Kumbaro: Vizita e Papës është një afrim institucional me Evropën

15 Shtator 2014, 10:11Kulturë TEMA

Dita kur Papa Françesku ka vendosur të vizitojë Shqipërinë, 21 Shtator, nuk është e rëndësishme vetëm për shqiptarët, por gjithashtu është një ditë e shënuar dhe domethënëse edhe për vetë Papën. 

Koordinatori i vizitës së Papa Françeskut, Albert Nikolla në një konferencë të Kishës Katolike sqaroi se më 21 shtator 1953 Papa Françesku iu dorëzua Zotit, kur ishte vetëm 17 vjeç. 

Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi se vizita e Papës zhvillohet në shenjën e një dialogu bashkëfetar.

“Vizita e Papës është një afrim institucional me Evropën”, u shpreh Kumbaro. 

12 orë do të zgjasë udhëtimi apostolik i Papa Françeskut në Shqipëri. Sipas agjendës së publikuar nga Kisha Katolike në Tiranë, Ati i Shenjtë shkel token shqiptare në aeroportin e Rinasit, në orën 9:00 të mëngjesit të 21 shtatorit. Për mbërritjen e Papa Franceskut do të organizohet në aeroportin “Nëne Tereza” një pritje zyrtare nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Më pas Ati i Shenjtë me eskortën e tij do të niset drejt Tiranës.

Takimin e pare në Tirane, Ati i Shenjte do ta zhvillojë me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe autoritete të tjera të shtetit dhe qeverisë.

Ne orën 11:00 do të mbahet mesha e shenjtë në sheshin “Nëne Tëreza”. Më pas Papa Françesku do të zhvillojë një takim me drejtues të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri.

Ati i Shenjte do të drejtoje edhe lutjen mbrëmësore ne Katedralen e Tiranës e me pas do te takohet me 70 fëmije jetime ne qendrën “Bethani” në fshatin Bubq të Fushë Krujës. Këtu do të flasin edhe Monika Bologna dhe Mirjan Jani.

Qeveria shqiptare ka marrë masa të shumta për të përgatitur këtë vizitë të rëndësishme, ku janë restauruar sheshi “Nënë Tereza” por edhe zona të tjera si Aeroporti “Nënë Tereza” dhe rruga ku do të kalojë Ati i Shennjë.

2 komente në “Kumbaro: Vizita e Papës është një afrim institucional me Evropën”

  1. lemi says:

    po a fabrik mos po hap-a.do jeni te varfur edhe me tej.

  2. edi says:

    Foli edhe Mimoza llastica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje