Didi flet nga Durrësi: Ngjarjet e rënda, më pak se vitet e shkuara (dhe një përgjigje për PD) (VIDEO)

12 Gusht 2014, 13:34Sociale TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi u shpreh se ngjarjet e rënda janë më të vogla në numër se vitet e kaluara duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritje të kriminalitetit.

“Puna ka ecur me ritme të mira. Numri i emigrantëve që kanë hyrë në vendin tonë është rritur, ndërsa numri i ngjarjeve kriminale ka njohur rënie krahasuar me vitet e kaluara dhe kjo falë punës së mirë të kryer nga forcat e rendit dhe sigurisë”, u shpreh kreu i Policisë.

Gjatë një vizite në portin e Durrësit, Didi tha gjithashtu se numri i shtetasve që kanë hyrën në vendin tonë është shtuar.

“Nga 1 qershor deri në 10 gusht kanë ardhur 3 milion shtetas dhe 1.8 milionë mjete”, ka thënë Drejtori i Policisë.

Artan Didi ndërkohë ka premtuar se punonjësit e policisë do të paguhen për orët shtesë në punë.

“Kam një lajm mjaft të mirë për punonjësit e policisë të cilët kanë sakrifikuar duke shërbyer përgjatë sezonit të verës, në orare të tejzgjatura me temperatuara mjaft të larta, prandaj ne kemi menduar t’i shpërblejmë me orët shtesë”, përfundoi Didi.

29 komente në “Didi flet nga Durrësi: Ngjarjet e rënda, më pak se vitet e shkuara (dhe një përgjigje për PD) (VIDEO)”

  1. rita says:

    Ka ende nevoje per pune por smund ta mohojme ndryshimin ? i uroj me te miren pushuesve shqiptar dhe te huaj ?

  2. alieni- says:

    po ku din ky vrases mizore e pate si e vret ne Autobus udhetarin e pa fajshem si nji qen negjmije sillej-ku ka ngjarje te renda me pak-ngjarje te rende ky quan shkelnjen e rregullave ne qarkullim ose parkimin pa leje-kurse ngjarje jo te renda vrasjet siqe beri ai tinezoishte me ze dhe figure .

  3. spirojanaqi says:

    NJeri serioz.

  4. artani says:

    zoteri krimet jane rritur apo ulur kete tregoju shqiptareve.
    Vetem brenda 72 oresh qe po flasim kemi 12 te vrare/aksidentuar etj etj per cfare flet zoteria.
    Me keto krime nuk kemi si i justifikojme ta haje i mallkuari, sikur ne lufte te ishim do kishim humbur me pak jete njerezish.
    Respekte Tema

    1. kompetenti says:

      Ai thote shqip qe krimet jane ulur ne krahasim me vitet e kaluara ose kohen kur sundonte krye-krimineli Berisha.
      Kankluzionet nuk per 72 ore period, por per nje periudhe shume me te gjate(Mujore ,3-mujore, vjetore). Vetem Saliu I ben analizat sipas qejfit.
      Respekte Kompetenti!

  5. anonimm says:

    sa mire e… Partia mendon per policet! Ik mor trap se e cdokush e ka te drejte ligjore te paguhet per oret shtese. Packa sa zbatohet ligji ketu. Mos bej politike e shtroju punes, edhe pse nuk te jep pershtypjen se di ta besh. Na dolet me trapa se ato qe iken.

    1. @anonimm says:

      Partia e Saliut ose me sakte Saliu, nuk I pagonte policet per oret shtese por e zgjidhte qesene kur vrisnin demostruesit paqesore ne demostrata…

  6. lisi says:

    Hallall e pac.
    Vazhdo bej detyren.Qente le te lehin,ate detyre kane.

  7. Leo says:

    Eh mo Did po masakrohen ne Tropoje ne vlore ne Elbasan ndersa dje ne Fier nuk shihje kembe polici megjithse rradha e njeteve ishte kilometrike , po me e bukura as 126 as 129 nuk pergjigjeshin Po te duash interesoju ne intervalin 10-11 te paradites sa thirrje ke ne nr 126 dhe 129 ne Fier sepse dihet ShKB jote ne Fier e ka mendjen te kap noj lek leri budallallaqet po shtroju punes se je bere si reklamat e Saliut dikur dhe te Edit tani se nji lesh shtet jeni duke ndertuar

  8. hajdar rama says:

    3 milion ??? Si duket 2 milion jetojne ne Hong -Kong .

    1. Sali Llapushi says:

      + nja 1-mije Vicidolas me kobure ne brez!

  9. tani says:

    mir e ka nga 2-3-4-5-6 ne dit cfar jan ????
    pune e shkelqyer bravo policia jeni dikasteri qe punoni shum
    por ne drejtim te paditur si gjithon

  10. LE SALE says:

    S,keni c’te mendoni.U takon me ligj!

  11. Sokrati says:

    Gjithashtu tha se policia eshte nje organizem i gjalle qe krahas punes mund te bej dhe gabime e me kete desh te justifikoje vrasjen e pengut ne rastin e pengmarresit Pisli.
    Kuptohet qe mund te kete dhe gabime po duhet te vendose drejtesia je apo jo fajtor dhe jo Edi Rama apo Saimir Tahiri

    1. @Sokrati says:

      Drejtesine nuk e ka ne dore Edi ose Tahiri por mustaqja I Sales. Sakati Nishani.

  12. qytetar says:

    Uroj qe z.Didi te lexoje shkrimin dhe per rrjedhoje komentin ne fjale, pasi eshte e pamundur te gjesh nje mjet komunikimi per t’u ankuar edhe ne rastet kur ke probleme te medha.
    Z.Didi rrethi Kukesit aktualisht merr 1 (nje) ore uje ne dite ne 24 ore. Mirepo problemi qendron ne faktin se jo se nuk ka uje Kukesi, sepse eshte qytet mes ujerash, por se keqperdoret dhe keqmenaxhohet nga banoret e fshatrave perreth Bicaj, Nangë dhe Shtiqë, qe kane nderhyre ne tubacionet e ujesjellesit dhe e perdorin ate per te ujitur te mbjellat e tyre. Por e keqja me e madhe qendron ne faktin se Policia e Shtetit ketu ne Kukes nuk nderhyn fare, se bashku me te edhe Prokuroria edhe pas shume denoncimeve te bera nga ndermarrja e Ujesjellesit, pasi ata ju thone ketyre te fundit se: “Ju jeni te detyruar te sillni denoncime perdite ne polici”, por as e vene ujin ne zjarr per te vepruar e ndaluar nje krim te tille kundra njerezimit dhe sidomos ne kete vape te madhe te gushtit, sepse nuk eshte krim vetem atehere kur vriten njerezit. Prandaj ju lutemi z.Didi qenese e lexoni kete koment ta merrni me seriozitet problemin ne fjale, pasi nuk eshte as me i madh, por as edhe me i vogel se problemi Lazaratit, pasi ne ketu ne Kukes kemi nje kriminel ne krye te Bashkise qe e çoi gjendjen me ujin e pijshem deri ne kete grade, pasi Drejtor te Ujesjellesit ka vene nje person qe nuk ka mbaruar as edhe klasen e 8-te dikur, por qe ka marre nje diplome te Juridikut tek “Kristali” ne qytetin e Fierit.

    JU LUTEMI TE REDAKSISE QE NESE E SHIFNI TE ARESYESHME TA NXIRRNI KOMENTIN NE FJALE
    Faleminderit!

    1. ariani says:

      koment dinjitoz , pergezime!

  13. socialist says:

    Didi drejtor eshte rrezik kombetar.

    1. Demokrat says:

      Nishani president eshte fatkeqesi kombetare.

  14. Pi says:

    Sikur po u ben nder Policeve se do i paguaje oret shtese te punes, kur ky eshte nga rregullat e para te punesimit ne vendet normale ku oret extra paguhen normalisht 1.5 here me shume se rroga e caktuar.

    1. futja kot says:

      Dakort jam me ty por po flasim per Shqiperi o mik ku nje fjale dhe firme e ketij majmunit e heq nga puna edhe nje polic qe mund te kete 25 vite pune.

  15. futja kot says:

    Nga fitorja ne fitorje,pagesa e oreve shtese ne pune eshte detyrim e jo nje nder qe ju behet atyre qe e kane zgjedhur kete profesion per ti sherbyer vendit e per te ushqyer femijet e tyre o zoteri.

    1. Pirdh te shfryhesh says:

      Fitoret me te medha jane bere nen udheheqjen e xhxhave Sali dhe Enver qe cimentuan ligjin e Maliqit. Saluci i pagonte rrogat vetem mbasi punonjesit e shtetit vertetonin qe pjesemarrjen ne mitingjet e PDse ose kur qellonin mbi opoziten.
      Ne nuk jemi Franca apo Angli por qe te arrish ti paguash oret shtese ne nje vend si Shqiperia eshte nje hap gjigand ne krahasim me kohen e Vicave qe dolen(Vicidolsit)

  16. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    THOTE NJE KARAGJOZ KETU JE FAJTOR PER VRASJEN E PENGMARRESIT TE AUTOBUZIT ,,,, NGA MOMENTI QE KE NE DORE ARME ,,,BOMBA,GRANATA APO QUAJI SI TE DUASH ,,,NE CDO VEND TE BOTES TE
    ELEMINOJNE MENJEHERE ,,,,PAMVARESISHT SE KUSH I KA RENE NE QAFE ETCETC ,,,SIPAS KOMENTUESIT INJORANT DUHET TE GJITHE TE DALIN NE RRUGE TE MARRIN PENGJE DHE ESHTE GABIM TE
    ELEMINOHEN SIPAS LLOGJIKES SE KETIJ KAFSHE ,,,NUK ME INTERESON KUSH DREJTON POLICINE ,,,

  17. Cun Tirone nga ato te vertetet says:

    Bravo cunat e Tepelenes! Nga fitorja ne fitorje me Tabirin e Rucin ky vend po nderton komunizmin nen mesimet e partise e shokut Enver me grushtin lart.
    Ky vend ka marre fund o shqiptare!

  18. Sa te shkurter qe e keni kujtesen o popull! says:

    Rikthehen grupet kriminale, vrasje seriale në Tiranë, Elbasan dhe Fier
    3 Shtator 2012 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Sokol Çobo

    1
    Bandat

    Në Fier, konfliktet shuajnë djemtë e familjes Heqimi, në Tiranë ka “luftë” mes bandash, ndërsa në Elbasan, konfliktet pas vrasjes së Sokol Çapjes, shkaktojnë 14 viktima

    Vrasjet në seri

    Sokol Çobo

    Ekzekutimet mafioze dhe në seri rikthehen frikshëm në disa qytete të Shqipërisë. Grupet kriminale kanë arritur të sfidojnë drejtësinë dhe të lulëzojnë sërish, megjithëse një pjesë e tyre u shkatërruan dhe u goditën pjesërisht vite më parë. Me dënimet e lehta të dhëna nga gjykatat e të tria shkallëve, dhjetëra elementë kriminalë kanë arritur të ringrenë bandat, madje kanë rekrutuar edhe persona të tjerë, duke sjellë panik te qytetarët me ekzekutimet mafioze që arrijnë t’i bëjnë në mes të disa qyteteve kryesore. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të konfirmuara nga Policia e Shtetit pohojnë se vrasjet në seri, ku disa banda janë në “konflikt” me njëra-tjetrën, janë shqetësim konstant për banorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

    Ngjarjet në Tiranë

    Në kryeqytet janë regjistruar dhjetëra vrasje që konsiderohen të pazbuluara nga ana e policisë dhe prokurorisë, megjithëse asnjë prej këtyre institucioneve nuk deklaron nëse kanë apo jo lidhje me njëra-tjetrën. Nën zë, pohojnë se të gjitha vrasjet, duke filluar nga ekzekutimi i Sokol Doçit, më 30 korrik 2011, vrasja e Arjan Selimit apo Arlind Tufës, kanë lidhje me njëra-tjetrën. Bashkëpunimi kriminal i disa personave ka sjellë këtë gjendje. Përpos vëzhgimeve dhe hetimeve, asnjë ngjarje nuk është zbardhur. Në disa raste, policia ka gjetur disa letra në trupat e viktimave apo të disa shoqëruarve, ku ishin të shënuara disa fjalë, që konsiderohen nga drejtësia si “kode”. Ka dyshime se grupet nuk komunikojnë në telefon me njëri-tjetrin, me qëllim shmangien e gjurmimeve të policisë dhe prokurorisë. Disa persona, me precedentë të theksuar kriminalë, janë arrestuar, por ndaj tyre është ngritur vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje.

    Vrasjet në Elbasan

    Ndërkohë, një seri e frikshme ngjarjesh kriminale, vrasjesh, tentativash vrasjeje, kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit. Seria kriminale daton pas dhjetorit të vitit 2005, ku pas një atentati u vra Sokol Çapja, një biznesmen i fuqishëm në këtë qytet. Më pas, ndodhën ngjarje të njëpasnjëshme, duke u ndalur tek ekzekutimi i dyfishtë i muajit gusht 2012, ku u vra Nezir dhe Gentian dhe Beqiri, atë e bir. Gentiani akuzohej se ishte një nga ekzekutorët e Sokol Çapjes, ndërsa drejtësia ende nuk kishte dhënë verdiktin, pasi viktima, në momentin e vrasjes, ndodhej në arrest shtëpie. Sipas të dhënave, autorë të vrasjes së Çapjes ishin tre persona të armatosur dhe me maska që qëlluan me pistoletë dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të biznesmenit. Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhën një varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij. Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Disa kohë më pas u ekzekutua në dyqanin autoshkollë të Fadil Memës, kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Pas arrestimit së Ardian Metës (Gentian Beqirit), u vra në rrethana misterioze në Tiranë, Dritan Sheme. Policia shpalli në kërkim Armando Hasanin, autorin e tretë të vrasjes së Sokol Çapjes. Megjithëse kaq shumë ngjarje, drejtësia (policia, prokuroria e gjykata) është e pafuqishme për të parandaluar këtë seri vrasjesh, të cilat kanë ndodhur në “dijeninë” e tyre. Asnjë prej atentatorëve nuk është dënuar me burg me vendim të formës së prerë, por ata janë “dënuar me vdekje”.

    Grupet në Fier

    Qyteti i Fierit vazhdon të jetë problematik për rendin, ku vit pas viti ndodhin vrasje mafioze, të pazbardhura ndonjëherë, ndoshta për neglizhencë të organeve të policisë. Familjes Heqimi i janë ekzekutuar tre djem, të cilët më parë akuzoheshin për vrasje, trafik droge dhe armësh. Shpëtim Heqimi është viktima e fundit, i vrarë në muajin gusht të këtij viti, ndërsa më parë i ishin vrarë edhe dy vëllezërit, Rivelino dhe Arbeni.

    Detaje

    Vlorë, Banda e Çoles

    Qytete problematike për krimin e shtuar janë dhe Vlora, ku pas vitit 1997, Banda e Çoles, u ringrit nga dy vëllezërit e krahut të djathtë të Zani Çaushit. Leonard Idrizi, që kishte marrë emrin e vëllait të vdekur, kryesonte grupin që kryenin grabitje me dhunë.

    Shkodra

    Fenomeni i gjakmarrjes, ka marrë të tjera jetë njerëzish. Viktimë u bë edhe një vajzë 17-vjeçare në Malësinë e Madhe, ndërsa disa ditë më parë u ekzekutuan në qendër të qytetit atë e bir

    Vrasjet e bujshme

    Sokol Çapja – Vrasja e Çapjes, më dhjetor 2005, solli serialin e frikshëm të ekzekutimeve në Elbasan, ku numërohen dhjetëra vrasje

    Arjan Selimi – Më 26 shtator 2011 u vra Arjan Selimi, një emër i njohur për shkak të arrestimit në vitin 2004 për trafik ndërkombëtar droge

    Shpëtim Heqimi – 44-vjeçari u vra me pesë plumba pistolete në lagjen “Liri Gogo” në Fier. Gjashtë muaj më parë ishte liruar nga burgu

    Doçi e Balliu – Më 15 korrik 2011 u ekzekutua Aleksandër Koliçi, ndërsa një vit më vonë, në të njëjtin vend, u vra dhe Bledar Balliu

    1
    Autor Sokol Çobo te 3 Shtator 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

  19. x says:

    Isha ne shqiperi nje muaj zoti drejtor, por me keq ardhje te them qe e ke gabim.policat njelloj si ne kohe te saliut si ne kohen tende levizin kot rrugeve si koka peshku, kafeneve duke pire raki sidomks peeiferive!!! E lere mos te hyjme me me tutje, te marrim rastin e policise se vlores me vjen keq qe po ta them po nuk e ke fare nen kontrroll , nen kontrroll e kane te mafia.

  20. wer says:

    Didi behet qesharak. Me shume vrasje apo me pak vrasje … kjo eshte si tu doje bytha armembajtesve.

  21. Policia eshte nje organ ligj zbatues,por duke mos pasur ligj Ne shqiperi veprojme sipas deshires (po te doje Qeveria i shperblen policet per oraret e tejzagjutura jashte 8 orarit) dmth;dihet se ne cilen ore fillon pune,por mbarimi i saj mvaret nga deshira e eproreve.Ne vendet e zhvilluara cdo gje eshte e sanksionuar me ligj per oret shtese,per dite festash,dhe fundjave,nuk e kuptoj perse duhet te dali Drejtori si Skllavopronar dhe te thoje;per kontributin ,djersen,dhe mundin tuaj,kam vendosur tju jap ate qe ju takon?!Didi duhet te ngreje kapelen me lart,se i ka rene shume poshte,mbi sy dhe te lexoje me drejt dhe sakt te drejtat ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje