Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut ranë dakord në samitin e Wellsit për planifikimin një sërë masash për forcimin e Aleancës me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive kundrejt sfidave të reja.
Kështu u shpreh sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili e quajti këtë dakordësi si një dëshmi e qartë e vullnetit të anëtarëëve të NATO-s për të unifikuar forcën e tyre.
“Të 28-anëtarët ranë dakord të hartojnë një planë masash për forcimin mbrotjes kolektive të NATO-s me synim që aleanca të jetë gati të ndërmarrë sfida të reja. Kjo, shtoi ai është dëshmi e solidaritetit dhe vullnetit të hekurt të anëtarëve të NATO-s për të qenë të bashkuar përballë të ardhmes”, theksoi Rasmussen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca po përballet me një zhvillim të forcimit të sigurisë së saj si kurrë më parë, duke përfshirë këtu masat e marra për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhunën e ekstremistëve në lindjen e mesme dhe paqendrushmërin në Afrikën Veriore.
“Në këto kohë të turbullta NATO duhet të jetë e përgatitur për të ndërmarr misione gjithëpërfshirëse për mbrojtur aleatët përballë sfidave të reja të rrezikshme”, tha Rasmussen.
Liderët e NATO-s gjatë diskutimeve të tyre në samitin dy ditor në Ëells të Anglisë ranë dakord që të vijojnë mbajtjen e prezencës së tyre nga deti, ajri dhe toka në anën lindore të aleancës, në bazat respektive.
Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar një njësi speciale e cila do të kontrollohet nga Forcat e NATOS dhe që do jetë e gatshme të ndërhyjë në kohën më të shpejtë për mbrojtjen e aleatëve.
“Kjo njësi speciale do të përbëhet nga qindra trupa ushtarak të gatshëm për të ndërhyrë në zonët e konfliktit në pak ditë përmes ajrit, deti dhe tokës, si dhe me mbështetjen e forcave speciale”, tha Rasmussen.
Liderët e Aleancës së NATO-s kanë rënë dakord në implementimin e një pakete masash që të mbetet e fortë dhe e gatshme për tu përballë me sfidat dhe për këtë nga sot Aleanca ka pranuar që pjesë e mbrojtjes kolektive do të jenë dhe politikat e e luftës kundër krimit kibernetik.
“Sfidat e kohës na e lypsin si te nevojshme dhe një ndryshim tjetër në formën e mbrojtjes kolektive. Kështu kemi vendosur që pjesë e mbrojtjes kolektive do të jetë dhe lufta e ndaj krimit kibernetik. Për këtë është vendosur që të gjitha vendet aleate do të përforcojnë bashëkpunimin e tyre për të ndërmarrë politikat e nevojshme për rritur luftën ndaj krimit kibernetik”, theksoi Rasmussen i cili shtoi se në këto politik janë të mirëprituar nëse duan të marrin pjesë dhe Jordania, Moldavia dhe Gjeorgjia, vende të cilat aspirojnë të jenë pjesë e NATO-s
Lidhur me politikat e dyerve të hapura, Liderët e NATO-s kanë rënë dakord që ti ofrojnë Gjeorgjisë një paketë masash të cilat do ndihmojnë vendin lindor në përgatitjen dhe shpejtimin e rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë në NATO. Po ashtu duke u përqendruar tek kjo politik, liderët e NATO-s kanë rënë dakord në intensifikimin e bisedimeve me Malin e zi, një vend kandidat për tu bërë pjesë e alenacës dhe ky intensfikim vjen si nevojë e qëllimit madhor, që Mali i zi të jetë pjesë e Aleancës brenda fundit të vitit 2015.
“Politika me dyer të hapura karshi vendeve që dëshirojnë të jenë pjesë e aleancës, ka bërë që liderët e NATO-s ti hapin rrugë shpejtimit të integrimit të Gjeorgjisë, si domosdoshmëri gjeo-politike dhe Malit të zi, një vend që aspiron prej kohësh të jetë pjesë e jona”, tha Rasmunssen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen dhe Presidenti i Polonisë Bronisłaë Komoroëski bënë të ditur se samiti i ardhshëm i kësaj aleance do të zhvillohet pikërisht në Poloni.
Sipas parashikimeve pritet të realizohet në vitin 2016, kur dhe do mirëpriten dhe anëtarët e rinj të saj. Ky vendim u mirëprit nga Sekretari Rasmussen, që shtoi se kjo tregon se NATO po zgjerohet me shpejtësi deri në lindje të Europës, duke ofruar mbrojtjen e saj
Politika eshte kurve.Ne vitin 1990 kur ra muri i Berlinit dhe u be bashkimi i te dy Gjermanive, Rusise ju premtua solemnisht se Natoja nuk do te zgjerohet me vende qe jane ne kufi me Rusine dhe faktet treguan se genjyen.
Shume gazetare dhe specialista politike thone me ze te larte se Natoja u krijua : Qe Bashkimi Sovjetik te jete jashte Europes, Amerika te jete brenda Europes dhe qe mos lejohet fuqizimi ekonomiko-ushtarak i Gjermanise.
Per te gjithe specialistet ushtrake si dhe vete qeverine e Ukraines eshte e qarte se problemi i Ukraines nuk zgjidhet me lufte sepse ushtria e Ukrahines eshte nje genjeshter e madhe, e armatosur dhe organizuar shume keq. Sipas te drejtes nderkombetare, m.q.s Ukraina nuk eshte ne Nato, Natoja nuk ka pune me Ukrainen.
Republikanet ne Amerike po bejne presjon te madh poltik me Ukrainen mbi Obamen dhe ky, si inteligjent qe eshte, vajti ne Wells vetem per te qetesuar tregun e brendeshem politik amerikan. Dardha e ka bishtin prapa thote populli.
Keto qe thashe me siper jane nje materjal nga programi i djeshem televiziv ( ora 21.15 deri 22.15 ) i televizonit gjerman ZDF ku ishin ambasadoret e Rusise, Ukraines, ish shefi i shtabit i Natos, gazetare dhe filosofe. Keto jane emisjone ku flitet hapur dhe me kompetence dhe jo si emisjoni “Opinion” i Klanit qe te vjen per te vjelle kur e shef dhe degjon.