Militantët islamikë në Afganistan: Mund të bashkohemi me Shtetin Islamik

2 Shtator 2014, 18:17Bota TEMA

Lufëtarët e një grupimi islamik në Afganistan, aleatë me talibanët, i kanë thënë BBC se ata po shqyrtojnë mundësinë që të bashkojnë forcat me Shtetin Islamik.

Komandanti i tyre tha se ata do vazhdojnë që të luftojnë qeverinë afgane, edhe pasi forcat e NATO-s të largohen në vitin 2014.

Koamndanti Mirwais tha se nëse ISIS provohet se ka krijuar një kalifat të vërtetë islamik, ata do bashkohen me ta.

“Ne po presim që të shohim nëse ata do të plotësojnë kriteret për një kalifat islamik.

Ata janë muxhahedinë të mëdhenj. Ne lutemi për ta dhe nëse shohim që nuk ka asnjë problem me mënyrën se si veprojnë, do bashkohemi,” tha Mirwais.

Sipas BBC, ky kërcënim është shumë shqetësues. Kjo do i jepte një tjetër dimension konfliktit në këtë rajon.

3 komente në “Militantët islamikë në Afganistan: Mund të bashkohemi me Shtetin Islamik”

  1. e ligjshme says:

    I kemi marur masat t’ju bejme balle.

  2. Predatori says:

    Njerez qe ora ka 1 000 qe u ka ngelur. Varu turkofagos-in (vk dmth)

  3. agostin says:

    Merrni dhe luftetaret shqipfoles , se i keni te nje gjaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje