Ministria e Arsimit dhe Sportit ka fituar një tjetër çështje, sa i përket vendimit për mbylljen e universiteteve.
Pas përbaljes në Gjykatën Administrative me universitetin Vitrina, tani Ministria e Arsimit dhe Sportit ka fituar betejën me Universitetin Planetar të Tiranës.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e shkollës së lartë private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.539, datë 06.08.2014 “Për heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë”, me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioni.
Gjykata Administrative, në përfundim të gjykimit vendosi se kërkesa e “Planetarit” është e pabazuar në ligj dhe në prova, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave, është një akt i bazuar në Kushtetutë dhe në kuadrin ligjor për Arsimin e Lartë.
Kërkesa e Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për pezullimin e vendimit për heqjen e licencës, u bë menjëherë pas vendimit të propozuar nga Ministria e Arsimit për mbylljen e disa universiteteve publike dhe private, që nuk i plotësonin standardet.
Ministria e Arsimit dhe Sportit pas kontrollit të bërë, propozoi vendimin për mbylljen e 18 universiteteve private, ndërkohë që 13 universitete të tjera janë pezulluar deri në një vendim të dytë.
BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO http://bit.do/sexy-girls-around
Natyrisht do e fitoje betejen edhe me ponzin e radhes te mashtrimit – Universitetin ‘Amerikan’ te Lulushit qe mori ne qafe qindra studente.
Dihet. Ja ka bere mire pronarit te ketij te ashtuquajturi universitet te luan bej memushi qe shkarkoi nga puna mbi 2000 arsimtare e pexagove. Nje person I korruptuar deri ne fyt.
Me falni per injorancen. Mundet njeri te ma shpjegoje cdo te thote: ligjerisht korrekt dhe kushtetueshmerisht jo korrekt??
Kjo pune smund te ndalet, brravo