PD vijon akuzat për dasmën e Veliajt: Abuzim i pastër me pushtetin dhe shpërdorim parash

12 Shtator 2014, 11:13Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat në lidhje me ceremoninë martesore të ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj.

“Fakte të reja dalin për abuzime skandaloze me dasmën e Erion Veliajt, ndërkohë që Ministri prej 5 ditësh, hesht, nuk  jep asnjë shpjegim.

Media ka zbuluar dokumenta ku del se dasma qeveritare, në letra, rezulton dhe është faturuar si aktivitet kulturor.

Qejfet e Erionit, na qenkan sipas qeverisë, aktivitet kulturor.

Skandali i restaurimit të kalasë së Gjirokastrës enkas për dasmën qeveritare, i mbajtjes atje të traku-festës me fondet publike, në shërbim të dasmës qeveritare, u pasua të nesërmen nga skandali i Pezës”, theksoi Koordinatorja e PD-së Silvi Bardhi.

Në vijim ajo shtoi “abuzim i pastër me pushtetin, shërdorim parash, vënia e insfrastrukturës shtetërore në shërbim të interesave personale”.

“Cfarë duhet të ndodhë më shumë, që Erion Veliaj të përgjigjet.

Kemi sot një ministër të rrethuar nga skandale, të rrethuar nga një përbuzje masive publike, nga miliona të neveritur nga luksi i pafre, dhe nga shpërdorimi i parasë dhe i pushtetit, për një zijafet qeveritar, dhe sërish Erion Veliaj hesht.

Por heshtja nuk do ta shpëtojë atë. Nëse këta nuk kanë turp, në këtë vend ka ligje, para të cilit herët a vonë Ministri do të mbajë përgjegjësi”, tha Bardhi.

17 komente në “PD vijon akuzat për dasmën e Veliajt: Abuzim i pastër me pushtetin dhe shpërdorim parash”

  1. Jeta says:

    PD le te merret me punen e Veliajt dhe jo me gjerat personale. Skane nga te kapen ne Reformen ne pensione, NE punesim, ne sherbimin social, ne ish te perndjekurit, arsimin profesional etj etj. Dhe rrine gjithe diten duke mallkuar gezimin e njerezve te mire te ketij vendi.

    1. Xhimi says:

      Nese kan prova per abuzime le te shkojne ne prokurori. Pse bejne gam gam gjithe diten? APo skan asnje prove por vetem shpifje?

    2. vlada says:

      Ministri Veliaj te trashegohet si minister qe eshte e ka dhe nje kapital me teper per te bere nje ceremoni te tille keshtu qe partia demokratike te thote cte doje sepse nuk i ka mbetur asgje tjeter se me cfare te merret.

    3. alisa says:

      Ministri te trashegohet sa per PD-ne se cfare deklaron nuk po na intereson me se vetem intriga dine te thurin cdo dite.

    4. viola says:

      Partia Demokratike vijon me akuzat se ska me cfare te merret tjeter dhe merret me keto vogelsira, sa turp sa poshte qe kane rene jane shendrruar ne parti ordineresh.

    5. hajdi says:

      Qente le te lehin karvani te ece perpara.

    6. Tironci says:

      I leviz akoma bebi kesaj? apo i leviz truri i vogel hera heres?

  2. roberti says:

    kur te pergjigjeni per dasmen ne Kalane e Porto Palermos te Gert Pashe Bogdanit, moj pispiruqe. Jeni mesuar vec me derdh vrer per te tjeret edhe ne diten me te gezuar te tyre. Turp!

    1. andromeda says:

      E ke gabim o Robert. S’mund të hedhësh kundërakuzë për të shpëtuar ahengun madhështor të një ministri të Rilindjes. Po të shikoni të gjitha reagimet e mija kanë qenë dashamirëse për Rilindjen dhe Ramën. Por kjo e Erionit bën muuu.. dhe të irriton nervat. Më e pakta është që Rama ti japi këtij kalamani një shkelm bythëve e ta heqë nga kabineti. Unë besoj se të gjithë shqiptarëve u ka rënë në sy për keq një orgji e tillë në një kohë tejet të trazuar.

  3. emigranti says:

    Ik moj budallacke,ske me cfare meresh dhe nxjer gjera qe nuk te takojne.
    Si ky minister qe po punon me ndershmeri dhe shum e shum vyrtyte tjera nuk i ta kon te meret neper goje

    1. M Makoci says:

      kush e di sa here e lani gojen ju a servila komentues te Veliaj.
      Beni pak pushim mos i lepini bythen kaq shume se do merrni kancer gojor…

  4. KRETA says:

    oj silvi,saliu thot fluturon gomari,po ti? si thua

  5. Gimi says:

    Po keta te PD po mallkojne mjes drek darke dasmen e Veliajt me heq vemendjen nga FUllani?! CFare mjeshtrash qe jane me deviju vemendjen e ketij populli te shkret.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Doli kjo te pellas si hoxha c’do dite ne te njejtin orar..

  7. mëno says:

    Ne krye tee PD sot jane nje grup rrugaçesh qe po e kthejbe kete parti ne nje OJQ qender te thashethemeve te kafeneve. Eshte e dhimshme, por eshte realitet qe PD sot drejtohet nga nje person me ndergjegjie te deformuar dhe me njohuri intelektuale shume te kufizuara. Nuk e kuptoj qe figurat kryesore te kesaj partie nuk nderhyne per ta kthyer partine ne shtratin e plaformes qe ajo ka pasur dhe duhe te kete. Une mendoj se me genjeshtra te njembasnjeshme vetem i bejne dem forces politike kryesor opozitare, dhe ja letesojne shume punen pozites, duke i krijuar mundesi per te bere edhe abuzime. Le te shpresojme se do reflektojne.

  8. xxx says:

    Skan me cfar te meren, do u numerojne dhe pordhet se vetem kjo u ka mbetur.

  9. kot says:

    Po te kishin qofte nje leter apo dokument keta te PD do ta kishin nxjerre e cuar ne prokurori ,

    Po vetem me Lauren e Silvin nuk genjehen njerzit,
    Sa te zinj ne shpirt , edhe dasmen nuk i lini robit ta gezoje, turp !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje