Avokati i Popullit rekomandon: Burgu 313 duhet të mbyllet, kushtet janë çnjerëzore

20 Gusht 2014, 09:42Sociale TEMA

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit rekomandon mbylljen e paraburgimit “Jordan Misja”, që njihet si Burgu 313.

Në raportin vjetor për vitin 2013, i publikuar së fundmi, Mekanizmi, pas një inspektimi të bërë në këtë institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, ka dalë në përfundimin se kushtet janë të papërshtatshme për mbajtjen e të paraburgosurve brenda qelive të 313-ës.

“Në përfundim inspektimi, pasi u njoh me të gjitha konstatimet e grupit inspektues si dhe me problematikat e ngritura nga ana e të dënuarve dhe të paraburgosurve, Avokati i Popullit parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke rekomanduar si vijon: Marrjen e masave për mbylljen e këtij paraburgimi, si i papërshtatshëm me standardet e trajtimit të të paraburgosurve, të parashikuara në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në raport.

MKPT-ja rekomandon marrjen e masave për të ulur mbipopullimin në institucion, që është në nivele shqetësuese.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se që prej vitit 2010, Komiteti i Parandalimit të Torturës (CPT), me qendër në Strasburg, ka rekomanduar mbylljen dhe rindërtimin e këtij paraburgimi ose ngritjen e një paraburgimi të ri në Tiranë.

Një gjë e tillë, thekson Zoto, nuk është bërë e mundur për mungesë fondesh, edhe pse natyrisht është një ndër projektet prioritare të institucionit që drejton.

Paraburgimi “Jordan Misja” konsiderohet si më i madhi në vend dhe në të janë izoluar ndër vite persona të një rrezikshmërie të lartë, që nga anëtarë bandash kriminale, vrasës apo dhe personazhe të një kategorie tjetër, siç janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të dyshuar, e madje dhe të dënuar për akuzën e korrupsionit apo vepra të tjera penale.

Megjithatë,ky institucion konsiderohet si i papërshtatshëm për izolimin e personave, për shkak të kushteve të papërshtatshme. Në Burgun 313 në Tiranë, aktualisht ndodhen 490 të paraburgosur.

Në këtë paraburgim ka dhe një seksion për gra dhe një për të mitur.

Ndërsa, duke iu referuar në tërësi raportit të Mekanizmit, rezulton se problematikat në burgje dhe paraburgime janë të natyrave të ndryshme, por më shqetësuese mbetet mbipopullimi, sidomos në paraburgime.

6 komente në “Avokati i Popullit rekomandon: Burgu 313 duhet të mbyllet, kushtet janë çnjerëzore”

  1. jo dy standarte says:

    te kesh vlera ne problemet e ngritura,
    duhet te jesh njeri i vertete ,
    i ndershem,
    se mund te behesh nje avokat i mire e profesional.
    por;
    sa turp kur ju paragjykoheni per abuzime me fondet e B.E-se, dhene per njerezit ne nevoje, dhe flisni per ta se nuk kane kushte te burgosurit ne kete institucion riedukimi.
    kur.
    gjate periudhes se ish qeverise se shkuar jane harxhuar fonde per rikonstruksione,apo edhe ato jane abuzuar,
    gjate kesaj periudhe ju nuk keni bere nje rekomandim te tille,pse…….

  2. po mor Totozan do u japim edhe kushte ketyre krimineleve, tju vendosim edhe nga nje HD http://bit.do/vrasjet-e-ISIS

  3. MEROLAMÇE says:

    AVOKAT I POPULLIT APO AVOKAT I KRRIMINELEVE?
    Po je avokat i popullit thuaju shqipetareve:
    Pse burgoset nje Cani qe nuk i plasi b.. kujt e nuk i eshte vertetuar krimi e nuk paraqet asnje rrezikshmeri per shoqerine e NUK BURGOSEN PA GJYQ:
    SALI BERISHA,ALEKSANDER MEKSI,ILIR META,FATOS NANO,JOZEFINA TOPALLI,MUÇAT E BAÇAT SOCIALSALISJANE,FULLANET,ERMELINDAT E MBIKQIRJES,KRRIMINELET E 21 JANARIT,TE GERDECIT,TE RRUGES SE KOMBIT,TE NENTOKES SE VJEDHUR,TE KAPITALEVE TE ARRATISURA JASHTE?ZHDUKU NGA FAQJA E DHEUT AVOKAT I KRIMIT.

  4. Dea says:

    E kam vizituar kete burg dhe ka vertet kushte cnjerezore, sidomos dhomat e vecimit dhe te izolimit. Nje tmerr i vertete. Nese do rrije me shume se 30 minuta eshte e sigurte qe do dilje me crregullime psikike. Ju kujtoj qe eshte paraburgim, dmth, asnje nga ata persona nuk eshte i denuar. Por, dhe sikur te ishin te denuar, vertet qe se meritojne nje trajtim te tille, nese duam rehabilitim dhe jo vetem ndeshkim.

  5. vasili says:

    AJO ESHTE E GJITHA PER SEX,ME KE, ME PICKEN E SATEME DHE FLETEN QE PERDOR O DOC,DITKE DHE ANGLISH O KURVE.SHPJERJAU MAMIN NE BURG ME GJITHE SOJIN QE KE.

  6. ben says:

    Lereni dhe ca koh pa e rregulluar ta provoj shpellari .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje