Siguracionet, “më të rregulltit” do paguajnë më pak

10 Gusht 2014, 18:22Sociale TEMA

Pas tre muajsh të gjitha makinat do të jenë të detyruara që të presin siguracionin në bazë të numrit të aksidenteve që ka bërë drejtuesi i mjetit. 

Në një vendim të tij, bordi i Autoritetit të Konkurrencës i ka lënë afat tre muaj institucionit të Mbikëqyrjes Financiare që të marrë masat për ndërtimin e regjistrit të aksidenteve dhe të implementojë sistemin Bonus-Malus.

Ky lloj sistemi do të bëjë që të paguajnë siguracion më të lartë shoferët të cilët janë përfshirë në aksidente, por do të jetë më i ulët se është sot për ata që janë të rregullt.

Kadri Morina, drejtuesi i një prej kompanive të sigurimit thotë për Vizion Plus se kjo do të ndikojë jo vetëm në uljen e numrit të aksidenteve, por tashmë do të ketë edhe drejtësi te çmimi i prerjes së sigurimit.

Kaosi në tregun e sigurimeve ku çmimet nuk ishin të qëndrueshme dhe shoqëroheshin me diferenca të theksuara mes pak ditësh pritet të marrë fund tashmë pas futjes së kësaj metode llogaritjeje. Sistemi Bonus-Malus aplikohet në të gjitha vendet e tjera dhe ka qënë një kërkesë e kahershme edhe e bankës botërore, por deri më sot nuk është bërë.

14 komente në “Siguracionet, “më të rregulltit” do paguajnë më pak”

  1. bobi says:

    A e paska thene Kadriu ,se luan as topi…..

  2. Sh says:

    Nga cili shtet i Europes eshte marre ky model ???

    1. arsenal says:

      Ky ligj eshte sot edhe ne angli , ky ligj respekton shoferin e mire, shkateron shkerdhatat qe pine raki, qe se rruajne per shpejtesi por gjithashtu ua ngre siguracionin sa here bejne aksidente
      Te gjithe shoferat pa aksidente sa here presin siguracionin ulet tarifa
      Vit per vit
      Ky ligj qendron ne kokat e shofereve sa here jan ne timon do kete ulje aksidentesh ne perqindje te madhe
      Nuk eshte vene me pare ky ligj se nuk u interesonte bossave te insurancave pasi ka shume shofera te rregullt dhe pak te shkerdhyer pra dilnin humbje

      Jalla shofer jalla
      Ti rakine mos e pi
      Se rakia do te demtoj
      Dhe insuranca do te shkerdhej
      Opppppaaaaaaaaaaa

    2. Ky Ligj eshte ne cdo shtet te Europes Perendimore dhe Qendrore, ku padyshim ne krye te cdo hallke te shtetit kane QYTETARE dhe JO PROVINCIALE (Maloke; si Berisha me familje biologjike e politike) qe e kane lene Shqiperine ne kete situate sa dhe shume Afrikane apo Amerikano-Jugore sa here qe vijne TMERROHEN me semundjen qe ka injektuar rregjimi i malokut e makoleve bashke keto 24-vite pseudo-Demokraci.

  3. mitro says:

    ME NE FUND!!! .NE GJERMANI KY LIGJ ISHTE TE PAKTEN QE NE 1991 QE E DI UNE.
    E SHIKONI SA AFER JEMI NE KOHE?

  4. mjeku kundra droges says:

    ky ligj eshte edhe ne itali por per aq sa di une zbatohet vetem kur ben aksident qe ngrihet siguracioni gati ne vleren 50 deri 60 perqind pra do paguash me shume se siguracioni qe kishe para se te ndodhte aksidenti .ndersa per ate categori qe nuk bejne aksidente pagesa eshte e njellojte ne cdo vit te pakten flas nga pervoja ime qe prej 12 vitesh eci me makine dhe nuk jam perfshire ne aksidente per fajin tim dhe me kryesorja leket i kam paguar me te njejtin cmim te tjera jane filma me kartona ato qe thote ai miku i siguracionit, ata jane me rjep bejne mire te paguane ata qe demtohen gjate aksidentit te tjerat jane peralla.

  5. dritan says:

    Shyqyr se ishim te gjithe njesoj. Parim me komunist s’mund te kishte. Ec e shpjegojua gojoreve te Saliut qe s’paguajne as drita dhe uje per te lare bythen jo me sigurim mjeti.

    Nje pyetje: po makinat me timon djathtas njesoj do te paguaje? Jo per gje por shanset per aksidente jane me te medha…

    1. Mercedes says:

      Po pse makinat me timon djathtas ta kan fajin ty qe shtypni ne mes te dites tek vijat e bardha nuk respektoni radhen tek rrethi apo jeni duke bere vrasje per dite me timon ne krah te majte?
      Ajde koqe rilindjes ajde

  6. Tufani says:

    Pune eshte qe shoqerite e sigurimeve nuk paguajne dhe me kete ligj vetem do ngrene cmimin e asgje nuk do perfitojme ne qe s’bejme aksidente.

  7. Spiro Duka says:

    mos e besoni do te paguajn me shume ata qe do te bejne aksidente,dhe ata qe skan aksidente gjat vitit do te paguajn nje shtes me te vogel.Ulje asnjehere.Shoqerit e sigurimeve,jo vetem per makinat, jane ndertuar me parimin e te marrurit 100 dhe shperblimin 1-10%.

    1. Korrupsion says:

      Po eshte keshtu si thuaj ti atehere ata kan marr ligjet e perendimit i kane modifikuar ato per te pasur akoma me shume fitim
      Nuk do e besoja kete gje , por meqe jetojme ne shqiperi cudirat jan te medha
      Ketu do i dali fytyra e vertet bashkepunimit qeveri-korrupsion
      Po su ulen per shoferat e sakte cdo vit atehere kjo eshte nje menyre e paster korrupsioni
      Ska cfare ti bej askush

  8. dudushi says:

    Shihni cfare ndodhi qe kur u be minister i ekonomise Arben Ahmetaj. E gjeti 6000leke TPL dhe sot eshte 16500 leke te reja.Pse? Sa per dijeni motra e tij eshte drejtoreshe ke Intersig…Te tjerat i kuptoni vete…Tung

  9. ben says:

    Ky eshte sistemi me hajdut qe ekziston ne boten e sigurimeve,eshte shume i perhapur ne Usa,ose me mire ky zbatohet.Gjithashtu sa me shofer i ri te jesh, aq me te larte e ke siguracionin,d.m.th pagon me shume.Kompanite e siguracioneve,ne Usa,ashtu si bankat,ndoshta me keq,jane vetem hajdute dhe kane nje lobim shume te fuqishem,cdo ligj qe aprovohet,ne lidhje me siguracionet, eshte ne favor te tyre. Si duket edhe ketu kjo menyre po ndiqet,qellimi eshte te paguash sa me shume,sa me pak risk kompania,dhe derrin mrena qytetari.Kompania me langaraqe e sigurimeve ne Shqiperi fiton neto,rreth 2 milion euro,tani bejini vete llogarite e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje