Skocia është në prag të një vendimi të madh.
Javën tjetër pritet që të mbahet një referendum që mund ta shkëpusë Skocinë përfundimisht nga Anglia.
Kryeministri skocez, Alex Salmond, ka mbajtur sot një fjalim entuziast për idenë e shkëputjes.
Ai tha se Skocia po bën historinë.
I pranishëm gjatë fjalimit të Salmond ka qenë edhe aktori i njohur, Brian Cox.
Ai është një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Skocisë.
Por, gjatë fjalimit të Salomnd, atë e ka zënë gjumi.
Kaq kanë dashur mediat britanike, që të bëjnë ironi me të.
Po u shkeputet nuk do kini me MBRETERESHE.
UK ta bej si Ukraina, te coj ushtrine dhe ti shtyp me tanke – sepse nuk ja vlen te merzitesh Mbretereshen per 51-52% qe duan pavarsi ?
https://www.youtube.com/watch?v=2AAR6nUV7VI
Për këtë Referendum të Skocisë, pse Obamat & Co, nuk bëzajnë dhe e quajnë “të ligjshëm”, ndërsa për Krimenë e Lindjen e Ukrainës, “u shqyen” së bërtituri për “demokraci” e “rregulla ndërkombëtare”…???!!!
Sepse Skocine nuk e pushtoi ndonje shtet tjeter, ne kundertshim me Ligjet Nderkombetare. Skocezet po e marrin vete me vullnetin e tyre nje inisiative te tille.
Pastaj, une besoj se eshte e qarte (dhe ti duhet ta dish mire) se perse Rusia e pushtoi KRimene, pse beri referendum me zor dhe pse e mbeshteti pavarsine e Krimese pas votimit per shkeputjen nga Ukraina. Nese nuk e di, ta shpjegoj une ne ndonje seance pak me private se ketu. Got it?