Partia Demokratike ka reaguar sërisht mbi vendimin e Qeverisë për mbylljen e 17 universiteteve private, pezullimin e 13 të tjerëve dhe mbylljen e 9 filialeve të Universitetit shtetëror, duke kërkuar transparencë dhe ligjshmëri.
“Këtë javë kryeministri i kontrastit xhenem/xhenet foli për universitetet publike dhe private; këtë rradhë me pasoja të rënda. Së pari duhet të theksoj se Partia Demokratike është për ligjshmëri, zbatimin korrekt të normave në fuqi dhe të standarteve zyrtare; si edhe në rastet kur këto shkelen për masa proporcionale. Dhe jemi të ndërgjegjshëm per problemet, mangësitë, shkeljet në Arsimin e Lartë si dhe për nevojën e një regjimi kontrollues rigoroz dhe masat përlatëse sa herë konstatohen shkeljet”, tha deputeti Genc Pollo në një konferencë për mediat.
Ndërsa e konsideroi të nxituar kontrollin e Ministrisë së Arsimit në universitetet e vendit, Pollo tha se i gjithë ky proces u krye me kontrollorë që së shumti janë marrë andej këtëj, pa njohuri për legjislacionin e fushës, me raste plot si kryeinspektorja edhe me diplomë fallco edhe donator e Partisë Socialiste.
“Materialet e ofruara nga universitetet kanë fjetur me javë në kutitë e kepucëve, që trego foto e ministries dhe nuk janë konsultuar fare nga kontrollorët. Edhe komentet e universiteteve që erdhën më vonë duket se patën të njëjtin fat. Është e qartë pse raporti zyrtar përfundimtar i ministrisë përmban vetëm listën e ndëshkimeve për secilin universitet por aspak gjetjet dhe shkeljet për secilin syresh, çka do të bënte transparente ose në rastin më të mirë mund të justifikonte masën e marë. Madje edhe VKM-ja përkatëse, e miratuar të enjten në qeveri, nuk është publikuar në ëebsitin e kryeministrisë (të gjitha VKM-të e tjera janë publikuar); nuk është publikuar sot e kësaj dite as në ëebsite-in e ministrisë së arsimit”, tha Pollo.
Sipas tij, Partia Demokratike përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për transparencë të plotë të kontrollit të ministrisë; të gjetjeve e shkeljeve të ministrisë ashtu siç janë shkruar e janë fshehur dhe pret që zonja Nikolla t’i bëjë ato publike menjëherë.
“Vërejme se për mbylljen e të gjitha filialeve universitare e të 63 programeve të studimit është shkelur procedura ligjore, as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji. Po kështu u veprua me miratimin e kuoatave ku nuk u konsultua as Konferenca e Rektorëve dhe as Këshilli i Arsimit të Lartë e Shkencës siç e kërkon gjithashtu ligji. Edhe pse kishin një vit kohë. Përpos që raporti është qëllimisht mjegullor se thotë: 70% e universiteteve kanë marrë vendime ne shkelje të normave, por nuk kuptohet sa e rëndë është shkelja, as cilet janë universitet a janë këto vendime një apo njëqind? A janë 1% apo 100% të totalit të vendimeve që janë me shkelje? E vetmja gjë e qartë është kërcënimi se do shkarkohen e zëvendësohen drejtuesit nga rektori tek dekani tek kancelari ndoshta edhe më poshtë”, vijoi deputeti demokrat.
Sipas tij, arsimit të lartë privat krahas përkrahjes i duhej edhe një regjim i fortë mbikqyrje e korrigjimi që ti orientonte ato tek rregullsia e plotë e tek standartet zyrtare.
“Fatkeqësisht qeveria zgjodhi sopatën jakobine e shtratin e Prokrustit. Kështu u çuan dëm miliona euro të investuara në arsim. Dhe u krijua një problem i madh e vërtet i paprecedent për 8 mijë studentë që ngelën rrugëve si pasojë e sëpatës Rama. Do të pranohen ne fakultetet publike duke thyer parimin e meritës (studentëve të vitit të tretë bachelor me mesatare 9 të Maturës do tu bashkohen ata me mesatare 6 të maturës) apo në ato fakultetet private ku tarifa mund të jetë dy e trefish dhe xhepi nuk jau mban studentëve të lënë në rrugë. Ministria ka heshtur për këtë”, theksoi Pollo.
po ore pollo djali, u kujtove se ta mbyllen universitetin qe ke nen emrin e veliajt…ha ha ha u pre paraja qe vente qelepir nga njerezit qe shpresonin se do shkollonin femijet
Na e rrofsh per vere o kuqo!
Me ke tallen keta derra?!!!!!!
Po ky qelbesire bashke me ate Myqyrem Tafajn, e shkaterruan sistemin per shume breza. Keta ndryresira hodhen bomben atomike ne sistemin e arsimit dhe tani dalin e flasin aty.
Ky horr duhet te shkoj ne burg per cenim te rende te interesave te atdheut, perkundrazi del aty e jep mend.
Kultura e juaj ecen pralel me militantizmin e degraduar te PD-es
Duhet ta pranosh,se ju si militant me problem te te medha ne bindjet
tuaja politike,u riktheve perseri ne prehrin e PD-es,por me diagnozen,
si anti shqiptar I thekur..Por nuk mujte dot te besh lufte ballore me
PD-en.Dihet se kuqot ne pergjithesi si “Skutha” te lindur jane,te prirur te futen dhe neper vrimat e c’elsave per ti bere keq personit,
familjeve,apo nje populli.Ju personalisht keni qene I angazhuar,dhe do
mbeteni I tille aksion I cili eshte mjaft I pershtatshem,per moralin,dhe karakterin tuaj te dobet politik..Qellimi I juaj I
dashakeqesise nuk ka kufij.Ju personalisht ndryshuat tekstet shkollore
,vetem per te degraduar moralin,karakterin dhe perspktiven e se ardhmes
te kombit tone..Mbi te gjitha C’orintimin e rinis studentore,dhe cikleve me te ulta..
Z.Pollo duhet ta kesh parasysh se nje nga pergjegjesit
e degradimit arsimor aty na Albanistan je ti.
Nga diskutimet me njerez te ndryshem del se e
ke bere per perfitime monetare te tjere thone dhe
ANTIKOMBETARE si pjese e strategjise suaj?