Sërish dasëm në PS, martohet Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka

26 Shtator 2014, 10:42Lifestyle TEMA

Sërish dasëm në Partinë Socialiste.

Deputetja e PS-së e zgjedhur në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka dhe deputeti socialist i zgjedhur në qarkun e Tiranës, Artan Gaçi, shumë shpejt kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Ora News siguron një prej ftesave të cilat janë shpërndarë dje nga çifti edhe në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

“Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre në martesë” shkruhet në ftesën që çifti u ka shpërndarë miqve me të cilët do të ndajë momentet e kësaj dite të bukur.

Ceremonia e kurorëzimit do të zhvillohet pasditen e të shtunës së 4 tetorit në një restorant në Petrelë të Tiranës.

 

2 komente në “Sërish dasëm në PS, martohet Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka”

  1. Ana says:

    Urime çiftit, s’kemi çfare te themi tjeter. Te dy jane ne moshe te pjekur, ne karriere, te pashem e me siguri ne gjendje te mire ekonomike. Keshtu qe mendoj se eshte çift ideal per te kaluar nje jete te lumtur sebashku…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje