Mark Marku: Kuvendi i PD ishte qesharak, tregoi idhujtarinë për Berishën

1 Tetor 2014, 12:55Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat, Mark Marku, ka bërë një shkrim të ashpër kundër Kuvendit të mbajtur nga ane e Partisë Demokratike.

Ai thotë se ky Kuvend ishte qesharak dhe nuk pati asgjë të re, me përjashtim të lotëve për Berishën.

Kjo, sipas tij, tregon se në atë parti vazhdon iduhjtaria për Berishën dhe se nuk mund të ketë ende vend për demokracinë.

Nuk ka asgjë të keqe që dikush qan, madje është krejt njerëzore dhe të më ndjejnë zonjat që po i përmend lotët e tyre në këtë analizë. Por lotët e tyre më çojnë tek idhujtaria politike që ka mbisunduar jetën politike shqiptare gjatë gjithë historisë politike të shtetit shqiptar. Dhe kjo idhujtari politike na ka kushtuar shumë, pasi është e papërputhshme me demokracinë.

Demokracia si sistem i alternimit ciklik të pushtetit e përjashton idenë e keqardhjes për alternimin e pushtetit. Politikani është i shënjuar prej sistemit të jetë i përkohshëm. Përkohshmëria e secilit varet nga mënyra e ushtrimit të pushtetit. Vetëm në regjimet totalitare cikli i jetës politike mbyllet me ciklin e jetës biologjike.

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, falë Zotit është gjallë dhe shëndoshë, ka humbur zgjedhjet dhe pushtetin pas 24 vjet jetë politike aktive, pjesën më të madhe të të cilave i kaluar në krye të qeverisjes së vendit dhe më në fund tërhiqet pas refuzimit masiv që qytetarët i bënë nëpërmjet votës popullore. Nuk di të ketë politikan në historinë e Europës demokratike që të ketë pasur kaq shumë ulje-ngritje, kaq shumë arritje dhe defekte që të ketë qëndruar aq gjatë në skenën politike. Pikërisht për këtë arsye, mallëngjimi për largimin e tij është krejt i pakuptueshëm.

 Sidomos lotët. Madje te kjo idhujtari qëndron edhe domosdoshmëria e largimit të tij. Kuvendi i PD-së, në vend që të shënonte fundin e idhujtarisë politike, tregoi se ajo është më e fortë se kurrë. Dhe ky model idhujtarie ka të bëjë me thelbin e partisë ku është kultivuar kjo idhujtari: me lirinë ose mungesën e lirisë brenda PD-së.

Sali Berisha, në 24 vjetët e drejtimit të PD-së, e ka çuar PD-në drejt një mungese lirie të theksuar në emër të kompaktësisë dhe unitetit. Kjo mungesë lirie ka shkaktuar deformime të rënda të jetës demokratike brenda partisë, drejt mpirjes së sensit kritik dhe vetëkorrigjues të saj, pra në shndërrimin e saj në një strukturë piramidale të atrofizuar ku të gjitha vendimet dhe përgjegjësitë i merrte Berisha, i cili, nga ana e tij, nuk jepte llogari para askujt.

Gjëja e parë që duhej t’u tregonte shqiptarëve Kuvendi i PD-së është pikërisht ky, pra që po heq dorë nga një model antidemokratik dhe jo rezultativ që është një reminishencë e komunizmit dhe se po shkon drejt një modeli demokratik, alternativ. Por kjo nuk ndodhi. Në Kuvend urra-të ishin më të fuqishme se kurrë dhe mendimi i lirë më pak i pranishëm se kurrë.

Madje, zëra që prej kohësh kanë shprehur ndonjë rezervë jo kundër modelit të PD-së, po kundër prishjes së modelit tradicional, mbetën pa tribunë. Në tribunë pati njerëz që përloteshin, që mallëngjeheshin, që ankoheshin se si ua blenë apo morën pushtetin, por nuk pati qoftë edhe një diskutim të vetëm alternativ. Këtu ishte vendi dhe rasti të qarkullonte ndonjë ide sado e zbehtë për legalizimin e fraksioneve e gjëra këso dore që konsiderohen si sakrilegj. PD edhe këtë radhë u shfaq si turmë e orkestruar nga lidershipi”, shkruan Marku për gazetën “Panorama”.

27 komente në “Mark Marku: Kuvendi i PD ishte qesharak, tregoi idhujtarinë për Berishën”

  1. Xha Barka says:

    Kur ta hoqen kocken nga goja fillove te lehesh edhe ti Mark marku,sa e kishe kocken nuk ndiheshe,nje mut jeni te gjithe ju,pa shtylle kyrrizore!!!

    1. baza says:

      Mark Marku:Bash te lumte ajo Mendje.
      E sakte qe Berisha eshte Fenomeni.Ky qe
      eshte Gardhuar me Hunj te Shtrember.Ta prishim
      kete Gardh duhet padyshim qe te shkermoqet Sistemi.
      Kete Amalgam te kollandrisur me koqe te zgjedhur nga
      Fenomeni.Pra ky fenomen berishobazike qe e ka mbushur
      Ëpruveten e Politikes me soj e sorollopin e Tarafit.
      Kesisoj duhet filtrimi qe te seperohet fenomeni.Pa kete
      nuk mund te pretendohet se mund te realizohet Rimodelimi
      i Sistemit,pa kete,Peshorja do vazhdoje te anoje nga Krimi,
      Korupsioni dhe Drejtesia e shemtuar.Ne fakt,idea e seperimit u hodh me
      23 Qershor ku kerkohet qe Llumi te ndahet nga Koncentrati i kulluar
      shkurt; Llumin e PD se Berishes qe perfaqesone Fenomenin dhe
      Mazhorances qe Triumfoi dhe qe perfaqesone Koncentrantin e kulluar.
      Ndaj thashe qe te lumte Mendja o Mark,por jo vetem ju,pasi jane
      te shumte ata qe mendojne si ju.

      1. Edkari says:

        Nuk e kuptoj Markun qe ku eshte gabimi se treguan idhujtarine ndaj Berishes.

        1. xhogu says:

          Zoti EdiKari,

          Lexoje edhe nje here me kujdes shkrimin se autori Marku i jep nje shpjegim shume te qarte e shume thjeshte pyetjes qe shtroni ju. Nese edhe pas leximit te dyte, nuk e kuptoni, atehere eshte plotesisht e qarte, vete pseudonimi qe keni zgjedhur tregon plotesisht nivelin tend intelektual.

    2. Jani says:

      Aleanca Rama Berisha u duk qart kur ndryshuan Kushtetuten të tjerat janë pambuk me jodio

    3. eni says:

      Te jemi serioz ne dhenien e mendimeve e ti leme mendimet naive se sa kishte kocken nuk ndihej,zoteria ngre nje problem parimor shume te rendesishem per demokracine shqiptare. Diktatoret rreth vetes mbledhin injorantet vetem per te duartrokitur. Po ku po shkon shoqeria shqiptare keshtu? Drejte diktatures se diktatoreve apo drejte demokracise. Disa fundrina te shoqerise shqiptare qe nuk dine asgje vecese te duartrokasin perandorin e te servilosen deri ne bezdi, vazhdojne te duartrokasin diktatorin e tyre shume me teper se antaret e PPSH neper kongrese.Kjo eshte nostalgjia e diktatures. Keta e apo keto fundrina jane me mentalitet komunist,fashist me sakt dhe si te tille duhet flakur si nje lecke e ndotur me fekale.Shqiperise i duhet nje Parti demokratike dhe jo nje parti komniste e tipit berishjan.Rruga e berishianeve te con drejte nje Komiteti Qendror komunist dhe jo drejte Brukselit.

  2. tarrasi says:

    mark maku kol plepi pjeter magjari jan djem xhaxhallaresh menjeri tjetri prandaj partia demokratike qe kur eberi deputet ket marun uduke shqeto qe dojet humse lexoja emrin tetregon kush esht koqe marku

  3. Laveri says:

    Zikeeeeeee Vatikani je o Mark

  4. Dibrani says:

    e verteta i vret ca sipatizant te PD’s

    sot politika shqiptare vuan per nje lidership qe nuk ka lidhje me sistemin komonist apo ate te ashtuquatjtur demokraci keto 24 vjet

    pra duhet nje shqiptar i edukuar ei arsimuar nga Europa

    edhi Edi per mua nuk eshte i denj,…..po shemb gjithandej,… sarajet e Kocos i le ne kembe 2 metra larg detit

    nuk denoi aktin e dhunes ne parlament ne momentin qe ndodhi ,…u desht te vinte Fyle qe te denonte aktin ne nje far menyre

    Fullhanin e kishte mik,…e la te lir

    ndershmeria ka marr fund ne Shqiperi,…sot ka lojra politike si e si per me marr pushtetin,…. populli eshte victim e politikes

  5. titi says:

    Ashtu sic bertisnin 50 vjet me radhe parti enver jemi gati kurdohere edhe pidhistat po bejne te njejten gje,mallengjehen kur flet komunisti me fanatik dhe me i eger i kohes se komunizmit salispiunkrimineli.edhe vet saliu derdhte lot per enverin dhe merte shurren e bllokmenev e conte ne paris dhe kur kethehesh ,shetiste me varke ne drilon.ky komunist spiun i kishte vene detyre vetes nga nje bari dhish te behej antar biroje.ky popull nuk ka per te shpetuar ndonjehere nga hija e komunizmit.

  6. askushi says:

    o Mark,nje gje skam kuptuar nga ju shkodranet,femrat dhe burrat jane njesoj,duke perjashtuar nje % te vogel nga ai qytet,dhe nje 10% eshte shume.
    te gjithe zvarranike,se PD quhet dhe Trusti i Geshtenjave,ose Partia e VERIOREVE.
    Po duan mut keta qe ju botojne juve deklaratat.

  7. Ajaxs says:

    Z Mark: Ti doje qe te shahej Berisha per udheheqjen qe i beri PD per 3 mandate. Te shahej Berisha qe ndertoi SHqiperin pas Diktatures. Te shahej qe ndertoje Autostrada dhe rruge, te shahej qe asfaltoi rruget e fshatrave.Ti do qe te shahet Berisha qe futi vendin ne NATO, dhe e beri kandidat per te hyre ne EUROPE. Ti do qe te shahet Berisha qe vendi jetonte me mire kur AI ishte Kryeminister. Ti zoti Mark gezohesh sot se populli jetone me keq se ne kohen e Berishes,ti gezohesh qe u rrit mosha e pensionit,qe u ulen pensionet dhe rrogat. Ti gezohesh qe rrifen deputetet e PD ne parlamente.Degjo z. Marku Qeveri te perkryer nuk ka ne asnjevend te EVropes, persone pa te meta dhe gabime nuk ka ne asnjevend. Sa me shume kohe te kaloje aq me lart do ngrihet figura e Z. Berisha. Tani shmallu me te keqen Rama.

    1. toni says:

      “Ajxs”: Nuk dua te perkrah Markun, por te keqiat e Berishes per Shqiperine dhe Kosoven jane aq shume sa nuk mund te permblidhen ne nje liber, jo ne disa rreshta. Vetem 4 vrasjet ne buevard po te kishte drejtesi do ta conin pas hekurave disa vjet Berishen dhe ata qe kryen ate krim makaber. Per Kosoven ai furnizoi me karburant avionet e ish Jugosllavise dhe beri te mundur te vriteshin mijera Kosovare. A do me per Belul Berishen o “Ajax” se ste kane vrare ty ndonje pjesetar te familjes prandaj flet per Berishen ashtu sic flasin disa per Enverin, pa do te shihnim si do kuvendoje zotrote.

    2. aliu says:

      Nje gje eshte e sigurt qe sali berisha eshte krimineli me i madhe qe nga krijimi shtetit shqiptar, emrimi i nje prekurori te ri do jete dhe fundi i salit dhe familjes se tij mafioze e antikombetare.

    3. ahmet says:

      Z. Ajaxs: Berisha udhehoqi per 3 mandate po nuk kishte vetem te mira se na e paraqite si perendi. avash pak se keshtu si thua ti i bie qe edhe ilir meta na futi ne nato, na liberalizoi viza e na beri vend kandidat. apo kete se pranon?? ? po ’97 e berishes e harrove??? po ’96 kur rrahu te gjithe deputetet e majte e harrove?? dhe per me teper nuk ka kerkuar falje. po gerdecin?? po 21 janarin?? po qe theu embargon ndaj serbise duke i shitur nafte qe tja bente me te lehte te luftonin shqiptaret e kosoves?? po perjashtimet e zhdukjet brenda llojit me azem, me haklaj, e me shume figura te tjera te shquara te PD??? apo keto nuk quhen. keshtu si thua ti edhe enveri ishte zotni burre se ndertoi shkolla, hekurudha, rruge, hidrocentrale, elektrifikim etj etj pafund. cfare te themi ishte burre i mire???? keshtu qe Z. Ajaxs edhe berisha si enveri eshte i perdor te gjitha qe te mbetet ne pushtet dhe injorante pa vizion si puna jote me te cilet shqiperia eshte mbushur plot qajne e perloten.

  8. sali gerdeci says:

    Ta hoqa torten nga goja ,prandaj ben keshtu..

  9. Zef Kallami says:

    Mark more Mark.
    Je i vonuar.Ti ne mardhenie me PD ke ba nji rrethgjirim intelektual shoqerore(Spektator.Partiak.Spektator=SPS)
    Ishe spektator dhe me shume dashuri dhe perkushtim iu ngjeshe gjirit te PD.Sepse kuptove se aty asht e drejta sociale per nji jete dinjitoze demokratike,demokrtikisht e paster.Duratrokite dhe mbrojte jo vetem PD po kryesisht dhe liderin Berisha.Sot perseri ke dal spektator dhe e shef ne pozita te spektatorit politiken e PD me dy vizionaret e PD njeri defaktoKryetar dhe tjetri dejure kryetar.Jasht interresit politik sic e shifje kur ishe brenda vathit te PD.Sot e ndien veten ma te zgjuar se dje me PD.Shef ma shume sec shifje kur ishe brenda.Kritikat i ke me objektivitet.Po ama asnjihere nuk e joshe kete pozicion kur ishe ne vath.Duhesh aty brenda ta beshe kritiken qe te vlejte edhe per te ardhmen.Njerzit qe te lexojne te vejne ne dyshim karaterin.
    Kritika ndaj udheheqjes se kryetarit te monizmit qe nuk ikun nga pozita deri me shuarje.Vlen dhe per Vatikanin.Ato me largimin nga kjo bote e te ndjerit Pape Gjon Pali i dyte vendosen qe pape do te zgjidhet nga ato qe jane ne moshe te vjeter per te ikur sa ma shpejt nga kjo bote.Me qellim qe te leshojne pushtetin papnor qe mbahet deri me shuarje.Mos te qendrojne sa qendroi Papa Gjon Pali i dyte.Doreheqja asht problem tjeter qe nuk e kundershton Vatikani.Kjo identike edhe nese do kerkonte nji kryekarrierist i monizmit(diktator)nuk mud ta kundershtone asnj,po me heshtje pa perjashtim lepinin buzet konkurrentet hijemshefur.

  10. mimmo says:

    Vazhdojne akoma menyrat e jeteses te imponuara nga P.P.SH per 50 vite,e te ringjallura nga P.D.-ja ne keto vite te pluralizmit demokratik bastard shqiptar ! ! Kulti i Individit kurdohere dhe kudo eshte cfaqje e theksuar mungese emancipimi,i cfardolloj ngjyrimi politik,si i djatht apo i majte! HAPNI SYTE O MILET !!! LARGOHUNI NGA “QOFTE LARGU”,I DJESHMI,I SOTMI!! Pershnetje.

  11. cepuni says:

    Prandaj ka harmoni fetare ne Shqiperi, sepse me njerez si Marka Marku per 30 vjet Edon e kemi ne pushtet. Rrofsh o Mark. Dikur kam thene se ka tre fe ne Shqiperi. 1. Muslimanet-jevgjite, 2. Ortodoksit-komuniste jalen time.dhe 3. Katoliket-spiune. Marku e verteton fjalen time edhe Tom Doshi, Sterkaj, Frroku etc.

  12. Opinionisti says:

    Qesharak je ti o Mark. Ti s’merresh vesh se çfare je!
    Ata jane te vertete. Personalisht i respektoj me shume ata qe qajne me ndershmeri per Saliun se ca si puna jote.
    Hermafrodite politike dhe intelektuale.

    1. tani.deutschland says:

      @ opinionisti
      Formulim korrekt per Mark Markun & co.

      Megjitheate ai nuk duhet te qakulloje shpesh ne aksin rrugor Tirane -Qafe Kerrabe -Elbasan.
      Ndonjehere te po qarkulloje andej edhe mund t´ja falim, por jo gjithmone!?

      Asht parti e forte kjo jona o tei.
      Po cish!

  13. heretiku says:

    PD-ja sot eshte parti private, familjare, s’ka asgje te perbashket me partite normale demokratike ne vendet e civilizuara; eshte e ndertuar ne menyre te tille qe kush nuk qan apo mallengjehet per kryetarin, nuk ka vend ne forumet ku ai mund te aspiroje. Ndonese jeta politike e ish kryetarit ka qene nje fiasko gjigante, ku jane regjistruar gjema kombetare te permasave te llahtareshme ( 97-ta, 98-ta, Gerdeci, te vraret e 21 Janarit ne demostrate ne demokraci etj.) ka trushpelare femra apo meshkuj qe mallengjehen per nje kerme qe duhej izoluar ne burg prej shume kohesh. Kjo tregon qe antaresia e PD-se eshte e perbere prej qeniesh butake, qenie leshi. Me te vertete shume e peshtire.

  14. . says:

    ——————————————————————————————

    Dolen fjalet e Markut ….

    PD-ja keshtu si po katandiset do perfundoje me adoleshente rrugesh …

    —————————————————————————————–

  15. . says:

    ———————————————————————————————–

    Bej kujdes,

    PD-ja do te heqi “qafe” dhe “zhduke” si

    Hajdarin, Trebicken, Xhindin, Olldashin ….

    ————————————————————————————————

  16. Ironik says:

    Ik o servil varikars..

  17. Etika e Shekullit says:

    Te anatemosh, te shash ate qe ke mburrur
    eshte nje lloj si te vesh mbiemrin para emrit: Mark Marku del, prape!

    Ndaj nuk duhet nxituar, nuk duhen vene inetersat personale, ne radhe te pare.

    Po s’ka problem, Mark: Mund te rikthehesh Shef i Etikes te SHEKULLI.
    Prej atje u nise si kandidat per deputet te Berisha.

    Ato kohe, edhe ne tavoline pasditeje te bukur, ne muhabet te lire kolegesh, ngriheshe dhe ulerije e ngjireshe per te mbrojtur Berishen…

    Por lusim te jet problem etike. Jo karakteri.

  18. Sali Qeni says:

    E more Zef, keto qe i thua per Z. Mark, Une ja kam thene para 23 vitesh. Une do ti lutesha Z. Mark te lexoje intervisten e Frrok Cupit ne gazeten Koha Jone ne Maj 1991. Jane 23 vjet qe u kemi thene demoshkardhatave kush eshte Sali QENI e me ne fund e bindem edhe Z. Mark ta kuptoje me ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje