Të gjitha subjektet private dhe institucionet publike duhe të përgatiten për të mos lejuar askënd të konsumojë duhan në ambientet e tyre të mbyllura, pasi më 23 gusht hyn në fuqi ligji i ri anti- duhan.
Me ndryshimet e miratuara, ligji parashikon për herë të parë ndëshkim me gjobë edhe për duhanpirësin.
Kreu i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda sqaron se puna për inspektorët ka nisur tashmë.
“Duke filluar nga 23 gushti nis rreptësisht zbatimi i ligjit. Nuk do ketë tërheqje, por do të ketë punë edhe nga gjithë inspektoriatet e tjera të ngarkuara me ligj për ta bërë atë të zbatueshëm. Të gjitha trupat inspektuese do njoftojnë bizneset, do njihen dhe me ligjin që përcakton se subjekti tregtar krahas logos ‘no smoking’ do njihet edhe me masat ndëshkuese që parashikon ligji”, deklaron Deda.
Sipas tij, zbatimi i ligjit do të shoqërohet edhe me një fushatë promocionale dhe subjektet do të informohen në mënyrë të detajuar lidhur me ndryshimet e bëra.
Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror do të koordinojë punën me të gjitha inspektoriatet e tjera që funksionojnë në vend.
“Ne kemi përgatitur të gjitha trupat dhe ato janë gati të bëjnë përshkallëzimin e punës tonë. Fillimisht do të nisim me një punë promocionale që i detyron institucionet të kenë në faqet e internetit logon kundër duhanit. Nëse do të vërehet që pihet duhan, inspektoriatet do të vendosin gjobën. Ai shtetëror do të monitorojë punën e gjithë inspektoriateve”, nënvizon Deda.
Ligji i ri anti- duhan parashikon ndëshkim me gjobë për personin që shkel ligjin, duke konsumuar duhan në ambiente të mbyllura në masën 5 mijë lekë, për administratorin e ambientit në masën 50 mijë lekë dhe për pronarin e subjektit në masën 300 mijë lekë.
Lereni duhanin dhe shihni Fullanin!
KY ELTARI MOS ESHTE DJALI I HEKURANIT.HUMBI DHE GJAKU I 21 JANARIT.ME MIRE KESHTU.I GJALLI ME TE GJALLET DUHANPIRES.I VDEKURI RROTULLOHET NE VARR.
Po me ne te shkretet ckeni :p pak po vrasim veten dhe ju na duheni.
Kjo eshte e turpshme dhe e pamoralshme, thjesht per te bere zhurme!
Si mundet te merreni me duhanpiresit kur ky vend ka probleme madhore ne cdo aspekt te funksionimit te minimumit te shtetit???
Si mundet te merreni me duhanpiresit e thjeshte kur deputetet pine duhan ne koridoret e paralmentit, ministrat e zevendesat pine cigare neper zyrat e shtetit, kur doktoret rrine me ciagre ne goje neper spitale, kur mesuesit e pedagoget pine cigare, kur femijet neper shkolla e universitetet po ashtu?!
Thjesht mund te shmangen ambientet publike per duhanpirje asgje tjeter, por te behet kjo mjafton per nivelin ku eshte ky vend.
Mos shperqendroni vemendjen e ketij populli te varfer me brockullen e radhes! Ajo qe njerezit kuptojne eshte se ky shoku Eltar me rilindasit kerkojne te mbledhin para, gjoba nen dore per shefat e tyre per dhurata, per te abuzuar sic abuzojne tatimet, doganat, etj. Pra, thjesht kane shpikur burimin per te mbledhur para per vete.
Sa turp per rilindasit, sa keq per kete popull te mjere!
Nga duhani vdes, te meresh me dizifektim mushkonjash me mire? Te aplikoje kete ligj, shteti nuk ka kosto ekstra, ato njerez qe marin rrogen, te bejne punen te pakten.
numrat fillojne nga 0 e ngjiten me rralle
Ligj shume , shume me vend e i drejte ! Vetem nje gje lihet mangu ketu pa e theksuar ; se masat per duhen piresit mesues apo drejtues neper ambjentet e shkollave ose dhe per mesuesit qe pijne duhan ne sy te nxenesve , te jene edhe me te ashpra , jo vetem me gjobe , por dhe me largim nga puna si te pa pershtateshem per kryerjen e misionit te tyre fisnik ne edukim dhe mesim .
Mos ha mut
Faleminderit Proletar por ne korrik isha be Shqiperi dhe isha duke drekuar ne nje restorant, ne ambjentet e brendshme te gjitha tavolinat kishin te pakten 1 duhanpires me cigare ndezur(perfshi nje tsvoline me 3 police te 3 me cigare) keshtu qe tavolina jone qe nuk pinin duhan u ulem ne ambjentet e jashtme te lokalit. Te jeni te sigurt se do te deshtoni perseri. Good luck.
Duhani esht shkaktari kryesor i semundjes se kancerit.