Punonjësit e administratës të cilët nuk përmbushin kriteret nuk të përfitojnë statusin e nëpunësit civil. Kjo u bë e ditur nga Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, e cila është ndalur tek ligji i Nëpunësit Civil.
Sipas Koçiut, të gjithë punonjësve të administratës do t’u lihet 2 vjet kohë për të plotësuar dosjen e tyre me diplomën, mastarin dhe kualifikimet përkatëse.
Ndërkaq, në një tjetër fazë sipas drejtoreshës së DAR do të bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit. Ndërsa për rastet e punësimit në administratën publike, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testeve përkatëse.
“Çdo punonjës që nuk përmbush kriteret nuk do të përfitojë statusin e nëpunësit civil. Ata që nuk kanë nivelin e duhur të diplomës, i është dhënë një periudhë 2-vjeçare kohe për të përmbushur këtë lloj dosje. Ata që nuk plotësojnë kriterin bazë të edukimit apo kriteret kualifikuese nuk e përfitojnë statusin e nëpunësit civil.
Në një fazë do verifikohet dokumentacioni dhe në të dytën aftësitë e kandidatëve në testim me shkrim dhe gojë, dhe për atësitë profesionale të çdo kandidati. Për ligjin e nëpunësit do të ketë trajnimin e profesionale. Bashkë me ndërkombëtarët realizuam trajnime të posaçme. Kemi shpallur vende të reja pune në administratë. Aplikimet për vende pune do të bëhen vetëm online. Nuk do të bëhen konkurse vetëm për 1 pozicion”, tha Koçiu.
Konkurset
Drejtoresha e DAP sqaroi se procesi për këto konkurse do të kalojë në dy faza. Faza e parë është ajo e verifikimit të dokumentacionit dhe e kritereve të përgjithshme. Faza e dytë është ajo e verifikimit të aftësive të kandidatëve. E cila do të pasohet nga një testim me shkrim, një testim me gojë, një testim aftësive profesionale të çdo kandidati. Këto testime do të kryhen nga Komitete Përzgjedhëse, të cilat janë përsëri një risi e ligjit, në kuptim që janë Komitete Përzgjedhëse që kanë një mandat 2-vjeçar, janë Komitete të cilat përzgjidhen për grup pozicionesh dhe që në përbërje të tyre kanë përfaqësues nga institucionet, kanë përfaqësues ekspertë të fushave dhe përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike.
“Faqja zyrtare e Internetit të DAP është dizenjuar enkas, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë aplikantëve. E theksoj këtë, sepse aplikimet tashmë do të bëhen vetëm online nëpërmjet kësaj faqeje. Aty, të gjithë të interesuarit mund të gjejnë çdo informacion sa i përket kritereve të kandidatëve, afatit për të dorëzuar aplikimin dhe dokumentacionin e nevojshëm për këto aplikime.
Nëpërmjet aplikimit online shmangim burokracitë e tepërta, shmangim gabimet e mundshme që ndodhin si pasojë e çuarjes së dokumenteve në postë e marrjes së tyre nga posta, por ndërkohë kandidatët kanë edhe mundësinë të marrin gjithë informacion e nevojshëm në lidhje me aplikimin e tyre.
I gjithë ky proces, siç e theksova edhe më herët, ka ardhur si rezultat i mbështetjes dhe bashkëpunimit edhe me partnerët tanë strategjikë, duke hartuar një kuadër ligjor, i cili është afër standardeve të Bashkimit Evropian dhe që garanton cilësinë në administratën publike.
Sa më sipër, unë do të ftoja të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtyre aplikimeve, duke sjellë në vëmendje që të tregoni kujdes me afatet e aplikimit, procedurat dhe kriteret e veçanta për çdo pozicion pune”, tha ajo.
Hyrja në fuqi e ligjit
Duke iu referuar ligjit të Nëpunësit Civil, Koçiu tha se u shty me 6 muaj hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa shtoi se qeveria e kaluar nuk përgatiti akte nënligjore.
“Siç jeni në dijeni, në maj të vitit 2013, Kuvendi i Shqipërisë, me konsensus miratoi ligjin e ri “Për nëpunësin civil”. Ky ligj i hapi rrugë një reforme të gjerë në shërbimin civil, ku peshën kryesore e mban Departamenti i Administratës Publike, të cilit gjatë kësaj periudhë i është dashur të mbajë një peshë të madhe dhe një pune intensive sa i përket implementimit rigoroz të këtij ligji. Ky ligj është një ligj i hartuar si një ligj kuadër, që jep parimet bazë të shërbimit civil dhe kriteret e përgjithshme, pa shkuar në detajime specifike sa i përket rregullave të implementimit të tij. Ky ligj parashikohej që të hynte në fuqi me 1 tetor 2013.
Për shkak se deri në fund të shtatorit 2013, muaj në të cilin qeveria e re u mandatua, nuk ishte përgatitur asnjë akt nënligjor që do të bënte të mundur zbatimin e tij, por edhe nuk ishte përllogaritur asnjë kosto financiare si peshë në buxhetin e shtetit për të implementuar ligjin, qeveria miratoi shtyrjen me 6 muaj të efekteve të tij.
Kjo periudhë na ndihmoi që Departamenti, sëbashku me MIAP, të ndërmerrnin një sërë masash për të implementuar korrektësisht këtë ligj dhe për së pari, për të draftuar 10 akte nënligjore, të cilat ishin detyrim i plot 30 neneve të këtij ligji.
Për këtë, sëbashku me partnerët ndërkombëtarë, Komisionin Evropian, Departamenti i Administratës Publike punoi për të hartuar 10 draftet, të cilat në fund të muajit dhjetor ishin gati dhe u konsultuan me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe institucionet që do ta aplikonin e zbatonin këtë ligj. Më pas, këto akte u miratuan nga Këshilli i Ministrave në muajt shkurt-mars 2014”, sqaroi Kociu.
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo tha se efektet e ligjit të ri të nëpunësit civil filluan që nga data 26 shkurt 2014.
“Që nga ky moment u pezulluan të gjitha aplikimet apo procedurat e pranimit në institucionet e administratës shtetërore, që tashmë janë pjesë e ligjit të nëpunësit civil.
Kjo ndërprerje e procedurave u bë pikërisht për t’i dhënë kohë implementimit korrekt të legjislacionit, për t’i dhënë kohë institucioneve të kuptonin përgjegjësitë e tyre, për t’i dhënë kohë çdo njësie përgjegjëse të menaxhimit të burimeve njerëzore, për të zbatuar, për të kuptuar dhe për të implementuar ashtu siç duhet ligjin e ri të nëpunësit civil.
Në kuptim të këtij ligji, Departamenti i Administratës Publike është njësi përgjegjëse e menaxhimit të burimeve njerëzore për të gjithë institucionet e administratës shtetërore. Janë plot 150 institucione, me 9000 nëpunës, të cilët aktualisht janë pjesë e shërbimit civil dhe ku Departamenti është njësia përgjegjëse për të menaxhuar shërbimin civil.
Gjatë kësaj periudhe, po në bashkëpunim më partnerët ndërkombëtarë, është ndërvepruar aktivisht me këto institucione për të siguruar garantimin e kuptueshmërisë së plotë të ligjit, për të trajnuar këto institucione, por edhe për të kuptuar detyrimet që këto institucione kanë në respekt të këtij legjislacioni. Kështu, u realizuan trajnime të posaçme me njësitë e burimeve njerëzore në të gjitha institucionet e administratës publike shtetërore, por edhe në institucionet e pavarura dhe në institucionet që koordinojë punën me njësitë e qeverisjes vendore”, tha ajo.
“Gjithashtu, në ndërveprim me institucionet, u bë e mundur edhe hartimi i përshkrimeve të punës për çdo pozicion pune për të 9 mijë punonjësit e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil. Ky proces është i rëndësishëm, pasi në përshkrimet e punës, krahas detajimit të detyrave që ka çdo punonjës, përcaktohen edhe kriteret e veçantë që duhet të kenë personat që mbajnë këto vende pune. Kjo u bë sigurisht në bashkëpunim me gjithë institucionet, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe aktualisht që flasim, kemi përshkrime pune për çdo pozicion. Ky procesi përfundoi me sukses në muajin korrik.
Në respektim të legjislacionit të ri, DAP ka verifikuar çdo dosje të punonjësit, që ligji e gjeti në vendin e punës në momentin që hyri në fuqi, pra, në datën 26 shkurt dhe ka vlerësuar përputhshmërinë e kritereve të tij me vendin e punës. Në përfundim, çdo punonjës, i cili nuk përmbush kriteret e veçanta të vendit të punës, të kërkuara këto jo vetëm në legjislacionin e shërbimit civil, por edhe në legjislacionet e posaçme me të cilat veprojnë institucionet, nuk do të përfitojë statusin e nëpunësit civil.
Aktualisht dua të njoftoj që Departamenti i Administratës Publike është gati dhe ka hapur procedurat për shpalljen e vendeve të lira të punës në shërbimin civil. Besoj se jeni njohur edhe nëpërmjet faqes së internetit të Departamentit.
Deri më sot, janë shpallur 113 vende të lira nga 257 pozicione të lira pune, në nivel specialisti në të gjithë administratën shtetërore. Bëhet fjalë për një numër të gjerë institucionesh, jo vetëm ministri, por edhe institucione të varësisë.
Është hera e parë që në administratën shtetërore nuk kemi më konkurse për pozicion pune, por kemi konkurse për një grup pozicionesh, që do të thotë konkurse masive të grupuara për pozicione të ngjashme.
Është hera e parë që në legjislacionin e ri, fituesve të këtyre konkurseve u jepet mundësia të zgjedhin ku duan të punojnë dhe jo siç ka qenë praktikë e mëparshme, ku titullarët e institucioneve zgjidhnin nga lista e fituesve”, sqaroi Kocciu.
ju jeni te gjithe njelloj, mendjen e keni si e si te shkaterroni njerzit dhe familjet e tyre, plehra!!!
Forma e konkurimit neprmjet aplikimit me dokumenta te verifikuara,dhe kritereve te plotesuara eshte e vetmja rruge per te ngritur nje administrate efektive larg influencave partiake apo klanore.URIME>
Pune e mire e DAP dhe Kociut posacerisht. Bravo.
Injoranca e saliut qe flet neper blogje nuk prish asnje pune, vecse tregon se jeni ne rruge te mbare kunder paaftesise
Ju lumte. Eshte nje pune galopante per nje administrate efikase..
Eshte me te vertete per tu vleresuar kjo pune e bere nga DAP, pa harruar dhe kontributin e vete drejtoreshes Albana Koçiu
Mirefunksionimi i konkurseve dhe seleksionimit ne menyre sa me te drejte e nepunesve te administrates eshte nje hallke teper e rendesishme.
Me kriteret e koqodhimes do rekrutohen te rejat?
ik mi baxhelle, ku pyesni ju per ligje?
Hoqet 10 muje vete nga puna, e mbushet me militante e katunar tepelene, e tani flisni per ligje.
qeveri kurvash
E drejte, ato qe nuk permbushin kriteret nuk duhet te fitojne statusin e nepunesit civil. Ne kete drejtim le te veprohet me rigorozitet e korrektesi maksimale.
E rendesishme eshte qe te kemi konkurse te ndershme, pra te fitohet vendi i punes ne baze te meritokracise. Shpresojme shume qe te ndodhe vertet keshtu.
bravo e madhe te fitoj me i miri dhe jo ekstremistat e partive dhe jo at qe kan vrar prere vjedh e shit trojet shqiptare duke filluar me mutin zog sali
Po ketej nga nafta kur do filloni t’i vini gjerat neper vende,se u hoqen specialistet me shkolle perkatese dhe u vune te tjere pa asnje njohuri,vetem si militante te pd.
Keshtu do vazhdoi?
DUHEN PUNESUAR. QINDRA TE RINJ QE JANE DIPLOMUAR JASHTE SHQIPERISE ,,,PA HARRUAR ATA QE JANE DIPLOMUAR NE SHQIPERI POR JO ATA ME ( DIPLOMA TE FACULTETIT TE PLEPAVE )
MARANGOZET ,,DHE ZETORISTET QE U PAISEN ME KETO DIPLOMA TI MARRE SALIU DHE TI PUNESOJE
TEK FAMILJA E TIJE ,,,,,,
Hipokrizi.Asgje tjeter vec hipokrizi.Ju vazhdoni te shperfaqni turpin dhe mjerimin e shekullit njezetenje.Ju jeni autore te pushimit nga puna edhe te sa djemve dhe vajzave qe kane studiuar ne perendim, shkelqyer dhe kane patur atdhetarine dhe pse jo edhe guximin per t u kthyer ne Atdhe me endrra.Ju jeni vrastare te endrrave te tyre.Do t ju pershendes me nje poezi.Lus zotin te kuptoni thelbin e saj.
Do të kalojë edhe kjo
(Djalit, në një ditë pa punë)
Do të kalojë edhe kjo, biri im,
Si kaluan të tjerat.
Se ata që jetën e patën mundim,
Më mirë se kushdo lirisë ia dinë vlerat.
Do të kalojë edhe kjo, është tërbim,
Gjueti si përhera.
Ata po e vrasin çdo ditë vendin tim.
Sa e largët më duket pranvera!
Do të kalojë dhe se plaga të dhemb.
Është veç plagë, e ç’gjë tjetër?…
Më qeshet se dhimbja as ty nuk të tremb.
Histori tashmë shumë e vjetër.
Do të kalojë edhe kjo, biri im,
I ke vitet përpara.
Mos vdis as ti nga një krim pa ndëshkim,
Pa e kthyer atdhenë nga e mbara.
Do të kalojë edhe kjo, do të kalojë,
Zemërhapur lufto për të mirën.
Bota është sferë e vjen rrotull njëlloj.
Bëju diell dhe largo errësirën!
Jepjani piktorit kete poezi,atij qe as piktor nuk eshte.Jepjani sportistit kete poezi, atij qe as sportist nuk eshte.jepjani politikanit kete poezi, atij qe as politikan nuk eshte.Jepjani!Jepjani te mbeshtetet tek morali.Ta mbledhe mendjen se pa moral te larte nuk e ben kete vend qe kudo qe ta kapesh te mbetet ne dore.Sa per ne, kur s na zhberi regjimi gjakatar i Enver Hoxhes,perpjekjet tuaja jane tragjike po dhe qesharake njekohesisht.Ju po vrisni vetveten si e vrau ai, po vrisni bijte me te mire te ketij vendi.Asgje me shume nuk meritoni sesa te njolloseni me fjalen e fameshme te Nolit:Derbedere….
Ky eshte vetem fillimi i punes per te bere shtet.Pasioni per punen dhe qytetarine do na beje edhe ne EUROPE!