Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, urdhëroi forcat e tij të armatosura të ndalin operacionet ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje të vendit.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij elektronike, zoti Poroshenko tha se urdhëroi ndërprerjen e zjarrit duke filluar nga ora 6 pasdite sipas kohës lokale.
Njoftimi vjen pasi përfaqësues të Ukrainës, separatistëve, Rusisë dhe OSBE-së, që u takuan sot në Minsk të Bjellorusisë nënshkruan prokotollin e armëpushimit.
Agjencia e lajmeve të Ukrainës Interfax citoi burime pranë bisedimeve të kenë thënë se armëpushimi përmban 14 pika që mbulojnë të gjitha aspektet e kontrollit, shkëmbimit të të burgosurve dhe çështje të tjera.
Marrëveshja e armëpushimit erdhi ndërkohë që u njoftua për luftime të ashpra në lindje të Ukrainës. Dëshmitarët thane sot se dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh në qytetin strategjik të Mariupolit ku luftimet vazhdojnë që nga dita e djeshme. Ka patur gjithashtu luftime të ashpra përreth aeroportit të Donetskut.
Ndërkohë në ditën e dytë të takimit të tyre, udhëheqësit e NATO-s miratuan krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë, e aftë të reagojë me shpejtësi ndaj kërcënimeve që mund t’u vijnë vendeve anëtare të aleancës kudo në botë.
Ndërsa ministrat e mbrojtjes të 28 vendeve të aleancës u mblodhën për takimin e tyre në Uells, kryeministri britanik David Cameron parashtroi nevojën për krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë në një botë me rreziqe të shtuara.
“Sot ndeshemi me rreziqe të reja dhe të ndryshme. Në Lindje, Rusia po prish rregullat e lojës, me aneksimin e Krimesë dhe me dërgimin e trupave në shtetin sovran të Ukrainës. Në Jug, një hark rreziqesh shtrihen nga Afrika e Veriut në Lindjen e Mesme. Mbrëmë, ne diskutuam për rreziqet që paraqet Shteti Islamik në Irak dhe Siri. Mesazhi ynë është i qartë: ne jemi të bashkuar në dënimin e këtyre akteve barbare. Terroristët duhet ta kenë të qartë se kërcënimet e tyre do të na bëjnë më të vendosur për të mbrojtur vlerat tona dhe për t’i mposhtuar ata”.
Zoti Cameron bëri thirrje për krijimin e një force shumëkombëshe, të aftë për t’u dislokuar kudo në botë me shpejtësi, brenda dy deri pesë ditësh.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u tha gazetarëve se aleanca ka rënë dakort për planin e gadishmërisë që do të forcojë mbrojtjen e përbashkët të NATO-s.
“Në këto kohë të turbullta, NATO duhet të jetë e përgatitur për të kryer një sërë misionesh dhe të mbrojë vendet aleate nga një gamë e gjerë kërcënimesh. Ne kemi marrë masa të menjëhershme për të forcuar mbrojtjen”.
Zoti Rasmussen vuri në dukje se NATO e ka tashmë një forcë shumëkombëshe reagimi, dhe ajo për të cilën u ra dakort sot, shtoi ai, është rritja e gadishmërisë së kësaj force, për të qënë e aftë të dislokohet me shpejtësi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi se vendet anëtare të aleancës ranë dakort të mbajnë një prani të vazhdueshme në tokë, në det dhe në ajër, në rajonet lindore të aleancës.
BINI BURRA http://bit.do/Booty-the-ASS-of
bravo NATO,mos e lini ate pederastin Rus qe ben si gangster dhe mendon se mund te beje cte doje,po nje bythqire qe nuk e di cdo te thote USA,Nje njeri qe ka bere ca leke me 10 perqind te Ruseve dhe harron se 80 per qind jetojne me fukarallek e genjen mendja Putinin se nuk e di se cfare e pret.Kurva Ruse.force AMERIKA DHE NATO.
O Mato nuk e kupton apo ben sikur nuk e kupton qe Putini vendos kur do filloje e kur do mbaroje lufta, dhe ai do marri aq toka sa ti kerkoje oreksi i tij, dhe me i humburi eshte ai bosi i çokollatave Poroshenko qe u zgjodh me te ashtequajtura zgjedhje te lira , shkurt Ukraina e ka marre rrugen e mutit qe kur filloj luften e ftohte apo te ngrohte me Rusine
Avash o Mato avash,fajin se ka ai qe po akuzon,fajin e kan ata qe po u thua ti bravo. E lane te lire te livadhiste,tere keto vite ku beri ci desh bytha,e tashti ata bravot e tu,skane cti bejne se eshte bere prap Ari,ai ooo Mato Gruda me Top llastiku,hahaha.
Nato nuk e ka per gje fare Rusine e Putinit sa te kete aleat Shqiperine qe i ka tmeruar Ruset ne bazen e Pashalimanit.