Braçe: Skandaloze që këshilltarë të presidentit janë kandidatë të Këshillit Kombëtar të PD

27 Shtator 2014, 12:49Politika TEMA

Deputeti socialist, ka reaguar mbi faktin se tre këshilltarë të presidentit Bujar Nishani, janë kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Sipas tij, kjo tregon faktin se Presidenca është kapur nga PD dhe nuk është një institucion i pavarur.

Meqë raportohet që, nisi “Kongresi më i madh në histori”, i krahasueshëm me atë të Partisë Komuniste të Kinës

Por, mbi të gjitha, meqë ka lajme se i është cenuar namuzi në Amerikë, “Presidentit të të gjithë popullit shqiptar”, dua të them që, jam i skandalizuar nga fakti se si Partia Demokratike punon në Presidencë dhe se si Presidenca zgjidhet në Partinë Demokratike.

 Ky është turp kushtetues.

Kam përpara gazetën zyrtare të “Kongresit më të madh në histori” dhe në të gjej se:

Gjergj Lezhja-funksionar politik i presidentit të të gjithë popullit shqiptar, është numri 157 në listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD;

Ylli Asllani-funksionar politik i presidentit të të gjithë popullit shqiptar, është numri 280 në listën e kandidateve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD.

Është edhe një i ri, pra hyrje e re nga Presidenca në PD, që për hir të respektit për të jatin nuk po e përmend ketu!!

Pra, bëhen tre dhe shkelja është e trefishtë.

Shikoni, këta kanë një vit që shkelin barbarisht Kushtetutën dhe me veprimtarinë e tyre si të deleguar të PD nëpër qarqe të ndryshme, kanë kthyer tërësisht institucionin e Presidentit të Republikes, edhe në këtë aspekt formal, në një celulë të njëanshme e tërësisht partiake.

Por, mendova se po mbarojnë mandatet e po e lënë këtë punë.

Jam gabuar!

Partia Demokratike në Presidencë po bëhet më e madhja në historinë e rë të këtij vendi, qysh pas rënies së piramidave të vjetra të PD.

Tani presidenti ka të drejtë të qeshë kur e pyesin në është me PD apo jo”, shprehet deputeti socialist.

27 komente në “Braçe: Skandaloze që këshilltarë të presidentit janë kandidatë të Këshillit Kombëtar të PD”

    1. jona says:

      Presidentin vendi nuk e ka te njeanshem dhe normalisht dhe keshiltaret do ti kete nga partia qe e beri president.

  1. ivani i madh says:

    po pse se thua z.Brace apo eshte ndonje ku i ati eshte socialist dhe i biri demokrat Mos e ke fjalen per Mejdanin i ati me socialistet dhe i biri me demokratet thuaje hapur se keshtu pastrohet politika shqipetare mga keto specie qe duan te hane nga te dy krahet.Thuaje se kemi respekt se je politikan kurajoz dhe i pa koruptuar deri tani.

  2. genci says:

    E vertet kjo zoti brace dhe patjeter duhet nje qendrim nga ana e tyre se nuk ka kuptim.

    1. bledi says:

      Po veproni mor zotri veproni se keni dhe mbeshtetjen e gjithe popullit me kete qe po behet, e kane shkelur kushtetuten me 2 kembe dhe nuk mund te qendrojm keshtu, shkarkojeni.

      1. gonxhja says:

        Sa kot qe ja fusin dhe kto, kujtojne se nuk e kemi mendjen ne e dalin e na flasin per kapjen e bankes dhe te institucioneve etj etj, po shi ckane bere keto kafshet, e kane masakruar kete vend.

  3. andromeda says:

    Si mundet të ketë ende pasues një parti që nuk pyet për asnjë normë njerëzore, morale, etike, shoqërore, rregull loje, etj etj. Kjo Parti që ka vetëm ambicien e shthurur për pushtetin shkel çdo normë dhe rregull loje. Kur do i vijë fundi kësaj halabakërije të degjeneruar?

  4. astrit says:

    Brace. Nuk eshte ne natyren tende te mos i thuash gjerat. Prandaj thuaje edhe emerin e te tretit, pavaresisht respektit per babane e tij.

  5. Zef Kallami says:

    Keshilltaret kane lindur per keshilltare.Bejne biznes nga tu vije per mbare.
    I konstatoni,i diskutoni dhe nuk rrezultoni! Faji mbetet juve z.Brace.
    Pikrisht pse humbesi i pushtetit(PD) ben te tilla gabime largohet me voten e popullit si rasti 23 qershorit 2013.Tshti kundershtari,qe jeni juve te Rilindjes,e ka ma te lehte ta shkarkoni me argumente faktive.Por ju,z.Brace me gjithe koleget e tua nuk po arrini ti shkarkoni nga posti te vendosur padrejtesisht me forcen e Berishes.

  6. Piloja pe Korçe says:

    Eh mor Braçe, mor Braçe! Sali Berisha ka shtrirë tentakulat e mafies kudo në çdo institucion të Republikës së Shqipërisë. Për ti prerë ato tentakula duhet bythë, jo llafe. Ti ke llafe shumë dhe janë të drejta ato që thua, por nuk të dëgjon njeri se nuk ke bythë. Edhe shefi jot me sa duket nuk ka bythë, se ka më se një vit që populli shqiptar i besoi atij se do ta qëronte nga skena politike kriminelin Berisha, por me sa duket ka besuar kot. Kështu që bajlozi Berishë është akoma në pushtet nëpërmjet tentakulave që ka shtrirë kudo në jetën Shqiptare dhe do të vazhdojë të jetë në pushtet deri sa në këtë vënd të dalin burra të vërtetë dhe jo “bura pa bythë” që vetëm kakarisin si puna jote o Braçe! Shqipërinë e ka pushtuar kuçedra, bajlozi i zi, djalli Sali Berishë dhe pa e çliruar prej tij nuk ka per te patur qetësi në këtë vënd.

    1. ARUSHA says:

      BAJLOZI ESHTE ULUR NE AMERIKE DHE PUNON ME PODESTEN

  7. elita says:

    Po pse merresh me keto budallalleqe o Erion se nuk i plas bytha popullit se kush jane keshilltaret e nishanit, me ato koncensionet e Zamirit e Ridvanit cfare do behet se ato kane rendesi

  8. jezusi says:

    Z. Brace,

    shqiptaret marrin vesh vetem me dy gjera: DRU me Pre ose Rrogen,

    Buxheti i Presidences eshte caktuar nga Kuvendi – reduktoni buxhetin e Presidences me DY RROGAT e ketyre Debilave qe duan te hane me kater duar!!!

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Leh ti leh, ju pridh gjiza rreshterit..Ku kupton ai c’ thua ti..Jipi sultjacin para per mengjes dhe eshte ne rregull ai..

  10. al says:

    Brace, akoma se ke kuptuar qe PD dhe sala nuk njohin as ligje dhe as norma shteterore.Dhe vet personat qe ai ka emeruar ,te duan te largohen ,qe te jene korrekt me ligjin ai ja pret kembet.Kjo nuk eshte parti ,por klani i oborrit qe eshte krijuar qe ne dhjetorin e 90 tes.Keto e moren pushtetin me dhune, dhe me dhune e mbajten deri me 23 Qershor.Ketyre po si re kokes ,nuk marrin vesh.Saliu ka kapur te gjithe drejtesine dhe nuk leshon pe se e din se cfar e pret.Mazhoranca duhet te tregoget strikte dhe guximtare per te bere pastrimin nga plehrat te institucioneve.z.Brace megjithese je me luftaraku per ceshtjen e luftes kunder korrupsionit,ishte Rama qe zgjodhi ne krye te gjykates kushtetuese Deden ,qe as nje ligj te qeverise nuk ka per te lene te kaloje.Rama e ka zakon ‘vepron duke mos pyetur asnje ,ose disa kokboshe se islami dhe xhafa ,qe e keshilluan per ndryshimet kushtetuese te 2008, dhe pastaj kerkon falje publike.Keni votat e shumices se popullit dhe veproni. Sa per disa koqe qe shkruajne kundra teje ,dihet nga jane dhe kjo dallohet nga deficienca ne tru e tyre,prandaj mos u merzit.

  11. kunji says:

    o brace e qafe rrjepur po si nuk pushove nje here po gam gam gjithe kohes

  12. h says:

    te mblidhen 7-8 deputete dhe ta shkarkojne nishanin

  13. Mira Bregu says:

    Kjo Dihet qe Presidenca drejtohet nga PD……Ai sakati nuk be gje pa pyetur Berishen dhe drejtuesit e PD.i ka sherbyer dhe i sherben ne vazhdimesi
    Kjo eshte Presidenca e “pavarur”….te shkarkohen sa me shpejte keto vemje

  14. altin cingu says:

    Z.Brace,

    Me vjen keq kur shpresh se jane funksionar te Presidences dhe jane zgjedhur antare te Keshillit drejtues te PD.

    Z.Brace,po ku ka Presidence tek ne.
    Ne Presidence qe tek Janri dhe me radhe jane antare te PD.
    Istitucioni dhe Presidenti ne Shqiperi eshte nje seksion i Partise demokratike me shef sektori Gjergj Leshin.

    Presidenca tek ne vepron dhe punon ne baze te nje plani pune te miratuar nga SB.

    Jari,dihet nga te gjithe eshte kot.Duhet nje kufome aty.

    A e di ti Z.Brace brenda struktures se Presidences kush punon,a di ti Z.Brace qe rreth dhe brenda istitucionit te presidences jane te gatshem,te organizuar grupe 3-*4 persona ish punonjes te policise sekrete dhe te SHikut vartes te Gjergjit dhete A.Kulicit te cilet jane te gatshem per cdo akt.kriminal

    A e dini ju qe edhe ndertesen e ruajne keta persona nga jashte pa- lere nga brenda qe eshte kethyer ne nje kazino…

  15. qytetar says:

    Po c’faj ka zoti Bushati, ai hiku se i vinte per te vjelle.

    Disa thone nga pavarsia e mustaqeve te B.Muharremit.

  16. . says:

    ———————————————————————————————-

    Ja pra qe Presidenti punon per Ceten-Veriore PD, dhe aspak per Shtetin Shqipetar.

    ——————————————————————————————

  17. petrit zela says:

    Z Erjon..Elita e presidences,me ne krye Bujar Nishanin,jo vetem qe jane
    100% me bindje komunistash,por e keqja me e madhe eshte se jane te konvertuar ne demokrate…Prej ketyre politikaneve te PD-es nuk ke se cfar te presesh tjeter..Corganizim,krim,dhe vjedhje.Ky eshte funksioni
    dhe rroli qe duhet te luaj presidenca, me ne krye Z Nishani.

  18. rilindja says:

    Brace ti dhe Taulant Balla u lodhet duket folur e sterfolur, dhe ku jemi, hicgjekundi thote populli, keni dale aty dhe keni numeruar fakte, si psh te marrim rastin e fundit Fullhani, kryehajduti dhe krimineli qe vodhi banken dhe ata jane jashte, nuk pame njeri te paguaje per krimet qe ka bere, keshtu i dashur djale, mos u lodhni te dilni atje, ne nuk i duam ne burg se duam ne, po ne baze te ligjeve ata te denohen per krimet qe i kane bere ketij populli, hapni rrugen neqoftese nuk jeni te zote, se po na zhgenjeni dita dites.Nuk kemi nevoje te dilni aty, te ngrini tonin e zerit, po vepra.

  19. hashimi says:

    Ti Braçe miu mos shiko PD po shiko PS qe nuk po ta var per as nje gje ti fol dhe ata te kthejne kurrizin mos te them ate tjetren se mos jeni me te mir ju

  20. plastic says:

    protesta protesta si ne 97…merrni armet prap,ska gje se i ka nato,tani do e shofi edi rama,na mbaroj tritoli,po kemi akoma,ata jane komunista,ne jemi demokrate,te shkaterrojme si ne 97-te fillojme nga hiri…se hi e beme vete,,,se nuk eshte aspak cudi;-bota dikur pluhur ka qene…dhe pluhur do e bejme perseri…(nga sb me lot ne sy….)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje