Pjesë nga provat e avokatit të Fullhanit me Xhin Xhonin

10 Shtator 2014, 21:10Antena TEMA

Para seancës së apelit, Xhin Xhoni thirri avokatin e Fullhanit dhe vendosën të bëjnë një seancë prove se si do të silleshin në gjyq.

-Ti duhet të ma bësh të lehtë mua, i tha Xhin Xhoni avokatit.

-Si të ta bëj të lehtë, i tha avokati.?

-Po ja, duhet të gjesh argumente që kur të flasësh ti, unë të tund kokën në shenjë miratimi.

-E kuptova, tha avokati. Ok, po e mendoj.

U nda pak mënjanë dhe po mendonte se çfarë mund t’i thoshte ai Xhinit, që ai të kënaqej e të tundte kokën.

-T’i them argumenta juridike, Xhini mërzitet, tha avokati me vete. T’i them terma financiarë, nuk i kupton fare. Po i flas për veshjen, parfumet etj.

Kështu e ndau mendjen.

-Gati jam, i tha avokati. Ti ulu tek tavolina, unë do improvizoj mbrojtjen.

-Filloni mbrojtjen zoti avokat, tha Xhini serioz.

Avokati u ngrit në këmbë dhe filloi:

Zoti gjyqtar.

Klienti im gjendet në këtë sallë dhe i ulur në atë karrige mes dy policëve, për një arsye banale. Ai është atje se është njeri që ka ngjallur zili se vishet bukur. Më lejoni ta shtjelloj gjatë këtë element zoti gjykatës.

Ju e dini që klienti im ka pasur shoqëri të madhe me Fevzon. Të gjithë pyesnin pse? Të thuash që i bashkon leximi i librave, s’ka kuptim. Klienti im nuk lexon kurrë librat e të tjerëve, kurse Fevzo nuk lexon as të vetët.

Atëhere lind pyetja pse rrinin bashkë? Për një arsye të thjeshtë. Fevzua ka qejf modën dhe vishet firmato…

-Të kundërshtoj, tha Xhini. Ai harxhon lekë, po vishet kot. Asnjë gjë Cartier nuk i kam parë.

-E pranoj kundërshtimin tuaj zoti gjykatës, por desha të them se klienti im kishte shumë besim tek shijet e tij dhe e kishte atë këshilltar për veshjet. Kjo tërhoqi vemendjen e parisë së lartë në vend, i një njeriu i cili vishet mirë, po është serioz si Sali Berisha dhe jo një karagjozi që vishet si arixhi, që është Edi Rama. Të dy këta vendosën ta arrestojnë pse ai vishet bukur.

Xhini tundi kokën.

-Ke të drejtë, Doktori është serioz, tha.

-Më lejoni të vazhdoj zoti gjykatës dhe të dëshmoj këtu se veshjet e tij, orët e tij të shtrenjta që i ka pas të gjitha dhurata, dhe jeta e tij luksoze, janë detyrim kombëtar për të pasur një guvernator luksoz, që kriza financiare të mos guxonte të vinte në Shqipëri. Ju e dini legjendën e Vrana Kontit. Kur ai mbeti në kështjellë pa ujë, ato pak pagurë që i mbetën, i derdhte kot nga kalaja, që t’i tregonte armikut se kishte ujë plot. Dhe klienti im, që e shikonte se kriza po afrohej, shpenzonte pa masë për të rritur besimin tek paraja dhe bankat.

Kjo dhe vetëm kjo është arsyeja pse ai ka ngjallur zili tek politikanët, deputetët dhe sistemin e drejtësisë. Ai i konkurronte ata dhe ishte sa ata të gjithë bashkë.

E dyta që dua të them, është dhe zilia për bukurinë e tij. Shikojeni zoti gjyqtar! E keni pa hekurave. Shikoni vetullat e tij, sytë e tij, buzët që i shkëlqejnë nga një e purpurtë e ndezur, fytyra e hequr, balli i menduar, flokët e krehur me kujdes dhe sytë që shkrepëtijnë një zjarr të brendshëm, që përpiqet ta mbajë të shuar…

Xhini nuk po reagonte.

-Ç’ke, pse ke mbyllur gojën, i tha avokati? Nuk të pëlqeu?

-Jo, jam lagur, tha Xhini dhe vrapoi drejt banjës, duke ja lënë provat në mes.

-Dreq o punë, tha avokati, duhet zbutur kjo pjesa e bukurisë, se mund të ketë dhe gra në trup gjykues dhe ma lanë brenda nga inati.

18 komente në “Pjesë nga provat e avokatit të Fullhanit me Xhin Xhonin”

  1. Best says:

    ahahahahahaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahahahhhhhhhhhhhhhahahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    kjo eshte superantena per Guinnes

  2. kingcobra says:

    Ha ha ha.Xhin Xhoni kaloi ne orgazem nga bukuria e Fullanit.

  3. Qife Topanxha says:

    Hohoho. Xhini u lag!. Fullani u dhje. Maksi u pordh. Saliu u drodh. Pune brekmuterish.

  4. Z says:

    Humor i bukur krahasimi me ujin e Vrana Kontit

  5. Jeti says:

    HHHHAHAHAHaHhahahahahahahahahhahahaaaaaaaaaaaaaaa, me lot kam qeshur……….

  6. agostin says:

    Korigjim! Gjin Gjoni dhe jo xhin xhoni

  7. kolonjari says:

    Avokat per t’a patur zili !!!!!………

  8. MARKO says:

    I bukur por si fytyre gomari….

  9. turi says:

    O ca batakcinje hahahaha. Po mire Maksit i kishe thene e reja qe ky Fullani eshte king,po ato te rejat e frangajve dhe fevzie te njejtin opinion ndajne.

  10. bukuria says:

    haahahahahahahahahha shume e forte, jepi Mero derrmoji fare se na shkerdhyen me koke e me trup keta plehra

  11. Edi says:

    Po qesh me lot :))))))))

    Nuk e di kush e ka bere Ylli apo Mero, po kjo pjesa e fundit ishte e papare :))))))))))))

    1. Toni says:

      Ylli i sateme… po Ylli nuk ia ka haberin humorit, por ti paske mbetur te ideja qe tejeketej e bente Yllka. Shko mo kokeloqe

      1. Edi says:

        Po me time cpate mor kar me zile?! Apo te ti marr rropt e shtepise dhe ti kaleroj????
        Nese nuk e permban dot veten, te mundesoj nje mikrofon (e di vete ti) qe te rregullosh gjyhen dhe kordat vokale

  12. Bruna says:

    Hahahahahahaha sa gjigande hahahahahahahaha

  13. analist says:

    hahahahaha eforte, u prish xhini hahahaha

  14. Bisha says:

    ahahahhahaahha sa e dhime

  15. PERSHNDETJE JUVE LEZUES DHE Z MERO SI SHKRUES.JU PERGEZOJ PER SHKRIMIN PER GJETJEN ETJ POR MOS JE PAK I VONUAR PER KTO HARTIME TI.SE TY KUSH TA FLLIQ PAK AT TULL TI DHITESH DHE NZJER VRER. KU ISHE TI BUR ANALIST{{{{PSEUDO TI E SHUM L A N ….O SI YU DER DJE APO MAJE XHAKETEN E DOKTORIT.

  16. adela says:

    hahhaha perle fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje