Elbasan/ Arrestohen anëtarët e komisionit të kempit, firmosnin “paaftësinë” për punë

4 Shtator 2014, 08:57Politika TEMA

I premtuan përfitimin e kempit, edhe pse ligjërisht nuk i takonte, arrestohen 3 zyrtarë të komunës Rrasë në Elbasan.

Sektori i krimit ekonomik hetoi për disa javë rastin dhe dokumentoi se shtetasja A.H., nga ky fshat, u pagoi 140 mijë lekë 3 anëtarëve që lëshonin vërtetime, për të “provuar” se ishte e paaftë për punë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Policia e Elbasanit bëri të ditur se në pranga ranë S. Hidri, infermier, Demir Haskja, agronom në komunë dhe Alban Hidri me detyrën e specialistit të ndihmës ekonomike.

Prej disa ditësh policia dhe prokuroria kanë nisur një goditje të aferave korruptive në pushtetin lokal.

2 ditë më parë në këtë qark u arrestua kryetari i Komunës Stravaj për mashtrim me subvencione nga shteti, ndërsa dje u ndalua edhe kryetari i Komunës Bërzhitë në Tiranë për një rast korruptiv.

2 komente në “Elbasan/ Arrestohen anëtarët e komisionit të kempit, firmosnin “paaftësinë” për punë”

  1. Andreas says:

    Po pse aftesine apo paaftesine per pune ne shqiperi e vendosin nje infermier, nje agronom dhe nje specialist i ndihmes ekonomike????!!!! Po ndonje marangoz nuk kishte ne komision?

  2. veterani says:

    Bravo prokuroria e Elbasanit paska ik per( Lushnje),Rrase si duket ne Elbasan shkon puna mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje