Tahiri nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me Maqedoninë: Luftë e përbashkët terrorizmit e krimit të organizuar

5 Shtator 2014, 12:06Rajoni TEMA

Tirana dhe Shkupi do të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit fetar dhe etnik ashtu sikurse ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Shqipërisë bënë të ditur këtë iniciativë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që Saimir Tahiri dhe Gordana Jankulovska mbajtën në Tiranë.

Ministrat e Brendshëm të dy vendeve nënshkruan një protokoll bashkëpunimi në fushën e rendit dhe sigurisë.

Tahiri theksoi se ky bashkepunim ka për qëllim t’u vije në ndihmë të qytetarëve shqiptarë dhe atyre maqedonas të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin.

 “Shqipëria dhe Maqedonia ushqejnë prej kohësh një marredhënie mirëkuptimi dhe sot kjo marredhënie është shtrirë edhe më tej. Ne gjatë takimti me znj, Jankulovska diskutuam mbi projekte të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë, si dhe ndamë mendime të njëjta sa i takon krijimit të lehtësirave për turistët e vendeve tona “, theksoi Tahiri.

Ai bëri të ditur se për të pasur një bashëkepunim sa më të shëndoshe, dy ministrat ranë dakord që të ngirhet grupe të përbashkëta pune për të analizuar problematikat.

“Gjatë diskutimeve duke qasur dhe problemet e luftës kundër terrorizmit etnik dhe fetar, vendosëm që për t’i ardhur në ndihmë sigurisë dhe rendit të qytetarëve tanë, të ngremë grupe pune me tekniciene të të dy policive për te intensifikuar punën për identifikimin e problematikave si dhe përcaktimin strategjive për tejkalimin e tyre”, theksoi Tahiri.

Ai u shpreh se marrëveshja e nënshkruar  është e fokusuar tek turistët dhe ka në thelb bashkepunimin policor gjatë sezonit veror dhe fluksit të madh turistik.

“Duke marrë frymëzim nga praktika e ndjekur me Republikën e Kosovës ne vendosëm që të bashëkpunojmë me Policinë e Maqedonisë për sezonin turistik, duke i ofruar qytetarëve shqiptare dhe atyre maqedonas lehtësite e nevojshme për kalimin e kufirit dhe garantimin e sigurisë së nevojshme gjatë qendrimit tek vendi mik”, nënvizoi ministri i Brendshëm shqiptar.

Tahiri theksoi se Protokolli i firmosur sot hyn në fuqi vitin ardhshëm.

“Ne vendosëm të shtojmë e intensifikojmë shkëmbimin e informacionit në këtë drejtim, çka do e bënte edhe më të vlefshëm, duke parë që Shqipëria është pjesë e EUROPOL me të drejta të plota”.

Në të njëjtën linjë u shpreh dhe homologia e tij, ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska, e cila falenderoi ministrin Tahiri për iniciativën e marrë në propozimin e kësaj marrëveshje.

“Ky takim dhe kjo marrëveshje është dëshmi e qartë e mardhënieve pozitive mes dy vendeve. Si dy shtete fqinjë ndajmë të njëjtin mendin në fushën e rendit dhe sigurisë. Duke u nisur nga bashkëpunimi dhe marredhëniet e ngirtura deri më sot, po ashtu dhe nga objektivat e përbashkëta sa i takon rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Europian, ne mendojnë se një përmrëism i marredhënieve reciproke, një intensifikim i punës së përbashkët, do të rriste efektshmërinë e punës sonë në rajon”, tha Jankulovska.

 

5 komente në “Tahiri nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me Maqedoninë: Luftë e përbashkët terrorizmit e krimit të organizuar”

  1. nake says:

    Policine e reformove,tani vazhdo me drejtesisni,kuptohet pasi te maresh detyren e Ministrit Drejtesise..

  2. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Pro nenshkrimit dhe varje per islamistet.

  3. kaç-portokallia says:

    ja ke fut kot sajmiro. ska terrorizem etnik, mos i jep teza maqedonsave kunder shqiptarve.ky esht amatorizem lali

  4. mer says:

    dite te keqia po vijne per shqipfolsit arabe

  5. bregdeti says:

    Vetem perkrenaria e Gjergj Kastriotit ne sfont te fotografis se ministrit tregon rrugen e krishter europiane qe duhet te ndjek Shqiperia ne qoft se do qe femijt e saj ti mbledhe prap ne familien shqiptare. Rruga e urrejtjes dhe e percarjes na shpie ne asimilim te plot ne kete bote te pa qendrushme. Zgjidhni dhe merni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje