Sandri në kërkim të ish- miqve të Fullhanit

8 Shtator 2014, 20:54Antena TEMA

Sandri ka disa ditë që është në siklet, pasi duhet t’i shkojë për vizitë Fullhanit. U mat ditën e parë, po i vinte zor të ikte vetëm dhe ju lut Fevzos.

-Eja të ikim takojmë pak Fullhanin, tha.

-Po jo mo burrë, ç’punë kam unë me Fullhanin, tha Fevzo?! Unë se takoja as kur ishte Guvernator. Çuditem si gjenit kohë, rrinit nga tre orë dreka e darka me atë njeri që tregonte vetëm barcaleta.

-Ça thu mo burrë, po ti ke ndenj vetë, i tha Sandri.

-Unë kam ndenjë me atë? Kurrë, tha Fevzo. Një herë shkova se do më tregonte ca ora që ua kishte bërë dhurat Credinsi për vit të ri dhe më tha eja merr një, e ka sjell tepër. E pashë, po s’bënin. Më se kam takuar.

I mërzitur, Sandri mori Gimen e Redbullit.

-A do vish ta takojmë Fullhanin, i tha?

-Unë Fullhanin? Po ç’punë kam unë me atë bre lalkë. Po ik o me gjithë atë. Mba mend ç’na bëri në Qerret o, që shtoi vilën dhe na zuri oborrin? Po jo bre, unë se kam duruar dot atë kur ishte i lirë, t’i shkoj në burg! Dhe i kisha thënë që do marrë veten më qafë me ato që bënte.

Sandri u hutua shumë.

-Me kë të shkoj, tha me vete. Nga media si kish ngel më njeri. U kujtua për 2K-në.

-Ta marr njëherë këtë, tha, se ky dhe e mbrojti .

-A do vish të shkojmë nga Fullhani, i tha, se gjynah, shkoi tre ditë.

-Bir im, Fullhani ka bërë gabime të mëdha, i tha. Kam qenë kundër tij qysh kur nisi kjo histori.

-Po si mo ke qenë kundër, ti dhe e mbrojte?

-Ishte taktikë biri im, se duhet të krijoja idenë që s’kemi gjë. Por, ai duhet të dënohet.

I mërzitur, Sandri po përpiqej të sillte në mendje kush mund t’i kishte mbetur tjetër. Mori Petraq Milon.

-Ore, a do vish të shkojmë tek Fullhani, i tha, se se kam takuar?

-Në asnjë mënyrë, i tha Petraqi. Nuk kam punë me atë. E kishim paralajmëruar dhe në Këshill, që si ke punët mirë. Ai na qëronte mollë dhe na i jepte për të ngrënë. Jo unë, po asnjë nga Këshilli Mbikqyrës nuk do t’i shikojë sytë.

-Punë dreqi, tha Sandri me vete. Më ngeli mua në kurriz ky më duket. Asnjë nuk i flet.

I mërzitur kthehet prapë në zyrë. E thirri Fevzon për t’i treguar çe kish gjetur.

-Hajde nga zyra të bëjmë pak muhabet, i tha.

-Nuk kam kohë, i tha Fevzo, se do bëjmë një emision kundër Fullhanit. E paska qelbur fare këtë punën e Bankës. I kisha thënë prej kohësh, nuk drejtohet Banka kështu, po s’më dëgjoi. Do ta bëj mut sonte.

-Mirë mo Fevzo, mirë, i tha Sandri. Të paktën merrmë mua ta mbroj, mirë që në qeli nuk i shkoj dot.

-Po jo mo burrë, ku mbrohet ai, është skandal. I thashë dhe Ramës, keni bë gabim që e mbrojtët. Shikoj dhe këto gazetat që e mbrojnë, skandal.

Sandrit i iku truri dhe mori Bejten në telefon.

-Ore, si i bëhet këtij Fevzos, se mu distancua nga Fullani dhe ma la mua tani?

-Kjo s’është gjë fare, po ishallah s’të del gjë ty nga hetimet, se pastaj do dalësh që ke qenë vetëm shoku im!

10 komente në “Sandri në kërkim të ish- miqve të Fullhanit”

  1. Davidi says:

    Me keta b#thq#ra qe eshte mbushur Shqiperia dhe kellire si Frangaj ska shpresa.

  2. Mirela Bregu says:

    ha ha ha ha h aaaaaa……kur do ti vije radha Frangajt e kompanise se KLANIT

  3. Franc Kafka says:

    hahahhah sa gallat kjo pjesa e Fevzos: i kisha thene nuk drejtohet banka keshtu: do ta bej mut sonte….po bizneset qe keni bashke mo Mero si do ia beni…te kujtoj hotelin rruges per ne Rinas

    http://bit.do/miqte-e-FullHajnit

  4. rumpalla says:

    ha ha ha.
    E ka te sigurt Bejtja qe do ta ket Sandrin mik kur ta haje edhe ky??!!!

  5. psy says:

    Bjeruni ketyre horrave,mire j’a u beni,te gjithe po bosht kurrizi.

  6. arjani says:

    Mero.shpesh e permend Gimen e Redbullit si mik te Fullanit.Si nje gga gazetaret qe ke shume informacion mbi vipat dhe politikanet ne Shqiperi doja te te pyes cfare lidhje ka Gimja dhe motra e tij me Fullanin.Ndoshta tek Antena e radhes.

  7. Sabina says:

    Gimja i Redbullit ka bere restaurimin e Bankes bashk me Ard Kollcakun dhe ka ndare parate me Fullanken e sa e sa te tjera

  8. turi says:

    Shume e bukur. Fevzua mw macin ne barke,qe i do sa jan ne kale,Sandri qe ka hadhin e kredise dhe lekve qe i ka dhen banka,dhe Bejte capaculi qe seshte as dwle dhe as dashe. Bravo antena. Po shikoni se po ju kopjon dhe saliu. Se ca iluzionoi ai per Ramen ne Angli,ju ka mare me sy tw mire ju lexoka per dite tani.

  9. shkodrani says:

    O Sandro!
    Po mer me vehte Clirim Gjaten ,mor burr.
    Cimi plasi tuj e mbrojt Fullhanin mbram ne News 24.
    Me sa duket e ka pas porosi prej nanes parti.
    Hajde jurist, hajde. Nji koqe kanari, nji pallosh i tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje