thënë se në Krrabë mund të ketë qymyr, por jo flori. 6 muaj më pas me ndërhyrjen ndërkombëtare me urdhër të po Ilir Metës nisi hetimi. Vjedhja e kryer në atë kohë është dhjetra herë në vlefta monetare sesa kjo që ka ndodhur sot në thesarin e BSH, dhe ajo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga Prokurori i asaj kohe. Ndaj inkurajon Prokurorin e Përgjithshëm të rihapë hetimet”, theksoi Berisha.

“Vjedhja e floririt në Krrabë e kalon shifrën e 40 milionë dollarëve, duek pasur vetëm një hetim. Ndërsa në këtë rast hetimi ka nisur menjëherë nga Prokuroria, Ardian Fullani në asnjë moment nuk ka kërkuar mbrojtje. Por ne nuk mund t’i vërsulemi bankave duke i destabilizuar. Koha e përgjegjësive i ka kaluar ligjit. Mendoj se hetimi po ecën, besoj se drejtësia i ka të gjitha mjetet e nevojshme.” u shpreh Berisha.

Marrëveshja detare me Greqinë

Ish-Kryeministri gjithashtu u shpreh i hapur për çdo hetim të kryer nga Prokuroria në lidhje me marrëveshjen për detin.

“Jam i hapur ndaj çdo hetimi, por po ju them se ajo marrëveshje është plotësisht e bazuar në ligjet e shtetit dhe në konventat ndërkombëtare të deteve. Dy rrugë ishin për të arritur marrëveshjen, një duke zbatuar konventat ndërkombëtare të ujrave dhe tjetra përmes Komisionit Europian. Këta që thonin problem zero me fqinjët, këto janë në pikën zero të zgjidhjes së problemeve. Komisioni Europian në raportin e tij të fundit, që kam reaguar vetëm unë kur u publikua, ka një pikë të veçantë që flet për zgjidhjen e kufirit detar, pasi Greqia është vend anëtar i Klubit”, theksoi Berisha.

“Janë zbatuar të gjitha ligjet dhe rregullat e shtetit. Medota e ndarjes së detit është e bazuar në traktatin ndërkombëtar detar të Montres. Ka 2 praktika, nw 98% të rasteve është kjo që është ndjekur, që quhet praktika e rregullit propocional. Praktika e dytë është ajo e gjireve të thellave. Kjo praktikë në Europë është përdorur jo më shumë se 2-3 herë. Këta zotërinjë po i krijojnë vendit një problem shumë madhor, dhe nuk duhet ta marrin të thjeshtë bllokimin e zgjidhjes së problemit. Jo. Në autoritetet greke pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne ua bëmë të qartë, përvec se zbatimit të vendimit. Këta të zero problemit me fqinjët zgjedhin rrugë tjetër. Unë jam i hapur për cdo hetim, por problemi është se këta e cojnë drejt zgjidhjes jo në gjykatë më, por ta zgjidhe siç është bërë me rastet analoge Komisioni Europiane. Po pate çështje territoriale nuk ecën dot. Raporti i fundit i Komisionit Europian, ka futur këtë cështje sepse Greqia është anëtarë e klubit dhe e kanë vendosur për ta zgjidhur”, tha Berisha.

Mbyllja e Universiteteve

Ish-kryeministri Berisha e ka dënuar ashpër mbylljen e disa universiteteve publike dhe private. Ai quajtur mbylljen e universiteteve si një ofensivë dhe babëzi të injorancës ndaj sistemit arsimor.

“Ky fillim gushti shënoi një offensive të babzisë dh injorancës ndaj sistemit të arsimitt ë lartë në shqipëri,. U zgjidh fillimi i gushtti si periudha ku pabesia qeveritare mund te kalojë pa u ndëshkuar, por këëto janë llogari të pamenduara.Edi Rama me një arsim gjysmak, nuk ka marrë gjë tjetër përveç ngjyrave të arsyetimit psiqik. Me një të rënë të lapsit mbylli universitetit për 1/3 të maturantëve, që u ul nga 72 në 43 %.”, u shpreh Berisha.

Në vijim ai shtoi “kam qenë dhe do mbetem mbështetës i arsimit privat, sepse është në interest ë vendit, por mbështetje të bazuar në parime të shëndoshe dhe kurrë mbi baza korruptive. 8 vite në pushtet kam qenë mbështetës kryesor,. Kemi hequr TVSH për Universitetet privatë. Unë jam i detyruar si shtet që të mbaj dyert e hapura për Universitetet, askush nuk pengohet të bëjë zgjedhje. Ky është parim i ndershëm që praktikohet kudo. Kurse qeveritarët përzienë aksionet dhe kanë bërë licencat për universitetet e tyre private.”

 “Goditja e dytë është ajo që quhet pseudo reformë në arsimin e lartë. Jo me sharlatanë, por me specialistë për arsimin, kemi punuar 2 ose 3 vjet për reformën e arsimitt ë lartë dhe në fund u tërhoqa nga forma e financimit. Po pse thoni ju? Për 2 arsye. Sepse ai financim ishte një taksë e rëndë për familjet shqiptare. Ja hiqte barrën shtetin dhe ja kalonte familjeve të varfëra shqiptare. Zoti rama publissht ka pranuar se do rriste me 5% buxhetin për arsimin. Por për mua nuk ishte e mundshme, sepse ne ishim të përqëndruar në infrastrukturë. Kanë deklatruar se do i kalojnë studentët në Universitete të tjera. Por Dardha e ka bishtin prapa, bishti i kësaj dardhe është korrupsioni. Qeveria nuk mund të dërgojë qoftë edhe një student në universitet privat, por do i dërgojë se ka arritur marrëveshje në iniversitetet kur Rama dhe Meta kanë aksione”, theksoi Berisha.

 “Shqipëria në mënyrë të padiskutueshme, sistemi i saj arsimor i lartë ka pasur dobësi. Ka nevoja të domosdoshme për reformim, por mbi të gjitha ka nevojë për konsolidim. Ti mund t’ja mbyllësh Gjirokastrës Universitetin, por e shkreton qytetin. Ti mund t’i rrisësh fondet për të rritur cilësinë. Universiteti i Beratit nuk mund të mbyllet. Ato mund të penalizoheshin vetëm mbi bazën e rejtimi”, theksoi Berisha.

55 komente në “Berisha: Fullani nuk ka kërkuar mbrojtje. Qytetarët të jenë të qetë, pasi nuk kanë humbur kursimet (VIDEO)”

  1. Beni says:

    Do thyej ndonje rekord noti kete vit ky.

    1. P.kola says:

      Fytyra me e neveritshme e te gjitha kohrave

      1. zeri says:

        Berisha ne monologun e vet
        ***************************

        …e di se te shumte jane ata qe me shajne.
        Une nuk fyhem,pasi do isha hipokrit po te zemerohesha.
        Ne fakt,Deshira ime ka qene:te me degjojne dhe te me besojne
        te gjithe..
        Eshte e vertete se gabimi im eshte
        qe e mbusha PD me turli lloje Rrangalliqe!
        Une i kuptoj ndjenjat e te zemeruareve me mua.
        pa cka se nuk e cmoj vemendjen e tyre.,pasi
        kjo me ben qe te marre fryme me veshtiresi,te qesh me zor,
        dhe te luaj Palacion! E shoh se tani i kam humbur te gjitha,
        ndonse,kohe me pare ja kam bere yzmetin kesaj disfate.
        Atehere? Do perpiqem te mbijetoj!dhe per kete nuk ka
        aresye per te mos me kuptuar.Po. edhe ju e dini se ne
        arsenalin tim eshte edhe Banka e Shqiperise,ndaj edhe
        merzitem shume qe e humba ate.
        Jam shume i zemeruar per mister Fullanin!por,
        me ka lodhur shume kjo Jete e ndyre qe kam bere.
        Dhe per te qene i sinqerte,Nuk kam ndermend ta nderoj
        kete zakon,pasi nuk kam as moshen per te bere ate.
        Mos u fyeni kaq shume nga une!shikoni rreth e qarke se sa shume qe jane!…Ketu nderhyne Erla. Ajo qe edhe Sot vajtone
        per largimin e tij.Asaj i mbetet Epilogu! pa cka se nuk
        po e kuptone se nuk ja vlene nje gje e tille.
        Dhe vazhdone te thote:se Jeta ime pa Berishen eshte
        gjithemone e manget!Epilogu i Erles konsiston ne mbrojtjen
        e mashtrimeve te saliut dhe ne sulmin ndaj kundershtareve te tij
        Lind pyetja:Perse Erla po tregone kaq shume besnikeri per Salen?
        Mos valle Berisha ka ndermend te Vdes?!…
        mbase kjo eshte zgjedhja e tij-moj Erla.

      2. Pilo Lala says:

        Pse i shkruajne ketij cdo gje qe thote?
        Nuk mjaftuan 25 vjet per te vertetuar qe ai vetem kerkon rremuje?
        Tani kerkon te ngrihet populli te terheqi parate nga Banka si Greqia.
        Ky eshte nje maskara e gjysem, kriminel, injorant i djallezuar.

      3. andromeda says:

        O kryegomar, bën mirë të mos flasësh hiç, se nga që je bërë i pabesueshëm nga gënjeshtrat e tua të kripura, bën efektin e kundërt ndër njerëz.

    2. kulufi says:

      A eshte ne terezi ky kafsha? Po mire,kur nuk ka vjedhur kursimet e shqipetareve,cfare eshte vjedhur aty? Pse nuk e thote kete ky malok muti? Apo kjo menyre vjedje ka qene ne sistem dhe ky cub malesh del dhe mbron hajdutin e radhes?
      Duhet shkarkuar dhe futur ne burg nje ore e me pare ky “Hajn”

    3. moza says:

      me pak fjale paska rrjedhur fare ky plaku me uturak i pd, keqardhje per te, por ne thelb ky eshte bashkehadut ne vjedhje e koha e paska lene teper mbrapa, sic dukt u kthye ne origjine.

    4. Habibi says:

      Nuk eshte pune noti ketu, se ky po mbytet pa here ne det. Ky thote qe banka po bashkepunon me prokurorine. Une do te vras Fullanin, Keshillin e Mbikqyrjes dhe pastaj do bashkpunoj me policine per zbardhjen e krimit tim i cili krim duhet ndeshkuar ne menyre shembullore. E them vete une. Do t’i shfaros dhe menjehere do filloj bashkpunimin… zbardhjen! O ju q.fte derri c’ju mban pragu!

  2. vasil bitri says:

    po te ike fullan qeni do te iki edhe kompania e berishem me shoke.

  3. boko says:

    Or palle se ke rrjedhur fare!
    Full-hajni nuk ka nevoje t`a kerkoje se ate i jep ti vete dhe te tjeret si ty se edhe ai ju ka dhene…….or palle!

  4. tropoja says:

    po ik o skopidhje se je bere i neveritshem ti e mron se ke pastruar parat me kete legen qafe vic.

  5. Si pranojne te vijne para teje keta gazetare, e mbi te gjitha si kane durim te degjojne brrockullat tuaja? Ne cilin vend te botes demokratike nuk do te jepte dorheqjen guvernatori i bankes? Vetem ne “shtetin demokratik” Salinian nuk jepet doreheqje,pa ne diktature si ju dhe Fullani do ishit harruar me kohe,esa mire do ishte……Si nuk ke pak seder njeriu mor ditezi?! Si guxon e flet per xhvillim arsimi Ti,more lumadh,qe ngrite “universitete” ne cdo lagje si kurset e analfabetizmit dikur.

  6. Kritiku says:

    Ik ore shpellar se nuk te do njeri mendim nga ti! Kishe mbledhur disa shpellare qe u eshte mbushur mendja qe jane gazetare, por as emrin e tyre nuk dine te shkruajne dhe u mbaje nje emision perrallash. Mire ta ka thene Rama, me kohe, Berisha eshte “Meme dhia” qe tregon perralla femijeve.
    Te ka hyre frika deri ne palce sepse dita e gjykimit tend po vjen dhe nuk di se çfare te besh, por mban fjalime idioteske, vend e pa vend. Berisha rrumpalla ngele gjithe jeten sepse nga shpellat erdhe dhe nuk u bere asnjehere njeri!

  7. Hajduti says:

    Mmm,

    Ky o dicka po bluan ne koke, ose po i rrethohet laku ne shume skandale

    te medha qe kane ndodh keto muajt e fundit dhe ne ato qe mund te dalin.

    Kete po e terrorizon fakti se Guvernatori mund te hiqet,se per te dhene

    doreheqjen u kuptua qe se jep Fullani.Se jep, jo se sdo ta japi,por se

    ja fut koken ne bythe Sala po iku. Edhe kete gje e kuptuam, pse Fullani

    sjep doreheqje.

    Po me cudit fakti qe pushtetaret e sotem heshtin. Dhe heshtja e tyre

    eshte e frikshme dhe shqetesuese. Pse hesht Ilir META e dime, po

    RAMA dhe politikanet e PS pse heshtin? Edhe Brace qe mbahet partizani

    per te piketuar fajtoret ne keto raste, ka bere nje reagim te befte.

    Mos valle pushimet e veres i kane bere politikanet te jene neglizhente?

    S’besoj,politikanet duken aktive me kurre se kuure,por jo per kete gje.

    PSE? Nga cfare kane frike?

    1. Aty says:

      Jam plotesisht dakod me logjiken e “Hajdutit”. Me qarte se kaq, nuk ka. Dhe mos u hallakatni o milet tek deftesa me pesa apo me dhjeta, sepse me kaq pervoje sa ka krijuar, Fullani eshte bere mjeshter i kesaj pune. Thuaj se e ka patur mendjen tek leku dhe mos e luaj. Gjithe puna eshte se ia paska zene gojen gjithe shtetit. Hajde e thuaj “njeri me integritet” ketij pastaj. Jo per gje, por te shkretet njerez qe kane ndenjur drejt dhe me syte tek rroga, i bie qe te jene pa integitet, perderisa nuk i pyet kush. O kohe, o moral!

  8. leon says:

    O SALE MOS E RRUAJ TRAPIN..SE EDI S TE BEN GJE TY ….JENI ME FIRMA TEK NEXHMIJA…KY POPULL ESHTE BUDALLA..80 % FSHATARE E MALOKE…DO JAPI LLOGARI DHE EDI TEK USA EDHE BE

  9. lisi says:

    Deri sa sali bisha thote”prokuroria ka vepruar me energjizem” do te thote se i ka dhene udhen edhe kesaj here ne favor te bishes.
    Turp te kesh Edi Rama,keshtu e shperdoron ti besimin tone? Turp !

  10. emigranti says:

    ik more hale mos fol me …

  11. vasil bitri says:

    nuk me kane pelqyer dhe jane shume domethenese fjalet se banka po bashkepunon ngushtesisht me prokurorine. prokuroria duhet te hetoje dhe jo te bashkepunoje se punonjesit e kesaj banke ishin hajduta dhe fullan qeni kryesori. prokuroria te bashkepunoje me policine per hetimin e bankes .

  12. dhembeli says:

    Je fatkeqesia e kombit Shqiptar!
    Fullani pas Sales , Collaku (pergjegjes I arkes,eshte buri mbeses Fullanit)pas Fullanit ketu fillon bema.
    Neqofte se Fullani do te ishte nje Figure e paster ,do te kish dhene doreheqjen qe diten qe Bitraj raportoi.
    Koha e qendreses tij ne banke eshte per tu dhene ngjyren qe te sherben ty e Fullanerve.
    Duhet te arestohej Fullani e ju e jo ata qe po shkojne koke “Turku ” per ju.

  13. rinia says:

    Hik more felliqsire,kujt more kerkon ti ja hudhesh popullit?????
    Mbrojtjen hajduti e kerkoj ne takimin qe paten me Ramen.!!!!
    Jeni te gjithe aktore te korruptuar,tani e keni dhe Ramen brenda Mafjes
    tuaj ,qe per hire te karriges pranoj te jeni gjith te lire.
    Sa per popullin ai eshte mesuar tashme, do bejne gam gam dhe do pushojne.
    Keshtu qe Rama dk ti shtyje ca vite ne rrena.

  14. Luli says:

    Kur ky njeri mburr nje institucion do te thote qe e ka ne prone te vet. Keshtu qe me kete interviste mesojme se ky ka ne prone Fullanin dhe prokurorine.

  15. NINO says:

    O se ske faj Ti !!!!- mjere ata gazetar qemerren me Ty je komplet i iku .

  16. kalec hoxha says:

    o bandito a e pate lauren me vete kujdes se asht e infektume me EBOLA

  17. jan says:

    PUSHTI NR 1 NE SHQIPERI PAS KRISHTIT E PARA KRISHTIT………..

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Si nje aktor i deshtuar i numerave te shpejtesise(dikur magjistar),Berisha u mundua te mbrohet nga “sulmet” e gazetarve,per keq qeverisjen e tij.
    Per reformen ne arsim,duke quajtur servil njerzit qe e mbeshteten Ramen,ai sulmoi ambasadorin amerikan,sigurisht ne rruge te “maskuar”
    Motua e Berishes,para gazetarve ishte: Vidhni sa te mundni,une do t’ju mbeshtes,ju kam emeruar une,poshte Rama !
    Po te nxjerresh ne media email e DH.Kules,sipas pseudonimit te tij,Berisha duhet te bindet qe ka qene ushtar i tij besnik,sepse nuk e mbajti kot.
    Demagogjia e Berishes,perpara “djemkave” dhe “çupulinkave” gazetar ishte bajate,perseriti te njejtat pikpamje,per mbrojtjen e ish pushtetit te tij personal e familjar.

  19. Mixdown says:

    Me kete lloj mbrojtje haptazi qe po i ben fullHanit tregon qe je koke e kembe i perlyer. E zhyte publikisht ne mut opoziten me keto qe the sot. Me duket se do perfundojme si ne Itali, ku ne zgjedhjet e ardhshme partite e medha Ps Pd Lsi do ikin per lesh. Me mire ja jap voten Ngjeles. I rekomandoj Spartak Ngjeles te mbledhi partine e vet qe ska as dy veta ta organizoje dhe te filloje ti beje opozite Ps-se dhe Pd-se dhe ta kete te sigurte se ne zgjedhjet e ardhshme do te mari shume vota.

  20. al says:

    Berisha vazhdon akoma telenovelen” Fullani dhe puna e shkelqyer e tij”.Po del bllof or sali,se ne kohen tende ai ngriti rrogat e bankes si i desh qefi,bleu hotel DAJTIN sic i rekomandove ti,vodhi banken gjate pushtetit tend,ipte statistka te rreme per arritjet e ekonomise sic deshe ti,pra per ty ai vertet eshte i tille por per BSH dhe per shtetin dhe popullin eshte i pafte dhe te mos themi i korruptuar.Ti je nje deputet, dhe ke aresye ta mbrosh, por ne nje vend demokratik ky Fullan jo do ipte doreheqe por do shkonte ne burg.Dhe per prokurorin qe i del ne mbrojtje nuk ka vepruar sipas ligjit por eshte vonuar ne hetime,prandaj duhet BYROJA E HETIMIT qe te ndihmoje prokurorin tend te hape te gjitha dosjet dhe te hetoje dhe vjelljen e thesarit kur ishte CANI guvenator(gojet e liga thone qe thesari ishte vjedhur qe kur fillove luften ne 97)qe ti ishe 8 vjet ne pushtet dhe i kishe te gjithe nen hyqmin tend dhe nuk e hetove CANIN por del sot.Gjithe keto qe thua jane lojra fjalesh qe tek shqiptaret nuk kane asnje efekt ,por vetem kuptojne se kush i qeverisi per 8 vjet ,duke lene nje shqiperi deri ne gryke me borxhe dhe me ekonomi ne buze te gremines, dhe me nje arsim komplet piramid ku prinderit investojne djersen e tyre per femijet e tyre qe nuk kane diploma por letra pa vlere.

  21. Vunoi says:

    “Fullani s’ka kerkuar asnje lloj mbrojtje apo mbeshtetje”

    Si drejtusi i institucionit ka pergjegjesi te plote morale,
    Po ashtu eshte pergjegjesi kryesor per administrimin,menexhimin
    e ketje institucioni ku ndodhi skandali.
    Quhet pa aftesi Z.Berisha.Ne raste te tilla
    kerkohet doreheqje ,mbrojtje apo mbeshtetje nuk ka pse ti kerkoj ai
    qe eshte ne regull ato zakonisht duhen per justifikimin e fajesise
    qe kerkoni te mbroni ju.

    Turp per ju.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Vunoi, eshte mesuar ky plak gerdalle me informalitet..Nuk njeh pergjegjesi, moral, detyre.. Pytja qendron kush politikan ka folur der tani per mbrojte ?!?! Ky eshte i pari mbas nje jave..Eshte mesuar ky me imoralitet, informalitet, mbrojtje, ferkim shpatullash, korrupsjon, kercenime..Nje vrases gjakftohte nuk ka turp Vunoi..

      1. Vunoi says:

        Qytetar,fatekeqesi per kete popull qe udhehiqet nga imoraliteti i ngritur ne pushtet
        Po te doje populli i ben te kendojne te gjithe,po duhet te ngrihet
        te kerkoje drejtsine, ajo nuk vjen nga lart ne Shqiperi,perkundrasi.

  22. mitro says:

    sali ,na cave bythen…, te hengert turkofagosi ishallah

  23. Desara says:

    Politika sduhet te nderhyje, Berisha po fillon serish presionin ndaj prokurorise, qe e ka vegel te tijen.. Fullani dhe Berisha jane NJE

  24. Atila says:

    Edhe ne 1996-en keshtu tha Berisha dhe vendi perfundoi ne flake dhe kursimet i mori lumi. Qeveria duhet te nderhyje me vendosmeri per te rikthyer besimin te BSH-se duke shkarkuar Guvernatorin dhe bordin e saj.

  25. Scorpion says:

    Shqiptaret kane humbur besimin more vemje, kaq mjafton qe Fullahni te largohet dhe te vije pas teje….

  26. gerdeci says:

    cuna dhe goca po nxefeni me nje person qe vdiqen 28 persona ne gerdec bashke me baxhanakun dhe se rrujti fare biles dhe mediu qe dha doreheqjen eshte shume i merzitur me sistemin e drejtesise ne shqiperi

  27. X says:

    “Me energjizem”????Nuk ekziston ne fjalorin tone
    nje fjale e tille….

  28. skelari says:

    nqs doni te provoni keni humbur apo jo leket tuaja. shkoni e i kerkoni neper banka. do shikoni se cfare pergjigje do merrni. shqiperia eshte drejt skenarit argjentinas ku depozitat do ngrihen per shume vjet per arsyen e vetme nuk kane kesh. eshte viedh. shkoni provoni por merni ilacet e zemres me vete.

  29. Frederik says:

    Sali ndyresira eshte fund e krye tradhetar . Si mund te kete mbeshtetes ky antishqiptar , eshte e pakuptueshme .

  30. rolandi says:

    shifrat e vjedhjes nuk jane reale. eshte sekret shteteror dhe nqs del e verteta mjafte i rrezikshem per stabilitetin e bankave. shuma e vjedhjes eshte 100fish me e larte. edhe dicka tjater. punonjesit e bankes qe vodhen 2.7 mil euro ne vlore, sot jane te lire. nje shembull per te gjithe punonjesit e bankave qe duan te vjedhin ose po vjedhin akoma. kush eshte ai qe nuk do sakrifikonte ca vite burg per ca miliarda???????? e pra. thesarit i ja turur kush e kush te vjedh me shume. mbush brek kanatiere me para e shkarkohu. o burraaaaaaaaa lek per te gjithe. mbani librezat ne duar se lekeve ua kan gjetur vendin ustallaret. skishim edhe ne ate fat e do shkonim tere qef ne burg sic po dorezohen vete mjeshtrat pa ju dridh qerpiku. zdo ment jane milionera tani me parate e gomereve.

  31. stefan says:

    edhe te vjedhe edhe te kerkoje mbrojtje kete s’ka shqiptare ta kuptoje.

  32. cuni cuni says:

    ore un i kam nja dy banka poshte shtepise, po kam dite qe si shof mire. hyn e dalin e as mirmengjes nuk thone. dyll te verdhe e te prishur ne fytyre. tani qe lexova komentet po bej lidhjen. zdi cte theme por ky burri ketu lart ne 96 na tha qe parate e shqiptareve jane te pastra e te sigurta. edhe sot po e njejta histori. ajde merre vesh tani cpo ndodhe

  33. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Shqiptaret nuk duan ta degjojne Berishen sepse nuk e votuan ne zgjedhjet e kaluara, por jane gazetaret qe i shkojne pas bythes se tije. Gazetaria shqiptare po e rikthen Berishen ne politike duke e bere kete harrdall perseri te pushtetshem me pa te drejte, pra gazeteria shqiptare po i jep pushtet Berishes perseri duke injoruar voten e shqiptareve qe votuan kundre Berishes. Gazeteria shqiptare hedh poshte voten e shqiptareve duke mbajtur Berishen aktiv ne politike.

  34. . says:

    ***************************************************************************************

    Ky Krimineli Piramidave mashtroi popullin “Leket jane tuajat” !

    ————————————————————————-

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lejohet Ky kriminel-Verior te luaj skenare-destabilizues per Shqiperine si:

    -Pramidat,
    -97-ta,
    -Gerdeci,
    -Ruga Durres-Kukes,
    -Shitja Detit,
    -21 Janari,
    -Vjedhjet e pronave te Shtetit …. etj

    ***************************************************************************************

  35. NjeQytetarOptimist says:

    Sa here qe del ky e flet per para..Ha-ha dicka po zjen…

  36. Gigi says:

    Hahahahahahah nuk jan kursimet e popullit thot berisha po’ te kujt jane ato leke mor qe nuk ma lejon educata edhe se è merito cdo emer qe te te .vihet ….po’ e di ti kush eshte i biri i Umberto bossi t nje injorant qe tallet gjith Italia ….dhe ku e morì diplomen ne universitetet e tua …..me ato leke qe djali i frullanti e djali jot e tallet duket bere festa do ishin shtruar km rruge o njeri me mente qe vetem mente ske

  37. Luka says:

    Paske pjerdhur ,
    kush po flet per kursime,
    1 ku shkuan parat e taksa paguesve shqipetar ?
    2 pse duhet te paguajme takesa, kur vidhen ne vendin me te sigurt !!!
    3 heshtja e Kryeministrit esht shum e frikshme !!!

  38. . says:

    ***************************************************************************************

    Ky Krimineli Piramidave mashtroi popullin “Leket jane tuajat” !

    ————————————————————————-

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lejohet Ky kriminel-Verior te luaj skenare-destabilizues per Shqiperine si:

    -Pramidat,
    -97-ta,
    -Gerdeci,
    -Ruga Durres-Kukes,
    -Shitja Detit,
    -21 Janari,
    -Vjedhjet e pronave te Shtetit …. etj

  39. . says:

    ***************************************************************************************

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lejohet Ky kriminel-Verior te luaj skenare-destabilizues per Shqiperine.

    ***************************************************************************************

  40. . says:

    Litari shpeton Shqiperine.

  41. . says:

    Po …. vdekja sa me shpejt apo arrestimi kesaj mostre-shpellash do shpetoje popullin shqiptar.

    Ky Katil-Verior, me perbindesh se Enver Hoxha.

  42. bariu says:

    SALI berisha duhej future ne burg per piramidat e 1997 por nuk e fut,vazhdoi me vjedhje te gjithanshme ne koncesione,vazhdoi me gerdecin,21 janarin, shitjen e detit,…. tani del ne mbrojtje te hapur te cirakut te tij ne vjedhje full-hajnit..,vetem shitja e detit greqise per te qendruar ne pushtet, armikut te betuar te shqiperise duhej ndershkuar me 20 vjet burg…,kjo quhet tradheti kombetare,vetem zogu I ngjan berishes kur shiti shen-naumin.. per te ardhur ne pushtet,keta njerez arrijne te shesin gjithcka per hir te pushtetit.Populli I shikon dhe I gjykon.

  43. liri says:

    ISH kryeministri bashke me bashen te flasin per shitjen spektakolare qe I bene teritorit te shqiperise…, pa pyetur me pare parlamentin apo ministrine e mbrojtjes…,per kete akt kushtetuta I denon me te pakten 20 vjet burg per tradheti kombetare, e jo te dalin ne mbrojtje te full-hajnit.

  44. ADRIAN says:

    si the mo legen,njerzit skane humbur kursimet.Po leket e kujt ishin ato qe u vodhen mo harbut muti,leket e sateme ishin.Ti po behesh me i neveritshem se kurre me pare.Edi Rama duhet te gjeje rrugen qe ky guvernator te largohet dhe burg.Ne qofte se heshtet me idene se banka eshte e pavarur Sorry EDI PO DO TE THEM EDHE TY NJE DITE TE DHJEFSHA RILINDJEN.TUNG

  45. KRISTJAN says:

    mua me vjen mir qe e gjith rinia shqiptare po i tregon ketyre pushtetarve zgjuasin mencurin dhe vendosmerin per te larguar nga pushteti njerez te korruptuar. ilir qaf derri esht njeriu qe duhet larguar nga pushteti bashk me fullanin. saliu ilir meta fullani keto tre kan lidhje te ngushta interesi pa vecuar dhe ramen. me sa jam ne dijeni ilir meta ka dhe nje kompleks te madh ne strug. prandaj tu vihemi ketyre gjakpirasve ti rrezojm nga shteti dhe para drejtesis por drejtesia te behet nga nderkombetaret. nese behet kjo ateher populli nuk do ta ndjej me fukarallekun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje