Kosova në krizë të plotë, por Jahjaga largohet për 10 ditë në SHBA

18 Shtator 2014, 16:57Rajoni TEMA

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga pritet që nesër të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë afro 10 ditë.

Në këtë kohë krize politike në vend, ku roli i presidentes është i domosdoshëm për kapërcimin e ngërçit, duket se presidentja nuk do të jetë në gjendje të kontribuoj shumë, transmeton Zeri.

Ajo është e ftuar që të marrë pjesë në Samitin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimet e nivelit të lartë do të fillojnë më 22 shtator, ndërsa debatet e përgjithshme do të zgjasnin nga 24 deri më 30 shtator.

Kështu, për afro 2 javë me radhë presidentja nuk do të jetë prezentë në Kosovë për të ndjekur nga afër situatën politike e aq më pak të kontribuoj në kapërcimin e ngërçit politik.

Ajo ka takuar dhe po vazhdon të takojë sot liderët e partive kosovare para nisjes për në SHBA.

Megjithatë, presidentja nuk ka konfirmuar ende nëse përfundimisht do të marr pjesë në këtë samit apo jo pas gjendjes në vend.

3 komente në “Kosova në krizë të plotë, por Jahjaga largohet për 10 ditë në SHBA”

  1. Shoku says:

    Fshati digjet, Kurva krihet, i thone andej nga zona ime! ?

    1. matteo says:

      Epo, keshtu jane presidentet shqiptare: i kane qejf vizitat dhe qokat neper fshat. Si puna e saj gruas qe u tha shoqeve: ma qani nje cike burrin, se une po shkoj ne dasme.

  2. elton says:

    Te iki, Shqiptaret ne krize kane qene gjithe jetes,pune e madhe dhe per 2 jave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje