FOTOT/ Ebola do jetë nën kontroll brenda 6 muajve. Bino: Në Shqipëri nuk ka rrezik

15 Gusht 2014, 18:21Sociale TEMA
FOTOT/ Ebola do jetë nën kontroll brenda 6 muajve. Bino: Në

Do të duhen të paktën gjashtë muaj që virusi i Ebolës të jetë nën kontroll.

Kështu bëri të ditur organizata bamirëse “Mjekët pa kufinj”.

Duke folur në Gjenevë, presidentja e kësaj organizate, Joanne Lui bëri thirrje për forcim të koordinimit ndërkombëtar.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shpërthimi i kësaj epidemie është nënvlerësuar.

OBSH tha se duhen marrë masa të jashtëzakonshme.

Ndërkohë shefja e Deparatmentit të Sëundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino shuan panikun se në Vlorë kanë mbërritur emigrantë nga Guinea dhe se ata mund të përbëjnë rrezik për transmetimin e virusit Ebola në Shqipëri.

Bino thekson se është bërë një vlerësim për sëmundshmërinë, por emigrantët as kanë qenë të dyshuar dhe nuk i janë nënshtruar asnjë analize, për me tepër që nuk vinin nga vendet që konsiderohen të rrezikshme.

“Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar lidhur me Ebolan tek emigrantët apo personat që kanë hyrë në Shqipëri kohët e fundit. Të gjitha kanë qenë spekulime. Nuk është marrë asnjë mostër dhe nuk është bërë asnjë analizë sepse nuk ka pasur të rrezikuar. Emigrantët kanë qenë nga Eritrea dhe Siria, që nuk janë nga vendet e prekura nga virusi”, deklaron Bino.

Bino ka theksuar se Shqipëria nuk rrezikon nga importi i Ebolas nga vendet afrikane, ndërkohë që shpjegon dhe mënyrat e transmetimit. Por, nisur dhe nga rekomandimet e OBSH, të cilat po zbatohen në Shqipëri, ajo përjashtoi si risk edhe udhëtimet me avionë, ndërkohë që bëri dallimin ndërmjet importimit të malaries dhe Ebolas në Shqipëri.

“Transmetimi i Ebolas në udhëtimet me avion është i ulët. Edhe rastet e importimit të virusit në Shqipëri është i ulët, madje jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet evropiane, që kanë flukse shumë më të mëdha udhëtimi. Infektimi nga malaria dhe Ebola bëhet në mënyra të ndryshme. Malaria transmetohet nga një vektor, që mund të prekë këdo, ndërsa Ebola transmetohet vetëm atëherë kur bie në kontakt me një të sëmurë, me lëngjet trupore të tij. Pra, nuk transmetohet në rrugë ajrore”, thekson Bino.

Epidemia nisi në Guinea në shkurt dhe është përhapur në Liberi, Sierra Leona dhe Nigeri.

Deri më tani kanë vdekur 1.069 persona.

Fotot e mëposhtme tregojnë se si dizenfiktohet trupi i një gruaje në Liberi, e cila humbi jetën nga Ebola.

ZMapp, një ilaç amerikan i patestuar, ka mbërritur në këtë vend për t’u përdorur tek pacientët.

3 komente në “FOTOT/ Ebola do jetë nën kontroll brenda 6 muajve. Bino: Në Shqipëri nuk ka rrezik”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Mos e rruani trapin,na “siguron” Bino !

  2. Bujar Bukoshi says:

    Jo “nuk eshte marre asnje monster” por (duhet) “nuk eshte marre asnje moster”…

  3. E vetmja gje qe keni ne kontroll ju aty ne shqiperi ,
    eshte (vjedhja ,mashtrimi,pafyftyresia,korrupsioni,shkerdhatlliku)
    pra asgje tjeter qe ka te bej me Boten e civilizuar .

    Do Zoti ,mos te perhapet ai virus aty ne interes/mbrojtje te popullit te thjeshte, nderkoh qe do ju ja uroja gjithe politikanve me ne krye berishen,meten etj me radhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje