Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka vijuar turin “Punë e Mbarë” në qytetin e Beratit, duke vizituar një kompani e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes se Punësimit, ku theksoi se “kjo është një punë më fisnike se të dërdëllisësh përditë në TV, siç bëhet nga zyra e SHQUP-it”.
Veliaj ka bërë të ditur se në qytetin e Beratit 5 biznese nga Fondi i Nxitjes se Punësimit kanë përfituar rreth 20 milionë lekë, ndërsa kompania që ka vizituar ka punësuar 60 zonja.
“Në Berat kane përfituar 5 biznese me rreth 20 mil lek te reja, të cilët kanë punësuar njerëz që dalin nga skema e Ndihmës ekonomike.
Kjo Kompani ka punësuar 60 zonja të cilat kanë lënë ndihmën ekonomike. Këto para të fondit të punësimit po shkojnë realisht në ndihmë të njerëzve në nevojë duke i punësuar.
Kjo është një punë më fisnike se të dërdëllisësh përditë në TV, siç bëhet nga zyra e SHQUP-it. Përgjigja jonë për ta është me pune e jo me llafe”, tha Veliaj.
Nese do te jesh i sakte fare, mos i permend as emrin SHQUP! Leri te flasin, ti bej punen e mos i trego Shqiptareve 1944-2013, e dine me mire se ty se e kane vuajtur ne lekure, e sot vuajne pasojat. Gabimet e se shkuares lexojini ju vete, e mos i perserisni gabimet, publikut paraqitin punen tuaj.
avash avash do te vij ndryshimi! po lem pas nje shtet oriental per te shkuar drejt nje shteti te forte perendimor..ka nevoje per kohe dhe burime te reja!