Kosovë/ Gjykata Kushtetuese: Brovina nuk mund të shkarkohet

3 Tetor 2014, 11:11Rajoni TEMA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kryesuesja e seancës nuk mund të shkarkohet, duke u dhënë përgjigje zërave të deputetëve të Bllokut VLAN të cilët prej ditësh kanë folur për mundësinë e ndërrimit të kryesueses së Kuvendit, deputetes Flora Brovina. Deputetët e shohin pengesë kryesore Brovinën në rrugën për t’i dhënë zgjidhje bllokadës së krijimit të institucioneve. Kryesuesja nuk mund të shkarkohet, ka thënë Hasani.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se kryesuesja e Kuvendit deri në zgjedhjen e drejtuesve të saj, Flora Brovina, nuk mund të shkarkohet, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk është e thënë të jesh avokat që ta kuptosh logjikën se nuk mund ta shkarkoni me votë dikë që është ngarkuar me automatizëm”, ka thënë Hasani.

“Dhe ju e dini se çdoherë kur konstituohet Kuvendi, anëtari më i vjetër e kryeson seancën dhe se ai ose ajo nuk mund të jetë subjekt i mbivotimit për ta shkarkuar”.

2 komente në “Kosovë/ Gjykata Kushtetuese: Brovina nuk mund të shkarkohet”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Shkoni ne rizgjedhje dhe mos e mbani popullin peng…Aleanca ndodhi mbas zgjedhjeve dhe ajo duhet te jete antikushtetuese..Nuk mund te votosh dhe partia qe ti votove ndryshon kurs..

  2. H says:

    VK republIKE bananesh ,te pakten keta tanet kur vjen ora largohen ,si Ramizi,Nanua e Sala kurse ky trungu thate e quan Kosoven prone private.
    Beni zgjedhje te reja o dudumer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje