Fluturimi MH17/ Publikohet raporti i parë mbi shkaqet e rrëzimit të avionit në Lindje të Ukrainës

9 Shtator 2014, 12:08Bota TEMA

Publikohet raporti i parë i Zyrës së Hetuesve holandezë për Sigurinë në lidhje me rrëzimin e avionit Boing 777-200 të kompanisë Malaysia Airlines në lidhje të Ukrainës.

“Fluturimi MH17 që kryhej nga një avion ‘Boeing 777-200′ i kompanisë ‘Malaysia Airlines’ u shpërbë që në ajër, për shkak të dëmtimit në strukturë të shkaktuar nga një numër i madh predhash me shpejtësi të lartë që penetruan në avion që nga jashtë”, theksohet në raport.

Një muaj e gjysëm pas rrëzimit të avionit, publikohet raporti i parë mbi shkaqet e katastrofës që shkaktoi 298 të vdekur.

Ky raport paraprak paraqet përfundimet e para të arritura nga Zyra e Hetuesve për Siguri, që drejton koordinimin e ekipeve ndërkombëtare.

Këto përfundime kryesisht bazohen mbi elemente të marra nga kutitë e zeza të avionit, foto, video, dhe të dhëna nga autoritetet ajrore

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje