Veliaj: Po pastrojmë skemën e pagesave të paaftësisë nga abuzuesit

9 Gusht 2014, 14:18Sociale TEMA

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj i përgjigjet akuzave të bëra më herët nga kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara Sinan Tafaj.

Veliaj tha se përpara së këto shoqata të kërkojnë indeksimin e pagesave të paaftësisë, duhet të bashkëpunojnë me Ministrinë për të hequr abuzuesit nga lista e përfitimeve.

Sipas ministrit janë konstatuar raste që me probleme fare të vogla në shikim dhe me mbajtje të syzeve optike, janë trajtuar si persona të verbër.

“Nëse të njëjtat shoqata që nuk duan të hiqen abuzuesit, duan dhe të rritet indeksimi, këtu ka një llogjikë që nuk funksionon, pra së pari duhet të na bashkohen për të hequr abuzuesit. Me paratë që ne kursejmë, duke hequr 30% që janë abuzues dhe kemi filluar të heqim, vetëm muajin e fundit kemi pasur një ulje me 2%, të listës, që do të thotë se kemi hequr qindra abuzues ne do t’i përdorim për të bërë indeksime. Të njëjtat grupe që kërkojnë indeksimin kërkojnë dhe që të mbrohen abuzuesit”, tha Veliaj.

Një tjetër shqetësimi që kanë ngritur PAK ka qënë edhe vonesat e mundëshme të papagesës së paaftësisë që mund të ndodhin në vjeshtën e këtij vitit. Miniastri Veliaj nuk tha direkt që do të ketë por la të nënkutpohet se nëse nuk pastrohet skema me këto kosto, rrezikohen vonesat.

“Ne kemi 2 operacione, fondet për të paguar, por sigurisht edhe operacioni për të larguar abuzuesit. Parimi për këtë vit dhe për cdo vit tjetër është se sa më shumë largohen abuzuesit aq më shumë ka fonde”, deklaroi ministri.

Veliaj garantoi të gjithë personat me aftësi të kufizuar se do të vijojë me reformimin e skemës dhe se ligji i ri i jep mbështetje financiare vetëm atyre që e meritojnë atë, jo ata që janë futur me qëllim përfitimi në këtë skemë.

6 komente në “Veliaj: Po pastrojmë skemën e pagesave të paaftësisë nga abuzuesit”

  1. Majakovski says:

    Nuk e kuptoj z.Veliaj se simmund te futeni ne debat me nje abuzues, mashtrues , hajdut si Sinan Tafaj. Ia bete letrat e denoncuat apo vetem fjale!!! Ashtu sic pastroni listat nga abuzuesit duhet si qeveri e parlament te pastroni URGJENTISHT Banken e Shqiperise nga Fullani e fullanet.

  2. Libri says:

    Po s’u lodhe duke recituar pa llogjike gjithandej oooo Erjon?

    Mjaft me show, se per to je mjeshter.

    Lexo edhe ndonje liber, djaloooo.

  3. sa kot says:

    o velaj o shurraq nuk je per minister ti faktikisht un e urrej berishen per korrupsionet qe ka ber nuk te ka hyr ne hak saliu per sharjen qe te ka ber. lere popullin ta marr ate 30 mij leksh ne muaj qeveritaret po vjedhin sa po i qin ropt mundohu te jesh i respektuar nga populli o pall kari

  4. diaspora says:

    o erjon kurva lene popullin ta marre ate 30mije lekesh qe ja dhanete tjeret para se te lindje ti.Ori kurve fullhajnat po i marrin me miliona.

  5. sheqerja says:

    mos ma luni gjeloshin ne B curr se na ka ra per shtat doktorr zemre si saliu hajdut me kempe e ne komun shikojani pak te ardhunat

  6. Leonard Dingo says:

    Ke qene djale i mire o Erion,por u prishe dhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje