FOTOT/ “Na lini të shohim djalin tonë”!

2 Shtator 2014, 12:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Na lini të shohim djalin tonë”!

Historia e Ashya King është kthyer në një dramë që po mban pezull jo vetëm britanikët, por edhe mbarë Europën.

Vogëlushi 5 vjeç, i sëmurë me kancer në tru, u “rrëmbye” nga prindërit e tij, Brett dhe Naghmeh King nga spitali.

Ata u arratisën në drejtim të Spanjës, ku edhe janë arrestuar, pasi Britania e Madhe lëshoi një urdhër- arresti për ta.

Vogëlushi i sëmurë është vetëm në spital, nën mbikëqyrje të policisë, kurse prindërit janë në qeli edhe për 72 orë të tjera.

Brett dhe Naghmeh King kanë bërë thirrje që të lejohen të vizitojnë djalin e tyre, por një gjykatës thotë se ata do qëndrojnë në qeli derisa të merret një vendim për ekstradimin e tyre në Britani.

Avokatët dhe të afërmit thonë se prindërit po trajtohen si kriminelë.

Por si është historia?

Prindërit vendosën ta nxjerrin djalin e tyre nga spitali, pasi nuk arritën një marrëveshje me mjekët për trajtimin e tij.

Ata u arratisën në Spanjë, ku shpresonin që të shisnin shtëpinë e tyre të pushimeve në Costa del Sol për të paguar për një trajtim special në Republikën Çeke.

King, 51 vjeç, thonë se mjekët refuzuan lutjet e tij që Ashya të trajtohet me rreze protoni në Pragë dhe kërcënuan se do e hedhin në gjyq nëse ndërhyn në trajtimin mjekësor të djalit.

Ai dhe e shoqja, që kanë shtatë fëmijë, ikën deri në Spanjë, ku u arrestuan.

Një peticion ka nisur online për të ndihmuar familjen. Nënshkruesit i bëjnë thirrje kryeministrit David Cameron për ndihmë.

Qendra për Terapinë me Proton në Pragë thotë se do e trajtojë vogëlushin sapo të vijë.

Trajtimi për një tumor të tillë kushton mbi 65 mijë sterlina në Çeki, kurse në Britani mbi 100 mijë sterlina.

12 komente në “FOTOT/ “Na lini të shohim djalin tonë”!”

  1. Mrroklla says:

    Rrnofte demokracia perendimore. Edhe ne se shpejti do bejm shtet, me taksa, burokraci e inflacion te papublikuar, pa harruar dhe zhvillimin e perhershem ekonomik. Ku je o dulle ku je. Te kishin inat se i beje kompeticion.

  2. e ligjshme says:

    Anglia ka shpikur mjekesin.,kta s’kan besim te ata.

    1. vlora80 says:

      jo skan besim, nuk kan lek me sa kuptova

      1. rolandb says:

        jo jo. Nuk kane besim. Sherbimi shendetesor eshte falas. Leket i duan qe te shkojne ta kurojne ne nje klinike ne Ceki.

    2. rolandb says:

      anglezet kane shpikur dhe futbollin po kupen e botes nuk e fitojne kurre.

      1. lufi says:

        bravo rolanddb, paskan shpikur mjekesine keta gjoja, te rrofte mjekesia kur ju rremben njerezve gjene me te shtrenjte, femijen.
        e si mendon mjekesia se ja don te miren me shum se prindi femise se huaj???

        te q… sistemin.
        mjeksia eshte nen ktheterat e industrise mafioze te farmaceutikes ne te tere boten duhen vite pa njerzit te hapin syte….

    3. qytetari says:

      Ore majmun.

      Mjekesine nuk e ka shpikur Anglia

      Babai i Mjekesise eshte Hipokrati Grek

  3. rolandb says:

    sistem shkerdhate. Une jetoj vete ne angli. Sistemi shendetesor eshte skandaloz. Sistemi shoqeror ne pergjithesi mbron vetem korporatat ne dem te individit. Gjithcka mund te quhet vetem demokraci nuk eshte. Per keto gjera, dulles i marrin te keqen.

    1. Blue Jasmine says:

      Edhe te jesh duke vdekur, duhet te presesh rradhen…

    2. Elvira says:

      Po me se e vertete @rolandb. Edhe per ty @ E lighshme siper qe na thua se anglia paska shpikur mjekesine, Anglia eshte nje vend makaber dhe barbar. Une jetoj vete dhe e kam provuar ne kurrizin tim. Shendetesia eshte ne nivelin me te fundit ne Evrope, mjeket jane te vjeteruar dhe absurde ne teorite e mutit te tyre dhe kodosha edhe deri bully se mos i kundershtosh, edhe pse jane profane te mykur. Policia akoma me keq, eshte bere nje shtet policor nje fut hundet kudo ne cdo aspekt te jetes se njeriut te thjeshte. Prinderit kriminalizohen me te padrejte, njerezit me te paafte te cajne bythen e koken ketu, edhe ju shqiptaret atje vetem ankoheni atje ku jeni. Ejani ketu ne Angli edhe te ngordhni si kafshe ketu, hajdeni se do ta shikoni edhe ne varr, edhe nje grope per te te hedhur ta mohojne. Keta prinder jane HERONJ qe e hoqen femijen nga duart mosntrose to krimineleve doktore angleze. Edhe une jam me ta, bravo keta prinder qe u arratisen me lebeti, edhe me tmerrin qe provuan, por per te shpetuar femijen e tyre ata jane heronj.

    3. lufi says:

      roland jam 100 % ne dakort me ty, por kur disa bajga flasin ketu si te zgjuar…
      ncncncncnnc
      un them keshtu, jau befte zoti te njejten atyre qe flasin kundra prinderve…


      jo vetem ne angli por kooperatata, apo firma monopole vetem ne te mire te interesave te tyre jan ate afte te posedojne edhe shtetin dhe nje sistem te tere.
      biznesit nuk i plasi per te drejtat e njeriut…vecanerisht per te te drejtat e nje prindi.

  4. Aldo says:

    Problemet ne kete rast me sa kam lexuar nga media angleze, kane qene te shumta. E para familja deshiron trajtimin me proton, por mjeket angleze nuk jane dakort, nderkohe qe mjeket ne Prage thone qe eshte e domosdoshme dhe e bejne ata sapo femija te shkoje ne Ceki. E dyta eshte kosto, qe ne Angli jo vetem nuk eshte falas, por shume me shtrenjte se sa ne Ceki (perserisipas mediave angleze). E treta rruga e ndjekur nga mjeket nuk eshte ajo ligjore. Mjekët nuk kanë marrë rrugën normale, e cila ne rastin kur mjeket jane per nje trajtim mjeksor ne kundershtim me deshirat e familjes, duhet te shkojne ne gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojnë një urdhër për kete trajtim mjekësor. Prandaj dhe reagimi publik eshte kaq i madh ne Britani per kete rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje