Si po e “pushtojnë” Ballkanin dhe Europën furrtarët nga Hasi

28 Gusht 2014, 19:53Sociale TEMA

Banorët nga rajoni i Hasit në kufirin Kosovë- Shqipëri po i shpërndajnë aftësitë e tyre në prodhim buke në mbarë rajonin, në Hungari dhe përtej.

Pëllumb Peka ka në pronësi një nga tre furrat e bukës në këtë komunitet me ish- minatorë, i populluar nga 8 mijë njerëz, ku thuajse të gjithë e prodhojnë bukën në shtëpi.

Së fundmi, ai lëshon certifikata për aftësi në këtë fushë për vendasit që kërkojnë punë në BE.

Vetëm në Hungari, hasjanët, një rajon me rreth 70 fshatra rreth malit Pashtrik- që ndahet mes Kosovës dhe Shqipërisë- kanë hapur qindra peksegs- ose ndryshe furra buke.

“Një vërshim i vërtetë,” thotë Besim Muhadri, një shkrimtar lokal.

Shumica janë nga pjesa kosovare, por të paktën 100 njerëz nga Shqipëria kanë kërkuar punë bashkë me ta.

Furrtari, pastiçieri dhe argjendari janë figura stereotipike në ish- Jugosllavi.

Por jo çdo shqiptar e njeh këtë zanat.

Kjo traditë në Has daton që në kohën e otomanëve, kur banorët kërkonin punë si ekmekcis në qytetet e tjera, sipas Afërdita Onuzit, një etnologe në Tiranë.

“Duhet një aftësi e tillë në trazimin e brumit të bukës, që duket se vetëm hasjanët e kanë,” thotë Sokol Cahani, që ka një furrë buke në kryeqytetin shqiptar.

“Kam parë të tjerë ta bëjnë këtë gjë, por nuk janë edhe aq të aftë,” thotë ai.

Tradita thuajse u zhduk në Shqipëri gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi ekonomia e centralizuar nuk krijonte hapësira për zanate të tilla, të mbështetur tek tradita, dhe banorët punonin në miniera apo ferma.

Cahani vetë thotë se ka qenë minator, por iu përgjigj thirrjes së të të parëve në mesin e viteve ’90, duke mësuar tregtinë nga kushërinjtë nga Kosova, që kanë një furrë buke në Ludbreg, në Kroaci.

Shumë kosovarë nisën që të punonin në furrat e bukës së shtetit dhe më pas u vendosën në Serbi, kur Jugosllavia komuniste lehtësoi kontrollin mbi biznesin e vogël.

Në vitet ’80 nisën të shkojnë në Bosnje, Kroaci dhe Slloveni.

… Sipas të përjavshmes hungareze “Heti Valasz”, shqiptarët kanë në pronësi 400 nga 1400 furrat e bukës në mbarë vendin.

Shumica janë hasjanë.

*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight

 

Furrat e bukës të hasjanëve në Ballkan

Kroaci- mbi 200 furra

Serbi- 200

Maqedoni- 50

Shqipëri- 30

Mali i Zi- 70- 80

Bosnje- mbi 100

Slloveni- 100

Hungari- 400

16 komente në “Si po e “pushtojnë” Ballkanin dhe Europën furrtarët nga Hasi”

  1. tourkofagos says:

    o Zot cfare do te degjojme tjeter……..!!!!

    1. ♣ preshevali ♣ says:

      Ti do t’i kishe bë bukët më të mira, por nuk do t’i shisje dot, sepse do të merrnin për maxhup *(jevg). E kush hanë bukën e maxhupit?

    2. MERITONI says:

      turkofagos

      do te ndegjoshe edhe kete?!

      se gjermania,do ta detyroj greqin,qe perpos ishujve, ti shesin e grate,per me munde me i pagu prgjet!
      vetem edhe grate greke kane mbet pa u shit!

  2. culi says:

    kur vjen puna per te bere tregeti dhe fitime,zhduken si me magji hasmerite shekullore,njerzit i harojne te tera dhe vazhdojne jeten perpara,ndoshta keshtu eshte me mire,per te gjithe.Ruhuni nga politika dhe politikanet!!!

  3. shkodra jonë says:

    Më bëhet qefi për një shokun tim hasjano-shkodran.

  4. ARUSHA says:

    Buken e zeze te kohes Enver Hoxhes asnji nuk e ben dot, kete e gjejme vetem ne Gjermani!

  5. Opinionisti says:

    Hasi probabilisht zona me e varfer e Shqiperise. Pa uje. Gruri s’kish ku te mbinte.

    Se ku na dolen keto tradita s’po e marrim vesh. I fusin edhe nje prishje tradite nga komunizmi dhe n’rregull jemi…

    Buke misri, groshe, qepe keto jane traditat e shqiptareve.

    1. Toni KS says:

      Behet fjale per pjesen kosovare te Hasit.

  6. emer says:

    Gjithe problemi eshte se ju komentues nuk duroni komente kur vjen puna qe dallon nje vecori apo aftesi te verioreve, gje qe nuk e keni ju. Mbajini ne shpirt e zemer fyerjet si gjithmone. Bytha nuk u ben, jeni xheloze dhe fyeni te tjeret. Hani fara dhe punoni ne shtet qyl. Por nuk do jete gjithmone keshtu.

  7. loni says:

    hanim edhe buke me sheqer dhe ca pika uji nga cezma,permende edhe kete per ne nga qyteti,ti sjell vetem katunin me katunare ne kujtese me buke mistri.se maloket hanin cfare gjenin gur,dru,peme,gjethe.jonxhe,si kafshe qe i kishim lene dhe jo me te kishin keto zanate,artikull genjeshter.

  8. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ESHTE ( LAJM ) I GEZUESHEM THJESHTE SE PAPUNESIA ESHTE SHUME PROBLEM ,,,,POR NUK ESHTE
    NDONJE ( LAJM ) ME SHUME PESHE ,,,, NUK ESHTE NDONJE ARRITJE NE SHKENCE ,,, ,,
    ESHTE NJELLOJ SI TE THUASH KUSH E HEDH SHURREN ME LARG ( ESHTE BAJAT KRAHASIMI )
    PARA CA VITESH SHKRUANTE SHTYPI SE ME SALI BERISHEN NE KRYE PO ARRIJME ( SUCSESE )
    NE PORTIN E DURRESIT KA ARDHUR NJE VAPORR ME QEPE DHE NJE ME PATATE,,,,,,,
    DHE PO PUNOHET ME ORAR TE ZGJATUR PER TU SHKARKUAR ,,,,,,, MUHABET PA LIDHJE ,,,,,,
    IMAGJINONI ( SUCSESET ) E SALIUT ,,,,,,
    SHIKONI VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE QE SOT JANE NE BE ,,,, STARTUAM NJESOJ ME TA ,,,,
    PSE NE SI SHQIPERI JEMI NE KETE GJENDJE ,,,,,,ESHTE TEME E GJERE DO NJE NATE DIMRI TA
    SPJEGOSH ,,,,,

    1. Kundra GjinGjoneve says:

      Po mire o Behar me cizme dhe breke, cfare te pelqen ty qe te shkruajne vetem per ty qe ti te kenaqesh.

  9. tiku says:

    Respekt per keta njerez te punes.

  10. Kritiku says:

    Ai qe eshte punetor dhe ka vullnetin e duhur arrin rezultatet qe deshiron. Te vjen mire kur degjon qe ka dhe njerez qe punojne per te jetuar dhe nuk merren me pislleqe. Te jesh bukepjekes nuk eshte zanat i lehte dhe vete ata qe e bejne kete pune e dine mire se çfare pune e rende eshte si nga ana fizike ashtu edhe familjare. Te mos harrojme qe bukepjekesit punojne ne oraret kur shumica eshte akoma ne gjumin e pare. Ka edhe anen negative qe ata nuk arrijne qe te bejne jeten “normale” familjare si shume te tjere. Kjo sakrifice duhet qe te vleresohet.
    Ndersa per artikullshkruesin duhet qe te themi qe te beje me shume kujdes sepse lajmi eshte shume i dobet nga permbajtja. Dhe te mos thote qe po pushtojne Europen. Sa per traditen e bukepjekesit “te madh” ka vend per diskutim. Do te ishte me mire qe ne vend te kesaj te theksohej qe nje njeri qe ka deshire qe te mesoje nje zanat do tia arrije nese ai ka vullnetin dhe aftesine e duhur. Çdo gje mesohet nese deshiron.

  11. frank says:

    Bota pret iphone6 shqipfolesit akoma tek brumi tyrk dhe tek hashuret tyrke.oust raca mongole.asnje evropian nuk han buke turku.keta shesin ne europen lindore dhe atje vetem per shqipfolesit qe jetojne ne ato vende.hasin xhaxhi e perdorte per te hapur vrima ne miniera dhe per gomare me dy kembe per pune hangarie.mosha mesatare e tyre eshte 45vite si ne afrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje