Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa aleatë arabë kanë nisur sulmet e para ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Pentagoni bëri të ditur se në këto sulme janë përdorur avionë luftarakë dhe bombardues si dhe raketa Tomahawk.
Sulmet kanë shënjestruar disa bastione të ISIS, përfshi këtu qytetin Raqqa.
Ministri i Jashtëm i Sirisë tha se i dërguari i OKB është informuar në lidhje me sulmet ndaj ISIS, që kontrollon hapësira të mëdha në Siri dhe Irak.
SHBA ka kryer mbi 190 sulme ajrore që nga gushti.
Megjithatë, sulmet e të hënës e zgjerojnë fushatën ajrore edhe në Siri.
Pentagoni nuk dha shumë detaje, duke theksuar se operacionet vazhdojnë.
Qeveria siriane duket se nuk e ka dhënë miratimin për këto sulme. Megjithatë, ata janë informuar përpara se sulmet të nisnin.
Sipas korrespondentit të BBC, shtetet arabe sunite si Bahreini, Katari, Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë pjesë në këto sulme ose i kanë mbështetur ato.
Analistët e shohin këtë si një hap shumë të rëndësishëm, që vende me shumicë sunite dalin në krah të sulmeve, pasi më parë ishin paragjykuar se mbështesin Shtetin Islamik.
Anëtarët e ISIS janë xhihadistë që pretendojnë se interpretojnë Islamin suni dhe shpesh sulmet e tyre kanë pasur si objekt myslimanët shitë.
jo obama,por frikacaku obama hyn ne lufte,me siguri ndonje nga fisi i bushit i ka gjuajtur ndonje shpull ketij jevgut frikacak dhe i ka thene bombardo mos ke frike o obama se jeton ne amerike nuk jeton ne kenia dhe ke frik se mos hakmerren muhaxhedinet,bravo amerikes per kete mision te rendesishem.
Lufta e madhe po vjen http://bit.do/Lufta-e-trete-boterore-per-femra
Te gjithe mbeshtetesit e ISIS tani po i luftojne. Praktikisht, SHBA i ka shpallur lufte Sirise, perderisa po bomboradon pa lejen e saj, pa nje plan strategjie me qeverine siriane, kunder nje “armiku” nderkombetar. S’do te ishte mire qe kunder “armikut” te perbashket, pra ISIS-it, te luftohej bashkarisht (Siri+aleatet dhe opozita siriane). ISIS eshte vetem nje kukull ne duart e USA asgje me shume dhe fotot me Dikun dhe mbeshtetja qe i japin “aleatet” e USA (keta qe tani bejne sikur e luftojne) e vertetuan kete.
Moj dea ,ti e lexon deri fund lajmin apo jo ,amerika e ka informuar sirine me ane te OKB qe do te vi te bombardoj edhe tek ty ,dhe duke pare situaten ne siri per ata eshte nje lajm i mire qe zbret nga qielli
ISIS jane nazistet e fashistet e kohes se sotme, vetem se nuk jane frymezuar nga teorite e Nices por nga teorite e Muhamedit.
Poshte islamo-fashizmi!