Qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë në prag të përfundimit të një marrëveshje për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama i pyetur nga radio shtetërore kineze ‘CRI’.
Rama është shprehur se për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’ ka biseduar me homologun kinez Li Keqiang, me të cilin zhvilloi një takim zyrtar ditën e djeshme.
Takimi i dy kryeministrave u zhvilluan në Tianjin, ku të dy udhëheqësit ndodheshin për të marrë pjesë në Forumin Veror Ekonomik të Davosit.
Ndër të tjera Rama theksoi gjithashtu se Qeveria kineze ka paraqitur interes edhe në sektorë të tjerë të infrastrukturës si ai për projektin e hekurudhës shqiptare, “Korridorin e Kaltër” si dhe portin e “Shëngjinit”.
Gjithashtu qeveria kineze do të financojë 10 milionë juan ose 126 mijë euro për të arsimin në Shqipëri. Mësohet se kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në vendin tonë.
Në kuadër të vizitës së tij në Kinë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Universitetin e Tianjinit.
Rama ka postruar sot në rrjetin social edhe një foto ku prezanton historinë e së ardhmes dhe vullnetin për ndryshim të shqiptareve.
“Në Universitetin e Tianjinit për Shqipërinë e re, historinë e të ardhmen, vullnetin për ndryshim, Rilindjen që duam”, shkruan Rama.
Intervista e Kryeministrit Edi Rama për radion kineze
Kjo është vizita juaj e parë në Kinë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit. Sot mbyllët një takim me homologun kinez zotin Li Keqiang, çfarë tema prekët në takim dhe çfarë pritshëmrish keni nga vizita në Kinë?
Është e vërtetë, kjo është vizita ime e parë në Kinë si kryeministër, dhe kjo është takimi i dytë me kryeministrin e Kinës pas takimit të zhvilluar në Bukuresht në mbledhjen e thirrur prej tij me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të qeverive të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore. Praktikisht takimi ka qenë vazhdë e takimit të nisur me plane të reja me projekte të reja dhe mundësi të reja që ka sot Shqipëria dhe rajoni për të rritur bashkëpunimin me Kinën.
Cilat fusha shikoni më me përparësi për zhvillimin e bashkëpunimit me Kinën?
Ka një komponent që lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e qeverisë kineze, por ka dhe një komponent tjetër qe lidhet me krijimin e kushteve për sipërmarrjet private kineze. Për sa i përket pjesës që lidhet me qeverinë kineze, ne praktikisht jemi duke finalizuar një marrëveshje për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, dhe ndërkohë jemi duke diskutuar për një serë projektesh të reja, ku do të përmendja projektin e sistemit hekurudhor që mund të jetë një projekt i finacueshëm nga pala kineze, duke pasur parasysh dhe interesimin e shprehur nga qeveria kineze për rajonin në tërësi në këtë aspekt, projektin e autostradës së kaltër, gjë që e kemi biseduar edhe në takimin e Bukureshtit, padyshim projekte që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e bujqësisë dhe jo vetëm të infrastrukturës, peshkimit, por edhe të arsimit. Praktikisht sot kryeministri Li ka bërë prezent nismën e qeverisë për t’i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh të cilat do të shkojnë për financimin e projektit tonë të madh të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit dhe kemi folur edhe për portin e Shën Gjinit, që është një projekt madhor dhe që besojmë se ka një interes konkret.
A mund të na thoni zoti kryeministër në çfarë drejtimesh do të punoni për të integruar vendin në Bashkimin Europian?
Ne jemi në një proces të ri pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe drejtimet e këtij procesi janë shumë të qarta. Ato lidhen me demokratizimin e mëtejshëm përmes forcimit të ligjshmërisë, përmes formimit të institucioneve, forcimit të të gjitha sistemeve përmes të cilave zhvillohet jeta publike në Shqipëri por dhe zhvillohen marrëdhëniet midis individit dhe shtetit. Kështu që në këtë aspekt një vend të veçantë do të luajë vazhdimi i betejës kundër korrupsionit, si një betejë për modernizimin e shtetit në radhë të parë dhe modernizimit e sistemit. E s’ka dyshim pastaj përafrimi i legjislacionit dhe i vijës së përgjithshme së sjelljes së shtetit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
Turizmi është bërë një sektor i rëndësishëm për zhvillimin, si do të punoni në këtë drejtim?
Sigurisht që zhvillimi i turizmit është një prioritet kombëtar sepse turizmi është një nga burimet e reja të rritjes ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë ne kemi filluar një punë intensive për të siguruar më shumë pastërti, por sigurisht kjo punë do të vazhdojë për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme të pastrimit dhe të higjienës së plazheve tona në radhë të parë, dhe nga ana tjetër për të përmirësuar infrastrukturën me një sërë projektesh që do të vijnë vitin e ardhshëm dhe vitet në vazhdim, dhe sigurisht për të nxitur investimet e huaja apo private qofshin dhe shqiptare me modele të reja të zhvillimit dhe sipërmarrjes në turizëm.
Zoti kryeministër seksioni shqip i Radios së Jashtme të Kinës ka filluar transmetimet 45 vjet më parë, çfarë imazhi të Shqipërisë duhet që ne t’i përcjellin publikut kinez?
Ne kemi një histori të gjatë të përbashkët e cila është një ndihmë e madhe në këtë drejtim dhe e bën më të lehtë punën tuaj, por sigurisht që sot jemi në një kapitur krejt tjetër të historisë së marrëdhënieve tona, në një kohë krejtësisht të re strategjish zhvillimi dhe qasje tërësisht të reja në raport me të ardhmen dhe me njëri tjetrin. Dhe natyrshëm Shqipëria nuk është ajo ishte dikur për Kinën, dhe pesha e Shqipërisë në raportet e Kinës me botën është shumë më relative, por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që ne të mos i bëjmë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të tërheqë vëmendjen e opinionit publik në Kinë dhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve që në radhë të parë janë të dhënë pas udhëtimeve, desitnacioneve të reja, për ta bërë Shqipërinë një destinacion të ri turistik edhe për kinezët.
Kjo eshte gjeja me e mire ! terhiqni sa me shume fonde nga vende si Kina me ekonomi te fuqishme
Rama eshte njeri me i besushem per te trehequr fonde ! fat i madh qe kemi nje KM si ky !
Bravo Rilindja e kryeministrit, vazhdoni keshtu kemi besim ne vendimet qe ju merrni.
Shoku Edi, po nga Shqiperia do te na urdheroni ndonje dite…
Po po aqif do vije , ja sa ti mbush mendjen ketyre kinezeve te me japing nje pale bluxhins nga ai i kohes se maos.Dua ta vesh kur te takoj Arvizun. E di qe i ka fiksim bluxhinset e kinezeve….
Vazhdoni keshtu pasi vetem ne kete menyre mund te arrijme gjithcka, bravo Edi.
Edhe Enveri kete pune bente.
cuni i “t’qelbti pri vucidole” qeke zotniote…, s’ke per t’gjet kurr tru ti, ti ka bo ai lesh ene li ai me dorn e vet, mer bir. po ti t’rrosh vet!!!
Po! U plake por nuk u poqe o Vicidols!
urojme qe te jete e veretete kjo dhe urojme te mos i kesh dhene ndonje pjese te Shqiperise, si porti i Shengjinit http://bit.do/financimin-e-rruges-se-arbrit
Levizje dhe orientim teper largpames bashkepunimi me Kinen. Nuk do e vija kurre ne nje peshe me bashkepunim me Turqine persa i perket ekonomise. Kinezet jane njerez shume punetor por edhe respektojne shume ligjet dhe marreveshjet ne perputhje me cdo pike qe aprovohet me palen partnere. Nuk e di po turqit me duken rrumpalle nga kjo ane( kam parasysh metalurgjikun e Elbasanit te pakten..). Kina eshte potencial i fuqishem ne cdo fushe, dhe une pervec kesaj rruge qe flitet, do duartrokisja edhe per portin cilido qofte ai. Portet tona jane ne pike te hallit e per turp, kur ne shume mire mund te vjelim te ardhura nga porti duke e bere ate nje nga rruget me te fuqishme tranzite per vendet e ish Jugosllavise apo te tjera te rajonit qe nuk kane dalje ne det. A e di ti zoteri se portin e Pireut ka vite qe e ka mare Kina dhe Greqia pervec te mirave financiare ska humbur asnje pike pavaresie?!!Shitje territori beri pa u menduar dy here, ish mazhoranca qe mendon vetem si te jete ne pushtet per interesa te ngushta vetjake e jo per Shqiperine e shqiptaret. Kryeministri i sotem(Edi, e emertojne shumica ketu duke na treguar edhe me shume sa pak dime te respektojme pozitat shteterore) ka treguar deri tani se nuk e lekund asnje joshje apo kercenim ne misionin qe ka mare persiper.Sa per dijeni te skepticizmit tuaj, edhe shume kompani japoneze me emer kane transferuar fabrikat e tyre edhe me staf te specializur te tyren ne Kine. Bashkepunimi me ta ne cdo fushe te industrise ka bere qe te ulin koston e te rrisin prodhimin, pa prekur integritetin e cilesise apo pavaresise se teknologjise se tyre..Tashme dihet qe marredheniet e ketyre dy vendeve politikisht jane ne ditet me te keqija qe pas luftes se dyte boterore.Theksoj ne shqiptaret duhet te heqim syzet e te parit te gjerave vetem politikisht e te kthehemi tek pragmatizmi per te hedhur hapa ne zhvillimin e ekonomise.Serbia lutet te kete partner ekonomik Kinen apo vendet e pasura arabe!!! A irritohen serbet per keto zgjedhje????
Bravo kryeministrit politika e tij po permireson ndjeshem gjendjen ne vend. Terheqja e investitoreve knez ne vend do te sjelle permiresime pozitive.
Shume suksese bashkepunimi ekonomik me Kinen per finalizimin e te tillave projeke eshte shume pozitive per vendit, bravo
Bravo Edi sepse po ndryshon ndjeshem vendin.
Me sa shoh ketu ne Milano ku banoj, Kinezet jane Populli me Puntor se Gjith tjeret perfshi Shqiptaret dhe Italianet, por edhe me i Qete te Edukuar , Kurr nuk Bezdisin njeri dhe ne Pergjithsi Respektojne vendin qe i mirpret.
Mero si morri Batonin ai dhe nuk morri ty ne Kine?
morri – ( emer) parazit
#???
Nihao Edi.
Paska patur te drejte Saliu kur thoshte mesoni kinezce se do ju duhet po kercyen perpjete shume njerez.Mareveshjet lidhen atje ku ka interesa dhe me duket se ketu eshte trgeuar largpames.
Bravo te qofte Ed Rama permarreveshjet qe bere me Kinen ‘qe sot eshte ekono ia numer nje ne bote.Mbajte premtimin qe i dhe dibraneve ‘kur bere fushaten ‘per ,barimin e rruges se Arbrit.Porti i Shengjinit do te jete nga me te medhenjte ne mesdhe,dhe vellezerit tone Kosovare qe erziten pse nuk ja lam Kosoves do te kene mundesine te importojne dhe eksportojne mallrat e tyre shume me afer se DurresiDurresi.Per hidrocentralet as nuk behet fjale ,se Kina ato qe ndertoi ne shqiperi akoma vazhdojne punen ,por qeveria nuk duhet te interesohet vetem per Skjavicen ,por dhe per hidrocentralin e Kalivacit qe ka 15vjet qe ka nisur dhe akoma nukpunohet,kjo tregon se qeveria duhet te zgjidhi kete vater te paster te korrupsionit ,qe filloi me matrapazin Nano dhe vazhdoi me kryemashtrusin Sali.
Po te duan vllezerit Kinez brenda 3 muajve rruga e Arbrit mbaron se keta jane per pune e jo per fjale.
Chin Chin
e cka i hyn ne pune Kines rruga e arberit?
Rruga e Arberit, per kinezet eshte me ne fund parajsa qe kerkonin deri tani!
Ata bene para tre vjetesh nji marreveshje me greket dhe nuk heci ajo pune per port detar flitet.
Dhe tani me portin e Shen— Gjinit, besoj se do te rehatohen edhe ata ,edhe ne si vend,ekonomikisht.
me ne fund the dream come true!
kjo eshte aritje te kesh moter kinen
vaj me det tani shqiperia nuk arihet me ,prandaj dhe ata sollen dhe avian
Me shtetin, me popullin dhe qeverine e Kines duhet te kemi maredhenie te shkelqyera ne te gjitha drejtimet e mundeshme pa demtuar ne asnje rast njeri tjetrin.
Kina gjate sistemit komunist na ka ndihmuar ne shume drejtime, kuptohet Kina me nje popullsi mbi 1 mijeliard e 400 mijelion banore nuk ka problem te veproje ne drejtim te Shqiperise me nje popullsi mbi 2 mijelion banore. Ku nje Komune bujqesore ne Kine ka me shume banore se Shqiperia.
I vetmi shtet gjate sistemit komunist qe ka na ka ndihmuar pa ndonje interes te madh eshte Kina. Prishja me Kinen ishte nje prishje si prishen shqiptaret me ate qe i ndihmon.
Historikisht te gjithe ata qe na kane ndihmuar nuk i vleresojme. Akoma sot nje pjese popullsise shqiptare ka qejf baba Sulltanin, qe nuk na ka bere asnje nje te mire, vetem se na ka shkaterruar nga ana ekonomike, arsimore, kulturore dhe sociale.
Prandaj ka ardhur koha qe te drejtohemi nga vendet qe na kane ndihmuar si Austria, Kina, Izraeli, Gjermania, SHBA-ja etj. Me nje studim te vogel dalin ne shesh se kush na ka dashur dhe kush na vene kemben ne fit. Tung.
Bukur vertet bukur…. Ne kemi nevoje per investimet e fuqishme te Kines dhe ata kane nevoje per ballkanin e me gjere sic ka nevoje njeriu per ajer… Le te shfrytezohet nje gje e tille vecse me kujdes Rruga e arberit me kete rast do ishte mire te behej njehere e mire autostrade .. Kina mund ta beje nje gje te tille pasi per fuqine dhe eksperiencen e tyre kjo e fundit eshte nje pike uje ne oqean Do te ishte vertet nje investim me mend per shqiptaret dhe do te merrte emrin rruga e kombit nr 2 Ne kemi nevoje qe shqiptaret e maqedonise ta ndjejne me afer nenen e tyre shqiperine dhe pastaj kemi nevoje qe tere thellesia ne lindje te levize lirisht drejt Tiranes e Durresit pasi kjo eshte as me pak e as me shume por vecse ZHVILLIM SUKSESE RAMA DHE CANI
Ka forc Kina te mbaj premtimet ne interes te perbashket.
-Mbare ja befte zoti .
Une them qe kete rrugen e arberit tja lere ne dore Lulit se ai eshte ekspert rrugesh.