Ish- Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Teuta Baleta, doli përpara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë për të dëshmuar në lidhje me skandalin e vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve.
Baleta, e cila ka mbajtur këtë post nga viti 2006 deri në vitin 2010, ishte e ashpër në kritikat e saj, sidomos ndaj Këshillit Mbikëqyrës.
Baleta në raportimin e saj bëri me dije se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e saj, ka pasur ndërhyrje në kompetencat e Inspektorit të Përgjithshëm.
Teksa sqaroi problemet, ajo bëri përgjegjës Këshillin Mbikëqyrës, për të cilin tha se ka dështuar të kryejë funksionet e tij.
“Plani për përmbushjen e objektivave hasi në pengesa.
Auditimi duhet të jetë i pavarur.
Problematikat ishin disa, nuk u zbatua programi për trajnimin e inspektorëve, rekomandim edhe i FMN.
Pati vonesa në strukturimin e Departamentit të Kontrollit për 1 vit e gjysmë pa dhënë shpjegime.
Kam pasur mungesë në burime njerëzore, burimet në Departamentin e Kontrollit u kufizuan në disa aspekte, u kufizua aksesi në informacion për inspektorët e kontrollit, pati raste kur nuk jepej fare emri i tyre.
Problem ishte profesionalizmi i audituesve, mosmarrja e përgjegjësisë së pranimit të rrezikut.
Ka pasur ndërhyrje, është prekur pavarësia”, theksoi ajo.
Baleta iu përgjigj kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe nëse blerjet e mëdha që ka kryer Banka e Shqipërisë janë bërë në përputhje me ligjin.
Ajo foli për rregulla prokurimi që nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme
“Sipas ligjit, BSH është autoritet që i përcakton vetë rregullat e prokuromit. Në rekomandim është thënë të bëhet në frymë të ligjeve të prokurimeve publike të vendit. Rregulloret në tërësi hartoheshin në mënyrë të tillë që nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme”, tha Baleta.
Një nga problemet që ish-inspektorja ka hasur në detyrën e saj ishte kufizimi i aksesit të informacionit për auditimin e brendshëm
“Plani i inspektimit hasi në pengesa të cilat u ashpërsuan më tepër me kalimin e kohës që e vështirësoi auditimin e brendshëm”, u shpreh Baleta, duke renditur disa pika të cilat penguan të kryente punën e saj.
Sipas saj, kompetencat e Inspektorit të Përgjithshëm të BSH-së i cënuan për të organizuar funksionin e auditimit, madje u arrit në pikën që organe të tjera përcaktonin nëse informacioni është i mjaftueshëm apo jo.
“Nga njësi të ndryshme na kufizohej informacioni, ose nuk jepej fare. Merrej përsipër edhe fakti nëse informacioni i dhënë është ose jo i mjaftueshëm. U cënuan kompetencat e inspektorit për të organizuar funksionin e auditimit”, theksoi ajo
Një tjetër problematikë sipas Bletës ishte moszbatimi i rekomandimeve dhe kufizi i kontrolleve.
Gjithashtu gjatë dëshmisë së saj, Baleta tregon se deri në momentin që ajo ka qenë në detyrë nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk janë zbatur disa rekomandime për audituesit, qofshin ato edhe nga FMN.
Ajo shprehet se nuk është bërë një trajnim i audituesve për t’i rrituar ata profesionalisht në disa fusha. Madje shton se ky ka qenë edhe një nga rekomandimet e FMN-së
Më tej ajo sqaroi para Komisionit parlamentar të Ekonomisë se ka pasur vonesa të pakuptimta në strukturimin e departamentit të auditimit, përreth 1 viti e gjysmë ajo ka kërkuar të përforcojë auditimin e brendshëm përmes një filtri të dytë.
Një tjetër problem ka qenë edhe kufizimi i burimeve njerëzore, duke e lënë institucionin e kontrollit në BSH të cenuar në veprime. Madje ka pasur edhe largime të audituesve pa konsultime të Inspektores së Përgjithshme.
“Prej dhjetorit të vitit 2005, mungesa e zëvendës guvernatorit të dytë dobësoi auditimin e brendshëm”, u shpreh Baleta.
Duke folur për ligjin që garanton pavarësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë, ish-Inspektorja e Përgjithshme shprehet se funksionon duke pasur një nga ligjet më të mira dhe se pavarësisht problemeve të dalë nga ngjarja e fundit, ligjvënësi nuk duhet të pendohet.
“Pavarësia e BSH, funksion duke pasur një nga ligjet më të mira. Ligjvënësi, pavarësisht ngjarjeve nuk duhet të pendohet”, tha Baleta duke u shtuar se nuk duhet abuzuar me pavarësinë.
Ish-inspektorja Teuta Baleta iu përgjigj kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace nëse blerjet e mëdha që ka kryer Banka e Shqipërisë janë bërë në përputhje me ligjin. Ajo foli për rregulla prokurimi që nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme. Ajo solli eksperiencën e bankave të tjera, të cilat ashtu sic rekomandohej, i referoheshin ligjit të prokurimeve publike të vendit të tyre.
“Sipas ligjit, BSH është autoritet që i përcakton vetë rregullat e prokuromit. Në rekomnadim është thënë të bëhet në frymë të ligjeve të prokurimeve publike të vendit. Rregulloret në tërësi hartoheshin në mënyrë të tillë që nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme”, tha Baleta.
Sipas saj Këshilli Mbikëqyrës ka tjetërsuar edhe detyrat, sic është rasti i anashkalimit Entit të Prokurorimit, duke i marrë vetë vendimet.
Në sqarimet e dhëna para deputetëve, Baleta u ndal në shkeljet ligjore dhe heshtjen e Guvernatorit e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Në këtë kuadër ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH bën përgjegjës të drejtëpërdrejtë drejtuesit në këtë institucion, guvernatorin Fullani dhe Këshillin Mikëqyrës, të cilët sipas saj, edhe pse janë vënë në dijeni për refuzimin e informacionit, nuk kanë bërë asgjë.
“Është kufizuar informacioni i kërkuar nga inspektorët për ushtrimin e auditimit, bëhet shkelje ligjore, s’ka tejkalim kompetencash”, u shpreh Baleta.
E pyetur nëse mund të tejkalohej bllokimi i dhënies së informacionit nga drejtori të caktuara, Baleti thotë se Inspektori ka për detyrë të japë opinion me rezervë ose jo, por nuk ka kompetencë tëtejakalojë drejtuesit e këtij institucioni, të cilët heshtën përballë këtij refuzimi.
“Nuk përcilleshin një pjesë e kërkesave tek organet vendimarrëse. Kam informuar guvernatorin për kërkesat që janë bërë dhe që nuk e kanë gjetur rrugën për në këshillin mbikëqyrës dhe nuk është bërë asgjë prej tyre”, tha Baleta.
a e moret vesh tani se cila eshte zonja me koqe
Kjo ia mblidhte fullanit, dhe ramohito ne ate kohe si inspektor i bankes, bente letra anonime dhe luajti 2 vjet me letra ne kompjuter sepse fullani dhe keshilli i tredhur i bsh (sic i ka thene live kjo zonje atij keshilli) nuk ia miratonte kerkesen inspektores per largimin e 4 inspektoreve qe sipas saj nuk plotesonin kushtet, kriteret per te qene inspektor
Pse ke kaq informacion per banken?! Mos ler pas dore punen si informatore e grupeve kriminale te ballkanit se do te coj te plotesosh formular si vullnetare prape
vjollcaaaaaaaaa
aman sa e mire qe je, e di vete ti
Epo, shteti rrumpalle per kete lloj qeverisjeje dallohet. Ai, i mdhi, qe ka pushtet, nuk do t’ia dije per ligje e rregulla, ndryshe nuk do te quhej rrumpalle. Pse, kot e shqyen b…. per te marre pushtetin…
Po atehere nuk ka qene ky Keshill Mbikeqyres (me perjashtim te Fullanit dhe Civicit) te tjeret jane zgjedhur ne 2011.
Ajo foli per problematika qe ka cdo institucion qe ndoshta jane korrigjuar ose jo. Po njekohesisht i dha dhe nje shuplake ketij lloj komisioni ekonomie ku nxorri sheshit nivelin Profesional te atyre qe ishin aty. E shikoni sa poshte eshte Kuvendi me keta lloj deputetesh. Keta do jene te zote te bejne ligje te mira qe te funksionoje shteti?
Keta duhet te bejne shkollen nga e para ngaqe nuk lexojne dot duan cdo informim me goje njesoj si gjysma e shqiperise qe punon ne kafe.
Teuta ka folur haptazi gjithmone duje rrezikuar edhe vendin e saj. Bravo Teuta.
Kjo zonje eshte e afert e deputetit karizmatik Abdi Baleta?
eshte e bija
Zonjushe Baleta deri diku e ka ndihmuar Fullanin ne zullumet e tij, pasi kjo si e zgjedhur direkt nga Parlamenti, kishte detyrimin Ligjor te informonte kete Insitucion me parregullsite qe e pengonin te ushtronte detyren e saj.Ku ishte kjo znj.per pese vjet me radhe qe ishte ne kete detyre, sa here e ka bere prezent problemin ne parlament.
Me gjithe respektin per kete zonjushe , ajo eshte pjese e murit te kalbur ka kalase se Fullanit
po ta degjosh fjalen e saj do e gjesh pjesen e parlamentit i nderuar
zonja tha qe nese parlamenti do kishte marre ne konsiderate raportet e mia te cilat jane depozituar ne parlament, ndoshta une nuk do detyrohesha te vija sot ketu
keshtu qe lexo njehere, ca ka thene tjetri pastaj bej si i zgjuar ketu
shnet
Ky eshte informacioni me i sakte qe kam marre, pas gjashte javeve dezinformim te qellimte.
Zonja Teuta Baleta,ju faleminderit per profesionalizmin,pergjegjshmerine dhe guximin e qarte si dielli.
Prandaj e larguan Teuten, se nuk e duronin dot korrektesine?!
Kategorija e shpifesve, si Vjollca e mesiperme, nuk e demton dot nje individ si Teuta!
?
sakte
Ti nuk je mira,po qenia me e lige qe ekziston…
Tani kuptohet qe mund t’ju djegi por ajo qe qendron nuk hidhet dot poshte. Pastaj pse me kaq inat personal!!! Fundja Teuta as per Fullanin nuk ka dashur te prononcohet personalisht por ja le pergjegjesine Parlamentit… Inatin ja ke por jepi hakun ?
Jane njerez si Teuta qe te bejne te kesh nje fije shprese se ka ende njerez qe punojne me korrektesi dhe s’kane frike nga keta halabaket/gangstere qe iane ne krye.
Ndersa kur Ela Golemi ishte nenkryetare e Bashkise se Durresit ne kohen e Lefter Kokes bllokonte te gjithe posten e tij dhe nuk kalonte asgje per tek kryetari Lefter Koka pa lejen dhe pa e kontrolluar ajo me pare..??
Do ti dergoj nje biciklete pa shale per ta falenderuar.
A te kishja mundesi,ja si veproja:
Do ti plasja te gjithe ne burg dhe çelsat do ti hidhja ne det duke shkuare per ne Itali.I pari Fullanovski pastaj me radhe deri tek suçka me e vogel.
Shiko mire, se Fullani mund te jete ne te njejten anije, duke cuar ekipin e Futbollit te Bankes te lozi ne Rome.
Fullani nuk e shkel skeden qe ka, sepse keta 60 vjecare shetisin Evropen me parate e Popullit.
Kush e cakton Fondin e shpenzimeve te Bankes?
Une e di qe duhet te caktohet nga Buxheti Shtetit.
Te gjithe flasin per gjurmet kur perpara kane ujkun .me e ndershmja per kete popull do te ishte te kthejne parat ,tu konfeksohet pasuria .te hiqen nga puna . atehere jemi ne rregulle nga ana monetare . nga nana sociale ta kuptojne nje here se si mund te jetohet me 30 mije leke me muaj . se keta zotrinjte denohe 10 vjet bejne 2 vjete , e lume si ne ,ku ishim hic gjekundi. por nje gje duhet te kuptojme te gjithe se malli i ketij populli eshte vakef e asnje nuk e gezon se ka mnje zot .nuk vuajne per para keta zotrinjt por familje,femije nuk kane.
kjo eshte prove se ka edhe njerez te ndershem,
Duhet njoftuar Fullani per kete zbulim se ai mendon se mbi bote ka vetem plehra si ai dhe miqte e tij.
kaq mjafton me e fut Fullanin brenda.
pyetje
pse fullani nuk donte qe te funksiononte drejtoria e kontrollit???????
mbase duhet te fshihte vjedhjet qe beheshin
kerkese per ndonje njeri te ndershem qe mund te kete ngelur akoma.
Erjon Brace, prokuroria, kontrolli i larte, Mero Baze
e ndonje gazetar tjeter i pa blere me lek.
mund te na thoni nga koha qe ka ardhur fullani
sa ka qene vlera e lekeve te djegura nga BSH “se ishin te palosura”.
sipas viteve.
te gjithe e kane kuptuar
se aty eshte pislliku i madh me qindra milion euro.
ndaj nuk duhej drejtoria e kontrollit.
kjo eshte analize
jo te merresh duke grire tallashin qe te jep prokuroria.
Te lumte zonja Baleta per shpjegimet profesionale qe dhate. Vetem ate Ramohiton e harruat se eshte the winer for public audit …kjo sic thote e shoqja Magdalena…
Shqiperi = nje vend ku gjithmone, ai qe i ben ligjet nuk ja ka friken ligjit.
= vend me feudale dhe pashallare te rinj, sipas psikollogjise osmane, ku edhe allahu(zoti), nuk ndihet me i fuqishem se zoterinjte pasanike te pa limituar nga ligjet qe ata bene vetem per pozitat e tyre.Keta pasanike edhe zotin e bejne te punoje per ata !!!
Ky eshte shtrati ku lind ndjenja e njeriut fukara per tu revoltuar dhe luftuar me bindjen e vet, deri ne vdekje.Pra mungon liria dhe paqia ne ligjshmeri.
PAVARESIA E BANKES QE VJEDH.
Ne asnje vend te Botes historikisht nuk ka bere vaki qe te vidhet Thesari i Shtetit dhe Politika jo vetem te heshte, por bile t’i dale ne mbrojtje hajnise makaber me argumenta allogjike per PAVARESI te ketij Institucioni.
PAVARESIA, INDIPENDECA, AUTONOMIA
QE TE VJEDHE LEKAT FULLAN HAJNIA
Keshtu “KENDUAN” kengen e tyre ne fillim Sali Berisha me Ridvan Boden, pas tij Ilir Meta me Sparkat Brahon dhe pas nje hezitimi te gjate referenin e pavaresise se Bankes se Shtetit e “KENDOI” me nje iso mallengjyese dhe talent te papare sikur ta kishte per cunat e Tirones edhe Kryeministri yne Edi Rama. Si keshtu te majte dhe te djathte, kapitaliste dhe proletare lane armiqesite partiake dhe u bashkuan rreth nje kauze te vetme per te mbrojtur Guvernatorin Fullani? Dhe historia nuk mbaron me kaq. Per cudine e gjithe shqyptareve pas Edi Rames doli ne skene dhe “KENDOI” shqyptarce edhe eksperti i FMN-se Illahi-Allahi. Dhe mileti me te drejte po pyet:
C’KA BO VAKI NE SHQYPNI?
Sepse qeveria dhe politika jone kombetare nuk jep sqarime por vetem fshihet pas fustanit te Keshillit Mbikqyres dhe Pavaresise se Bankes ne nje kohe qe Ali Baba Fullani me 40 hajdute nga pas po vjedhin si magjype hindie Banken e Shtetit.
Sipas raportit te ish Kryeinspekores deri ne 2010-n Fullani me qellim vjedhje ka drejtuar Banken e Shtetit duke krijuar ne te nje rrumpalle administrative si nje kryetar kooperative komuniste. Kryeinspektorja e re nuk begenis fare te vije dhe te sqaroje Parlamentin dhe ASKUSH nuk di ka vazhduar rrumpalla e hajnise e Fullanit.
C’KA BO VAKI NE SHQYPNI?
Si kofili pas te vjelave, Teutaaaaaaaa!
Te fala babi Abdiut!
Te fala dhe sat’ëme Hahaha nga gjithe pleqte e Krujes
Bravo,ma ne fund nje profesioniste e vertete!
Kjo inspektorja nuk ka cfare te thote sepse vjedhja nuk eshte 7 milion dollare por mbi 10 here me shume. Cdo deklarate qe mund te bejne iu komplikon me shume situaten.
Edi Rama turp nje mije here. Besuam tek ty dhe tani ti dole njelloj klluf si Saliu. Ku qendron differenca? Qe ti u jep pak boje me te kombinuar fasadave?
Tani mund te them me plot gojen se je njeri pa moral dhe pervers. Eshte uluritese qe ti si K/minister nuk reagon per kete ngjarje ne zemer te institucionit te shtetit, Bankes se Shqiperise.
Heshte per Gerdecin
Heshte per 21 Janarin
Heshte per rrugen Durres -Kukes.
Heshte per Banken
Mendoj se ja ke bere Biografine vetes per nje kohe shume te shkurter. Mos kujto se je imun. Ke per te thyer dhe ti qafen bashke me fatos dhe Sali. Cdo veprim apo mosveprim qe ben eshte investim pozitiv apo negativ per ty. Mundohu te rreagosh dhe mos u fsheh pas gishtit te Merkelit sepse edhe sikur te kesh merite nuk ta shlyen kete faj.