Amendamenti/ Institucionet që s’japin informacion do të gjobiten

3 Shtator 2014, 15:43Politika TEMA

Institucionet që nuk do të japin informacionin e kërkuar dhe të parashikuar në ligj do të gjobiten. Kjo përcaktohet në ndryshimet që i janë propozuar Kuvendit nga Ministria e Drejtësisë në ligjin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale.

Ndryshimet e reja u paraqitën nga zv.ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, sipas të cilit i shtohen disa kompetenca Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku për ato institucione që nuk do të japin informacion, është parashikuar vendosja e gjobës.

Por ky ndryshim solli reagimin e fortë të Komisioneres së Avokatit të Popullit Etilda Gjoni, sipas të cilës, me projeligjin e ri, i hiqen kompetencat kushtetuese këtij institucioni.

Por, Kryetari i Komisionit tëLigjeve Fatmir Xhafaj argumentoi se me ndryshimet e reja nuk cënohen kompetencat e Avokatit të Popullit.

Diskutimet për këtë nismë u shtynë për shkak të mungesës së kuorumit.

 

 

 

 

 

3 komente në “Amendamenti/ Institucionet që s’japin informacion do të gjobiten”

  1. You gotta be kidding!!! says:

    Per cilat institucione behet fjale o gazetaruc?

    Se gjoba e gjobitjes do te dale nga leket e taksapaguesve shqiptare, nese jane institucione shteterore!!

  2. zqk says:

    D.m.th. shteti gjobit shtetin. A ndryshon gje kjo? Cdo institucion hap ne buxhet zerin “gjoba” dhe Selanik e tatepjete.

  3. Gjenerali Bato says:

    Hajde amendament hajde. Dmth shteti gjobit shtetin, ndersa funksionari qe rri rumpalle, vazhdon i palagur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje