Komisioni Europian publikon disa konstatime pak ditë para publikimit të progres-raporteve për vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe vendosja e shtetit ligjor, janë konstatimet, por edhe rekomandimet që Komisioni Europian ua drejton vendeve aspirante.
“Vendet aspirante duhet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin që cenon vlerat demokratike dhe ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të një vendi, zhvlerëson arsimin dhe standardet demokratike”, vlerësohet në konstatimet paraprake të KE.
Dokumenti vlerëson se sistemi gjyqësor duhet të jetë efektiv dhe i paanshëm.
“Kjo përfshin qasje në drejtësi, gjykim të drejtë, financim adekuat për gjykatat dhe trajnim për magjistratët etj. Mjedis i qëndrueshëm për bizneset. Kjo do të ofronte siguri ligjore për bizneset, stimulim për investimet dhe vende pune.
Lufta aktive kundër krimit të organizuar, duke përfshirë armët, drogën, trafikimin e qënieve njerëzore, si dhe financiare, kibernetike dhe krimit mjedisor”.
Shtet Ligjor nga kokpalaret nuk behet .
Basha ju jeni korupsioni vet ne drejtesi,prandaj jeni ne vendin e gabuar,per te mbrojtur fytyren tende dhe atj qe te ka vendosur ne ate post
Te nderuar te Komisise Evropiane,hiqeni mendjen se ne shqiperi mund te kete ndonjehere shtet ligjor…I fameshmit Evropianist shqiptar, Konica ka thene : shqiperi te kam dhjere / nuk u bere asnjehere…!!
Shqiperia ka patur,ka dhe do te kete gjithmone politikane te korruptuar
As te mos e mendoi njeri ne bote,ne KE dhe me gjere,qe ne shqiperi do vendoset shtet ligjor pa hequr zedhendesin e berishes qe mban karriken e presidentit dhe quhet Bujar Nishani,pastaj te tjeret e gjejne vete veten.