Norvegjia është vendi më i mirë për t’u plakur, sipas një indeksi që mat mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç.
Indeksi Global për Mbikëqyrjen e Moshës ka bërë hulumtimin në 96 vende.
Në renditjen e parë ai ka radhitur Australinë, Evropën perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa në fund Afganistanin.
Raporti vlerëson se në vitin 2050, 21 për qind e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç.
Indeksi ka bërë matje në katër fusha: sigurinë e të ardhurave, shëndetësinë, aftësinë personale dhe përshtatshmërinë e mjedisit.
Menjëherë pas Norvegjisë, raporti radhit Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë.
Raporti vjen në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve që shënohet çdo vit më 1 tetor.
Po içik si ftofet mre…
Natyra ndoshta, por ambjentet ku njerezit jetojne si dhe normaliteti i jetes se perditshme edhe ne ditet me temperatura ekstreme nen zero dhe me pak dite te dimrit jane shume here me te ngrohta, me funksionale, me te qeta e me te sigurta se ne Tiranen e klimes mesdhetare.
Po domino me pleqte e lagjes? ?
kurse qyteti me imir per te kaluar pleqerin eshte puka nuk ka te krahasuar me gjtha te mirat
Kem ndertu shkolla me shum klas
Kombinat qi sharron drras,
Kem ndertu furra me pjek buk
Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee !
Lum si ne q’rrojm n’Puk !
Amerika veriore?????
Aty ku njerezit, ose punetiri I thjeshte punon deri diten e vdekjes.