Ambasadori i Italisë në Tiranë Masimo Gaiani i ka drejtuar një apel mazhorancës dhe opozitës të gjejnë kanalet e komunikimit dhe bashkëpunimit, duke cilësuar të domosdoshëm këtë proces në rrugën e integrimit europian.
“Parlamenti është padyshim vendi institucional, ku deputetët bëjnë diskutim politik dhe vendi i dialogut mes palëve. Pra mungesa e një pjesë shumë të rëndësishme sic është Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, padyshim nuk është një faktor pozitiv. Prandaj ne nxisim fuqimisht palët, që të rikthehen normalitetit, kemi ftuar të dyja palët, sepse ja kemi kërkuar edhe opozitës dhe mazhorancës, për të intensifikuar kanalet e dialogut, për të pasur një qasje konstruktive dhe ndryshe në një folur”, theksoi diplomati italian në një intervistë për A1 Report.
Gaiani e cilëson Parlamentin si vendin ku zhvillohen debatet. “Nëse ka vende të tjera lë të zhvillohen, por e rëndëishme është që gjithcka të zhvillohet në një sens kontruktiv”, theksoi ai në një intervistë për A1 Report.
Diplomati italian gjithashtu thotë se në Këshillin Kombëtar të Integrimit, duhet të jenë të gjitha palët. Ndërsa në lidhje me vizitën e Papës, Gaiani thotë se nuk ka arsye për tu shqetësuar për sigurinë.
Kanë kaluar disa muaj nga dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë, mund ta quajmë një dhuratë apo plotësisht të merituar?
Jam shumë i bindur se statusi ishte shumë i merituar. Shqipëria i ishte përgjigjur dhe plotësuar kërkesat e kërkuara. Dhe tashmë kishte ardhur koha që Europa të njihte progresin e arritur, term që e përdori edhe ministrja Mogherini, pra s”bëhet fjalë për një dhuratë por për një njohje të sforcove dhe përpjekjeve, për plotësimin e reformave. Statusi kandidat është një stacion i rëndësishëm por mbetet vetëm një etapë e një rrugë të gjatë. Shqipëria po impenjohet dhe është impenjuar edhe në të kaluarën, me miratimin e 3 ligjeve apo me veniën në punë të gjithë legjislacionit të kërkuar. Në qeverinë e re ka një përqasje shumë proeuropiane, ka përpjekje për të ecur përpara me reformat, që janë kërkesa të Europës, por që edhe ka nevojë vendi. Sepse Europa nuk kërkon gjera që janë jashtë bote, por ato gjëra që ndihmojnë qytetarët. Sic janë funksionimi i administratës publike, funksionomi i drejtësisë, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, që janë kushte të domosdoshme për funksionimin e sistemit shtetëror, por që do ofrojë më shumë pasuri dhë mirëqënie për qytetarët.
Por pavarësisht frymës pozitive që mbizotëroj gjatë atyre ditëve, kemi një rikthim në normalitet të politikës shqiptare. Opozita që bojkoton punimet e kuvendit, një situatë jo pozitive, por gjithsesi jo problematike si disa vite më parë?
Parlamenti është padyshim vendi institucional, ku deputetët bëjnë diskutim politik dhe vendi i dialogut mes palëve. Pra mungesa e një pjesë shumë të rëndësishme sic është Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, padyshim nuk është një faktor pozitiv. Prandaj ne nxisim fuqimisht palët, që të rikthehen normalitetit, kemi ftuar të dyja palët, sepse ja kemi kërkuar edhe opozitës dhe mazhorancës, për të intensifikuar kanalet e dialogut, për të pasur një qasje konstruktive dhe ndryshe në një folur. Unë nuk kam qejf të përdor termin konsensus, por theksoj se është shumë e rëndësishme, që për rrugën e integrimit, duhet dialog , që të ketë kontribut dhe pjesëmarrje të gjithë faktorit politik, për tu sforcuar në transformimin e institucioneve në optikën europiane. Mendoj se vendi ku zhvillihet këto debate bëhen në parlament, nëse ka vende të tjera lë të zhvillohen, por e rëndëishme është që gjithcka të zhvillohet në një sens kontruktiv.
Pak ditë më parë opozita refuzoi të marrë pjesë në këshillin Kombëtar të Integrimit, a mund te themi se është një sinjal negativ për procesin e integrimit, apo është i justifikuar?
Këshilli i Integrimit, ka lindur për të favorizuar rrugën e Shqipërisë, në një optikë për të qënë një lloj ndihme, duhet të ketë pjesëmarrjen e gjitha palëve, do të thoja që kështu u ngrit. Dhe besoj se Komisioni Europian dhe vendet e BE-së, do të bëjnë cështë e mundur për të shtyrë palët drejt një afrimi dhe pjesëmarrje. Ne e urojmë fuqimisht dhe unë sdo mungoj në bërjen e përpjekve nga ana ime për arritjen e këtij objektivi.
Si do e vlerësoni rolin që Shqipëria ka në rajon? Duke e lidhur dhe me iniciativën që ka ardhur nga ministrja e jashtëme italiane Mogherini, për një samit me Serbinë? C’mund të pritet nga ky samit i pari në llojin e vet?
Shqipëria ka luajtur gjithmon një rol shumë konstruktiv në rajon. Shqipëria është një nga vendet e rëndësishme të rajonit , dhe sigurisht edhe kontributi i saj për shqiptarët etnikë në vendet e tjera, ka qenë paqësor, tejet pozitiv dhe i vlerësueshëm. Është e rëndësishme që vendet më të rëndësishme në rrajon janë Shqipëria dhe Serbia. Është e rëndësishme që raportet mes këtyre 2 vendeve të shkojnë drejt një përmirësimi konstatnt. E kemi venë re që ka përmirësim të dukshmë, por një zhvillim edhe më i thelluar do të jetë edhe më pozitiv për gjithë rajonin. Dhe italia dhe ministria e jahstëme Mogerini. është angazhuar për të pasur një takim tripalësh, për të pasur këtë shkëmbish raportesh. Pra mendoj se duhet të përmirësohen edhe raportet ekonomike. Sepse aty ku ka raporte dhe bashkëpunim ekonomike e tregtare. Do ishte shumë mirë në forcimin e lidhjeve, sepse krizat janë shumë të dobëta ose nuk ekziztojnë fare kur ka raporte te mira ekonomke. Prandaj mendojmë se është pozitive edhe vendosja e linjes ajrore direkte Serbi Shqipëri, dhe është në këtë logjikë dhe optikë, që Italia shikon me shumë favor dhe prespektivë. Ne kemi shtyre gjithmonë shtetet e rajonit të punojnë sëbashku, Do të doja të kujtoja se ne kemi financuar shumë organizmat rajonalë, që kanë shtyrë vendet e rajonit për të bashkëpunuar dhe diskutuar problemet e përbashkëta.
Cfarë do të thotë për një vend si Shqipëria, zgjedhja e ministres së jashtëme Italiane në krye të diplomacisë Europiane?
Mendoj se është pozitive për një sërë arsyesh, për shkak të lidhjeve reciproke që ka mes Shqipërisë dhe Italisë. Njohja është shumë e rëndësishme, por edhe kapaciteti dhe mundësia për të folur që ekzizton mes italianeve dhe shqiptarëve. Do t shtoja se ministrja Mogherini, simbolizon një model të ri të politikanëve në italian, të rinj shumë të impenjuar, ku pavarësisht se është e re, ka një eksperiencë shumë domethënëse dhe të konsoliduara, në marrëdhëniet ndërkombëtare. E kemi parë në angahzimet, e fundit, por ka edhe një raport të vecantë për Shqipërinë, dhe besoj se mund të punoj për politikën e jashtëme Europiane, por me një vemendje të vecantë për Shqpërinë dhe këtë rajon. Jam shumë i kënaqur dhe gëzuar që kjo ka ndodhur.
Nuk mund të ri pa ju pyetur për vizitën e Papa Franceskut në 21 shtator, keni shqetësime në lidhje me sigurinë, e lidh pyetjen me zhvillimet e fundit, vecanërisht me evidentimin e disa shtetasve shqiptare, që janë bërë pjesë e organizatave fondamentaliste muslimane?
Besoj se jo, është e qartë se kur ka një evenimet të tillë të ketrë përmasave, gjithmonë , merren masa të nje mënyre të vecantë dhe kërkohet vëmendje më e madhe për të adoptuar masa parandaluaese të vecanta. Në e bëjmë vazhdimisht në Romë, kur Papa shfaqet në publik. Nuk shikoj arsye për tu shqetësuar në rastin e Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj besoj dhe mendoj se autoritet shqiptare kanë marra masat e duhura dhe të domosdoshme, për të garantuar sigurinë maksimale të atit të shenjtë dhe atyre që e shoqërojnë në këtë vizitë të rëndësishme.
O Giani te kan rraf naiher me rryp ushtari? ne koridoret e Parlamentit.
Hik mer hipokrit i shtetit mafioz , po i tregoke ti ksaj klase politike ordinere ,ktyre dy Fronteve pseodopolitike ,te tragji-komedise shqiptare.
Nga njera ane pseudosocialistet rose ,nga ana tjeter Banda e krimineleve (sali berisha&Co ,te cilet ju europianet & usa e krijoj e financoj dhe mbeshteti te qendroj ne poltike ,ate e ben akoma sot ) .
Epoka 24-vjecare e talljes me shqiptaret ,nga ju Eu-rrop-janet ne shqiperi tashme ka vdek . E vetmja ndihme qe ju do pretendonit ti jepnit shqiptareve eshte te HESHTNI e mo shani me mut ne corben qe gatuat vete *******************Grazie Signore Pacceti !!!****************
***********************V_F_n’Culo****************************
O “Safeti” secili i semure do e merr terapine e duhur!
Sig Gaiani, mos u bej me mafioz sec je, shif ato fondet ti, rrip ndonje gje, se nuk ta merr njeri mendjen per politike………..