Ukraina korrigjon deklaratën: Kemi rënë dakord me Rusinë për nisjen e një procesi armëpushimi

3 Shtator 2014, 12:27Bota TEMA

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko bëri të ditur se ai ka rënë dakord me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një telefonate, për nisjen e një procesi për armëpushimin në lindje të vendit.

Më herët zyra e tij kishte raportuar se është rënë dakord për një armëpushim të përhershëm.

Lajmi u përhap me shpejtësi, por Kremlini nënvizoi se Putin nuk ka rënë dakord për ndonjë armëpushim, pasi Rusia nuk është pjesë e konfliktit.

Deklarata e presidencës ukrainase u ndryshua, duke theksuar se do të nisë një proces për armëpushim në rajonin Donbass.

Në deklaratë thuhet se presidentët kanë arritur një marrëveshje verbale për hapat që do çojnë drejt paqes.

Ndërsa Kremlini thotë se pikëpamjet e dy presidentëve përputhen në mënyrë domethënëse për mënyrat e mundshme se si do dilet nga kriza.

Ky zhvillim vjen në një kohë që presidenti amerikan, Barack Obama ka shprehur solidaritet me anëtarët baltike të NATO-s gjatë një vizite në Estoni.

Ai u takua me presidentin estonez në Talin. Në takim ishin edhe liderët e Letonisë dhe Lituanisë.

9 komente në “Ukraina korrigjon deklaratën: Kemi rënë dakord me Rusinë për nisjen e një procesi armëpushimi”

  1. Mazllëmi says:

    Lesh me qime…Futja pordhës, gri sallatë, sa të shkojë edhe kjo natë…

  2. Selimi says:

    Skish sesi te ndodhte ndryshe. Po vjen dimri dhe ukrahinasit mund te behen stalaktite nga mungesa e ngrohjes me gaz

  3. Klimax says:

    Normale kur vet NATO deklaroj se Ukraina e ka humbur luften. Problemi eshte se deri ku dhe kur do te perfundoj oreksi i Putin per percaktimin e kufijve te rinj ne Ukraine dhe jo vetem.

    1. v0st0k says:

      E pse jo vetem? Ku ka pretendime te tjera, gadishulin e Karabrunit ne Shqiperi te banuar me Rus?

      Rus me shumice ka ne Kazakistan po askund s’eshte degjuar qe Kazakistani te ndihet i kercenuar. Cuditerisht na u ndikan te kercenuar lloj lloj shtetaresh-kllouna si nga Danimarka, Norvegjia, Hollanda madje dhe Australia. Se clidhje kane keta me Rusine p.robeve te tyre e di.

      Po ka dale si mode, snob, te kritikosh Rusine sot – merr ndonje buzeqeshje nga Washingtoni.

  4. laveri says:

    Vari Janullen thuaj ,shkuan dhe keta si Gjeorgjia

  5. Mazllëmi says:

    Deri tani, Historia botërore, nuk njeh ndonjë shtet apo koalicion ushtarak, që të ketë mundur e pushtuar Rusinë, megjithëse janë bërë shumë përpjekje që nga Napoleoni i Madh…

    1. sit .back. and_ relaks says:

      ska nevoje ta mundesh, leri te jetojne si zgjebe.

      1. v0st0k says:

        Epo ta thone kete Albanistanasit eshte sikur te te shaj jevgu i lagjes se nuk je veshur me stil.

        1. Artan says:

          @ v0st0k !
          Avash pak daku kur ze e shan Shqiptaret si jevgjiter se pervec disa kokrrave milioneresh ruse ( qe me se shumti jane cifute ), pjesa tjeter prej afro 250 milionesh Rusesh hane edhe sot supe me dhe opingash dhe lakra u ka mbire ne stomak dhe truri u kullon vodka me renje rrepash. Prandaj lali boll na cave bythen me ata Ruset e tu qe une per veten time s’e kuptoj pse quhen akoma Europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje