Si dasmor i mallkuar nga Doktori në dasmën e Ajoles dhe Erionit

7 Shtator 2014, 12:31Lifestyle TEMA
Si dasmor i mallkuar nga Doktori në dasmën e Ajoles dhe Erionit

 Nga Mero Baze

Mbrëme deri pas mesnate kam qenë me miq në dasmën e Ajolës dhe Erionit. Nuk kam shkruar për ndonjë dasëm në jetë, por sot kur u zgjova pash një vërshim histerie për të përbaltur një ceremoni martese, e cila më krijoi iden se kisha marr pjesë në një krim.
Po ua vizatoj pak dasmën për tu shuar kurjozitetin.

Dasma u bë në një nga sheshet kryesore të Kalasë së Gjirokastrës, aty ku bëheshin festivalet folklorike. Nga pikpamja logjistike dasma ishte një guxim i madh, pasi deri në hyrje të Gjirokastrës na shoqëroi një furtunë e paparë shiu dhe askush nuk besonte që do të hapej koha pas pak orësh, për një dasëm në një mjedis të pambuluar. Organizatorët në të vërtet e rrezikuan dasmën deri në një kufi cmendurie duke vënë bast me Zotin.

Për fat e fituan bastin dhe dasmën.

U siguroj se nuk qe aq këndshëm të rrije jashtë, pasi ishte ftohtë dhe zonjat që kishin ardhur të veshura hollë i lanë burrat pa xhaketa. Unë dola i fitur se isha vetëm dhe ndenja me xhaketë.

Menuja ishte aq modeste sa unë nuk mbaj mend tamam cfarë na ofruan për të ngrënë. Ishte një menu kateringu e sjell nga Tirana. Vera ishte një prodhim vendës nga “Vreshti Sala”. Në fillim hezituam ta pinim si “tangërllëksa” por këmngulja e Bashkim Salës që e kishte bërë vet në një vresht në Vorë, na detyroi  ta kthenim gotën e parë për etik. Pastaj e thame gjithe shishen.

Këtë foto po e postoj që ti heq merakun Doktorit që edhe vera ngjante me nofkën e tij “Sala”.

Nuk kishte asgjë luksoze pasi ske cfarë luksi të sajosh në një shesh kalaje ku një orë para dasmës ishte plot me ujë. Gotat e para të koktejit u detyruam ti pijmë në bodrumet e kalasë, ku dhe tualetet nuk kishin ujë. Torturë më të madhe se kaq për organizatorët e një dasme nuk mund të ketë.

Ceremonia e kurorëzimit më pëlqeu shumë. Nuk kisha qenë kurrë në një dasëm ku unazat i vendoste një pastor. Kisha parë ose prift ose hoxhë, që në të vërtet këtu tek ne duket sikur të bëjnë gjyq kur të martojnë. Pastori i Ajolës dhe Erionit ishte një burrë i këndshëm dhe i lexuar. Ai citoi dy herë Kutelin gjatë predikimit të tij dhe e bëri shumë njerëzore betimin e të dyve.

Pjesa e festmit gjatë dasmës ishte në të vërtet ajo që mund ta ketë mërzitur Doktorin. Kishte vërtet shumë hare dhe dhjetra të rinj nuk u ulen kurrë në tavolinë. Ata vetëm vallëzonin. Unë dhe Filipi u mërzitëm pak se një këngëtar kosovar i ftuar e zgjati shumë me muzikën Rep a Hip Hop. Filipit i hanin këmbët për një valle progonishte që ai e kërcen si grek dhe unë që ja ngatërroja ritmin nga pas si “antigrek”.

Të ftuarit ishin në të vërtet të përzgjedhur dhe kjo mund ta ketë mërzitur Doktorin. Nuk e di shifrën por nga tavolinat besoj se ishin rreth 350 vetë. Ishin vërtet të veshur mirë dhe njerëz të njohur në shoqërinë tonë. Shumica ishin të rinj, miq të Ajolës dhe Erionit, politikanë gazetarë dhe biznesmenë. Shumica e tyre përvec pjesës politike besoj kanë qenë dhe në darkat e ceremonitë e Berishës. Disa biznesmenë natyrisht dhe në ankandet e Lirisë.

Dhe për ti mbylur këto reshta dua të them se ceremoni të tilla janë torturuese për organizatorët, por fitmiprurëse për qytetin dhe vendin ku bëhet. është një promovim i vlerave të turizmit, shumë me elitar nga ideja e Berishës që të bëj cdo kala kafene dhe qebatore. Nuk di ckanë hequr ata që vendosën të bëjnë një dasëm në shesh të hapur, por di të them që e vetmja gjë luksoze ishte ideja për tu martuar në një kala të cilën Erioni ka dy vjet që e promovon si destinacion turistik duke cuar cdo korrik mijëra të rinj nga gjithë Shqipëria.

Unë u gëzova që Ajola dhe Erioni zgjodhën Gjirokastrën të martohen. Ja vlente të ishe i ftuar edhe pse ishe i rrezikuar nga ndonjë plevit nëse zinte shiu. Por Zoti ishte me ta. Aq shumë sa ka xhindosur dhe plakun që përgjon çifte nga kulla në Tiranë.

 

102 komente në “Si dasmor i mallkuar nga Doktori në dasmën e Ajoles dhe Erionit”

  1. Artan says:

    ne fakt bere mire qe na e shpjegove situaten, dmth ju me shume paski vuajtur atje ne kala sesa qenkeni knaqur, gjithsesi ashtu sic the edhe ti ia vlente te ishe i ftuar…edhe nese do ia jepje xhaketen dikujt se mos plevitosej prape do ia vlente, ndersa me Salen nuk ia vle te merresh te prish bukurine e ketij cifti te kendshem http://bit.do/le-ta-shijojme-jeten

    P.S nje pyetje kisha a ishte Rama?

    1. Mira says:

      Tualetet pa ujë dhe pa banja! U detyruan 1000 shqipot të pshuriten në kala dhe të ndoten nëpër qoshka siç bëhej në ato nënkalimet në periferi të Tiranës ose kur shuriteshin alabakët në monumentin i pavarësisë.

      Bravo Erionit që menderosi kështjellën.
      Merua çensuroi këtë herë publikun që e mban gjallë këtë gazetë…!

      1. Eagle says:

        Sa lek hodhe mero , kete sna I the?

        1. Mira says:

          1000 veta nga 100€ për kokë minimumi( nuk po zë tregtarët e fuqishëm që mund të kenë hedhur 10,000€) bëhen 100,000 €.

          Tani këto do të deklarohen, apo bie ndesh me rregulloren e parlamentit që u votua para pak kohësh për dhuratat që u bëhën dhe nuk duhet të pranohen….!?

          Erion po u ndave mund të nxjerrësh dhe 100,000 € të tjera dhe të shëtisësh ndonjë kështjellë tjetër.
          Unë të sygjeroj që të marrësh të gjithë kështjellat e Shqipërisë me rradhë…..!

          1. u c'u gezova says:

            Moj Mira,po ti sikur do beje nje greve me cadra! Apo harrove!? Shko nje vrap te keshtjella e Gjirokastres dhe bej nje greve kunder shurosjes! Vrap ec (do vije dhe Jozi) ?

            1. Prelilo Luaras says:

              Kjo i ben inventarin, edhe sa here e beri cifti ate pune.
              Keshtu i ka mesuar Merhum Sali Fazllici.

            2. Splitt_The_Comunists says:

              Viktima morracaket e Mero BAZES… Duket qarte cfare intelekti keni kur flisni. Provokatore primitive ne kulm, pervec kesaj barbona te medhenj. Do te vije dita juaj mor bastarde……

          2. kenDveshtrim tjeter ( i treti i verteti ) says:

            Shko Mira kellira shko, te ta bejme shurren ty ne koke pastaj

          3. xheJ eN Bi says:

            Mira —

            Emrin e ke shume te bukur ,po mendjen e ke te thartuar,edhe uthulla eshte me e embel se mendja jote.

            Si shpegohet se te gjithe pedeistet jane infektuar nga virusi ” salistan” qe prek trurin e vogel.
            Ky virus te ben qe te metat e veta i zvogelon 100 here dhe te metat e kundershtarit i zmadhon 100 here dhe te ben qe ta kesh keq me shifrat se i ngatron ,keshtuqe 350-ta te duket 1000 . Sa per llogarit qe ben ,me duket se i ben si gjyshja ime me gishta .

            1. x says:

              Kjo mira,mirel etj esht nje 60 vjecare enveriste e semur mendore

          4. Ati says:

            Kater vete nga familja ime ishin te ftuar ne dasem, asnjeri nuk hodhi lek jo me 100 euro sic i ben llogarite ti moj Mira….Sa mire ja beni llogarine tjetrit pa e njohur fare te verteten.Kane qene te ftuar 399 vete dhe jo 1000 sic kane qejf ti egzagjerojne shifrat mediat. E mira eshte qe ti urojme te trashegohet, e te kete jete te lumtur, e mos ti bejme llogarite…. Beri aktin me njerezor qe ben nje cift…u martuan….nuk ka vend per komente negative e thashetheme.Kete gje ja uroj gjithe njerzve qe duhen e duan te krijojne familje!

            1. Ora says:

              Ati, shume mire qe kane shkuar njerezit e familjes tuaj dhe jane kenaqur. Cifti le te trashegohet. Cfare kemi te drejte legjitime te kerkojme si qytetare te ketij vendi eshte qe bazuar ne Ligjin per Deklarimin e Pasurive, Ministri dhe bashkeshortja e tij (e cila tashme edhe ligjerisht eshte e detyruar te deklaroje pasurine) te deklarojne shpenzimet e kryera. Une njoh femije deputetesh qe deklarojne dhe nje bilete avioni te blere me Easyjet, jo me dasem me 700 veta (400 dje e 300 neser).

            2. Vk says:

              E kape dymije lekeshin mer dreq! Bravo!

      2. mira says:

        @Mira
        Paske qen injorante, nga familja demek.Te kane dergu me pa dhe nenkalimet e
        Tirones dhe mbikalimet e Vlores.Gjuha e perdorme le per te deshiru si femer

      3. zhaku says:

        O Mero e dhjeve fare. Po cna plasi trapi ne te tjerve se ku qysh e tek e beri dasmen Erjoni i Veliajve. Pse duhet te reklamohet kaq shume?

    2. Veterrani i LUFTES! says:

      Eh, shokeni, Saliu… Ai e ka fajin… Edhe per kete panair grotesk, ay e ka fajne SHOKE!

      1. mmmmmm says:

        Sic e tha dikush,edhe pas ngordhjes Salia do kete fajin! Per maskaralleqet qe ka bere dhe nuk i lan asgje! ?

    3. N Shabani says:

      Te trashegohen, jete te lumtur ciftit!!!!! Saliu te shikoje ato qe ka vjedhur vete.

    4. Patriot says:

      Problemi me kete ceremoni qendron ne faktin se,z.Veliaj,duke qene thjesht nje nepunes i shtetit,nuk mund te kopjoje ceremoni qe i kemi pare te organizojne yje te show-biznesit apo princer dhe mbreter!
      E kemi pare Tom Cruise p.sh. te organizoje ceremoni ne keshtjelle,por Tom Cruise fiton ne nje film aq sa s’eshte buxheti i qeverise shqiptare per 4 apo me shume vjet.
      Nga ana tjeter,z.Veliaj propagandon dhe eshte rrjeshtuar ne nje formacion ideologjikisht te majte. Eshte shfaqur si personazh publik duke bere denoncuesin e klases se korruptuar te politikes dhe biznesit qe s’kane meshire ,por zhvasin buxhetet e varfera te familjeve shqiptare!!! I takon nje formacioni politik qe ka percudnuar historine e monarkise shqiptare dhe familjen e mbretit Zog. Ndersa vete i pelqen te veje kurore ne nje keshtjelle si…mbret!!! paradoks dhe cinizem,apo jo?!…

  2. Eri says:

    Nje pyetje: martesa nga nje pastor eshte zyrtare, apo eshte thjesht per kenaqesi dhe si te thuash show amerikan dhe pastaj shkon regjistrohesh te zyra e gjendjes civile ?

    1. Eheeeee says:

      Te zyra vllai! Shteti nuk njeh kishra e xhamija… ?

  3. Prend Dedja says:

    Nje dasme shqiptare,qe Erioni e ktheu edhe ne pronovim turizmi edhe ne dasem ka punuar ku djalosh minister.
    Sa per PD na kujtohet dasma e Gert Bogdanit ne anije

    1. lili says:

      Promovim te turismit?
      Ate dite nje group franceze ,qe erdhi nga butrinti u kthye mbrapsht:kishin harruar kur Kane planifikuar vizitat e tyre n’albanistan me shikuar kroniken roze e me pa a ka nje dasme,nje ditelindje apo nje lindje…
      U skandalizuan pa per mungese informimi nga poste sheshit tek kalaja,ku edhe pse kishe shume police asnje nuk informoj turistet se kalaja eshte privatizuar nga ministri per qe private!

  4. TikuJr says:

    Pse nuk e bene dasmen ne Preze mqs donin kala. Edhe atje eshte bukur

    1. ou says:

      Ja do te pyesnin ty! KOQE!

  5. taulant says:

    Por, pyetja e parë që të vjen ndër mend pas kësaj ceremonie madhështore është: a do të ketë edhe dasma e ministrit që mendon për të vobektit efektin e ditlindjes së Ilir Metës? Ndoshta krahasimet nuk janë të ngjashme, sepse asnjëherë deri më tani, Velia nuk është kapur me bllok në dorë, por gjithësesi dasma madhështore, me shpenzime marramendëse, me një përfshirje të televizionit publik dhe të policisë së shtetit, në një objekt monument kulture, nuk i shkon për shtat imazhit të ministrit që ngre në krahë romët për ti cuar në spital, as atij të bamirësit që mendon për handikapatët. Ndoshta është rasti që edhe njëherë të thuhet MJAFT, arrogancës shpërdoruesve të njerzve me pushtet.

  6. erioni says:

    Duht leje nga IMK mero te besh dasme private ne nje monument kulture te kategoriae se pare. jo fodulleqe gratis. po fakti qe veliaj ndihet mire qe po e loobon ti dallon mire situaten

  7. sheme says:

    Para pak ditesh u martuan Bred Pit e Angeleine Zholi. Kishin gjithesej 22 te ftuar.Ju mungonin parate? Vete Zholi spjegoi se : Ne kohen kur kriza ka bere qe miljona njerez te vuajne per buke, nuk na shkon te bejme ceremoni madheshtore.Krahasoheni me nje kalama si Veliaj qe ka vetem nje vit qe firmos ne bordero e konkluzioni del vete.Po rilindim?

    1. 'stili> says:

      Po e sheme po , por Brad Pit martohet dhjetra here ne vit kurse Eroioni martohet vetem nje here ?

    2. ej says:

      Kur te martohesh ti o Sheme Lengu fto vetem tet eme! Idiot,ty do te pyesi tjetri sa e ke do ftoje! TRAP!!!

      1. zhaku says:

        O Koqe Erjoni ishalla martohet 700 here, por jo me parate e shqiptareve debil

        1. ej says:

          O TRAP po ti i kishe vene shenja lekeve! Sa leke i kishte marre sat’eme qafsh t’gjithe! Pa Salies sa leke i kishte mor? Cope GAMORI… ?

  8. erioni says:

    sa leke shkoj dasma mero. i kishte erioni te deklarata e pasurise aq leke

  9. Opinionisti says:

    Nje pyetje normale kam une:

    A nxirren para per financat publike nga keto aktivitete?

  10. Asnjanes says:

    Zoti Mero Baze. Une e respektoj mendimin tuaj dhe per kete nuk kam asnje gje kunder.Por te themi te verteten, nese kjo dasme do Ishte bere nga nje minister apo deputet i PD ju do mendonit ndryshe. Ju skeni lene fjale pa thene per shpenzimet e qeveritareve te Berishes, tani na thoni se ska gje se eshte normale

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Çifti te trashegohet,jete te lumtur !
    Idea per te futur Kalat e lashta ne axhenden turistike,per dasmat,eshte fitmprurese.
    Sot ne vend te urimeve,PD-ja filloj nga fushata elektorale per Bashkine e Tiranes,duke sulmuar Erjonin.
    Une e siguroj se vetem arkun me lule te kurorezimit ta vendos para bashkise se Tiranes,i fiton zgjedhjet per Kryetar Bashkie ne Tirane.

    1. kendveshtrim tjeter says:

      ..gjej o njeri nje nickname tjeter!

  12. agostin says:

    Ne Itali qe ka shume Keshtjella antike , bejne dasma personalitete te larta te Hollivudit,Ne Shqiperi qe ka te tilla keshtjella ,jane shkatrruar nga “barbaret”.Nje kompliment per çiftin dhe per menyren e festimit te kesaj dasme.
    Tani e siguret qe fillojne ta emitojne dhe te tjeret si “VIPA”

  13. tina says:

    Po thuaj o Mero qe e paske patur mik ,se po thoja qe gjeti gazeten Tema qe nuk po na le pa treguar ore e minute dasmen e ministrit,mos themi per komente qe sna le asnje koment te postojme po mos shkruanim urime e lavderime per çiftin

    1. Ana says:

      Po ju nuk I dorovisni nusen dhe dhendrin?!!! Shkoni me luge ne xhep????

  14. Sh. says:

    Mero !Natyrisht qe dasma e Erjonit ,nuk mund te lihej pa u komentuar…..

    Keshtu more Mero behen dasmat e Parallinjeve ,ndersa njerzit e tjere nga
    Fukarralleku ,nuk po munden te martohen .

    1. lili says:

      Mero,gjithe ato 4×4 qe u ngjiten ne kalajen,per asnje,a nuk do ishte ma mire te vihen ne sherbim te publikut qe vu an per ambulanca sidomos ne per fshatrat e larget.

  15. Christ says:

    Mero, te trashegohet çifti …
    Me nje ishemi cerebrare (tamblla) te Berishes,
    keto dite,
    ishalla!
    (nga nje koleg i yti)

  16. juli says:

    I mban mend letrat higjenike qe i hodhte ky robin hudi Nanos per abuzimet me pushtetin gjasme?

  17. Veterrani i LUFTES! says:

    Eh, shokeni, Saliu… Ai e ka fajin… Edhe per kete panair grotesk, ay e ka fajne, SHOKE!

  18. noku says:

    po cbon o mero se si hoqe kta sponte mor burr….lere salen te vuaj mallkimin ne pleqeri a,nuk e she qe esht ber per gjynah po dhjet e shurron ne krevat i shkreti..por her pas here futet dhe ne facebook plaku pjerdhur.

  19. Paske bere mire ti zoti Baze qe ke asistuar
    ne dasmen e Erionit, por keta te pacipet, do te thone se Erjoni gjysmen e dasmoreve i kishte fshehur ne keshtjelle dhe gjysmen i kishte ftuar per darke…ha. ha…

  20. Zani T. says:

    Nje pershkrim shume i bukur, gjithe humor e ironik alaBaze dhe çmjegullues, qe tregon se “AALA” jo verë (venë)qe s’ka qene kurre, po eshte uthulluar ne ate fare feje, saqe do ta kisha cuar per riedukim (si ish-komunisti i fundit i konvertuar, jo i Bertolucit) per te pastruar banjot pa uje te kalase, e cila ka stere plot.
    Plak gjiriz dhe cinik qe sulmon edhe gezimet njerezore, cka tregon permasat e perbindshme qe do t’ia rregulloje (se shpejti)…

  21. Aldo says:

    Mero, Para se te mbushesh mendjen qe kalate qenkan me fitimprurese kur martohen ministra king brenda, pyete pak ministrin ku i gjeti leket per kete dasem? Apo kane mbledhur dhe kta lekeqe nga 1984 si Fullani?!

    1. Endri Myqerem Fuga says:

      Ua po Erioni qe 17 vjec ka pas shitur fiq te pazari i ri.Me parate e fituara nga shitja e fiqve mbuloi edhe shpenzimet e dasmes. Nuk ju ndane Shqipere se mjere pederaset nga Dulla te Edi dhe Erioni. U se harrova dhe Lulushin e Bashkise.

      1. lili says:

        Sa kushton nje dasme ne kete kalaje? Edhe a u derdhen leket ne kasen e ministrise se kultures?kete ne taxpaguesit djal ta dîme,o mero.

  22. -Me trashegime dhe jete te lumtur.

  23. Nico says:

    Po mire beri mo se njeri jetim eshte eshte rritur me halle e problème ne jete te trashgohet

  24. Anonim says:

    Degjova deklataten e PD, sa idiot qe jane, kishin numeruar shandanet dhe lulet.
    Sa njerez te keqinj, po pse perbaltini dasmen e tjetrit.
    Po shandanet e lulet jane ate angjensive, se di ke ka marre Ami event apo geraldinen, po
    Cdo dasem keshtu behet.
    Kane kaq vjet qe punojne, besoj 2 leke i kane kursyer per te paguar nje sgjdnsi e per te bere nje koktej.
    Te gjithe po i bejne, ka pasur dhd njetez te tjere te thjesht qe kane zgjedhur ambiente te tilla te jashtme per ceremonine e bekimit, mandje dhe me bukur,
    Cfare deklarate skandaloze, leri te tjeret ne pune te vet, me gezimet dhe shqetsimet e tyre.

    1. Arabi says:

      Te trashegohet cifti ! Meqe mero censuron I shkrova me heret sikur te na Kishe bere nje pershkrim edhe te Ditelindjen se metes ku nisje nuk do Kishte qene keq por heshte!

  25. I hapur says:

    Mero nuk eshte se na tregove ndonje gje te madhe, une te jap te drejte ne tregimin tend modest per dasmen, sepse duke qene tip shume i frymezuar nga populli do te te thosha, “Qeni leh atje ku ha”

    1. albania eagle says:

      “Qeni leh atje ku ja”.Vertet ky eshte konkluzioni I ketij shkrimi tuaj Mero.E ke dhjere kesaj radhe.Po ndryshon kurs dhe parime.

  26. Plaku Odobiç says:

    Aaaah tani e morrem vesh se kush ishte ai sakati qe pergjonte ciftet ke gjiri i kurvave. Ai qe dikur gjurmonte ciftet prapa ferrave na paska ndryshuar taktiken duke pergjuar me dylbi nga majat e kullave. Hahahaha ckam qesh o Mero. Je vertet i madh! ?

  27. rumpalla says:

    O Mero,
    po ty te ftuan ne dasme prandaj tani flet mire per te?
    Po pse s’thua qe nê kete vend shkerdhatash, edhe Erionka shkerdhate eshte, dhe nuk i kane hije keto pordhe koti!!!
    Pastaj vetem nje vit minister ka punuar, ku i beri paret? apo atehere kur s’punote fare!!!

    Kurse te ftuarit, ti e di vete, shkojne ku t’i ftojne, sapo te rreshqet kemba te presin…pastaj.!!! Sidomos kur jane nga keta te zgjedhurit…

  28. ema says:

    CIFTI TE TRASHIGOHET,,,PO TY Z MERO NUK TE KUPTOVA,CKIDHJE KISHE DASMA ME BERISHEN QE E PERMENDE DISA HERE,, NUK E DI IKE NE DASEM TE SHIJOJE ATE GJE TE BUKUR QE PO NDODHTE ATY, APO TE MENDOJE PER BERISHEN. MERO KUR TE SHKRUASH O SHKRUAJ PER DASMEN OSE PER BERISHEN, MOS E TEPRO NE TE SHKRUAJTUR.

  29. Eri says:

    S’pate nevoje Mero me u stermundu kaq shume,nuk lahet m…. sh….
    E respektoj Veliajn per punen qe ben por kjo ishte gafe,hajde shpreso pastaj,JU QOFSHI

  30. tare says:

    sot e mora vesh se edhe monumentet e kultures mund te jepen me qera(nqs) per dasma, bile meqenese i behet reklame per turizmin duhet paguar cifti nga ministria e linjes.

  31. Arabi says:

    Sa mire do ishte te beje te njejten gje edhe kur ishit tek Ditelindja Metes! Gjynah pershkrimi Dhe diferenca!!!!

  32. mirel says:

    Mero, qofsh I gezuar dhe shkofsh mik ne shume dasma.
    2 martohen 100 terbohen.
    Po do beja dhe une pyejtjen e Opinionistit: A nxiren para per financat publike nga keto aktivitete?

    Po banjot do I rregullohen kalase qe te kete uje dhe te mos pshurrosen guret historike, se mender tuaj, kjo historia jone po vjen ere e keqe?

    Pres pergjigje Mero, dhe hajt ne koke tende tani.
    Shpresoj te ftosh dhe komentatoret e Temes.
    Do ishte shume origjinale.

  33. labinot says:

    Ke bere nje dasem si qytetar!Kur u martu Argita nuk mbaronin hajdutet-biznesmene te persekutuar nga komunizmi me peshqeshe Stambolli.

  34. stela says:

    Ketij cifti I uroj sinqerisht jete te gjate! Te dy jane nje perfeksion I kombinimit, qe nuk e sheh as te ciftet e Holliwood-it ose te Shtepise se Bardhe nder vite.

    Kishin domosdoshmerisht nevoje per nje hurdher dhe kjo/ky ishte Saliu!

    Kaq kisha une!!!!!!!!!!

    1. Aldo says:

      Kete cift nuk e gjen ne rruzullin tokesor o Stela!

  35. Al-Boston says:

    Ciftit jet te gjate dhe te lumtur.Z.Mero ju falnderoje per pershkrimin e kesaj dasme.Ata qe flasin per shpenzimet e nje dasme,kushdo qofte jane “krimbat barbare” qe dolen nga injoranca keto 23 vjet dhe vodhen me ane te krimit te mirat e ketij poppulli.Dhe nje here ciftit jete te lumtur.

  36. Frederik says:

    Shkrim i kendshem . Urime çiftit e te trashegohen !

  37. shp says:

    Asht nje zgjedhje shum e bukur. Ktu nuk mendoj se ka ndonje gje te keqe per koment.Qytetarshe.

  38. astrit says:

    Te trashegohen dhe jete te lumtur ciftit te pellumbave Erjon dhe Ajola.

  39. enofieraku says:

    Urimet me te perzemerta per ju , suksese ne jeten bashkshortore , dhe lumturi ne familje , ju plotesofte zoti , gjithcka qe ju enderoni dhe deshironi, suksese Erion dhe Ajola !!!

  40. keshtu ma ndjen says:

    thjesht hapje zorresh me dasmen ,sikur u martua kushedi kush ,populli shqiptar fitoi gje ne kete rast? kjo eshte ceshtja ,sa me shume e promovon Mero kete njeri aq me i urryer behet per njerzit ky tip pederasti qe ka vetem llafe dhe mashtrime.

  41. artur says:

    Bath bath po i kokerr o Mero Baze! Tu ka bo mendja vetem Sali Berish..aq sa ja cove dhe ne dasem Erionit .Shkrim pa vlera .

    1. Vani says:

      Mero,e tha qe ne fillim,qe s’pati ndermend te shkruante per dasemen! Por,”Babai” yt o turi,i dha shkas… Ai,dhe kur nje cift martohet,urimi qe i del prej goje eshte, Plac!

  42. altin says:

    mua me pelqeu me shume reklama qe ju be veres, se historia e dasmes se ministrit.

  43. Lexuesi says:

    I uroj jete te lumtur bashkeshortore ciftit. Pa dashur te komentoj dasmen dua te pyes: Ky ministri kur takon myslimanet thote jam mysliman e jam rritur me ndihmat tuaja; kur takon ortodokset, thote qe njeren ane e kam te besimit ortodoks;,keshtu qe edhe une jam prej jush; kur takon bektashijte, thote se edhe une jam bektashi pasi jam nga Berati. Ndersa kuroren martesore e ve ne prani te pastorit(protestan)! Ciles fe i perket Erion Velija?

  44. Shqiptar Iliro Arian says:

    Shume bukur! Urime ciftit!

  45. lol says:

    Z.Mero,mosha ben te veten.Ne dasmeen e ministrit tjeter mos pi kaq shume.

  46. ????? says:

    350vete,meny e thjeshte,shi dhe uje,plevit,kalaja perfiton nga urinimet si dhe turizmi,shume dasem e thjeshte dhe pak shpenzime,mallkimi i doktorit!

  47. Kristi says:

    Aloma vazhdon ky Mero me keto artikuj bajate dhe qe nuk i honeps njeri. Eshte bo tamom si ato gernetaxhinjte ne dasmat e katunit…..

  48. Agroni says:

    Erion Vejiaj do promovoj Gjirokastren, mos se u bet qesharak. Ai eshte nje i vogel me shume qe fiton nga Gjirokastra dhe shfrytezon ate. Te vjen cudi qe sa shpejt qeveritaret e rinj rilinden aty ku ishin dhe qeveritaret e vjeter!?

  49. labinot says:

    Te sharet shajne dhe te qeshurit te qeshin.
    Celen rete
    Pushoi stuhia
    U martu Erion Velia
    —-
    300 krushq nga shoqeria
    kercet vallja
    digjet shamia
    ——
    Ce hedh vallen pogonishte
    200 qillo
    barba Lipe
    ———
    Moj kalaja me bedena
    hidhet vallja
    dhe hareja

    Por tek kulla bri sahatit
    plasi sherri
    Malukatit
    ———
    Plasi sherri i Salise
    Per dasmen e
    Erion Velise
    ———–
    Gjegjet Mero,krushk i pare
    Qe piu veren
    e vreshtit Sale
    ———
    Dasma Erionit,or miqt e mi
    Kushtoi sa nje qime
    e hajdutit Sali!

    PËRGJIGJJUNI

  50. Mentari says:

    Ashtu eshte zoti mero shum e leverdishem per Kontrata qe do te paguhen nga taksat e shqiptareve.Me nje bakshish te vogel merr nje kontrate te sajuar te madhe .Hajt te na rroj Korrupsioni se ai nuk ka brire por keshtu lind e zhvillohet.A te kujtohet ajo dasma e Edvinit ne Peze?sot te gjith ato dasmoret e”Ftuar” jane ne krye te qeverise shqiptare pa asnje perjashtim dhe ai qe dha Peshqeshin me te madh ne Peze ishte Koco Kokedhima dhe sot ai cfar po ben per tu pasuruar?
    hajt te na rroj Korrupsioni socialist.

  51. shpetimi says:

    Mero me kete shkrim na tregon nje te vertete, se edhe Ai na paskesh qene i ftuar ne dasme.
    Ne kete shkrim vlersoj vetem sinqeritetin e artikull shkruesit per kete pjesmarrje, dhe asgje tjeter.

  52. zheni says:

    Mero e ke ul pjacen e te shkruarit. Kjo dasem eshte karshillek e jo promovim kalaje.

  53. pranvera bica says:

    Bobobobobo c’jemi ne shqiptaret o Zot! Po si nuk e uroni djalin qe te trashegohet e jete te lumtur te kete me te zgjedhuren e zemres,po jo e beri keshtu po e beri ashtu, e beri si i desh qefi ne do ta gjykojme ate edhe si do veje ne banjooo…nuk shikojme punet tona asnjehere po me te tjeret do meremi gjithe jeten…jo Anxhelina ,po Bret Pit, ata martohen nga 20 here dhe nje unaze qe i bejne grave ju kushtojne me mijra euro e dollare,lereni rehat djalin te gezoje “post dasmen” e tij… hajde ne shtepite tuaja tani dhe mjaft komentuat kot…nga teta!

  54. Anonim says:

    Lexoj komentet, dhe me vjen cudi nga niveli shoqerise shqiptare.
    Cfare ju shqetson, nr 350 dasmore? Sa dasma te tilla ka,shkoni neper fshatra
    dhe ne rrethe, akoma behen dasma me 300-400 veta. Aq me teper pra, nje person si erjoni qe eshte publik dhe ka nje reth shoqeror te madh.
    Ju shqetson kokteji, koktej eshte ta mare e mira e nuk ishin ne restorant,
    Ne te tjeret i kemi bere shume here me te shtrenjta e me te mira, a se kemi zakon ne shqiptaret dhe borxh marrim per te bere dasem.
    Ju shqetson dekorimi, te gjitha dasmat keshtu po behen. Ami events, Geraldina , e te tjere agjensi ka tirana sa te duash.
    Ju shqetson vendi, per mua eshte interesant, kam pare plot ceremoni, ne plazh, ne apolloni, etj, si gjithe te tjeret qe duan nje ceremoni te bukur.
    Ju shqetson shija e ajoles per te bere zgjedhjet e duhura, te fustanit fhe te ngjyrave te ceremonise( te gjith kemi
    Bere zgjedhjet tona).
    Cfare ju shqetson.
    E lexuam lajmin dhe pame fotot sepse jane njerez publik , dhe i perkasin rubrikes roze. Po lexojme e shohim perdite fotot e lloj lloj pseudo kengetaresh.
    Mero faleminderit per artikullin, sepse pas asaj deklarates te PD duhej.

  55. wer says:

    Ka njerez qe nuk shkojne dot deri ne Gjirokaster. Apo ata nuk i fton njeri ?

  56. elio says:

    do dalin ekto dite fotot se cfare bene barbaret ne kala.me mire te mos i shihni

  57. arjola says:

    Ky shkrim eshte nje goxha dhurate per dasem,por qe ne fakt te le nje shije te keqe.Meros do ti duhet te shkruaje nje artikull tjeter,pasi ministri i shtresave ne nevoje ka neser edhe nje dasem te dyte ne Peze.

  58. ARUSHA says:

    MERO DO VIJ PERSONALISHT PER TJU FTUAR MIK NE SHTEPINE TIME TE THJESHTE POR E MBUSHUR ME AJER DHE HARE

  59. Dino says:

    Vertet interesante. Partia (PD) edhe dasmen si cermoni private ta diskuton sipas modelit saje. Te cakton sa pjesmarres kan marre pjese dhe ne rastin tone ishim 1000 vete. Te cakton shpenzimet ne rstin tone jane 400 miljon leke. Te percakton menune e tej. Kete material ja hedh turmes per diskutim dhe vazhdon debati: Sa ishin pjesmarrsit,pse ishin, ku i gjeti leket, cfar pine e tej, e tej. Tamam opozite politike qe pretendon te kthehet ne pushtet. Kjo sjellje politike duhet te marre fund.

  60. Ora says:

    Po mire more Mero, po ato 100 kamariere, ato tavolina te ardhura, me qindra mijera lule, krane e kamera si ne studio, 3 orkestra, dhe ato “modeste” ishin, njesoj si ushqimi? Te ka verbuar urrejtja patologjike qe ke per Saliun ne shkrimin e ketij komenti.

  61. Zhironi says:

    Me kete dasmen e Erjon pidhushit na keni care trapin te gjithe.Njerezit martohen.Nuk eshte nevoja as ti beni kaq reklame dhe as te bente kaq buje.

  62. caku says:

    Meroja beri mire qe pershkroi fillim mbarim ceremonine e dasmes,jo vetem per informim te publikut,por edhe per te testuar opinionin,per te thithur komentet e tyre te cilat do ti hyjne shume ne pune ne nje te ardhme jo te larget.Per mendimin tim kjo ceremoni dasme u be ne momentin e gabuar,ne kohen e “koleres”,me nje lloj snobizmi te denje per ata individe qe kane patur privime te mirqenies sociale dhe qe shohin me perbuzje shtresen e vet, mbasi fati i ka privilegjuar ne krahasim me te tjeret.Keta tipa jane mizore dhe nuk ndalen para asnje pengese, duke shkelur mbi cdo parim apo moral dhe si rezultat marrin mbi vete urrejtjen e opinionit te gjere.
    shume keq !

  63. SOKAKU I TE MARREVE says:

    Po mire mo po ky Edi Rama dakort te jete valle qe ministrat e tij te bejne show te ketyre permasave?Normale i duket karshilleku qe ministrat e tij i bejne ketij populli te varfer.

  64. shqiptari says:

    E vertete qe ne bote pasaniket bejne martesa ne keshtjella private dhe prenotimi i tyre kushton shume, shume.
    Sa eshte fatura qe ministri i pagoi shtetit shqiptar per kete prenotim?

  65. lira says:

    Pisi, do qe ti bej pis te gjithe. Virusi i perversit te vucidolit per fat te keq ka kapur edhe shume jovucidolista. Le te lehin se mbase lirohen.
    Cifti te trashegohet dhe jete te lumtur! Le te bejne te gjithe ministrtat aq sa ka bere Erioni ne kariken e vet.

  66. Meriton Gelbaza says:

    Hahahahha po me duket si KinoDitaret e Hoxhes qe ja detikobte kllases koperativiste qe punonte diten, pasditen e kalonte duke bere sport dhe naten turni 3 roje kufiri

  67. Vilajet Qyrku says:

    O Merooo…mos na dhje dasmen e Vilajetit keshtu…apo do te na justifikosh paret e harxhuara kot?! Gjynah….ai Erjoni qe i bente karshillek fukarenjve…ashtu sic thoshte ai para 2013. Njerez te paftyre qe thojne mos beni ca bej une por cfare them une…i paftyre je dhe ti Mero…jo see them une…por e tregon vete veten ti…e..besoj se e mendon dhe vete ti..po ske ca ben..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje