Vjedhja në BSH/ Arrestohen edhe 7 punonjës, shkon në total 17 numri i të ndaluarve (por Fullani nuk dorëhiqet)

29 Gusht 2014, 17:20Sociale TEMA

E megjithatë Ardian Fullani nuk ka ndërmend që të dorëhiqet, edhe pse një “ushtri” me vartës i kanë shkuar në qeli.

Të premten ka shkuar në 17 numri i personave të ndaluar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë.

Pasditen e së premtes, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 7 urdhër-ndalime për anëtarët e Komisionit të Inventarizimit të Bankës së Shqipërisë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pasi gjatë inventarizimit nuk kanë konstatuar mungesën e 713 milionë lekëve.

Urdhër- ndalimet janë lëshuar për Gentian Jahjën, Ilir Dedjën, Emiljano Lamçen, Mehdi Markun, Bahri Allushin, Mehdi Mollën dhe Fatbardh Gurthin. Ndërkaq, mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 6 nga urdhërat, ndërsa vijon operacioni i Policisë së Tiranës për të ndaluar dhe personin e shtatë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezulton se referuar urdhërit dt. 02.12.2013 “Për kryerjen e inventarizimit të detyrueshëm periodik të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë dhe degët e saj”, për kryerjen e inventarit të vlerave monetare në arkën për veprim, të degës qendrore të Bankës së Shqipërisë, Komisioni i ngritur për kryerjen e inventarit përbëhej nga Bahri Allushi (Kryetar), Fatbardha Gurthi (Anëtar), Ilir Dedja (Anëtar) dhe Mehdi Molla (Anëtar).

Inventarizimi i vlerave monetare, referuar urdhërit dhe raportit përfundimtar të këtij komisioni, rezulton se veprimtaria ka filluar me datë 09.12.2013 dhe ka përfunduar kontrollin me datë 24.12.2013, si në degën qendrore ashtu edhe në të gjitha degët.

Referuar dokumentacionit që përmban praktika e inventarizimit të kryer në arkën për veprim, rezulton se gjendja kontabël më datë 06.12.2013 është e njëjtë me gjendjen e pasqyruar në inventarizimin fizik të kryer me datë 09.12.2013. Pra, do të thotë se nuk janë konstatuar diferenca në vlera monetare.

“Nga kqyerja e kolive në arkën për veprim, rezulton se tetë kolitë e prekura, në të cilat janë vjedhur lekët, kanë mangësi fizike lehtësisht të evidentueshme, fakt i cili nëse do ishtë zbatuar rregullorja për inventarizimin e vlerave monetare, do ishin konstatuar dhe pasojat do ishin më të lehta, pra Banka e Shqipërisë nuk do vazhdohej të vidhej deri në datë 21.07.2014. Komisioni i inventarizimit, në këtë periudhë të kontrollit dhe kryerjes se inventarizimit, nuk ka verifikuar një më një të gjitha kolitë me vlera monetare në brendësi te tyre dhe konkretisht 8 arkave të dëmtuara dhe të liruara nga elementët e sigurisë që i rrethonin. Verifikimi me përzgjdhje, jo më pak se 5% e tyre, kryhej duke hapur kolitë dhe verifikuar në brendësi të gjitha pakot dhe macetat, ndërsa për kolitë, verifikimi duhej kryhej për të gjitha një nga një. Për faktin që nuk është kryer një inventar dhe verifikim i tillë, nuk është arritur të konstatoheshin 8 kolitë e prekura, të cilat do krijonin mundësinë e konstatimit të vjedhjes në një kohë më të hershme dhe shmangien e vjedhjes në të ardhmen. Për mosveprimin e mësipërm ngarkohen me përgjegjësi penale Komisioni i Inventarizimit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

Grupi hetimor ka arritur në këtë konkluzion duke ju referuar proces-verbaleve të deklarimit të personit nën hetim Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia, për faktin se vjedhja në arkën për veprim është kryer në kohën kur Ardian Bitraj ka qenë përgjegjës i arkës për veprim, pasi vetëm në këtë periudhë, ai ka pasur mundësi veprimi për të vjedhur shuma të konsiderueshme nga arkat e parave me prerje 5.000 lekëshe.

Prokuroria del në përfundimin se nga komisionet e inventarizimit në vitet 2012 dhe 2013, këto mangësi duhet të ishin evidentuar, nëse inventari fizik do kryhej sipas rregullores miratuar me vendimin nr. 82 dt. 15.11.2006 të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për këtë arsye ndaj 7 personave në fjalë ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

36 komente në “Vjedhja në BSH/ Arrestohen edhe 7 punonjës, shkon në total 17 numri i të ndaluarve (por Fullani nuk dorëhiqet)”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Hajde mendje hajde…Gjithe punonjesit ne pohim heshtje me njeri-tjetrin..

    1. You gotta be kidding!!! says:

      Nuk ua mban b…tha njeriu te flase nga mafia e Fullanit e Co., dhe heshtin per te bere si te vertete lojen e Fullanit per mbulimin e skandalit, sikur paska qene vjedhje personale e Bitrajt dhe asnje nuk ka pare e degjuar se eshte vjedh ne kater vjet!

      1. Ctrl says:

        Mua me dalin 6 te arrestuar sepse Mehdi Marku eshte arrestuar dy here,njehere dje dhe nje here sot.(ne liste Nr 2 dhe Nr 7)

      2. Astrit says:

        Lexoje me vemendje pse jane arrestuar keta. Keta kane firmosur qe kane kontrolluar , kane bere Inventar, dhe cdo gje eshte ne rregull per 4 vjet.
        Shqiptaret duhet ta kuptojne mire, qe kur marrin nje detyre, firma e tyre eshte Ligji. Nqse ndonjeri prej tyre do kishte bere detyren, nuk do shkonte puna kaq larg.
        Ne duam nje dite e me pare te arrestohet Fullani, por keto Proces-Verbale formale tregojne qe Fullani ka cuar njerez te bejne kontroll, dhe ata kane firmosur qorrazi.
        Une nuk besoj qe keta kane marre pjese ne vjedhje, por keta mbajne pergjegjesi penale tani qe nuk kane bere detyren.
        Ligji nuk te denon me opinion. Ligji denon ate qe e shkel ligjin dhe Nenin.
        Mos u cudisni kur Fullani te mos denohet per kete vjedhje, por gjithe ndihmesat te denohen.
        Fullani mund te denohet per abuzime tenderash, udhetime fallso, dieta, faturimi ushqimit te familjes nga Banka. ILKDP duhet te punoje fort te nxjerre te ardhurat dhe shpenzimet e familjes Fullani, qe ai te denohet per abuzim dhe vjedhje per shkak te Detyres.
        Por per kete specifik vjedhje, mund te jete vetem deshmitar.

        1. Bankieri says:

          Ti ASTRIT e ti PIRO LALA duhet te jeni drejtues te BSH me pseudonime qe dilni ne mbrojtje te FULLHANIT.Ka cuar ca njerez thot ky pederasti ASTRIT po keto procesverbale ky FULLHANI kur i jan dorezuar i ka kontrolluar apo i ka mare si te mirqena dhe tani thote ma hodhen ata kan fajin.IK o ASTRIT te qifsha gruan a vajzen qe po e mbron FULLHAJNIN.Ti PIRO LALA je akoma me karagjoz me deklarimet e tua kur thua ky eshte vendim i drejte i drejtesis.Kush je ti qe paravendos kush do vej ne burg e kush jo? Apo je vete FULLHAJNI a ndonje nga antaret e keshillit mbikqyres.PO Fullhajni pse ishte ne ate poste per tu majmur apo per te bere punen.Ka ligj o PIRO LALA BYTHQIRI qe e denon dhe per kete rast si shperdorim detyre duke mos qene direkt hajdut por me mosveprimet e tij ka ndikuar ne kete vjedhje dhe eshte e kot qe ju te dy ASTRIT e PIRO LALA dilni komentoni e lozni me nervat e njerzeve.Vendosni emrat e vertet o PEDERAST qe mbroni FULLHANIN dhe e shikoni ku do perfundoni KAFSHE te NDYRA .

    2. Bankieri says:

      Imagjino arestohen 15 persona deri tani dhe Guvernatori sjep minimumin dorheqjen Mund te ma shpjegoj ndokush frazen e EDI RAMES DON FULLHANIN se shkarkoj para ca ditesh po sot ku po arestohen dhe 7 te tjere punonjes te bankescmund te thote ky kryeminister RILINDAS per DON FULLHANINI ? Ka MORALIN apo JO tja kerkoj dorheqjen FULLHANIT? Nese nuk ja kerkon dhe pas ketyre qe po dalin athere Ky eshte i inkriminuar ne kete superskandal ose eshte thjesht KRYEMINISTER LEGEN qe te can trapin nga mengjezi ne darke me DEMAGOGJI se per te tjerat te ha ………..in.

      1. nendetsja 105 says:

        Ore bankier ta jap une me 100%per % qe Fullani nuk arrestohet. Nese arrestohet Fullani, ai ka rrezik qe diten e dyte te arrestit te filloje te tregoje emrst e shokeve. Ka me shume te ngjare, qe Fullani te beje ndonje aksident automobilistik ne Qafe Kerrabe si i ndjeri Olldashi sesa te arrestohet. te vdekurit jne mjaft komode, sepse nuk e hapin gojen te flasin.

    3. >>??? says:

      Po zoti MEDI MOLLA punon si hidraulik ne BANKE? Apo komision puntoro -hidraulik per te kontrolluar financat qe ngrit nga DON FULLHAJNI? Hajde medet -medet ku qenkemi katandis? Bravo RILINDJA tani arestoni dhe pastrueset se do i dali emri ndonjeres ne ndodnje komision.

    4. neda says:

      kur jane te se njejtes familje, farefise ,shoke,miq,vellezer,motra,niper, kunata,gruaja apo motra e ministrit etj.apo edhe ndonje pa lidhje sa per te vrare syrin ,por me minifund,kur lihet me ligje e pavarur aty sigurisht qe do mbushet me lloje lloje kontrabandistesh,ngjyrash e karakteresh, e qe askush nuk do flitse,por kane vazhduar me iden vidh te vjedhim se shqiperia gjithnje eshte vjedhur,dhe hajdutet jane shperblyer,ku hajduteve, si Ahmet Zogu psh,ne vend qe te jene te diskretituaret e historise sone kombetare,si tradhetar e hajdut e te ishte futur ne burg i gjithe fisi tyre,perkundrazi nje bylevard i Tiranes mban emrin e ketij kontrabandisti,ku historia e vendit me keto veprime te papergjegjeshme po renkon gjithnje e me shume duke kerkuar drejtesi.Por drejtesi nuk mund te bejne kontrabandistet qe po e shkaterrojne kete vend dhe fullani ne vend qe te nxirret me shkelma nga banka e te arrestohet,i behet seir, e ndoshta jo pa arsye se jane vete te implikuar ne forma e shuma te ndryshme.

    5. askushi says:

      Fullanin edvin fullhajnin ai eshte koka e krimit pol finanaciar ne kete vend. Ai pordhaci jo vetem qe duhet shkarkuar por edhe futur ne burg

  2. Roland says:

    Lutem vetem burrin e ministres Gjermeni mos e arrestoni se ka 25 vjet aty dhe demtohet imazhi i ministres.

    1. Vela says:

      Roland, ne qofte se ti do te kishe kontribuar per shoqerine sa 1/100 e burrit te ministres ky vend do te ishte ndryshe. Nuk besoj se e njeh, se nuk ka mundesi qe nje njeriu si ai ti priten rruget e jetes me nje palaco si ty.

  3. Pse shkon kaq larg ju te prokurorise….I vetmi njeri qe duhet arrestuar eshte governatori……Fullani…..gjithe pergjegjsia eshte mbi kete njeri..per mos thene qe ai eshte urdheruesi….

    1. Pilo Lala says:

      Mos i jepni ment Prokurorise. Kush kapet ne lem, shin lemin.
      Prokuroria nuk punon me opinione, por arreston ata qe kane shkelur ligjin.
      Mos t’ju duket cudi qe disa hajdute si Fullani te ngelen jashte ne kete rast, dhe disa budallenj qe kane firmosur te shkojne ne Burg.
      Dhe ne kete rast, ky do jete vendim i drejte i Drejtesise.

      1. jo says:

        Jo nuk eshte fare vendim i drejte. Prokuroria nuk ka pamje filmike te vertetoje qe Ardian Bitraj e ka vjedhur me te vertete shumen e thene dhe per me teper per nje periudhe 4-vjecare. Persa kohe nuk verteton dot se ka 4 vjet qe vidhet, atehere si mund te akuzoje keta te 7 se nuk kane bere inventarin?! Leket mund te kene qene aty ne dhjetor 2013 dhe te jene vjedhur me vone dhe keta te jene te pafajshem fare.
        Prokuroria nuk e gjen dot as shumen, aty jane vjedhur nga kartemonedhat per asgjesim, s’ka me bir nene qe ta gjeje se sa. Per me teper pse beson kaq shume te nje prokurori qe ka 2 muaj qe nuk ka nxjerre nje shume te parave te munguara, por vazhdon t’i referohet asaj qe ka llogaritur vete BSH?

    2. tamam ashtu says:

      shiheni shiheni mire edh epasuesit e fullanit se jane maestro vjedhjesh me shkresa……megjithse rrijne gjasme urte

  4. LORA says:

    INVENTARIN ,vetem kete dua,,,,,,,JO, ata te fullhajnerise,,,,por inventarin e gjendjes FAKTIKE te BSH-se ,,,,te parave te shqiptareve qe kane dy dekada qe cajne detet dhe malet e rropaten neper bote, per te ardhur nje dite e mire per jeten e tyre.
    As qe me plas fare per numrin pese apo nente te te arrestuarve,,,kjo nuk me tregon asgje per ecurine dhe suksesimin e procesit te hetimit,,,,kjo eshte e sfacature e njejte me shifrat dhe perqindjet e “sukseseve” te rregjimit brekedhjere.
    TUNG.

  5. Gjenerali Bato says:

    Mbeti Banka pa punetore. U arrestuan te gjithe pervec Fullanit.

  6. vemendje says:

    Po behet qesharake,apo qe te vrasim mendjen:i thone qe disa vende pune duhet te hapen qe te futen disa te tjere.
    Prokuroria mund te kete te drejt,por qe ti leshosh urdhrat te premten do te thote qe e ben 100% kastile.He mero fullani apo sistemi?
    Sic duket njesoj qenkan.

  7. opinga says:

    Vetem urdheri i arrestit per ate qe duhej prangosur i pari, per Fullhajnin, s’po firmoset akoma

  8. beci says:

    Burri i ministres eshte monument kulture mbrohet nga shteti. Mos ma prekni Rilindjen aman se demtohet imazhi i P.S.

  9. Jozi says:

    ORE PO ATA NJERZIT E DEPUTETVE ASNJERERI S KA SHPERDORUAR DETYREN??? POOOOO SA TE REGULLLLLLLT PASKAN QEN

  10. TOMA says:

    ME VJENE KEQ POR JAM I DETYRUAR TA THEME SE EDHE KJO VJEDHJE E BANKES KA PER TE PERFUNDUAR SI GERDECI. NUK KA PROKUROR DHE GJYKATES NE SHQIPERI TE DENOJE FULLHAJNIN DHE co.

  11. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    FAJIN E KA ( GOMARI ) FULLHANI ,,,,, JU I BINI SAMARIT ,,,,,PO PASTRUESIT ACOMA NUK I KA
    ( ARRESTUAR ) PROCURORIA ,,,,,? NE SY TE MILIONA NJEREZVE SHIKONI SI ( FUNKSIONON ) KJO ESHTE
    ( DREJTESIA ) E MARRE FUND ,,,,

  12. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

    Opo arrestoini vetem nje amanet keni nga une. Ate zinxhirin e komandimit mos e prekni se do mbani pergjegjesi.

  13. lulushi says:

    Hahaha do ngelet Banka bosh…do rrije vetem Fullani me Keshillin ne zyre duke bere lufte me mullinjte e eres!!c’paska qene ky gabimi njerezor!!!

  14. ?????? says:

    Shiko shiko !
    Komentuesi >>??? shkruan ne lart ” PO zoti MEHDI MOLLA” punon si hidrauluk ne banke”
    Ndersa shpar nje i njohur me tha se z. Ilir DEDJA punon elektricist.
    E bukur do jete sijur te jete edhe ndonje murator apo llacaxhi ne komision.Edhe ndonje pastrues KUZ-i nuk do ishte keq.
    Mesa kuptoj Banka e Shqiperise i trajtonka monedhat dhe kaertmonedhat (dhe me kete logjike edhe rezervat e arit)sikur te ishin karrige dhe tavolina dhe komisioni qenka i ngrirur si ne kohen e shokut Enver per paisjet ezyrave.
    T M E R R

  15. Besi says:

    Mafia nuk dorehiqet zakonisht, se po dhe doreheqjen te ekzekutojne-dihet. Ngaqe esht Mafie sja mban bytha Edi Rames te flas.

  16. natalia says:

    NE CDO VEND TE EU TE PARET QE ARRESTOHEN NE SKANDALE TE KETIJ LLOJI JANE PUNONJESIT DHE DREJTUESIT E SIGURESES TE CILIT JANE PLOTESISHT BASHKEPUNETOR DHE BASHKEFAJTOR ME BITRAJN.

  17. Stef Staku says:

    ANALIZE : Sa vete duhet te arrestohen nga BSH qe Fullhajni te jape doreheqjen ?

  18. perkthyesi says:

    FULLANI KA SHPERNDARE LEKAT E THESARIT TE SHTETIT PER TE GJITHE POLITIKEN

    Saliu ka shperdoruar me shume, Ilir Meta gjithashtu po ja di per nder Fullaneshes qe e shpetoi nga burgu kur doli ashiqare nga videoja e Dritan Priftit se ky legen komunist ishte vetem nje rryshfetci ordiner, Edi Rama sipas heshtjes dhe avokatise qe po i ben Fullanit me argumentat e tij qesharake per “pavaresi institucionale” gjithashtu i ka perlyer duart ne MUTIN e hajnise makaber qe ka kapluar politiken tone kombetare.

    Dikush thote te presim vendimin e Ligjit dhe te Prokurorise. Menjehere del kondrapergjigja: Ke Ligj dh ke Prokurori duhet te presin shqyptaret?

    Ate te dosjes se rruges Durres-Kukes qe Ina Rama e mbylli me finte mafioze?

    Ate te vrasjes mafioze te Remzi Hoxhes dhe Kosta Trebickes me firmen dhe vulen e Prokurorise?

    Ate te dosjes se Gerdecit qe po prape kryeprokurorja Ina Rama e mbylli per mungese provash?

    Ate te dosjes se 21 janarit qe Edi Rama u zotua se sapo te merrte pushtetin do te nxirrte fajtoret para Drejtesise?

    Apo ate te dosjes se filluar dhe te harruar te shitjes nga Saliu dhe blerejes nga Fullani te Hotelit te falimentuar Dajti me qellim vjedhjen e shumave te medha nga pushteti mafioz i Sali Berishes?

    Ka shume dosje te tjera qe jane hedhur ne koshin e plehrave nga Prokuroria dhe pyetja:

    A MUNDET KRYEPROKURORI LLALLA TE DENOJE MAFIEN TONE ME PUSHTET?

    Besoj qe shumica e shqyptareve jane te bindur se Kryeprokurori Llalla u zgjodh nga Saliu pikerisht per karakterin e tij te servilit total ndaj pushtetit qe e ka lincuar dhe masakruar qe ne femini dhe pra ky Kryeprokuror nuk ka si te jete ndryshe nga te tjeret, te cilet ne fund te mandatit tentuan te pakten t’i kundervihen pushtetit mafioz duke rrezikuar edhe koken e tyre. Le te mos harrojme se Saliu e quajti Ina Ramen nga Silvia Konti ne fillim si nje lavire bulevardi ne fund. Prandaj nuk mund te presesh gje nga Krye-Prokurori Llalla, sepse ky i persektuar ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes ka frike edhe nga hija e vet dhe i duket sikur jeton akoma ne kampet e perqendrimit te Enverit.

  19. Na shkatrruan politikanet says:

    Kerkoj nga prokurori i Shqiperise,t’i permbahet betimit dhe te mbroje interesat e shqiptarve dhe Shqiperise perçka eshte caktuar dhe jo hajnat e BSH,politikaneve qe iu kane sherbyer dhe po iu sherbejne edhe sot,te PD dhe PS.Ish-kryetari i Jugosllavise,ne kohen e tij,i kritikonte organet dhe disa individ per disa deformime ne shoqeri por,kurre nuk arriti te beje diçka te mire per qytetaret e Jugosllavise derisa,nuk e rrezoi nga froni ministrin e brendshem,serbin nacionalist,Aleksander Rankoviç.Atehere per me shume se dhjete vjet e stabilizoi Jugosllavine.Tani,kete shembull konkret e tregova per lexuesin dhe organet e shtetit shqiptar,per t’i bere me dije se BSH,nuk pastrohet derisa,nuk largohet(burgoset)Fullani.Ju mund t’i burgosni shume individ per kontigjent,por kjo eshte veç nje maske e cila,nuk eshte ne sherbim te qytetarve e as te Shqiperise.Personalisht,kete afere do ta krahasoja me ate te Votegejt ne SHBA.Gjykaj se ne kete afere jane te kyqura shume klane te PD dhe te PS si dhe ato te nderkombetarve.Shuma eshte e madhe dhe kjo ka pronaret e vet te gjalle ne Shqiperi.Per fund kam nje pyetje:Ku ka Banke ne bote te “pavarur” qe nuk i pergjigjet shtetit qe ia ka lejuar punen ose e ka themeluar vete?!

  20. culi says:

    Eshte shume poshteruese dhe cfilitese per popullin i cili tashme eshte ndergjegjesuar per te keqen qe e ka zene.Nga ana tjeter po tregohet dhe teper i matur,per te mos bere ndonje gabim dhe te shkase ne kaos.Gazetat po lozin rolin e valvoles shkarkuese me rubriken e komenteve,duke stimuluar komentuesit te shfryjne dufin me shkrimet e tyre dhe kjo eshte shume e shendetshme per shoqerine ne teresi.Megjithese qeveria e ka mare mesazhin nga populli per kete skandal,eshte disa hapa prapa ne kryerjen e detyres dhe nuk po i paraprin zgjidhjes se ceshtjes ne menyre efikase dhe dinjitoze.Shtatori po troket por populli nuk ka mare mesazhin qe kerkon kjo situate,perkundrazi po provokohet ne ndjenjat dhe nervat e tij.Kush do ta perballoje uraganin e protestave,ushterite e huaja??pa tjeter se vendasit jane demtuar njelloj,nuk ka ngjyra partiake,jane bere nje. Si do ti veje filli kesaj revolte vetem nje Zot e di.

  21. tahiri says:

    nigjova se diten e hone hysen gashi del nga burgu,ne fakt qysh diten e pare te arrestimit aj ka nejt te spitali durrsit,po mvjen pokurori ja din tash nfun mandati duhet me plotsu 10 miljon ero pasuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje