Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se njohja nga Vatikani nuk do të vonojë.
Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, tha se vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe momenti i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij:
“Vizita e Atit të Shenjtë, Papa Françesku në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan.
Eshtë njohje për trashëgiminë krishtere e europiane. Vlerësim për Shqipërinë si vend të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolereancës fetare.
Kosova i është mirënjohëse Selisë së Shenjtë për mbështetjen e palëkundur gjatë historisë dhe në periudha më të vështira të sundimit otoman, regjimeve serbe dhe Jugollsavisë.
Ne i jemi falendërues për bashkëpunimin institucional që ka sot Republika jonë me Selinë e Shenjtë.
Disa here kam qëndruar në Vatikan ku kam takuar Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie me Shtete, Monsinjor Mamberti dhe njohja e Kosovës nuk do të vonohet!”
Prralla me mbret nuk kemi pune as me Vatikanin sa me Kosoven pasi eshte shtet me vete Papa nuk ka te drejte te meret me nje shtet sunit
Katoliket shqiptare duhet te bejne me shume per kombin shqiptar.Ata nuk duhet vetem qe te presin nga Papa por t’a vene ate e Vatikanin ne dijeni per c’do problem te vendit e kombit e jo vetem per komunizmin.Nga katoliket pritet nje kontribut me i madh duke e shfrytezuar me mire leven e tyre.
NUK E DUAM NGA AI..
https://www.youtube.com/watch?v=PDw9LOVDZac
Fliti njerezve si jane me te vertete punet o Enver!
Pa u marrë vesh orientimi i Kosovës nuk ka njohje.
Kujt i duhet nje Kosove islamike?!