Çfarë do të thotë Papa kur të vijë tek kjo streha vorfnore?

18 Gusht 2014, 18:31Sociale TEMA

Ardhja e Papa Françeskut në Shqipëri është një lajm i gëzueshëm.

Françesku njihet për stilin e tij të thjeshtë dhe disa thonë se është Papa i të varfërve.

Përkundrejt këtij stili, Shqipëria po përgatitet ta presë siç di vetë, duke “lustruar” disa godina e sheshe ku do jetë i pranishëm.

Christoph Strack i DW bën një analizë të vizitës së Papës në Azi dhe i paraprin vizitës në Shqipëri.

“Një pastor i thjeshtë dhe i sinqertë, ai është pranë njerëzve të dëshpëruar, pa shpresë dhe ngushëllim. Në të njëjtën kohë ai është një avokat kritik, duke kundërshtuar sistemet politike që vendosin fitimet materiale dhe biznesin përpara njerëzve…

Në mesin e shtatorit Papa do të vizitojë strehën vorfnore të Europës, Shqipërinë. Atje, njerëzit janë po ashtu të prirur që ta shohin Papën si një pastor të dashur se jo si një lider i largët i kishës. Por fjalët e tij do i drejtohen një Europe të begatë- dhe mund të kalojnë pa u dëgjuar”.

Po çfarë do të thotë në Shqipëri Papa?

Do flasë kundër sistemeve që vendosin fitimet materiale përpara njerëzve, në një vend ku për një vend pune detyrohesh të shesësh trupin e fëmijës, apo ku kryetari i opozitës bën sikur i dhimben të varfërit dhe jeton si sheik dhe jep leje ndërtime për grataçela në mes të parqeve?

Kush do e dëgjojë?

25 komente në “Çfarë do të thotë Papa kur të vijë tek kjo streha vorfnore?”

  1. zef says:

    Ati i shenjte papa Francesku
    eshte anen e popullit dhe i
    atyre qe vuajne.

    Mirsevjen ne token e Gjergj Kastriotit
    mbrojtesit te krishterimit.

    1. Hysni Dajaku says:

      Do thote:Me sillni Fullanin ti laj kembet.

      1. shark says:

        nga shkohet per tek mumja… ?

    2. presheva says:

      Zefo ke lexuar librin? Marrit e kishes ?

  2. Pelasgian says:

    me mire mos te vije ….

    t’isha un ne vend te Papes do thoja : ” Ma quanto siete ridicoli “

    1. Dean says:

      Me mire te vij,pasi 1 vizite e tille stimulon mendimin Pozitive per te cilen Shqiptaret kane nevoje.
      Papa eshte i mirpritur ne vendin tone.Keshtu njerzit kane mundesi qe te zgjedhin midis Papes dhe Lavderim muhaxherit.

      1. Dardania says:

        Dean. Vetem mos te mari ndonje pope pedofile se kemi mjafte ne shqiperi. Per mua me i mire eshte nje teroriste se nje pedofil. Ideja per te ule dhe ngrite nje besim fetar krijon perçarje fetare dhe ekstremizem fetar mjafte me keto idiotsira shqiptaret nuk jan kafsh ase fise te afrikes te ndryshojne besimin fetare sipas qefit te dikujt.

      2. presheva says:

        Dean lexo mos u ben injorant.Ti je akoma i vogel te flasish per ISLAMIN…..Çeli sytë!

  3. Faik Konica says:

    O Mero!Po jetojme ndoshta ne kohl te media per kete Komb.Merkel haptazi pro shqiptare,mbas kroato-slloveneve,Papa vjen ne nji vend me shumice muslimane(per here te dyte).Thuja nji FJalen ne vesh Likes,ta kuptojne mire kte KOHE HISTORIKE!Ndersa Edit mos u llasto si cun mamit.BerIshat e Lubonjat etj,nuk I takon ma shprehja “Fali Zot se nuk dine cka bajne”.O Mero soot o murre.Hart ni nja 10 vjete interesat e tarafet,keni ne Doreen fatet e Kiombit ne kte history miners je are!

  4. Blue Jasmine says:

    Paste kemben e mbare!!
    Sjellte paqe e qetesi per kombin tone.

  5. nexhi says:

    “Sheiket” tane nuk i kane degjuar dhe as kane per t’a degjuar kurre fjalen e Zotit,se po t’a kishin degjuar nuk do te ishin bere “sheike” qe
    ne moshen 25-30 vjec,duke rjepur popullin.Keshtu bejne vetem ata qe jane me …qofte largun.

  6. hysa says:

    kjosh i bekum se te ka beku zoti vjen ne shqiperin e GJERGJ KASTRIOTIT te shkateruar regjimi i berishizmit qe ja kem pare sherrin e spo din me na u hjek te lutem o PAP tregona rrugen se spo dim ka me shkue

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk duhet te spekullohet,me ardhjen e Papes ne Shqiperi !
    Ngjarja e minorenes eshte e ndjeshme per te gjithe,por kur ne vend te emerit te perversit,permendet vazhdimisht Koço Kokdhima,kjo ngjarje kerkon te perdoret nga politika.
    Miresevjen ne token shqiptare Papa Françesku !

  8. Rea says:

    Shqiperi o zonje e rende lume si ti per djalin tend,edi rama burre me name po e tregon ane e mbane,nga saranda ne tropoj shqiperin do lulezoj,qe nga jugu ne veri korrupsioni sdo kete me shtepi,edi rama o trim o djale lidhi qente dhe zagart,qe nga jugu ne veri nuk do kete me varferi,shqiperi o zonje e rende ndihmoe djalin tend

  9. Treviso says:

    Shume komentues thone: Kush ka per ta degjuar njeriun qe mendon vetem per te varferit, Papen.
    Rendesi ka qe ta degjoje populli, se politikanet shkojne e vijne. Cdo politikan para Papa Françeskut eshte fallso.

  10. Noc sevdalia says:

    Ka me i propozue Fullhajnit ,me i depozitu banknotat e Thesarit ke Banka e Vatikanit .Asht ma e sigurta dhe me nji % fitimi te knoqshem.

  11. GENCI says:

    Une qe po ju shkruaj kam ndjekur keto dy dekadat e fundit me shume kujdes. Ardhja e sekretarit te SHBA, Papes per te dyten here e kushedi sa e sa prijesve te tjere per t’mos i numruar me radhe por shtroje nje pyetje: Çfare fitova une si popull? Papunesine, varferine, ligesine? Hajdutet ne pushtete po bejne kerdine. Kete fitova une si popull dhe asgje me shume. Kjo eshte mireseardhja e papes qe te shikoje pashallaret e kuq me vaskat e floririt te vjedhur nga likja, parat e vjedhura nga fullani? A ka zot?! Mire ne si popull sjemi te zote per ti qeruar keta hajdute, po zoti me perfaqesuesit e vet çbene? Pse i le me ne faqe te dheut keta kusare, hajdute, kriminele? Kush e mbron popullin kur diktatura po e mbyte perdite?

  12. Endri says:

    Eshte shum i mire.

  13. taf gunga says:

    Ska pa hajer ndonje popull nga papat ,vetem lufte kane lene nga mbrapa kudo ku kane shkelur,lexoni historine dhe mjaft i bete vjersha dhe kenge se nuk i meriton

  14. alieni- says:

    papa do te thote-gjeta ramen koqon ndoken qe si une femijeve ju bejne doken-pedefila sikur une lum vatikani per kete llum.

  15. kaurri realist says:

    Ja ka fute kot ky gjermani. Ne 1993 Shqipnija ka kene strehe vorfnore, se ashtu e là diktatura e hoxhes Enver, por sot disi vendi e ka marre veten me te mire. Ndoshta Shqipnija nuk asht Gjermani, por as Afrike nuk asht mâ.

    Artikull leshi.

  16. DRTN74 says:

    PAPA TE THOTE C’FARE TI DOJE ZEMRA VETEM MOS NA PUTHI TOKEN SI AI TJETRI SE QE ATEHERE VETEM ZJARR DHE FATKEQESI KEMI PASUR.SA PER GJERGJ KASTRIOTIN PARAARDHESIT E KETIJ ISHIN QE E BRAKTISEN TE VETEM NE LUFTEN E TIJ.

  17. skender says:

    Nuk ka pap si na ben derman!

  18. (*****) says:

    Pap I dashtun. Shqiptaret do rrespektohen me teper prej figures suj nese:

    1) Vatikani te njoh pavaresine e Kosoves.
    2) Te shenjterohet figura e Skenderbeut.

    Paq dhe Jete te gjate.

  19. neim says:

    Ne lidhje me titullin …ka nje thenie popullore …jashte nje kut , brenda nje m….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje