Kod Etike për deputetët/ U ndalohen celularët në seancë dhe pranimi i dhuratave

4 Shtator 2014, 09:32Politika TEMA

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do t’u ndalohet përdorimi i telefonisë celulare në ambientet e sallës së parlamentit.

Një kufizim i tillë është vendosur në Kodin e ri të Etikës, të hartuar nga Kuvendi në bashkëpunim me OSBE-në.

“Gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit, në seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare. Gjatë zhvillimit të sencave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit, si rregull, deputeti nuk duhet të përdorë telefoninë e lëvizshme”, thuhet në nenin 10 të Kodit të Etikës.

Një kapitull i veçantë i është kushtuar edhe sjelljes në Kuvend. “Deputeti nuk duhet: ç) të kërcënojë apo të fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) bën thirrjë për përdorim dhune në Kuvend”.

Për këto raste do të zbatohet kapitulli 9 i rregullores së Kuvendit, ku parashikohen masa të forta deri në përjashtim deri në 10 ditë dhe sanksione financiare.

Gjithashtu në këtë Kod Etike është përcaktuar që deputetët, në rast se do t’ju japin dhurata për shkak të detyrës, duhet t’i refuzojnë ose do të përdoren për qëllime të Kuvendit.

Kodi pritet të diskutohet në komisione dhe më pas të miratohet në seancë plenare.

6 komente në “Kod Etike për deputetët/ U ndalohen celularët në seancë dhe pranimi i dhuratave”

  1. ivani i madh says:

    dmthene qe Berishen ta degjojme ne qytetaret duke thirur e bertitur rrugeve te Tiranes Keshtu do mare fund nje here e mire ulerimat e qenve te roges ose bashkimi i ulerimave te tyre me te .Shpetoni ju dhele te vuajme ne po do te mbeteni pa gallate ne parlamentdhe se di se si do e shtyni.

  2. Treviso says:

    Me keto projekt vendime mendoj se po realizohet me ne fund demokracia e shume pritur nga populli. Nese behen ligje, ado jete e lehte te zbatohen nga uliganet e parlamentit keto ligje? Do tja leme kohes ta vertetoje.

  3. stela says:

    Qyqja 20 vjet Parlament akoma jeni te A-ja?!

  4. Mondi says:

    Te lumte o Shtet, Se jane mesuar rrine ne celular gjithe kohes

  5. Sokrati says:

    po pistoletat lejohen?po tutoret e prostitutave lejohen?po vrasesit e komisareve?Po vrasesit e denuar ne Bruksel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje