Edhe pse jemi në kulm të sezonit turistik një pjesë e madhe e banorëve të Golemit prej një muaji e gjysmë jo vetëm që nuk furnizohen me ujë të pijshëm, por nga rubinet i ujit rrjedh ujë i ndotur.
Një pjesë e madhe e banorëve tregojnë se janë të sëmurë dhe se askush nga organet përgjegjëse nuk po merr masa.
“Problemi është që ujërat e pastra janë përzier me ujërat e zeza. Këtu vijnë lloj-lloj mbeturinash. Nuk mund të hapesh çezmën se vjen ujë i zi dhe me aromë. Është lajmëruar ujësjellësi që ditën e parë që ka ndodhur kjo dhe zgjidhje nuk ka”, thotë një banore.
“Erdha nga Greqia të hap një biznesin tim. Mbrëme isha në spital nga stresi dhe nga kjo situatë. Këtu nuk jetohet më. Të gjithë këtu janë të sëmurë, me ilaçe”, vazhdojnë të shqetësuar banorët.
Pas një ndërhyrje të paligjshme në rrjet, tubacioni i ujit që furnizon këtë zonë është dëmtuar rëndë dhe personeli i ujësjellës-kanalizimeve nuk ka mundur ta riparojë edhe pse kanë kaluar 7 javë.
Banorët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe koston e lartë të këtyre pushimeve në bregdet. Ata janë të detyruar të blejnë ujë edhe për t’u larë.
Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe kthehen me pushime në apartamentet verore të blera në Golem situata konsiderohet absurde./TCH
Shqiperia ime fantastike…
Vend rrumpalle. President rrumpalle,kryetar parlamenti rrumpalle, kryeprokuror rrumpalle,guvernator rrumpalle, gjykates rrumpalle. I kalofshi gezuar pushimet e gushtit o deputete rrumpalle te parlamentit shqiptar.
Rilindje!
Golemin e kane lene skandal.
Ujerat e zeza rrjedhin ne 2 kanate, turp, investimi miliona euro ka shkuar kor.
Kush mban pergjegjesi.
Kane nderhyre ne rrjet, por ligji thote nderhyrjet e paligjshme ne rrjet deri ne 2 vjet burg.
Kemi shume dembela stanbolli .Shpata e Skenderit duhet ngritur….
Budallenj njerez ,ujrat e zeza thone jane bashke me ato te bardha ,po ujesjellesi ku eshte futur brenda ne puseten e hales ?jane tuba te vjeter dhe te ndryshkur dhe sidomos kur ka probleme me tubat uji vazhdon edhe dite te tera duke nxjerrur vrere ,pastaj ai uje nuk pihet mor te uruar eshte uje safi ,pa depurim e pa filtrim
Te na rruaje Rilindja!
Qeveria mburret se ka vene internet wireless ne plazhe, por s’ka gjerat minimale per pushime si uji, kanalizime, etj.
Po kur qeveria eshte me pushime nuk kujdeset njeri se c’ndodh ne kete vend. Shqiperia po rilind vetem se mbrapsht!
Te na rruaje rilindja, pa per uje bejme si bejme!
Bravo rilindja, bravo per turizmin qe po e katandisin si mos me keq!
Rilindasit i bejne jashte shtetit pushimet, sic bejne edhe vizitat mjekesore, lindjet e femijeve, shkollimin per feminte e tyre, etj. Ndersa populli i varfer s ka as uje ?!
deri sot vazhdon mbyllja e piramidave universitare ,dhe pd qan ,per rregullimin dhe shpetimin e mijerave studente.
po te vihet dore tek keta te ujsjellsit ,qe sabotojne hapur turizmin ,prape edhe injorantet e forumit do te bejne qesendira ,por edhe pd do te qaje !cfare duhet te behet ne kete vend ,qe mbreteria e injoranteve dhe pd ja te thone nji ;bravo; !?
Ku eshte ai pelasgu te bej ndonje koment!!!!!!
Si duket ka ngelur ne shpelle se eshte fresket
Per pesembedhjete vjet nuk kam pare te ikin dritat, gazi e uji, as edhe nje sekond. Me falni, po, po, para dy vitesh lexoja ne nje afishim perpara shtepise.
“Lutemi qytetareve qe per arsye riparimi ne rrjtin idrik, nga ora 9°° deri ne 12°° nuk do te kete uje. Lutemi gjithashtu qytetareve qe perpara se te perdorin ujin te lene te pakten per 30 minuta rubinetet hapur qe uje te rrjedhe e te pastrohet nga ndotjet e mundshme gjate riparazionit”. Nuk e pame kur u pre ujit pasi ishim ne pune por ne respektuam keshillat e dhena.
“Shqiperia Ime”, kur isha ne shqiperi perpara dhjete vitesh ne mes te qytetit dilnin ujrat e zeza, e gjeta dhe e lashe ashtu per dy jave, nuk e di se eshte rregulluar.
GOLEMIT JA KEMI VENE EMRIN “gjol-em”,Ky fenomen ka qene prezent cdo vit, na jane semur femijet. Mjere NE qe kemi blere Ap.ketu.Ndertimet pa leje vazhdojne,komuna ben sikur nuk di gje dhe kur ka ankese. pishat thahen cdo vit nga gropat septike etj,etj
Ketu duhet ta mare Qeveria ne dore, zgjidhje ka. Ujsjellesi kerkon fatura bombastike 150,000 leke te vjetra, I bie te pagush shurren tende.
Te pakten te vihen sahatet dhe te paguhet sipas harxhimit, jo sa i duhen ujsjellesit Kavaj.
Kur i shkruaj une komunes per kete problem, te hidhen ne fyt dhe kundershtojne. Kjo komune duhet te shkrihet urgjent. Ketu punohet vetem per supermarketet e kryetarit.
Ketu vijne vetem fukarenjt …..
O qeveria mos beni sehir kryetarin e komunes Golem po kontrollojeni se e ka bere Golemin si prone te vete dhe nuk ka as zbatim te planit urbanistik as ujesjelles e as kanalizime, kanalet e ujrave te zeza jane te hapur ne ane te rruges. Eshte dhe Golemi pjese e Shqiperise!
Emo si bëni dhe ju për içik fekale,deshet rilindje ju tha njeri që esht e lehte rilindja, ja pra do vuani pak ne fillim sa tja marrin doren çobanet doren puneve do rregullohen gjerat, çte bejn te shkretet Dhen kan rritur ter jeten