Kërcënimet nga radikalët islamikë/ OSBE-ja kërkon mbrojtje të gazetarëve në Kosovë

4 Shtator 2014, 18:16Rajoni TEMA

Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë dënoi kërcënimet ndaj gazetarit të portalit informativ Gazeta Express në Prishtinë, Visar Duriqi.

Në një komunikatë për medie thuhet se shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që tu ofrojnë gazetarëve më shumë siguri.

Kërcënimet që Duriqi ka pranuar janë shumë serioze. U bëj thirrje agjencive për zbatim të ligjit dhe gjyqësorit që në mënyrë të hollësishme t’i hetojnë këto kërcënime e kërcënimet tjera ndaj gazetarëve në Kosovë dhe të sigurojnë se ata që shkelin lirinë e shprehjes do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre,” citohet të ketë thënë ambasadori Schlumberger.

Visar Duriqi ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka marrë një numër të kërcënimeve me vdekje pas publikimit të disa artikujve në të cilët ka zbardhur dhe kritikuar veprimtaritë e grupeve radikale islamike në Kosovë

Përfaqësuesja e OSBE-së për liri te medieve Dunja Mijatoviç, citohet të ketë thënë se “gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të lirë dhe të sigurt. Çdo kërcënim që i bëhet një pjesëtari të medieve duhet të hetohet me urgjencë të lartë. Frikësimet e gazetarëve janë shumë të shpeshta dhe janë të dëmshme për mediet e lira.”

Të mërkurën, organizata ndërkombëtare Gazetarët pa Kufij shprehu shqetësimin për kërcënimet ndaj gazetarit Duriqi, i cili ka raportuar se është kërcënuar me vdekje, përfshirë kërcënimet për prerje të kokës, për shkak të raportimit për mënyrën e “indoktrinimit të besimtarëve të rinj dhe bindjen e tyre për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste”.

Kërcënimet janë dënuar edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i cili u është bashkuar thirrjeve për mbrojtjen e gazetarëve.

7 komente në “Kërcënimet nga radikalët islamikë/ OSBE-ja kërkon mbrojtje të gazetarëve në Kosovë”

  1. tourkofagos says:

    dite te keqia po vijne per korraket,pune sunitesh varu kkkkkkkkkk……..

  2. ago says:

    Dava meritonesh dhe dardanesh ,,,,

  3. azbes gos says:

    ka ka garanci nga “….urkogagosi” i ne shqiperi.

  4. Studenti81 says:

    Kjo eshte emrite e Mr. Thacit, qeverisjes se tij qe u la deren hapur gjithe extremistve islamik, anti njerzor, antikombetar, anti perendimor. Per 15 vite kane hyre dhe dal kush ka dasht nga levizjet extremiste arabo-turke. Ata kan mbjelle kulture extreme islamike. Ne asnje paraqitje publike nuk eshte pare minister as kryeminister i Kosoves dhe as i Shqiperise tu beje thirrje familjeve, institucioneve fetare edukative, kulurore qe te mos bashkohen me keto forca. Sot ata jane rrit dhe jane bere shume te rrezikshem. Cka do behet neser?.
    Shefqet Krasniqi, Ferid Agani, Naim Ternava, Fuad Ramiqi, Milazim Krasniqi me djal Memlin dhe shume e shume te tjere jane bere multimilioner me parat e Arabve dhe turqve per ta radikalizue Kosoven.
    Thaci ke tri arsye pse nuk flet: 1. Nese je idhtar i tyre. 2. Je i shitur (korruptuar) ose 3. Per ta mbajt pushtetin me cdo kusht nuk u kundervihesh se mvaresh nga votat e tyre.

  5. PrapambetjetOsmane says:

    Trecerekshit jane rreziku qe ben byyyy, dmth 1 rrezik i identifikueshem.
    Me te rrezikshem jane trecerekshit e moderuar, stersternipat e Hamza Kasemit, nipit te Gjergj Kastriotit te pavdekshem, sepse keta mbjellin terror te padukshem. Keshtu qe asnjeri nuk mund te flas e jo me te reagoje i lire, dhe jeta i ngjan te perditeshmes se anadollit, dmth 1 jete e mberthyer nga zixhire te padukshem mentaliteti mo.ngo*lo-is^la*mik.

  6. teli says:

    osbe kerkon te mbrohet meritoni si gazetar me lop e gomarica

  7. tit qerosi says:

    drejt ! te ikin kaurret e kforit nga kosova, te heshtin te gjithe gazetaret dhe tv, te leshohen edhe njehere serbet ne kosove…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje