FOTOT/ Skandali i ambulancave, ja si bëjnë pazar mjekët dhe infermieret

3 Shtator 2014, 21:04Politika TEMA
FOTOT/ Skandali i ambulancave, ja si bëjnë pazar mjekët dhe

Stafet spitalore janë të lidhura në marrëdhënie biznesi me zyrat e funeraleve.

Në pavionet e urgjencës apo pranë sallave të reanimacioneve, gjen roje, infermierë edhe mjekë që në xhepat e tyre kanë numrat e telefonave të agjencive të ndryshme funerale, të cilët janë të gatshëm në çdo moment për t’u shërbyer.

Kryeqyteti shënoi vetëm startin e një investigimi mbi lidhjen e rojeve, infermierëve, kryeinfermierëve dhe shefave të pavioneve me zyrat e funeraleve private në këmbim të parave.

Pas tre qendrave universitare spitalore të Tiranës, investigimi i emisionit “Fiks Fare” mbi pazaret me vdekjen është shtrirë edhe nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë.

Kolegët infermierë të kryeqytetasve bëjnë të njëjtat pazare të pista me trupat e pajetë.

Pas skandalit të transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, i cili tregonte për lidhje të tilla abuzive mes punonjësve shtetërorë dhe bizneseve private në Tiranë, gazetarët ndoqën edhe investiguan me seriozitet se ky fenomen ishte përhapur edhe në të tjera qytete të vendit tonë.

Katër spitale te tjera rajonale, që pasojnë investigimin e kryeqytetit, janë: Korça, Vlora, Berati dhe Elbasani.

Në emisionin e radhës u sollën fakte që vërtetojnë lidhjen e stafit mjekësor me zyra funerale private në mungesë të ambulancave shtetërore.

Kryesisht në urgjencat e spitaleve, mjekët dhe infermierët janë të gatshëm të japin numrat e miqve të tyre që kanë agjenci private funeralesh.

Ato në shumicën e rasteve i telefonojnë vetë, pastaj i japin gazetares numrin e telefonit.

Në këto qytete është e pamundur të gjesh një ambulancë shtetërore për të transportuar trupin e ndonjë pacienti që ndërron jetë në spital.

Frazat e rojeve të spitaleve janë të njëjta: “Ambulanca spitali nuk ka. Telefonoji funeralit që njoh unë, në sekondë i ke makinat këtu, vjen vetë”; “Mos ki merak, ambulanca private të vjen në moment”; “Po, gjithmonë për të tërë pavionet i lajmërojnë ato”.

Investigimi nis në Spitalin Rajonal të Korçës, ku infermierja i  thotë gazetares se spitali nuk të jep ambulancë.

Ajo ndihmon këtë të fundit nëpërmjet një kolegu infermier. Infermieri komunikon në telefon me një zyrë funerale private dhe rekomandon gazetaren të shkojë tek ajo zyrë.

Roja i spitalit nuk ka vetë një numër, por konfirmon edhe njëherë lidhjen e infermierëve me zyrat private.

Në Spitalin e Elbasanit mjeku i pavionit thotë se ka vetëm dy ambulanca, që nuk i heq dot nga puna për të tilla raste.

I njëjti mjek jep zgjidhje tjetër, i lidh gazetarët e “Fiks Fare” me një zyrë private funerali.

Pasi e telefonon personin, u thotë gazetarëve se kur ta takojnë, t’i thonë emrin e tij. Lidhja e tyre paraqitet aq e fortë sa mjeku e di se ku jetojnë pronarët e ambulancës private dhe se makinën e kanë gjermane dhe në gjendje shumë të mirë.

Ndërsa në Spitalin Rajonal Berat infermierja i ndihmon më shpejt, pasi pohon se nuk ka ambulancë shtetërore, u gjen shoferin e ambulancës private në pavion, njëkohësisht edhe punonjës i ambulancës shtetërore.

Ky i fundit i jep numrin e telefonit gazetares dhe i thotë se atë e gjen gjatë gjithë kohës në spital.

Kryeinfermierja në Spitalin e Vlorës, pasi telefonon agjencinë private funerale, i thotë gazetares që të kontaktojë vetë me të në telefon. Kjo e fundit bën pazar me personin e agjencisë, i cili i kërkon 6.000 mijë lekë (të reja) për transportin e trupit të pajetë.

Edhe në këtë spital shteteror të gjitha pazaret mirëfunksionojnë në favor të “privatit” dhe në kurriz te pacientëve.

 

KORÇE

Fiksi: Ka shoqja ime të atin shumë sëmurë, mos është tek kjo urgjenca këtu? Më tha që është shumë sëmurë edhe është nga Çifligu, një fshat kështu, edhe më tha që pyet ndonjë se nëqoftëse e gjen gjë, me çfarë dërgohet kufoma? Mund të marrim ndonjë ambulancë?

Infermierja: Jo, jo, s’të japin ambulancë këtu. Do që të kesh ndonjë numër ti?

Fiksi: Po.   

Infermiere: Ore flori, jepi një numër varrimi kësaj nga këto të pikave, se ka një rast edhe thotë s’dihet ç’më ndodh thotë, se jam me një shoqkë thotë dhe ka të atin shumë të sëmurë, edhe mos na ndodhi gjë thotë dhe të kem këtë.

Infermieri: E kam një unë po a do dalë? Prit ta marr.

Fiksi: Po ma jep ta kem njëherë numrin dhe nëse më del, t’i them emrin tuaj, që ma ka dhënë filani dhe..

Infermieri: Hë mo ç’bën? Ore, jo, jo, do të pyes për diçka, është një gocë këtu dhe interesohet, po nuk është nga këtuja, jeton në Tiranë kjo goca apo jo ë? Dhe thotë kam një rëndë dhe dua që të kontaktoj me ju thotë, e bre e, mirë, mirë, mirë.

Infermieri: Shiko, thotë ai të vini të kontaktoni në në zyrat poshtë ku janë..

Fiksi: Ok.

Fiksi: Kam babain e shoqes në gjëndje të rëndë këtu dhe ajo më kërkon ndihmë, duam të dimë nëse i ndodh diçka të sëmurit ka  ambulancë?

Roja i spitalit: Vjen makina e funeralit.

Fiksi:Është privat apo shtetëror?

Roja i spitalit: Është privat makina e funeralit.

Fiksi: Po ka një numër telefoni që mund ta kemi gati apo e lajmëron vetë spitali.

Roja i spitalit:Ti mos u ashtu… Po të them në sekondë i ke makinat këtu, vjen vetë.

Fiksi: Po kush e lajmëron?

Roja i spitalit: E lajmërojnë këto.

Fiksi: Infermierët?

Roja i spitalit: Po e lajmërojnë ata.

Fiksi: Domethënë kujdesen ata?

Roja i spitalit: Po, mos ki… pa merak! Ajo të vjen në moment.

Fiksi: Po e lajmërojnë gjithmonë infermierët atë?

Roja i spitalit: Po gjithmonë për të tërë pavionet i lajmërojnë ato.

Fiksi: Domethënë infermieri vetë merr atë?

Roja i spitalit: Ee, i lajmërojnë, kanë ato të tyret edhe vijnë, se ua kanë numrat ato.

 

Fiksi: Zonjë, më falni pak ju lutem. Jeni infermiere ju apo jo?

Infermierja: Po.

Fiksi: Nëse i ndodh gjë atij ka një ambulancë spitali apo duhet të interesohemi vetë për ndonjë zyrë funerali?

Infermierja: Po, po.

Fiksi: Duhet të interesohemi vetë?

Infermierja: Vetë.

Fiksi: Unë s’di as ku të gjej ndonjë numër kontakti, mos ka ndonjë nga infermierët?

Infermierja: Ja dy minuta do të zbres unë.

Fiksi: Të të pres këtu?

Infermierja: Po, pritmë këtu.

Fiksi: Të bezdisa zonjë?

Infermierja: Më fal një çikë për vonesën. Ky është për aty ke funerali.

Fiksi: Ky është?

Infermierja: Do takosh këtë, do flasësh me këtë. Do numrin e celularit të këtij?

Fiksi: Po po,

Shoferi i ambulancës: Kam dy numra. Jepja numrin tim.

Infermierja: Kontaktoni me këtë.

Fiksi: Ju jeni këtu?

Shoferi i ambulancës: Unë këtu punoj.

Fiksi: Edhe punoni?

Shoferi i ambulancës: Edhe punoj këtu te barela, jam barelist.

Fiksi: Domethënë të gjej këtu.

Shoferi i ambulancës: Jam këtu në çdo moment tek urgjenca. Më bëj një telefonatë, njëri numër është i imi, tjetri i kunatit.

 

VLORË

Fiksi: Mund të na japi spitali një ambulancë?

Kryeinfermierja: Ka ambulancë private që punon.

Fiksi: Ndonjë numër të ndonjë ambulance. Ju jeni infermiere?

Kryeinfermierja: Unë jam kryeinfermierja.

Përshëndetje! K… jam. Ç’kemi? Ça bëni juve? Do flasësh me një zotëri të lutem? Duan të transportojnë dikë për në Radhimë, urdhëro foli.

Fiksi: Më jep një numër?

Kryeinfermierja: Jo, foli një herë kështu, pastaj…

Fiksi: Si kalove, mirë, donim të transportojmë një për Radhimë, po. Sa kushton? Në ça vendi? Po, brenda në Radhimë brenda, brenda. 60 mijë lekë (të vjetra) ok. Tani po e marr numrin unë dhe të vij të takoj.

Fiksi: Ma jep numrin.

Kryeinfermierja: Po patjetër si s’do ta jap. 069…

Fiksi: Po.

 

ELBASAN

Fiksi: Kam një të sëmurë rëndë për ta çuar për në Peqin. Ndonjë ambulancë, ndonjë gjë për ta çuar?

Mjeku: Ku do e çoni?

Fiksi: Në shtëpi.

Mjeku: Këto ambulancat që kam, i kam dy ambulanca për urgjencat e qytetit, ti e kuptove? Nuk mund të jap ambulancë, ta heq nga puna se këtu mund të ndodhë aksidenti, mund të ndodhi vizita shtëpie. Edhe jemi në gatishmëri. Unë ambulancat nuk i heq nga puna.

Fiksi: Po si i bëhet?

Mjeku: Po interesohu, shiko, si rregull ne nuk çojmë ambulancë a më kupton? Unë po deshe të jap një numër, tek ku? Në Peqin është? Po deshe, të jap një numër, po deshe një ambulancë private? Prit ta kërkoj unë një minutë se këto ambulancat tona nuk i lëvizim dot. Edhe nuk kanë urdhër të lëvizin nëpër shtëpi.

Fiksi: Po na jep një numër se na ndihmon.

Mjeku: Të jap një numër unë dhe e merr e çon. Pret kjo punë për një çerek ore, 20 minuta?

Fiksi: Po, edhe një orë.

Mjeku: O…, dëgjo tashi, ai shoku yt që ka atë ambulancën private, tashi është një rast, një moshë e vjetër këtu tek kirurgjia, rrezik… ta çojnë në shtëpi në Peqin, tashi lajmëro të vijë me ambulancë aty dhe më kthe përgjigje tashi shumë shpejt mua, për sa vonohet, më tha doktor H… thuaj, për sa vonohesh ti? Se i kam këto familjarët këtu, për ta çuar deri në Peqin, për gjysëm minuti më kthe përgjigje.

…Atëherë ti do vish këtu tek urgjenca apo t’ia jap numrin tat unë dhe të flasin me ty këta? Shumë mirë o vëlla, për gjysëm ore treçerek ore ti vjen me ambulancë, ok, dakord u zgjidh. Shiko, shënoje këtë numrin 068… N… quhet ky shoferi i ambulancës

Fiksi: Faleminderit

Mjeku: Më çoi…, ju mori në telefon, ju do e merrni mbas një gjysëm ore.

Fiksi: E njihni atë, është vendali këtu apo janë nga fshati?

Mjeku: Rri këtu mo, në Kuç janë këta, kanë ambulancën, e kanë shumë të mirë, gjermane, e kanë makinë të mirë.

31 komente në “FOTOT/ Skandali i ambulancave, ja si bëjnë pazar mjekët dhe infermieret”

  1. enter says:

    Ja fytyra e vertete e shqiptarit….E keqja e shqiperise eshte SHQIPTARIA…mos tju vije keq nga e verteta…

  2. zef says:

    Osht kultur osmanllijsh kjo or njerez, cuditeni kur
    degjoni fjal te tilla, por nje sistem te tille vetm
    ne vendet arabe e gjen.

    Tash na dalin disa komentus dhe mbrojn kulturen osmane,
    kaq shum i dhimset baba (sulltani) ketyre, qe na jan
    bo si Haxhi Qamilet e rinj. Kur i shan kulturen arabe
    te akuzojn si grek apo sllav, kurse shqiptar te vertet
    jan Haxhi Qamilet e arabis hahahaha sa per te qesh dhe
    per te qar eshte njekosisht.

    Te bosh bisnes me fatkeqsit e te tjereve kjo vetem ne
    arabistan ndodh, ku te vritet njeriu per nji gerrvishje
    makine vetem ne arabistan ndodh.

  3. Pelasgian says:

    Neveri ! Tju thuash “shpirtkazma” eshte pak !

  4. razo says:

    Ca ka ketu per skandal o media? Ne gjithe Evropen firmat private te funeraleve i marrit trupat e pa jete nga spitalet. Ambulancat jane aty ne raste emergjente per te gjallet. Si thoni ju te medias ti dergojme ambulancat per te transportuar te vdekurit neper shtepira dhe ne rast aksidenti apo urgjence te leme njerezit te vdesin?

    Nuk lejohet me ligj te perdoren ambulancat sepse quhet abuzim. Edhe infermieret e doktoret mu duken njerezore dhe te gatshem per te ndihmuar. Askush nuk po bente pazar me trupat e te vdekurve. Nuk kane faje ata ne kete rast, ka faj shteti qe nuk ka ligje dhe rregulla per kete pune. Spitalet duhet te kene kontrata te rregullta dhe njerezit te dine ku te shkojne e jo te pyesin infermieret e doktoret.

  5. aqif kopertpni says:

    Ska per tu bere ky vende, jemi ne gjendje shume te renf si popull ska kure per ne, vec mos ngjallet prap Enveri.

  6. njeriu i mjere says:

    Ketyre te mjeksise deri ne 10 breza do te marrim mallkimin e njerezve te gjore, aman mos i transmetoni, se ne si popull i dime keto, po jemi nenshtruar se nuk kemi cfare te bejme, po vetem ai i madhi zot marte hak per keta ndyresira.A hahet ai lek, ne fyt, ne fyt u rafte. Na vjen keq qe shprehemi keshtu se nuk jemi te tille dhe dalim vertet nga vehtja jone.

  7. Argita_B says:

    Sa poshte paska rene Fiks Fare!! Kudo qe kam pare, sherbimet funerale jane private dhe nuk ka kompani shteterore!
    Nese nje pacient i kerkon vet infermiereve apo rojeve qe ti gjejne numera telefonash agjensish funerale dhe infermieret u japi numrat nuk ka ndonje skandal ketu!
    Si do preferonin keta de Fiksit qe infermieret tu thoshin familjareve qe kane nje te vdekur per te transportuar “gjejini vet se sduam tua japim numrin”!!

    1. ARTANI says:

      AH ARGITA QELBESIRE QE MBRON RILINDJEN QENKAN ME PARA NE GJITHE BOTEN THUA TI,QE NUK KE IDEN SI ESHTE BOTA.KJO RILINDJA JOTE KA THEN QE KEMI ÇDO GJE FALAS PO DUKET QARTE SE SHUM SHPEJT ME RILINDJEN DO PAGUAJME EDHE OKSIGJENIN QE THITHIM NE SHQIPERI SE NAFTEN E RRITEN MASKARENJT QE TE ECIM NE KEMBE PER TU DOBESUAR PRA I BIE QE NE KOHEN E BERISHES QENKEMI DHJAMOSUR DHE JO RRENUAR QE THONIN KETA RILINDASIT.

  8. BERISHA LARGOHU. says:

    Ha ha ha ha sa kam qeshur sorrat islamyke e ka fajin janullaktus

  9. perfudimi says:

    vazhdojne kermat te jetojne nen hijen zombit qe vazhdon te sjelle vedalle politikanet tane.Kane edhe bekimin e likes.Ptu!

  10. Gjenerali Bato says:

    Rilindja e Beqes!

  11. Genti Elbasan says:

    Kjo dihet rrezik edhe neglizhojne te vdesrdh qe te marin leke ne elbasan, jo vetem kaq po te ndihmojne edhe me drrken te thote doktori se ku ta hash dreken e ngushellimit.Pyesni ne ElbasanMir Qosen si jane lidhur me doktoret dhe marin te vdekurit pa vdekur mire i varrosin e u bejne dreken dhe i detyrojne njerzit te hane dreke ne lokalin e tyre.Se bashku me Hotin.Po del biznes me i mire nga dasmat.

  12. dajti says:

    Ne rastin e mjekut te elbasanit nuk shoh asgje jo normale.Kur thote se amubullancat nuk i leviz ai eshte ne rregull. Po keshtu ai i ofron ndihme hallexhiut.Mos harroni nje gje shqiperia eshte e vogel qytete jane te vogla dhe njerzit njihen me njeri tjetrin.
    Korrupsion do te ishte nqs mjeku do te jepte ambulancen e spitalit dhe te nxirrte leke prej saj.

  13. Tani says:

    Emisioni “Fiks-fare” pse nuk interesohet edhe per punen e veshtire qe kane mjeket, infermijeret e sanitaret ne repartet e Urgjencave. Per mungesat e tyre te shumta…Pse nuk pasqyrojne mjedisin tejet stresant ne te cilin ata punojne. Dhunen verbale dhe fizike me te cilen ata perballen dita-dites..Demonizimi i mjeksise ne kete menyre vetem dobi nuk sjedh…

  14. Aldo says:

    Populli o di shume mire kto pune po mundesisht tregojani K/ministrit e atij tenderistit qe ka vene per Minister Shendetesie. Po nuk vepruan as kete here sic bene me banken do te thote qe jetojme ne nje realitet te trishte ku cdo fije e pushtetit eshte e lidhur nga interesa te ngushta mafioze. Vajmedet se mos thone fajin e ka Saliu!

  15. kriminel says:

    komenti nuk ka te bej fare me fotot apo artikullin e mesiperm.

    propozoj te fusim ca “punonjes” te ISIS te vine ne albanistan per shkembim experience.

    ate qe nuk e ben dot prokuroria dhe gjykata mundet qe punonjesit e ISIS edhe te dalin me ide moderne bashkekohore per te zgjidhur keto fenomene qe po hasim ne albanistan.

    ?

  16. mergim tari says:

    E para per gazetarin qe shkruan kete artikull: quhen autoambulanca dhe jo ambulance. Nejse, kjo eshte ceshtje e gazetarin se sa mire e njeh gjuhen shqipe.
    E dyta: Cfare thote ligji?
    A duhet te perdoren autoambulancat per te kthyer ne shtepi njerezit qe nderrojne jete ne spitale?
    Ketu ku une jam (diku ne bote) dhe me sa kam degjuar per pjese tjeter te botes, di qe autoambulancat nuk e bejne nje sherbim te tille.
    Nuk e kuptoj se ku eshte skandali, kur duhet patur parasysh qe numri I autoambulancave eshte i kufizuar dhe ato (aq pak sa jane) duhet te jene ne gatishmeri per raste urgjente.

    Une do ta keshilloja FIKSIN qe perpara se te dale ne perfundime, le te pyese edhe perfaqesues te ministries perkatese. Pasi degjohen dy palet mund te dilet ne perfundime me te sakta.

    FIKSI LE TE MERRET ME PROBLEME TE TILLA, POR PERPARA KESAJ UNE DO TI KERKOJA QE TE SHIKONTE NJE HERE SE PERSE KANALET T DHE T1 JAPIN SHUME PAK FILMA SHQIPTARE DHE I KANE ZEVENXESUAR ATA ME SERIALE QE NUK I SHIKON AS GOMARI.

    LE TE THOTE FIKSI SE PERSE TOP CHANNEL DHE DIGITALB KA MASHTRUAR SHIKUESIT SHQIPTARE DHE ATA QE KANE BLERE KARTEN E DIGITALBIT (duke bere kontrate me te) KUR ME ZE E ME SHKRIM THOSHTE PER KANALET T. DHE. T1 se
    “TANI FILMI FLET SHQIP” “T KANAL I DEDIKUAR VETEM PER TY, PER FILMA SHQIP”.

    NESE UNE I RIKTHEHEM ATYRE REKLAMAVE QE BENTE TOP CHANNEL PER KANALET T DHE T +, dhe me pas (jo ne shqiperi) por ketej hedh ne gjyq top channel per mashtrim te klientit, atehere demshperblimi do te ishte me te vertete marramendes (dhe mbi te gjitha I drejte) jo si ai qe AGIM BENDO DONTE TE NDANTE ME KURV****ARIN PANGO.

  17. pkola says:

    Bukur Fiksi, por pa na thoni perse keto pune nuk i kryhen shteti (spitali ne keto raste)?
    Apo deshet qe keto ambulance private te punojne falas? Te gjithe e dime qe infermieret, mjeket dhe “ambulanciotet” jetojne ne bollekun e madh qe u solli Berisha dhe Rame me shoke dhe kete sherbim ta bejne falas. JO ,ky eshte turpi i shtetit, ne rradhe te pare e me pas i te tjareve

  18. deni says:

    Ore ne shqiperi keshtu behen punet.Kudo ne c’do fushe, Ne ate vend asnjehere nuk ka pasur logjistike pune te ndara ne drejtimet e duhura.Keshtu jane mesuar dhe njerezit atje,keshtu nuk ka ndonje gje
    alarmante,futni logjistikat e sherbimeve dhe pastaj investigoni.

  19. joel shkodra says:

    Ne fakt nuk eshte “skandal” qe ndodh vetem ne Shqiperi. Edhe ketu ku jam (ne Itali) keshtu funksionon (nuk e di ne shtetet e tjera). Asnje spital nuk te jep ambulance per te transportuar trupin e pajete apo te semurin ne shtepi.Duhet ta marresh privatisht.

  20. eli says:

    E cfare ka ketu. Ju te fiksit lat nam. Ketu eshte nami me cdo sektor. Turp

  21. Froku says:

    E me se s’eshte edhe kaq problem sa e beni .Shikoni e vijini rendesi kur vjen ndonje ndihmes sekretar shteti apondonje pape kujdes rregulloni sheshet mbushini me lule pa per popullin mos e rruani fare se edhe ketej nga Amerika keshtu vdesin e keshtu funksionon kjo pune.I thone demokraci e jo diktature ore Ju te Fiksit qe su gedhendet qe su gedhendet.Ne iu vume doktor ne krye qe t’Ju groposte te gjitheve e Ai hengri vetem ata qe kishte rreth e qark e armiqte e familjes se tij!Kjo ishte e pafaleshme ndaj dhe ju vume nje me te hijeshem me te besuar por qe ne fakt edhe ky te njejti zanat po ushtron.Nese i pari (Saliu) funksiononte me te gjitha institucionet nen vartesi te Tij ky rrumplla i konsideron te gjitha institucionet e pavarura e per pasoje nuk merret dot me to.Jemi ne demokraci e jo diktature ku BSH eshte e pavarur,Spitalet po ashtu,Presidenca ,Prekuroria,Gjykatat.I thone shtet demokratik lali e jo shaka.Diktatura nuk prodhoi asnje burre shteti e demokracia jo vetem qe prodhoi te tille por ka yje ne ngjitje e kanidatura nje Kuvend te tere ku presi radhen per etiketime te tilla ,ka si gra (Mesildat) edhe burra si (Paloqet).Ndaj gezojuni kesaj dite se pa te do te vdisnit pa telashe do te shknit neper spitale me mjetet e urgjencave e do te varoseshit me zyra funerali.Sot kjo deokraci Ju ka vene ne dispozicion edhe furgonat edhe benca te rehatshem qe edhe po si keni hypur ndonjehere ta ndjeni komoditetin e tyre ne ndarrjen T’uaj nga kjo bote ku me i lare eshte mjeti se sa shoferi qe e drejton ate!Hajde pra se shifna ne boten tjeter edhe me demokratike se kjo.Rrofte Sai Brisha,rrofte Rrumpalla e rrofte Administratori i ketij vendi pa te cilin nuk do kishte kuptim jeta jone e ajri i ndotur qe na mbyt ç’do mengjez!

  22. Vlora says:

    Perse nuk shkruajne keta opinioistet dhe pseudoprofesoret alla Xhufi, Nazarko dhe pjesa e stanit te tyre per keto skandale, por ngelen duke na bere biografine e Janullatosit dhe te Kishes Ortodokse Shqiptare. Apo nuk ju intereson, sepse jane te zhytur vete ne llumin e pislleqeve ne kete vend qe ka shkuar per lesh.

  23. Mezi presin qe te vdesesh, ose po nuk deshe te vdesesh…te ndihmojne, ata qe kane numrat e telefonit…..

  24. albi says:

    ky muhabet eshte pasoja… shkaku eshte qe ne spitale nuk gjen nje ambulance qe te te mbaroje pune. Eshte shume e thjeshte, ne kete vakum te lene nga institucioni (ne rastin konkret spitali), hyjne dhe gjejne vend “institucione” te tjera, ne kete rast roja, infermieri, doktori dhe funerali.
    Per aq kohe sa ky vakum do te ekzistoje, edhe pasoja e tij do ekzistoje. Keshtu ndodh ne te gjitha vakumet…
    Ne fund te fundit, personit ne hall i ofrohet nje sherbim dhe i kursehet nje xhiro neper agjencite funerale, gje te ciles ai nuk ja ka ngene ne kete moment

  25. dion says:

    po c’skandal aman….

    a thua se ka vertet ambulance spitali e keta s’ja dhane
    keta thjesht te japin nje dore ne hallin qe te ka zene e ne fund lepijne ndonje kocke
    ne vete vazhdojme t’i mesojme me leke neper duar
    madje jemi gati qe kur kemi hall ti themi -sa lek do e ma sill ambulancen!

    skandal thote pffff

  26. tedi says:

    Ore Fiksi, transmetoni nga Marsi ju apo si??!!
    Ne cilin shtet evropian apo edhe ne Amerike keni pare qe ambulanca e spitalit e çoka pacientin ne shtepi pasi lirohet nga spitali, pervec rastit kur ky transport eshte i kontraktuar me kompanine e sigurimit qe mbulon shpenzimet e spitalit?
    E kuptoj qe Filipit mund ti kene mbaruar leket per ne kazino dhe duhet te vere ca gjoba per te vazhduar te luaje por mos arrini deri ne scoop-e qesharake. Hë,ju keqen xhaxhai!

    1. Atdhetari says:

      Po nuk gjetet ndonje teme tjeter Ju te Fiksit ? Spitalet kane aq shume probleme sa kjo ishte ne vend te barsaletes . Ne rast se duhet ta beje shteti edhe kete sherbim bujrum jepni opinjonet tuaja se si , Por qe infermieret orientojne familjaret se si ti trasnportojne te afermit qe kane nderuar jete qenka biznes !!! Po c te bejne sipas jush?
      Ikni dhe filmoni Institucionet ku sherbene si Hipoteka , Sigurime Shoqerore , Tatim Taksa , Dogana , banka dhe aty gjeni po jeni te zot te ngrini probleme.Mos e ktheni Fiksin ne Biznes ju ate beni .

  27. liu says:

    po mire nqs ne dite vdesin 10 vete ne korce duhen 10 ambulanca car jane keto apo doni qe njerzve qe iu ndodh e keqja te vertiten me te vdekurin neper spitale qe te gjejne ambulance shikoni ato gjobat qe i cmendet njerzit ku nuk kane ku te vene makinen ti i ve gjobe gjeji parking pastaj fol per gjobe duam te jemi amerike per 1 dite i vetmi vend ku shitet qumeshti ne ruge me bidona koka kole fiksi nuk ka pune dhe ajde te nxjerim lajme

  28. bruins says:

    Skandal ??? S’e kuptoj ku qendron skandali ketu.Ne momentin kur mbyllet kartela mjekesore detyrimet e sherbimit spitalor perfundojne e ne rastin ne fjale terheqjen e trupit e bejne familjaret me shpenzimet etyre. “Fix fare” do hedhur ne gjyq per prishje dhe diskretitim te figures se personelit.

  29. lela says:

    jo po tu vej ne dispozicjon te familjes edhe nanji plake qe ta qaje te ndjerin/en ne varrim..
    .as ne itali nuk ofron spitali trasportin e kufomes nuk e permban procedura e spitalit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje