Nga Ben Andoni, JAVA
Imazhi i Enver Hoxhës, që parakaloi pak ditë më parë me një grup veteranësh gjirokastritë në qytet, nën revistimin e disa ministrave të qeverisë Rama, do jetë me sa duket molla e sherrit, që do shoqërojë festimet e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Në dukje, dy arsyetimet kryesore për festimet lidhen me pikëpamjet e dy partive të para në vend për të. PS-ja, në fuqi, bën sikur mbyll sytë me imazhin e Enver Hoxhës dhe respekton 29 Nëntorin; kurse PD-ja dhe satelitët e saj, që e urrejnë Hoxhën festojnë 28 Nëntorit. Diametralisht të kundërt në koncept dhe në filozofi, të dy forcat politike e përcjellin frymën e tyre edhe në taboret e mëdha që i mbështesin, që fillojnë nga politologët, filozofët, historianët dhe deri te militantët e thjeshtë. Gjithsesi, në një pikë po puqen. Kryeministri Rama është treguar indiferent për Enver Hoxhën, por është kundër rivlerësimit të tij, ashtu si nga ana tjetër është edhe PD-ja. Duke marrë parasysh, që Shqipëria ka qenë plot me ngjarje, kremtimet kanë mbetur në plan të dytë.
Zyrtarisht “ndodhemi në një periudhë të ndërmjetme ku ka mbaruar faza e planifikimit në tërësinë e saj dhe pritet të fillojë organizimi i aktiviteteve përkujtimore e festive…. debati ka kaluar në një fazë tjetër, ku opinioni publik, por edhe media, presin zhvillimin e aktiviteteve të cilat në fakt sapo kanë filluar dhe do të intensifikohen më tej teksa i afrohemi 29 Nëntorit”, thotë zëvendëskryeministri Peleshi, që e zbut të gjithën. Anipse, gjërat s’janë aq të qeta. E para ka qenë LSI-ja forca e tretë në vend, e cila ka dashur ta kthej në kredo të saj kremtimin, duke kërkuar dhe një komision vlerësimi, madje festime për të gjithë vitin kalendarik 2014. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, për ngritjen e një komisioni për vlerësimin e luftës kundër fashizmit. Rama është shprehur dakord për ngritjen e komisionit të posaçëm, por ka deklaruar se ka ikur koha e busteve dhe monumenteve. Madje, Rama shtoi se busti i Enverit nuk ka vend në festimet për 70-vjetorin e çlirimit. Kemi 100-vjetorin Luftës së Parë Botërore. Në këtë kulturë të re, busti i Enver Hoxhës nuk ka vend”. Ndryshe nga fjalët, kremtimet e Luftës së Parë Botërore kaluan me një aktiviteti rutinë, kurse Instituti i Historisë që ka kërkuar një konferencë ndërkombëtare dhe botimin e një kolane me dokumente britanike, nuk është mbështetur. Por, më i ashpër ka qenë reagimi i veteranëve që e ndjejnë veten të pavlerësuar. Ata me një deklaratë publike kanë kritikuar filozofinë e kremtimeve dhe pasqyrimin mediatik, duke aluduar se festimet po përdoren për kapital mediatik, ndërsa kanë theksuar se: “LANÇ ka qenë dhe mbetet një faqe e ndritur në historinë e popullit shqiptar. Ajo është shkruar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve dhe e njohur nga mbarë populli shqiptar dhe të shmangësh figurën e Enver Hoxhës, si Komandant të Përgjithshëm i kësaj epopeje të lavdishme dhe t’i ngresh monument atij që e tradhëtoi luftën kundër pushtuesve, siç u bë për A.Zogun në Tiranë dhe Mat, do të thotë të mohosh vetë LANÇ, sepse nuk ka ushtri dhe luftë pa Shtab dhe Komandant”.
Dhe festimet
Nuk dihet sesi do ndryshojnë gjërat, por qeveria ka plan krejt tjetër. Në programin e qeverisë aktivitetet më të rëndësishme duket se do të jetë Festivali i Dritave që do zhvillohet në Tiranë në mbrëmjen e 29 Nëntorit, hapja për publikun e të ashtuquajturit Bunker Anti-Atomik të Linzës dhe organizimin aty të një ekspozite, çka besoj së do të jetë një ngjarje mjaft interesante, apo një sërë ekspozitash të tjera që do të zhvillohen në Tiranë, thotë Peleshi. Pastaj, do ketë një dekoratë të re me rastin e 70-vjetorit, dekorimin e një sërë luftëtarësh që janë gjallë, emetimin e një serie pullash, një koleksion monedhash të Bankës dhe ekspozita fotografike, përveç dhe një ceremoniali ushtarak dhe pritjeve të zakonshme. Kjo e përmbyll disi, por asesi zhurmën dhe pakënaqësinë që po manifestohet nga struktura të ndryshme dhe që tregon sesa e vështirë është të kemi një qëndrim unik për një ngjarje që na nderon të gjithëve, qoftë apo jo imazhi i Enver Hoxhës, që po i tremb njësoj nga varri, njerëzit e sotëm të pushtetit…
“Festa e Çlirimit DO të rezervojë surpriza”
Zëvendëskryeministri shqiptar, Niko Peleshi tregon punën që po bëhet për festimet e 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe aktivitetet që do vijojnë. Ndërsa në publik ka një ndjesi se përgatitjet lënë për të dëshiruar, për funksionarin e lartë të Ekzekutivit, kjo nuk qëndron: Janë bërë disa dhe të tjerat do vijojnë të bëhen…
Ka një ndjesi në publik se festimet janë lënë pak pas dore, por z. Niko Peleshi nuk është i këtij mendimi. Përgatitjet kanë ecur normalisht dhe jo vetëm kaq, por është duke u punuar njëkohësisht në disa fusha, thotë. Ai i kundërshton konstatimet tona, që duhet thënë se janë një perceptim në terren. Gjithsesi, ai e quan normal debatin që po zhvillohet dhe e kupton të ashtuquajturin tension për luftën… “Ende nuk kanë filluar të zhvillohen të gjitha aktivitetet. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ato lidhen pothuajse në tërësinë e tyre me datën 29 Nëntor”, thotë ai.
Pas VKM-së dhe miratimit të logos për festimet, duket sikur ka pasur një fashitje të jehonës për festimet e 70-vjetorit. A është i vërtetë ky konstatim, sipas jush?
“29 Nëntori është një moment shumë i rëndësishëm i historisë moderne të Shqipërisë, që e meriton të përkujtohet me seriozitetin dhe dinjitetin maksimal, aq më tepër në një vit jubilar si ky. Natyrisht, jam i vetëdijshëm për ngarkesën emocionale që bart në vetvete kujtimi i asaj periudhe të historisë dhe që ka shkaktuar, e padyshim do të vazhdojë të shkaktojë, shumë debat e jehonë, siç e quani ju. Unë besoj se ky është një debat normal e madje i shëndetshëm për një vend demokratik, ku padyshim për arsye krejt legjitime palë, forca apo segmente të caktuara të shoqërisë kanë këndvështrime të ndryshme e ku, në gjykimin tim, politika duhet të përfshihet sa më pak. Por besoj po ashtu se ne si shtet, si shoqëri, e padyshim edhe si qeveri, kemi detyrimin të nderojmë atë brez shqiptarësh e shqiptaresh që luftuan, sakrifikuan e paguan edhe me jetën e tyre për çlirimin e vendit. Lufta e tyre ishte një luftë e drejtë për një kauzë të drejtë dhe ashtu si në çdo vend të Europës e meriton të përkujtohet e të marrë respektin që i takon.
Ka pasur natyrisht edhe një tjetër ‘jehonë’ që lidhet me punën e Komisionit për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare. Por edhe në këtë rast mendoj se konstatimi juaj nuk qëndron. Madje, do të thoja që gjatë javëve të fundit festimi i 70 Vjetorit të Çlirimit ka marrë mjaft vëmendje për shkak të disa aktiviteteve që janë zhvilluar ndërkaq, ku do të përmendja përkujtimin e Konferencës së Pezës, apo përkujtimin e çlirimit të Gjirokastrës, Beratit si dhe disa aktivitete të tjera lokale.
Vijon nga faqet 10-11
Pra, nuk mendoj se ka pasur një fashitje të jehonës. Shumë-shumë, mund të ketë pasur një zhvendosje të fokusimit, gjë që lidhet me ecurinë e procesit të përgatitjeve për përkujtimin e 70 Vjetorit të Çlirimit. Në momentin që flasim, ne ndodhemi në një periudhë të ndërmjetme ku ka mbaruar faza e planifikimit në tërësinë e saj dhe pritet të fillojë organizimi i aktiviteteve përkujtimore e festive. Pra, nëse deri në miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave me listën finale të aktiviteteve dhe fondet përkatëse për këto aktivitete, kishte natyrshëm një debat më të gjallë lidhur me idetë e sugjerimet e ndryshme që mbi formën dhe natyrën e aktiviteteve – sepse është e natyrshme që aktorë e individë të ndryshëm të shoqërisë të kenë idetë e vizionin e tyre në lidhje me organizimin e aktiviteteve që përkujtojnë një datë kaq të rëndësishme të historisë së Shqipërisë – në momentin që flasim, mendoj se debati ka kaluar në një fazë tjetër, ku opinioni publik, por edhe media, presin zhvillimin e aktiviteteve të cilat në fakt sapo kanë filluar dhe do të intensifikohen më tej teksa i afrohemi 29 Nëntorit”.
Megjithëse janë disa institucione që po merren me festimet, nën drejtimin tuaj, ka pak njoftime në publik për festimet. A është ndonjë lloj politike kjo apo thjesht, s’keni dashur të jeni më të dukshëm?
“Në fakt, me përjashtim të përkujtimit të Konferencës së Pezës aktivitetet e parashikuara në listën e miratuar nga Komisioni ende nuk kanë filluar të zhvillohen. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ato lidhen pothuajse në tërësinë e tyre me datën 29 Nëntor. Pra, po punohet për një sërë aktivitetesh, ku ndër më interesantet do të veçoja Festivalin e Dritave që do të zhvillohet në Tiranë në mbrëmjen e 29 Nëntorit, hapjen për publikun e të ashtuquajturit Bunker Anti-Atomik të Linzës dhe organizimin aty të një ekspozite, çka besoj së do të jetë një ngjarje mjaft interesante, apo një sërë ekspozitash të tjera që do të zhvillohen në Tiranë. Dhe padyshim për të gjitha këto aktivitete do të ketë njoftime e publicitet sepse në fund të fundit suksesi i një organizimi si ky varet nga pjesëmarrja dhe reagimi i publikut.
Vlen po ashtu për t’u përmendur që përveç asaj pjese të aktiviteteve që po organizohen në nivelin qendror, një rol mjaft aktiv në përkujtimin e 70 Vjetorit ka luajtur e po luan edhe pushteti vendor. Madje në javët që vinë në bashkitë kryesore të vendit do të kenë një kalendar mjaft intensiv aktivitetesh teksa qytete të ndryshme përkujtojnë 70 vjetorin e çlirimit të tyre”.
Si drejtuesi i këtyre festimeve, çfarë filozofie do përcillni me kremtimet dhe si do t’i organizoni direkt në terren ato? A do ketë shtesë buxheti, lidhur me to?
“Në momentin që flasim, jemi në fazën e zbatimit të projekteve të miratuara nga Komisioni, çka është përgjegjësi e një sërë ministrish dhe institucionesh të tjera. Pra, janë këto institucione dhe jo Komisioni që po punojnë për organizimin e tyre në terren dhe që kanë marrë tanimë fondet e nevojshme. Komisioni natyrisht po e ndjek ecurinë e zbatimit të projekteve.
Në qendër të këtyre aktiviteteve përkujtimore padyshim do të jetë nderimi e respekti për ata që luftuan e sakrifikuan për të sjellë çlirimin e vendit. Por kjo është vetëm njëra pjesë. Ne besojmë se 29 Nëntori është sa një moment nderimi, aq edhe një moment reflektimi ku ne si shoqëri duhet të vlerësojmë guximin dhe idealin e një brezi për të luftuar, jo për politikë, jo për përfitime personale e as për parti, por për çlirimin e vendit si pjesë e një përpjekje të stërmadhe të të gjithë botës së qytetëruar kundër një armiku mizor siç ishte nazizmi e fashizmi. Ky është një mesazh që besoj është aq i vlefshëm sot, pavarësisht natyrës së ndryshme të sfidave me të cilat ne përballemi”.
Gjithnjë festimet tek ne janë dy kahëshe, por ku faktorët politikë s’janë kurrë bashkë. A mund të jetë këtë herë politika bashkë në festime?
“Nuk mund ta them sesa e bashkuar do të jetë politika. Dëshira ime, por besoj edhe e shoqërisë shqiptare besoj, është që politika të bashkohet kur bëhet fjalë për ngjarje apo zhvillime që shkojnë përtej interesave të ngushta partiake. Siç është në fund të fundit edhe 70 Vjetori i Çlirimit, një ngjarje që na nderon të gjithë si komb, e jo vetëm njërën apo tjetrën palë të politikës”.
rrofte fara e Enverit qe nuk u shua kurre me partizanet qe bridhnin e plackisnin fshat me fshat
KUSH ta ka thene kete histori, ka patur misione angleze gjithandej po thuaj se ne cdo qark, por keto qe te paska treguar yt ate katundar, te pakten anglezet nuk ithone dhe ne te kundert ne te vetmin formacion qe ata u mbeshteten dhe dhane ndihmesen e ture politike dhe ushtarake bashke ishte levizja nclclirimtare.Keshtu more KUNJ KUNJI une i besoj nje zurtari anglez se sa nje fshatari injorant sic ka qene ytate dhe sic vazhdon te jesh edhe ti.Te pakten kupto se cfar do te thote seriozitet kur diskuton me dike dhe jo me me disa sic eshte ky forum.Te fala injorances dhe idjotesise.
Po ti mor ballist qe as emrin nuk guxon ta shkruash me ke i ka patur lidhjet ne kohen e luftes. Ju nuk meritoni asgje se zvaranike dhe tradhetare ka patur dhe ka edhe sot e kesaj dite.Ju kini idhull ata qe shiten Shqiperine dje apo sot.Shkoni gjeni nje atdhe tjeter se Shqiperia nuk shitet me tani ne kohet moderne si dikur.E provoi Berisha dhe i ngeci sharra ne gozhde.
Po,tu lumte ajo goje… Edhe, poshte fara juaj, o ballista pulash,qe hengert me dashje mutin e nazizmit,nje here, dhe dy here, ate te partizanve… Se harrova! Edhe, ta kini harrem…
o trap mos i ngatron me ballistet se ata e kishin zanat ate pune apo sta ka treguar gjyshi jot patriot pas ferave Me mire eshte mbylle ate hale se do qelbesh veten e fare e fis, o nip a sternip i bashkepuntorve te fashizmit
Ai qe nuk njeh te shkuaren, nuk ka sesi te punoje per te ardhmen!
Historia fillon te shkruhet jo me vone se 20-40 vjet. Periudhe kjo qe lejohet shfrytezimi i arkivave. Vazhdon te shkruhet dhe te pasurohet me gjetje e dokumenta te kohjes…Pra jetesohet ne çdo kohe.
Eshte budallallek me kile qe te shash historine! Mos pranosh faktet dhe pak me keq, ti keqperdoresh. Keqinterpretosh. Ti manipulosh. Ti vjedhesh dhe ti shesesh per fitime personale.
Mos prisni qe historia te shkruhet ne pervjetore!
Faktet duhet te flasin vete! Prandaj pasi te lexoni historine, HIDHINI NJE SY EDHE MUZEUMEVE, EKSPOZITAVE, FILMAVE TE KOHES, FOTOGRAFIVE….dhe ZGJIDHNI E MERNI SIPAS KULTURES QE KENI NGA SHKOLLA APO EDHE NGA JETA PER ATA QE NUK KANE MESUAR SHKOLLE….
Me Envérin ne evrope do shkojne jeta? Sapo filloj qeveria nje aktion per nje shqiperi evropiane,qe kulmoj me viziten e Papes,jeta minojne keto perpjekje edhe shfaqin botes hérojn e tyre,kriminelin ma te madh te kombit!
PO si ka mundesi qe akoma te festojme per nje pseudolufte me shume prapaskena te errta si ajo qe bene partizanet pa shkrepur asnje arme kunder armikut, por vetem kunder shqiptareve. Per 45 vjet kemi festuar cdo dite te vitit pervjetore te brigadave e dite perkujtimore 5 maj e 29 nentor etj etj pafund. Pervec keqardhjes per nje pjese idealiste te atyre qe u perfshine ne kete lufte me ideale te pastra, nuk kemi se c’kujtojme as festojme.
Ndersa askush nuk kujtohet per te perkujtuar ato mijra viktima te pafajshme ( eliten intelektuale, sociale dhe shpirterore te kombit) qe shkaktuan vete shqiptaret per 45 vjet. Asnje dite memorie per ATO asnje monument, asgje,as varret nuk ju gjeten shumices, por vetem tallje…si ka mundesi qe nuk kemi as vetdijen me minimale ne si komb, kur politika mendon vetem si e si te nxjerre perfitime gjithnje e me te pamoralshme nga cdo gje…edhe nga ajo date qe shenoi fillimin e katraures qe vazhdon
Kunji gomar, Lili analfabet, Anila idiote me diplome.
supergomar+superanalfabet+superpervers=enverist
sa shume te tille ka ende mes nesh!!!
e neveritshme!
Turp dhe Rezil i Niko Peleshit dhe i Shqypnise ne syte e Botes Demokratike.
Shkrim me indinjate te thelle nga nastradini dhe te persekutuarit politike te regjimit gjakatar te Enver Hoxhes
29 NENTORI I ZI MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA DUKE MBUSHUR LUMENJ ME GJAK NJERIU TE PAFAJSHEM NE VENDIN TONE. KJO DATE FAMEKEQE NDAU KOSOVEN NGA SHQYPNIA PRANDAJ EDHE NUK ESHTE FESTA E SHQYPTAREVE POR E KOMUNISTEVE JUGOSLLAVE TE JOSIP BROZ TITOS.
Per LANC-i flet Niko Peleshi, kur dihet qe Enver Hoxha e komandoi kete organizate terroriste te cilesuar si e tille nga Gjykata e Hages nga shtepia e Kryefashistit dhe Kolaboracionistit Bahri Omari? A e njeh Niko Peleshi Bahri Omarin, se sipas gjasave duket qe ben sikur nuk e njeh dhe prandaj hedh LEKAT badiava per te festuar nje date te shemtuar qe te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore e kane hedhur me kohe ne koshin e plehrave te historise. Ne cilin vend te Lindjes Komuniste festohet 29 nentori si date clirimi dhe cfare cliroi 29 nentori shqyptar? Kur pas kesaj date Shqypnia u be si nje CIFLIG personal i familje se enver Hoxha dhe shqyptaret u bene si skllever ne vendin e vet. Le te shkoje Niko Peleshi Debili ne Berlin dhe te kerkoje te festoje 9 majin, daten e clirimit te berlinit qe te mesoje se te gjithe gjermanet e quajne kete date te ZEZE si data e PUSHTIMIT te Berlinit bolsheviket ruse qe ndane Gjermanine ne dy pjese dhe implementuan regjimin gjakatar stalinist me shume pasoja per popullin gjerman. Po a e degjove Edi Ramen ne Berlin qe kerkoi falje per krimet e komunizmit para kancelares Merkel o Niko prej Leshi, cfare kerkon te festosh tani more fanatik qe e ke vendin ne Korene e Veriut dhe jo ne Shqypnine tone. A jane ne terezi pushtetaret komuniste shqyptare qe ngjajne toidhjo si MESALLA ME DU FAQE – nga njera ane i puthin bythen BE-se Antikomuniste dhe demokratike dhe nga ana tjeter duan te festojne me LEKA borxh 29 nentorin e ZI qe implementoi MURTAJEN bolshevike ne trojet tona me urdher nga Moska dhe beogradi?
Prandaj ne, shoqeria intelektuale shqyptare me indinjate te thelle pyesim zevendesin e Edi Rames fanatikun enversit Niko Peleshi:
ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE DO TE SHKONI JU O TE PAUDHE NE BE?
Ata partizane qe dikur dolen malit gjoja per tju kundervene okupatoreve te huaj sidoemos “gjermanit” ta harrojn,se deri me sot nuk kemi asnje fakt akular,pervecse thenie nostalgjikesh te semur psiqikisht..Perse Enver Hoxha e prishi kualicionin,me ballin dhe legalitetin,vetem per nje qellim ogurzi,per te vrare vellai vellan.Se per te luftuar okupatorin as qe behej llaf..Ju lutemi shum juve
partizaneve te Enver Hoxhes,mblidhni mendijen mos na krijoni trazira,
lereni qeverin te punoj,per te mbushur gropat e zeza qe ja la trashegim
qeverija e mepareshme..Mjaft kemi Sali Berishen,qe shkaterroi shqiperin
duke provokuar lufte civile ne 97-ten.Po te njejten rruge ndoqen,te dy
diktatoret. I pari I veshur me ngjyren e kuqe te krimit duke perdorur
shprehjen absurd ne Emer te popullit, ekzukutoi mijra e mijra shqiptar
te pafajshem..Po te njejten paralele perdori dhe Sali Berisha..ne emer te demokracise,krijoi vatra zjarri ndermjet shtresave te popullit,per te shperbere mbijetesen e popujve te shqiptarizmit…Merni ate pension
dhe faljuni Zotit qe e shikoni dhe sot driten e diellit,se nuk dihet
se si mund te na gjeje e nesermia…
bravo kunji SHQITARET E VERTETE DUAN SHQIPNIN jo ato qe erdhen dhe denjen ne qeveri 50 vjet me ndihmen e dushan mugoshes dhe miladin popovicit dhe masakruan kombin dhe gjith eliten dhe patriotet e vertete jo hajdute e sic ishin pjesa me e mire e partizaneve ne qe jemi me te rinj I pame ne 97 partizanet dhe bijt e tyre
Bunkeri Anti Atomik eshte ne Krrabe dhe malin e Dajtit, ne Linxe eshte nevojtorja e Tiranes……
Çfar te mira solli ai “çlirim” para 70 vjeteve qe te vazhdoje te festohet edhe sot?
Ne do te jemi me 29 Nentor ne Shqiperi.Aq sa te mundemi te behemi bashke,natyrisht me mundesite tona te limituara financiare.Do te jemi aty per ti kujtuar Edi Rames e Ditmir Bushatit se shqiptaret e vertete nuk kane vdekur,por jane larguar nga ai vend i pashprese.Do tia festojme ne 29 nentorin bishave komuniste,qe po marrin revansh per cdo dite,nderkohe qe shqiptaret shohin si guake,ne fillim fotografite e Enverit,pastaj rishkrimi i historise,pastaj rrezimi i busteve simbol te levizjes antikomuniste qe natyrisht nuk mund te perfaqesohej nga familja makabre Berisha.Do te jemi aty dhe iu ftojme te na bashkoheni,do jemi aty dhe Rama do ta mbaje mend gjate ate dite,per kete te jeni te sigurte.
29 Nentori eshte dita e clirimit. Kjo e vertete historike duhet te pranohet pa qene nevoja per interpretime.
Secili le te beje interpretimet e tij. Por historia duhet te shkruhet me vertetesi. Enver Hoxha ishte komandant i Ushterise Nacional-Clirimtare dhe komunistet e udhehoqen ate lufte. KY FAKT nuk c’behet sepse eshte i dokumentuar ne analet e luftes se dyte boterore.
Ballistet dhe Zogistet nuk kane aresye te ankohen pasi nuk munden te merrnin ne dore drejtimin e luftes kunder fuqive te boshtit. Aresyet se perse nuk munden le ti gjejne historianet. Faktet jane te dokumentuara duke filluar qe nga pushtimi italian, regjenca italiane ne Tirane, Qeveria Kuislinge, pushtimi gjerman, qeverite anglo-amerikane e me rradhe.
Ata qe e ndjejne per ta festuar nuk duhet tu mohohet ashti sikurse edhe ata qe ndjehen te humbur nga ajo lufte nuk duhet te merziten.
Poshte 29 nentori dita e pushtimit komunist te Shqiperise.
Eshte demokratike dhe ne sherbim te demokracise dhe tolerances te respektohen ngjarjet historike ashtu sic kane ndodhur.
Secili eshte i lire te beje interpretimin e vet sipas njohurive apo ndjenjave. Por Historia shkruhet mbi Fakte sepse ashtu i sherben te ardhmes se Kombit.
Te mohosh luften dhe periudhen 50 vjecare don te thot te mohosh ekzistencen,vetveten.Ne nji kohe qe bota nuk e mohon po e pohon me vetertsi me te gjitha te mirat dhe negativat e saje.Pikrisht per kete bota tallet dhe qesh me botkuptimin e karaterit te shqiptarit.
Lufta NcCl.Jo vetem ishte nji lufte qe bashkoi gjithe shqiptaret pa dallime.Por ishte nji lufte e drejte qe e vlersoi edhe perendimi si lufte per liri shoqerore duke u radhitur perkrahe tyre dhe me tipikja u clirue pa ndihmen e asnji kambe ushtari te huaj.
Kjo lufte ishte e domosdoshme se nse populli nuk ngrihej kur koha nuk ta fale dhe asht e pershtatshme per te mbrojtur te drejtat e veta.Pushtuesit do te zenin troje dhe mbas lufte nuk ka ndryshime kufijsh.E drejt kjo,e vendosur historikisht qe ne kohen e hershme edhe para pushtimeve Romake.Ne nji kohe qe dhe sot ekzistojne pretendime teritoriale per tu aneksuar nga komeshinjet.Do ishte nji humbje fatale mbare etnike indiferentizmi.
Shqiperia e nivelit mesjetar e kohes se Zogut,pershkruhej jeta shoqerore me vargjet e Migjenit,me fotot e Marubit me thirrjet e rilindasve per liri:Feja e shqiptarit asht shqiptaria.etj etj.E themi pamedyshje se Clirimi i vendit rilindi shqiperine moderne.Ideatori kuptohet ishte E.Hoxha.E permban fakti historik.Nuk mund ta heqim pse e urrejme.Ta heqesh do te thote se per 50 vjet nuk kishim Shqiperi as popull shqiptare.Vendi ishte shkret dhe mbinin vetem ferra ku jeten e benin kafshet e xhunles mjafte lumturisht ne munges te gjuetarve.Lakmiqaret komeshinje qe cdo here ishin te egersuar,per 50 vjet nuk u ndigjune fare dhe krejte qetesisht nuk e dinin se kishte gje kundi truall Vorio-Epire,sepse nuk kishte as Shqiperi.Kjo u ringjall sa po erdhi nji hije vezullimi nji vicidolas qe ngriti vendin me dy gisht brohoritje e bani te zgjohen komeshinjet e te kerkojne teritore Vori-Eprin Greku dhe shkodren Serbi.
Menyra se si e bani propoganden dhe politiken kombetare monizmi ne kohelidhje me ate nderkombetare.Lexuesi,hulumtuesi dhe inatqori gjen krahas anes pozitive edhe mjaft ane negative.Keto,jo se,dhe ne komentuesit nuk jemi ne gjendje ti analizojme.Po asht nji dicka teper serioze per kete ceshtje madhore historike e duhen specialista profesionista dhe keto me potence.Pa inate e urrejtje dhe pa dashuri e servilizem.
Je KALLAM origjinal bosht total o Zef Kallami, cfare bashkimi i beri shqyptareve i beri LANC-i kriminal i Enver Hoxhes more i paudhe enverist fanatik krejt allogjik? Sepse pervec qe masakroi dhe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe per kete tradheti kunder Anglise dhe SHBA u cilesua nga Gjykata e Hages si organizate terroriste, LANC-i yt more derdimen enverist i ndau shqyptaret i i vuri te vriten njeri me tjeterin si kurre me pare ne histori. As turqit e Sultanit te Stambollit nuk e kishin ndare me pare popullin shqyptare sic e ndau Enver Hoxha me LANC-in e tij gjakatar komunist me urdher nga Moska dhe Beogradi. Enver Hoxha i fali Jugosllavise Kosoven per interesat e pushtetit te tij personal per ta transformuar Vatanin si nje CIFLIG personal dhe shqyptaret si skllever ne vendin e vet. Brockullat qe shkruuan ne TEMA per Shqypnine e zhvilluar enveriste tregoja kalamajve te tu fanatike para gjumit te nates se ne kete formum te nderuar nuk te beson kush. Apo ke harruar tufezimet, tollonat dhe bunkeret qe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin ne vitet fatale 80-90-te? Ajo qe vuajne sot shqyptaret e ka zanafillen shume vite me pare kur Enver Hoxha qe ne Mukje ne vitin 1943 hodhi poshte oferten angleze per nje sistem perendimore zhvillimi dhe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe Sali Berisha eshte pjella e ketij sistemi prandaj mos e kritiko me ne komentet e tua debile, se eshte PJELLA juaj, kreature e Partise se Punes qe Enver Hoxha e rriti me kujdes ne Inkubatorin e tij bolshevik per ta patur kuader besnik te kauzes se tij, per te domunuar politiken personale familjare ne vendin tone edhe pasi te kishte ikur ne FERR i pandeshkuar dhe i padenuar nga Historia,
SI NE ASNJE VEND TJETER TE BOTES.
Titulli i shkrimit se “A PO KTHEHET NE LUFTE CIVILE?” 70 vjetori i luftes se clirimit, eshte krejt i pagoditur dhe madje shume i gabuar.
Une personalisht kam mendimin se festimi i 80 VJETORIT, PRA PAS 10 VITESH, do jete edhe me pak i politizuar se sa tani, kjo per arsye se gjenerata e re nuk do jete kaq fanatike sa kjo e sotmja(ne dy ekstremet e saj pro dhe kunder luftes clirimtare).Kjo edhe per arsyen se komunistat antikomuniste si Sali plehra nuk do mbijne me ne kete toke.
29 NENTORI I ZI DHE LANC-I KRIMINA JANE FESTA VETEM PER XHELATET GJAKATARE TE ENVER HOXHES.
Per cfare komandanti behet fjale kur dihet boterisht qe enver Hoxha ka jetuar qe nga viti 1941 kur e perzune me dajak nga ambasada e Zogut ne Bruksel deri ne vitin 1944 ne vilen e Kryefashistit Bahri Omari? Nga kjo vile e kunatit te vet Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe te gjithe kundershtaret e vet politike me gjithe komunistet e tjere debile idealiste. Per cfare Lufte LANC behet fjale dhe cfare FESTE duan te festojne pushtetaret tane qe nga njera ane kerkojne t’i bashkohen BE-se Antikomuniste dhe Demokratike dhe nga ana tjeter shkojne dhe festojne si VAMPIRE te vertete komuniste datat e ZEZA te historise sone kombetare qe implementuan MURTAJEN bolshevike dhe ndane trojet shqyptare me urdher nga Moska dhe Beogradi?
CFARE DO TE FESTOJE NIKO PELESHI ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE KUR KERKON NGA be-JA LEKA BORXH PER TE MBAJTUR FRYMEN GJALLE TE POPULLATES DRU ME PRE?
Transalator @
Po çte duhet ty se çfare bene e si feston 90% e popullit?
Ti shko tek busti I ZOGJIT , QAJE ME oji atje , dhe ne nuk na plas se si do ta festosh 7 prillin ti .
Enveri vrau Zogista dhe ballistat qe i dhuruan kuroren mbreterore te shqiperise VITORIO EMANUELES.
Nuk jane 90 % e popullit shqyptar qe duan te festojne 29 nentorin e ZI qe ishte njesoj si 7 prilli 1939 dhe me keq akoma, sepse implementoi MURTAJEN bolshevike te panjohur nga vendi yne deri atekohe qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe ndau trojet shqyptare per interesat personale te familjes Hoxha, per ta bere Vatanin LULE MALI ne kerrthize te Evropes si nje CIFLIG MESJETAR te ngjashme me gubernat ruse te Siberise.
29 nentorin e ZI duan ta festojne dhe i gezohen vetem xhelatet gjakatare te Enverit dhe jashteqitjet e tij si VEMJE fanatike dhe keta perbejne nje pjese fare te vogel te popullsise, por qe perkrahen nga pushtetare pa moral dhe pa ndjesi fare per keto data te kobshme per fatin dhe historine e vendit tone sic eshte LSI-ja e Like Floririt qe e shikon 29 nentorin dhe LANC-in kriminal vetem si nje LOPE elektorale per te vjelur vota. Per fat te keq edhe Edvin Piktori po i shkon pas avazin dhe po i mban ison ne distance pa verrejtur se te gjitha vendet ish komuniste keto data te ZEZA te historise jane hedhur me kohe ne koshin e plehrave. Shikoji komentet dhe replikat ne media qe te bindesh se ballanca historike nuk anon tek fanatiket dhe ithtaret e Enverit dhe festave frenetike per datat bolshevike me LEKA borxh nga BE-ja Antikomuniste dhe a e di or fanatik enverist pse eshte keshtu? Ja po ta thote nastradini meqe truni yt i fanatikut nuk e kaplon dot:
SEPSE SHQYPTARET NUK DUAN ME QE BOTA T’I TREGOJE ME GISHT SI NJE FIS MAJMUNESH FANATIKE ME BISHT QE U KA LENE ENVERI NGA PRAPA ME 29 NENTORIN E ZI DHE LANC-IN E TIJ KRIMNAL.
O trazkartor po qe nuk eshte e veshtire ta kuptosh se nga je dhe se MAKS Velo ka te drejte qe debila si ty kane brire ne balle.Prandaj ngjani dhe shume menjeri tjetrin se kini nje preje,karabina model 56
O miop ne tru dhe parametra te tjera qe perben trungun e fizikut tend tregon se duke kundershtuar te verteten e bashkimit e te gjithe shqiptarve ne luften per liri.Do te shtoj dhe nji bashkim tjeter ato fashisteve Italian qe erdhen pushtues ne vendin tone ngelen rrugave te fushave te betejes nen gryken e nazisteve me te cilet paradhesit e tu u bene njesh me hitlerianet.Iu hapi krahet dhe i inkuadroi ne fronti e luftes clirimtare me brigaden Antoni Gramshi.Te cilet luftuan heroikisht per lirin e popullit tone.Nuk asht pak pushtuesin ta besh per vete.E ti nji cope mishi me dy sy me tregon Kallamin.Kallam qe une e perdori ne pershtatje rrethanore si per ty dhe per ndonji peshk,krap apo mlysh tipit tend.Une falas gjithnji per luften.Kur te hyjme ne ndertimin e socializmit.Te premtimit te luges se florinit si puna e ta pareve tuaj qe trumbetoni pushtimi italian na gjallnoi deri aty ku hante qeni petulla.Do ti them ma me kopetence se zotria yte me shume shoke gabime e asaj periudhe.Po krahas do te them dhe pozitivet pa te cilat sot(1990) ne nuk do ishim 3-4 miljon banor.Vetem me kete fakte do te beje nji pyetje.Pse ne vendet perendimore ku lulzon demokracia dhe vende pune me bollek,popullsia asht e vjeter.Nuk bejne me shume se dy femije.Ku nji asht pak dhe dy jane shume.Nji e gjysem nuk ka ba askush perveq jotem qe te ka lindur ty.
Dhe jemi ne,kontigjenti i emigracionit qe u sherbejme ketyre pleqve kapitalista.Dhe jo se na duan po kane interres dhe na buzeqeshin me “dashamiresi,si human”.Ku nuk mungojne nji per nji edhe pershendetjet tona per ato qe kane nji cike karater ne kete nuhatje humane.
Me siguri Translatori e me radhe.
Vija Teodos
Emigranti
Labi (i malarjes)
Qazimi
fredi guri
Petrit Zela
anila
lili
dhe e mbylli fatmiresisht me kujin tuaj fillestar ne krye te komenteve per tu ngopur ne gjithe prapanicat e meshkujve komentues dhe paranicat e femrave po komentuse qe nuk munguan.Jeni shume objektiv per te vetmin argument se keni ba shkollen e larte te Sali Berishes Plepa Durres.
Si perhere ne forme Zef Kallami.
Vetem llogjika te mungon ne komentet e tua…
per injorance nuk paske nevoje or Zef Fyelli
fakt me lancin ne u rreshtuam me aleatet dhe u njohem si shtet fakt komandant ka qene spiro moisiu jo enver hoxha fakt lanci ishte nje nga faqet me te ndritura te historise fakt enver hoxhes dhe mehmet shehut duhet ti behet gjyqi i popullit per terror dhe gjenocid fakt duhet te rikujtohen te dyja palet ,partizanet dhe nacionalistet e ndershem qe dhane jeten per atdhe ,fakt duhet te hapen dosjet dhe te dale e verteta fakt kriminelet bolshevike duhet te nxirren para gjyqit te hages dhe shtu si karaxhic te denohen per krime kunder njerezimit fakt duhet te vendoset me referendum se cdo te beje populli te mbaje vetem daten 28 apo te dyja datat
eshte turp te mohish gjakun e atyre qe u flijuan per nje bote tjeter me me shume liri dhe jo ene cizmen E adolf hitlerit ato qe llomotitin ketu le ti referohen fakteve historike te asaj periudhe dhe jo te bejne krahasime me ate cka ndolli me vone populli thote gjella me kripe e kripa me karar.Ca balliste ketu duan te shiten si atdhedasehes dhe harojne se I bashkuan armet jo me ata qe u flijuan dhe jane jeten por me okupatoret .
Doni apo nuk doni me ENVER HOXHEN jane 75 % te pakten e popullit Shqiptar brenda kufirit sepse pjesa me e madhe e shoqerise kosovare i thur ende HOSANARA kriminelit XHAFER DEVA .
ENVER HOXHA mund te kete bere te keqia qe jane 25 % por ka te mira 75%.
Sa ishte gjalle ENVERI U QIU MEMEN te gjitheve qe nga lindja ne Perendim ,nuk la njeri qe ti shkelte gardhin .
Ata te perendimit i dergonin kriminelet ,ENVERI i ZINTE U BENTE GJYQ TE HAPUR DHE ATA VETE TREGONIN SE kush i kishte derguar e me ne fund u fuste plumbib Ballit ,sidomos ata trimat e AHMET ZOGUT ,qe gojet e liga thone se vete AHMET ZOGU i dergoi per tu vrare si ZENEL SHEHUN dhe HAMIT MATJANIN se ai qe shet vendin e tij shet edhe nenen edhe baben .
Sa qe gjalle u qiu te gjalle dhe te vdekur dhe nuk ja mbante bytha njeriut te ngrihej kunder .
Tani doni nuk doni o PULAXHINJTE e BALLIT O LEGENA ,do behet sic do shumica dhe jo pakica serbe dhe greke .
Nenat mu n evere ku ti keni me te gjalle dhe me te vdekur o tradhetare.
Shqiptaret duhet me te marrin vesh nje here e mire se Gjermanet nuk kane qene pushtues te vendit tone. Ato kane pasur vetem qellim lenien te lire rrugeve per transportin e trupave nga Greqia gjate terheqjes per ne veri. Kjo eshte e kjarte po te shohim edhe qeverine e asaj kohe ku te gjithe ishin shqiptar dhe kishin kompetenca te plota per vendim marrje. Shqiptaret gjithashtu duhet ta kene te kjarte se ne ate kohe Kosova ishte pjese e Shqiperise dhe qeveria ushtronte te gjitha kompetencat si pjese e nje shteti. Nga kjo rezulton se çlirimi i Shqiperise eshte bere me kapitullimin e Italise fashiste ne vitin 1943 te cilet kane qene pushtues te vendit tone.