Kisha Katolike, meshë për Irakun dhe lutje për të përndjekurit katolikë nga ISIS

10 Gusht 2014, 19:10Sociale TEMA

Kriza në veri të Irakut dhe situata e vështirë në cilën ndodhen miliona të krishterë irakenë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kishës katolike në Shqipëri.

Në 17 gusht, në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri, dita e dielë do ti kushtohet lutjes për të përndjekurit katolikë nga grupi ISIS.

Lajmi u bë i ditur nga Dom Gjergj Meta, koordinator për mediat në Kishën Katolike në një intervistë për “Ora News”.

Duke folur per krizen ne Irak, Dom Gjergj Meta, tha se duhet vënë dorë një orë e më parë, sa nuk është vonë.

Dom Gjergji u shpreh se “aty përsonat po përndiqen për shkak të etnisë së tyre, për shkak të besimit të tyre dhe për faktin që e mendojnë ndryshe. Janë një grup kriminelësh, një grup maskarenjësh, që janë xhihadistët e ISIS, të cilët po mbajnë peng një popullsi të tërë”.

Më pas ka shtuar se “duhet të punojmë të gjithë faktorët sëbashku, që t’i jepet fund kësaj reprezaleje dhe këtij lloj terrori”.

Gjatë intervistës ka shpjeguar arsyet se pse Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë, si vendin e parë që viziton në Ballkan.

Sipas tij kjo vizitë vjen për  arsyen se populli shqiptarë shihet si një popull i cili ka vuajtur, si një vend i varfër i cili ka ende plagë nga e kaluara, e sidomos gjatë regjimit komunist.

Nga ana tjetër Dom Gjergji ka shtuar që kjo vizitë është e befasishme për vetë shqiptarët, por dhe për mediat e huaja, të cilat e kanë komentuar pozitivisht vizitën e Ipekshvit në Shqipëri, por në një shenjë habie që do të jetë shteti i parë në Ballkan që do të vizitohet nga Papa.

Papa do të vijë në Tiranë me 21 shtator, gjithashtu ka bërë të ditur dhe axhendën që do të ndjekë gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Vizita e Papa Françeskut është vizita e dytë e bërë nga një Papë në Shqipëri, pas vizitës së bërë nga Papa Gjon Pali i dytë në vitin 1993.

27 komente në “Kisha Katolike, meshë për Irakun dhe lutje për të përndjekurit katolikë nga ISIS”

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Ja kur te dalin islamike te komentojne kunder.

    1. Dardania says:

      Berisha e luli. Sipas llogjikes se malokve katolik edhe Muslimanet shqiptare duhet te mbajn mesha neper xhamia per viktimat ne Palestin dhe Gaza. Jam kureshtar ta dije si do reagonin te krishteret shqiptare. Ky veprim i kishes kapolike eshte perqarje fetare.

  2. Hysni Bytyçi says:

    Shumë gabim, Kisha katolike nuk duhet të mbaj meshë për Irakun dhe lutje për të përndekurit katolikë nga ISI, pop për të gjithë të përndjekurit, në Irak, në Lindje të mesme dhe kudo të ndjekurit në botë. Kjo do ta kishte efektin e vet, kjo do të tregonte njerëzim, jhumanizëm dhe civilizim. Deri ku kleriku shqiptarë do të reagoj sipas përkatjës fetare. Te ndjekurit, çifut, musliman, budist, sik, ateist e tjerë a buk qenkan krijesa njerëzore a?

  3. ortodoks says:

    Respekte per dom gjergjin

  4. Dom Gjergj Meta says:

    Fajin per gjendjen ne te cilen ndodhet sot Iraku e ka USA.

    1. kaurri realist says:

      Fajin per gjendjen ne te cilen ndodhet sot Iraku e ka…..diktatura politike e shoqnore e thirrun (p)islam.

  5. Dardania says:

    Natytisht nuk duhet mej harrue baballart disa nga jeniçert e perandoris osmane ishin nga iraku me detyre ne ballakn egzakte ne veri ne shkoder me rrethin kete e thote buxhovi ne librin e tije te fundit.

    Pervec kesaj duken shum qesharak dhe nje lloje karshilleku ndaj xhihadistve shqiptare ne irak dhe perçarje fetare mes shqiptarve

    1. Dardania says:

      Sipas llogjikes se malokve katolik edhe Muslimanet shqiptare duhet te mbajn mesha neper xhamia per viktimat ne Palestin dhe Gaza. Jam kureshtar ta dije si do reagonin te krishteret shqiptare.

  6. agostin says:

    U zhduket nga toka kjo kolere qe ka sjelle islami mbi toke.Sa per shqipfolsit qe ndodhen ne Siri e Irak ,dhe perkrahesit e tyre ketu ,u zhdukeshin familjarishte, si nje rrace parazite e bastarde.

  7. Bazarhesap says:

    Po meshen per te krishteret ne Palestine dhe sidomos ata ne Gaza qe vriten dhe zbohen nga vendi i tyre nga gjakpirsit-zionazi israelit!!!

    p.s Kisha Katolike eshte nje instuticion qe bene mire dhe hesht per spastrime etnike dhe genocide se eshte e para ne liste per perkrahjen e masakrave anembane botes neper shekuj.

    1. genci says:

      Ku je ti vllai lavdrim muhaxhirit! vellai jot po lufton di luan ne siri dhe ti ri ne internet komenton po ik ore ndihmon iss dhe fiton 72 virgjereshat!

      1. Bazarhesap says:

        Tipik blogger i gazetes tema pa argumenta dhe plot islamofobi por plot injorance te tejskajshme !!!

      2. Bazarhesap says:

        Nuk e di kujt grupi i percakton qe te sygjeroj ti bashkohesh (pedofilve) apo (homoseksualve)!!!

    2. Arber44 says:

      ske vend me fol ti taleban shife qa bo bajne vllezerit e tuj

    3. MonsieurA says:

      Nje gje duhet ta pranojme; keni shume humor. Kisha Katolike ka perkrahur spastrime etnike dhe genocide? Kjo s’ka piken e kuptimit; Kisha Katolike nuk eshte nje institucion qe vepron mbi bazen e etnise (mesa di une, nuk ka etni katolike). Sa per genocide keni Arabine Saudite dhe Iranin qe i ben thirrje palestinezeve (me falni, por kjo eshte realisht patetike) qe te shfarose Izraelin, te shfarose te gjithe hebrenjte ne bote. Kjo eshte perkrahje qe i behet genocidit!
      Sa per informacion, Papa Gjon Pali II, ishte personi me influent tek presidenti Klinton qe te nderhynte ne Kosove dhe per kete s’mund te thuhet vecse ‘faleminderit’.

      P.S Per te krishteret ne Palestine, vete Papa Francesku ka deklaruar (citoj) “Ne emer te Zotit, nderpriteni ate lufte” dhe katoliket ne pergjithesi, jane pozicionuar kunder Izraelit (megjithese, ne kete rast, sipas mendimit tim, ia kane futur kot). Diten e mire!

  8. Luan says:

    Kjo meshe mua nuk me pelqen per keto aresye :

    1. Ne Irak zhvillohen luftime qe nuk jemi ne gjendje ti dime se si e ku. Jane konflikte qe per ne jane disi larg duke pare edhe madhesine tone perpara shteteve te medha te botes. Sa here ka konflikte ne bote nuk munde te bejme mesha ne kisha e lutje ne xhamia sepse keshtu do te beheshim ne nje menyre pale ne konflikt me menyra te ndryshme. Ka pase vazhdimisht ne Indi konflikte fetare dhe disi ne Rripin e Gazes. Shteti shqiptar mban qendrim por jo komunitet fetare.

    2. Fete ne vetvete jane te ndare nga politika. Ata edukojne njerzit me mesimet e Zotit sipas librave te shejte e jo sipas mendjes se tyre. Nuk ka ne asnje vend ne Bibel qe kur ka probleme te tilla te perfshihemi globalisht ne ngjarje. Mundet gjate meshes te behen pershpirtje por jo meshe ne te gjitha kishat e Shqiperise per kete ceshtje. Dihet se diogjezat katolike shqipatare varen nga Vatikani, mbase kan marre ndonje udhezim, por nuk e mendoj se Vatikani eshte shume i kujdeseshem ne kete pike. Kjo mundet eshte nje inisiative e kishes tone.

    3.Eshte e vertete se ne Shqiperi ka harmoni dhe tolerance fetare qe dihet boterisht. Por se si e ku pak e dine e asnje nuk e thote. Historikisht mor lum miku ne Shqiperi nga Çameria deri ne Mitrovice mbi 70 % e polullates eshte muslimane. Lind pyetja e thjeshte por vendimtare : – Ligjin e ben i madhi apo i vogli ? Dihet se ligjin e ben i madhi. Pra jane muslimanet shqiptare qe kane qene gjithenje tolerante dhe te dashur e te kuptueshem me vellezerit e tyre shqiptar por me besim te ndryshem e pastaj jane ortodokset dhe kotoliket, qe te tre besimet bejne nje harmoni te papare. Kete pasuri te madhe qe na lane te paret duhet ta ruajme e ta trashegojme per brezat se keshtu eshte edhe rruga qe na udhezon Perendia. Mendoj qe duhet te qendrojme larg debateve te tilla e te rrisim dashurine per njeri tjetrin , te rrisim me shume dashurine per atdheun tone te perbashket duke qene te ndershem, te mos vjedhim, te ulim korrrupsionin ne shtet e sidomos ne shendetesi e ne gjykata, te mos ofendojme e perqajme krahinat e komunitet e ndryshme. Kjo do te ishte me e mira dhe per komunitet fetare. Atdheu mbi te gjitha.

  9. mimmo says:

    Dom Gjergj Meta !Gjithmone jeni i respektuem e objektiv,Ju falnerojme,e mos i veni veshin ignoranteve ! Pershnetje!

  10. shefkia says:

    kush asht ky a u zgjua nga gjumi latergjik ku eshe te pakten keto 23 vjet ne shqipri apo eshte mar me politik e sot u kujtua pse sfol nje fjal qe t kthehen te gjitha trojet e kishave pse se ngriti zerin per pordhunimin e figurave dhe monumenteve te krishtereve cfar beri kur qeni berisha ben politik ne tempullin e perendis apo tash po vjen papa e u kujtove se je sherbetor i perendis dhe jo partiak per ket arsye jam larguar nga shqiperia

  11. Arber44 says:

    Papa Franceksu eshte lute per te GJITH te perndjekurit ne Irak (yezidi , te krishtere, musliman kurd)

  12. Ilir says:

    Katoliket luten kurse muslimanet qojne kriminela si Lavderimi ne Irak per me vra te krishter dhe jomusliman. Tane islamiket emigranta duhet mi qit jashte nga europa

  13. Ti more Luan,a e din ku dhe si kane jetu katoliket gja

  14. Ti moren Luan,a edin ku dhe si kane jetu katoliket gjate pushtimit osman.Jo pak por 5shekuj.I ka thane kush me fal.Si mendon ti per pavaresine?Austrohungarezet e italianet akishin aleatet ma te ngushte katoliket e figurat e tyre.Po te ishte per shqiptaret ndoshta sot mund te ishim prape nen turqi e sllave.Po kongresi i Manastirit,kush e drejtoj me ndihmen e austrohungarezve?Etj etj.

  15. Laveri says:

    Kur do mbaje ndonje meshe Dom Gjergj Meta per politikanet tane qe mos na vjedhin me te dyja duart, se ndoshta ben efekt ajo thenia :te knofte prifti mbas veshit

  16. ***** says:

    Janullatosi e bashke me Irenein e markuan territorin e tyre duke shenjtuar nje kishe ortodokse.

    Tani do markoj territorin Papa ne nje kishe katolike.

    Perfaqesusit e Mekes kur do na vijne?

    1. ***** says:

      Une jam kunder cdo lloj dhune, dhe nuk mbeshtes internimin e klerikeve ose imameve fetar gjate komunizmit, por jam i mendimit se:

      Nje nga gjerat e mira qe beri regjimi komunist ishte nen-vlresimi qe i beri filozofis me origjine jo-europiane rrenjet e se ciles shtrihen ne shkretetirat e lindjes se mesme.

  17. Mazllëmi says:

    Thjesht, mbajtja e një meshe, më duket si tallje për ata fatkeqë, në një kohë që Vatikani, dihet që ka ndikim/pushtet të madh mbi të “mëdhenjtë” që vendosin fatet e kësaj bote…(?!)

  18. MonsieurA says:

    Mesha eshte simbolike; perkrahje per te krishteret e Irakut. Pergezime kishave katolike ne te gjithe Shqiperine. Edhe nje here tjeter, katoliket treguan se jane faktor paqeje dhe tolerance. Zoti ju bekofte Dom Gjergj Meta, dhe Zoti bekofte gjithe katoliket e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje