Mazhoranca nis procedurat për plotësimin e vendeve vakante në AMA

1 Tetor 2014, 13:52Politika TEMA

Mazhoranca ka nisur procedurat në Komisionin parlamentar të Medias për plotësimin e vendeve vakante në AMA.

Vendimi është marrë pas refuzimit që i bëri Partia Demokratike letrës së anëtarëve të majtë në këtë komisionin për të marrë pjesë në mbledhje dhe për të zhbllokuar ngërcin në RTSH dhe AMA.

Nënkryetari i këtij komisioni Alfred Peza është shprehur se nga 26 emra ne listë mazhoranca do të zgjedhë 2 prej tyre duke i skualifikuar emrat një e nga një.
 
Në mbledhjen e 17 Qershorit Komisioni i Mediave ka zgjedhur, sipas kuadrit ligjor, 28 anëtarë të kualifikuar ndërsa gjatë mbledhjes së sotme janë shpallur dhe 4 vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Peza ka pohuar se ligji parashikon që 3 anëtarë të mbështeten nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. Ndërsa anëtari i LSI, i zgjedhur nga qeveria e mëparshme, do të njihet si përfaqësues i mazhorancës aktuale.
 
“Opozita nuk është e pranishme pas thirrjeve tona. Kërkoj të fillojnë procedurat e skualifikimit një e nga një e kandidatve”, ka deklaruar Peza gjatë mbledhjes, duke rikujtuar dhe thirrjet publike të mazhorancës ndaj opozitës për t’i dhënë  fund ngërçit në AMA dhe në RTSH.
 
Gjithashtu deputeti socialist tha se mazhoranca do të të procedojë me zgjedhjen e vetëm 2 anëtarëve, ndërsa anëtari i tretë do të zgjidhet nga opozita.
 
Nga ana e saj, Mimoza Hafizi deklaroi se numri i seleksionimit për përzgjedhjen e kandidatëve për vendet vakante në AMA do të fillojë nga 26. Ndërsa i bëri apel opozitës që të sjellë vetëm një përfaqësues, ajo deklaroi dhe se korumin mund t’a bëjë edhe vetëm mazhoranca. Gjithmon nëse  opozita sjell emrat e kandidatëve.
 
Gjatë mbledhjes u bë me dije dhe se Marjana Çela është përjashtuar nga lista e emrave të kandidatëve që plotësojnë kriteret. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje