Një grup me pasagjerë të irrituar ndaluan një politikan të lartë në Pakistan që të hipte në avion, pasi ishin detyruar që të prisnin plot dy orë derisa të vinte ai.
Nuk dihet se përse ish- ministri i Brendshëm, Rehman Malik dhe një tjetër politikan u vonuan kaq shumë.
Sipas BBC, pasagjerët ishin kaq të zemëruar, sa nuk i lejuan të hipin në avion.
Pamjet filmike treguan momentin e përplasjes së Malik me pasagjerët e irrituar, që bërtisnin: Të të vijë turp nga vetja.
“150 pasagjerë po të presin ty. Ju kemi duruar për 68 vite, nuk do u durojmë edhe 68,” tha njëri.
Avioni që do fluturonte nga Karachi për në Islamabad u nis pa dy politikanët në bord.
Ky incident ka ndezur një debat për atë që njihet si kultura e VIP-ave.
Dy vjet më parë u raportua se një grua lindi në makinë pasi rruga duhej hapur për të kaluar një VIP.
Rehman Malik thrown off flight by passengers… by minator90210
Po te kish ndodhur ne Shqiperi cdo gje do kishte kaluar ne heshtje dhe servilizem.
ore po qekur pakistanezet qenkan bere kaq qytetare? bravo ju qofte shkerdhata muti jane keto politikanet sidomos keto tanet http://bit.do/video-petaxan-sta-skoupidia-oukrano-vouleuti
po ne Albanistan kemi 75% Malike……….si i behet!!!???
keshtu duhet te perfundojne 99,99% e politikaneve ne Shqiperi:
http://www.protothema.gr/world/article/410667/video-petaxan-sta-skoupidia-oukrano-vouleuti/
*********************************************
*********************************************
Kot lodheni me Shqiperine.
Pse populli kerkon ENVERIN ?
Vdiq ENVERI vdiq Shqiperia.
********************************************
********************************************
EHHH MIRE E MIRE, KUR VINTE SALA NE FIER, BLLOKOHESH I TERE QYTETIT. AS NUK HYNTE E AS NUK DILTE NJERI ME.
MOS TE HARROJM DHE GARDEN, POLICIN, TRUPROJAT, SHIKUN DHE USHTRIN QE MERRTE ME VETE SALIU KUDO KU VINTE.
KUR BENTE MITINGJE SALA, ME SHUME KISHTE POLICA, GARDISTA, SHIKSA, USHTAR DHE BODIGARDE SE SA NJEREZ TE THJESHT CIVIL…APO POPULL
SE HARROVA TJU THEM EDHE KETE HISTORI:
KAM QENE ME LUFTANSEN PARA 3 VJETESH PO IKJA PER FRANKFURT…DHE PO NISESH AVIONI NE OREN 5 TE MENGJESIT DHE ISHTE NATE JASHT, KUR SHIKOJ JASHT DRITARES NE AEROPORT, MBLIDHET GARDA DHE PO BENTE CEREMONI. ME FLAMUR EDHE MUZIKE.
U RADHITEN USHTARET E GARDES TE SHKRETET ME CEREMONI, SE DO HYPTE SALIU NE AVION DHE DO IKTE PER NE FRANKFURT.
QE KY ISHTE NJE UDHITIM I THJESHT, ORDINER….