Moikom Zeqo: Berisha më shkarkoi nga puna pse mbrojta 29 Nëntorin

1 Tetor 2014, 15:26Politika TEMA

Ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo, ka treguar momentet kur është pushuar nga puna në 2005-n, menjëherë pasi në pushtet erdhi e djathta.

Ai thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli”, se është pushuar pse mbronte 29 Nëntorin si datë të çlirimit.

Me fitoren e Partisë Demokratike një nga drejtorët e parë që u pushua nga puna pa asnjë arsyetim as ligjor as sipas neneve të Kushtetutës isha unë. Heqja ime nga puna ka qenë çështje orësh, me nxitim të madh. Nuk pata mundësinë e një transferimi si për shembull heqja nga detyra i drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar dhe të çohesha në një detyrë tjetër për shkak të përvojës sime, të emrit tim, personalitetit tim, të njohurive që kisha në fushën e kulturës por u “hodha” egërsisht dhe marrëzisht menjëherë në rrugë.

Absurdi është që aq e menjëhershme ishte lëvizja ime saqë nuk m’u dha mundësia as të merrja sendet e mia personale nga zyra. Të nesërmen kur shkova të merrja disa libra dhe piktura personale çelësi kishte kaluar në duart e drejtorit të ri.

Ky ishte një shkarkim thjesht politik. Them shkarkim politik pasi unë kisha bërë Ekspozitën e Antifashizmit dhe kisha mbrojtur datën 29 nëntor. Pak kohë më vonë në Parlamentin e Shqipërisë bëhet një debat.

Ministri i Kulturës i asaj kohe Bujar Leskaj pyetet nga deputetët se për së është shkarkuar nga puna Moikom Zeqo dhe për habinë më të madhe ai është shprehur se ne e kemi hequr Moikom Zeqon pasi ka mbrojtur datën 29 nëntor si datën e Çlirimit, këto qenë fjalët e Bujar Leskajt të botuar në atë kohë edhe në gazeta. Ndërkohë që edhe sot data 29 nëntor është vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë. Domethënë Kushtetuta jonë i njeh edhe datën 28 edhe 29.

Madje edhe kur erdhi në pushtet Partia Demokratike nuk e ndryshoi këtë gjë. Unë vij nga një familje e vjetër antifashistësh. Babai im ka qenë antifashist, me armë në dorë ka vdekur në moshën 40 vjeçare nga plagët e luftës”, thotë ai.

15 komente në “Moikom Zeqo: Berisha më shkarkoi nga puna pse mbrojta 29 Nëntorin”

  1. memfis says:

    M.Zeqo,nje div i diturise e oratorise, i luftuar nga infermieri malok Sali serbi por i harruar edhe nga “babaxhanet” e sotem te maxhorances qe jane ne kerkim te vlerave e te rilindesve,bile edhe jashte shtetit….!!!!Cudira shqipetare,keto ndodhin vetem ne Albanistan.Edhe mos kish mbrojtur 29 Nentorin,Moikomin do e hiqnin se ishte i majte.Saliu me te ardhur ne pushtet filloi revashin e per 8 vjet nuk la pluhur socialist ne zyrat e administrates,e sot krimineli ankohet se pse po i c’montojne administraten e tij.Sot drejtor te muzeut kemi babain e kokrrjepurit,dhenderit te Sali merhumit.

  2. Dardanet says:

    Mire te ka bere or fytyre jevgu.Ti po mbrone nje date te ferrit dhe te vrasjeve dhe burgosjeve te bijve me te mire te kombit,diktaturen me te eger te njerezimit.Ti meriton te zhdukesh nga kjo bote e shemtuar me ty dhe te tjeret si ti dhe Mugosha,Milladini,Xoxe etj.

    1. Lumi says:

      Don zoti qe te mos e marre vesh sala qe ti je kundra kushtetutes ,pra nuk e pranon daten 29 si diten e çlirimit ,se po e mori vesh,-“gjej vrime e futu”,zoti dardan!

      1. Albeni says:

        Sala eshte i pafytyre. Data e clirimit zyrtarisht vazhdon te jete 29 Nentori.
        Moikomit bravo i qofte per antikonformizmin e tij. Tek ne nuk i do askush antikonformistet. Kemi 104 vjet shtet dhe gjithmone jemi drejtuar nga totalitarizmi.
        Haram i qofte buka te gjithe totalitareve.

    2. shqiptari says:

      O injorant i pashkolle. Me ato germa qe nxjerr goja jote, ti duhet ta dezinfektosh perpara se te permendesh nje emer intelektuali, qe per fat te keq i kemi me kokrra e i trajtojme sikur na kane faj per historine qe ngreme vete per dite.

      YYYYYY fis-derr

      Po sot, kush eshte drejtor i muzeut kombetar?
      Ve bast qe, nuk ja di njeri emrin.
      ? Rrofte LSI ?

  3. arvaniti says:

    Ndryshimi kulturor eshte i dukshem, prandaj zoti MOIKOM keto jane gjera qe dihen dhe ikemi diskutuar ne rethet tona te ngushta.Ky ndrushim nuk ishte per te demokratizuar jeten politikoshoqerore te vendit tone por ishte nje lufte e injorances provinciale mes koltures dhe civilizimit qytetar te asaj periudhe, prandaj tranzicjoni po zgjat pafundesisht sepse masa e madhe e provincjaleve nuk mund te qyteterohet per 25 vjet, dhe me e keqia ato vlera qytetare qe u krijuan u shkateruan dhe shoqeria e sotme nuk ka pika referimi dhe etalon vlerash. Etaloni i vlerave eshte Berisha njariu pa asnje vlere qytetare.keshtu qe shoqerise shqiptare i duhen 100 vjet per te krijuar njeres normal me vlera te zakonshme qe shoqeria ti kete etalon per te futur shoqerine ne nje ruge normale minimale vlerash.

  4. Tropojani says:

    Më vjen keq qe te ka shkarkuar Partia Demokratike, se ty duhej te kishte shkarkuar urgjent Partiaa Socialiste. Se ke qene nje skuth qe i ke sherbyer si servil te gjitha regjimeve si nje maskara i vertete. Vazhdon te thuash se paske krijuar ne Muzeun Historik Kombetar pavionin e antifashzmit shqiptar, kur, ne fakt, t’u dha urdheri i prere qe te ndertoje Pavionin e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dhe, i detyruar nga ish zwvendwskryeministri, zoti Namik Dokle,, keshtu e ndertove, paçka se mundoheshe t’i beje fresk Berishes. Edhe tani te vjen ndot te thuash, se babaj juaj ka qene partizan, por thua se ka qene antifashist!!! Pra, prape ke mbetur nje skuth i Berishes. Mire ta ben, por duhej te te kishte flakur ne rruge Partia Socialiste, se jeni njeri i piste politikisht.

    1. Etnori says:

      Si nuk te vjen turp o servil i Saliut. Nuk po te them tropojan, se Saliu prej Tropoje as rrugen per tek vendi i vet nuk beri gjate qendrimit te tij shume te gjate ne pushtet. Kjo gje tregon ma se miri se sa e ka dash vendin e vet, kur as rrugen nuk e beri. Ju pritni qe Saliu te vleresoje intelektualet e kalibrit te larte si Moikomi? Mos pritni kot se Saliu eshte gatuar i mbrapshte.

  5. meli says:

    O tropojan nuk te morem vesh se c’fare the.Me shume vume re nje mllef e nje xhelozi te semure ndaj personit ne fjale.

  6. Gezimi says:

    Mos u merzit profesor, se jeni nje gjigand para nje liliputi si Sali Ram Berisha!

  7. Kryqi says:

    O kelysh I kuq,ke te drejte te ankohesh,po e nuhat se po vjen
    perseri koha e zagarit

  8. gjon cima says:

    Jugosllavet gjer ne 1948 kishin pushtet te plote ne Shqiperi. Ne keto kushte ata do te vendosnin per daten 28 apo 29 nentor?

  9. exit says:

    Respekt moikom.
    Respekt arvanitas.
    Prinderit tane partizane I dhane jeten atdheut. Gjysherit tane luftuan edhe ne 20 ten.
    Malojet hajdute e kriminele te tropijes ruanin dhite. Tani po e plackisin e shkaterrojne kete vend me keq se gjithe pushtuesit sebashku

  10. Besa says:

    Kam shume respect per z.Maikom Zeqo edhe pse nuk me pelqeu kur tha se babai qe antifashist e jo partzan,nqse ka mare pjese ne lufen nac-clirim, duhej te thonte emrin qe I takonte.Ju dhe te gjithe qe jane hequr nga puna nga Saliu,duhet te jene ne vemendjen e kesaj qeverie,qe si duken bathet as qe behet fjale,pasi ai mban ne pune rreth80%te PD.Ky I mashtroi gjithe socialistet beri sikur do I qendronte ne krah,por I ktheu krahet,nuk e merni me mend se si thone njerezit per kete qe vetem socialist nuk eshte,por muajt po vijne shpejt e ky do mari shuplaken e radhes.Me vjen keq per socialistet e vertete qe nuk po bejne per ta frenuar kete marrezi qe ne 23 vjet nuk eshte pare,socialistet ne shtepi, PD ne pune e ne poste drejtuese,TURP MASHTRUES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje